E shtune, 20.04.2024, 10:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Llukë Gjidede: 96 vjetori i luftës çlirimtare të Vlorës

E diele, 29.05.2016, 01:00 PM


Dr. Llukë Gjidede kumton në Muzeun Kombëtar të  Pavarësisë

96 vjetori i luftës çlirimtare të Vlorës

“Lufta e Vlorës. Historia në Epikën Historike” e studiuesit Albert Habazaj

E ardhmja e të shkuarës

Nga Dr. Llukë GJIDEDE

1. Promovimi i librit: “Lufta e Vlorës. Historia në Epiken Historike” me autor publicistin, studiuesin dhe shkrimtarin e njohur Albert Habazaj në mjediset e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, aty ku rreh fort zemra e kujtdo shqiptari të vërtetë patriot, është nder dhe vlerësim i madh që i bëhet, kënaqësi e respekt edhe për ne që kemi ardhur për ta vlerësuar.

Pyetjes proverbiale: “Ç’bëre ti për Atdheun?” Luftëtarët e luftës së Vlorës, ata që sollën riçlirimin e Shqipërisë, përgjigjen e dhanë me pushkë, këngë e diplomaci, flijuan jetën bashkë me atë pak pasuri që patën. Është ky një moment reflektimi për të respektuar e vlerësuar pishtarët e Atdheut, kontributet e brezave të mëparshëm. Ata janë gurë kilometrik që i shërbejnë të tashmes e t’ardhmes, udhërrëfyes të ligjëruar nga koha, nga historia.

Albert Habazaj sot, me të drejtë mund të thotë: “Bëra atë që më takon”. E përgëzojmë!

Për shkrimin e kësaj monografie studimore, shkencore për Vlorën e për Shqipërinë autori ka ditur të shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme, tre favore të spikatura:

- Krenarinë e të qenit Lab - Vlonjat të mëkuar nga traditat atdhetare të familjes e të krahinës;

- Frymëzimin burimor nga eposi i këngës Labe për luftën e Vlorës;

- Kulturën e gjerë historike e letrare, dashurinë njerëzore si dhe bujarinë për të dhuruar dituri.

Kushdo që do ta lexojë këtë libër do bindet për të vërtetat historike të argumentuara, do krenohet e do bëhet me qytetar i  të ardhmes, më Europian, pa inferioritet në raport me të tjerët. Sprova për rikthim në kujtesën tonë të një periudhe kohore ku balanca e ekzistencës së Shqipërisë si shtet e tërësi territoriale ishin në harkun e “gërshërës” për amputime monstruoze nga trupi i drobitur është sa e lavdërueshme po kaq edhe e guximshme.

2. Meraku për të ardhmen e të shkuarën autorin e ka intriguar jo pak, për të mbajtur të gjallë amanet merakun e Ismail Qemalit kur shkruan: “Kur flenë fëmijet, rriten, kur flenë kombet, vdesin”. Lëndën e grumbulluar nëpërmjet Epikës popullore për luftën e Vlorës autori ka ditur ta studjojë, përpunojë e sistemojë në funksion të historigrafisë shkencore shqiptare. Po të më lejohet, do të bëja një analogji, njashtu sikurse gjermani Shliman për zbulimin e Trojës në vitet 1871 - 1873 u nis nga legjenda e Iliadës së Omerit për të arritur te e vërteta e ekzistencës së saj. Në libër, me argumenta bindëse, përcaktohen tre faktorët kryesore që çuan në fitoren e Luftës Epope:

Faktori i parë përcaktues ishte lufta mbarëpopullore me epiqendër në Vlorë e më pas edhe kontributi i viseve të tjerë të Shqipërisë si dhe angazhimi i cunguar i Qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës (1920).

Faktori i dytë: Ndihmesa e diasporës shqiptare në Amerikë ka qenë e një rëndësie shpëtimtare. Atdhetari i madh dhe një nga njerëzit më të ditur të kombit, Fan Noli, e bindi presidentin e Amerikës, Willson, mik i Shqipërisë, kur deklaroi se: Amerika është pro Shqipërisë, ajo nuk do preket, nuk do shpërbëhet. Një mirënjohje kombëtare që nuk duhet harruar!

Faktori i tretë: I një rëndësie të veçantë është edhe solidariteti i popullit Italian që e detyroi qeverinë e tij të tërhiqte trupat pushtuese nga Shqipëria.

Fitorja e Luftës, 1920 e bëri te pavlefshëm Traktatin e Fshehtë të Londrës, 1913. Në teatrin e luftimeve u vranë 400 luftëtarë, vullnetarë, në çetat e mirëorganizuara për çlirimin e Vlorës. Nga pala italiane u vranë pak ose asnjë ushtar. Robër u kapën mbi 1100 vetë dhe që të gjithë u liruan pa u dëmtuar sikur të kishin ardhur jo si pushtues por turistë! Ofendimi poshtërues i bërë nga gjenerali Piacentini se “Shqipërinë e pushtoj me shurrën e putanave” u anashkalua me autokontroll dhe mospërfillje pëçmuese nga Luftëtarët e Vlorës! Një shpagim për dinjitet do të ishte më se i merituar dhe tërësisht i justifikuar. Kjo nuk duhet harruar nga pala tjetër!

3. Nga fronti i luftimeve Nase Beni u përgjegj:

“Breshkë e ndyrë e moçalit,

S’qëndron dot në gur të thatë,

Se këtu këndon bilbili,

Që e ka zërin e lartë.”

Në Normandi, kur zbarkuar, aleatët, në Luftën e Dytë Botërore, pësuan humbje të mëdha nga gjermanët. Në datën përkujtimore shkojnë edhe kancelarët gjermanë për të kërkuar falje historike. Shembulli është. Italianëve nuk do t’u bjerë nderi sikur të vinin në muajin Qershor, që është 96 vjetori i kësaj Lufte, për të njohur të vërtetën që na bashkon. Gjej rastin që t’i rekomandoj Universitetit “Ismail Qemali” të organizojë një konference shkencore, kushtuar 96 vjetorit të kësaj ngjarjeje me përmasa kombëtare, duke patur si pikë referimi librin “Lufta e Vlorës. Historia në Epikën Historike” me autor Albert Habazaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora