E premte, 19.04.2024, 12:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Gjergj Kastrioti dhe epitetet

E diele, 29.05.2016, 03:17 PM


Gjergj Kastrioti dhe epitetet

Nga Gjon KEKA

Epitetet që i janë dhënë Gjergj Kastriotit nuk janë epitete zmadhuese për personalitetein e tij,  as epitete apo sinonime të pabazuara në veprat e tij, por të gjithë autorët që kanë shkruar për të kanë reflektuar mbi veprën dhe jetën e triumfuesit të arbërisë përball një tirani të madh sic ishte Sulltani me një ushtri të madhe. Vetëm po të imagjinojm sot këtë akt të Gjergj Kastriotit do të konkludojm se në të vërtetë në atë fshihej një fuqi e madh, fuqi e dritës përball errësirës, kjo vetëm një herë ka ndodh dhe atë në kohën e strategut dhe vizionarit Gjergj Kastriotit. Prandaj edhe sinonimet apo epitete që i janë dhënë janë të argumentuara, të mbështetura në talentin,  strategjinë, vizionin, urtësinë, trimërinë,  heroizmin e paparë më parë,  në aftësinë për ta mposhtur të keqen,  në lidhjen e tij më paraardhësit e tij etj. P. sh.,  epiteti që i është dhënë si Skanderbeg e që do të thotë Aleksandër është gjithnjë në aftësin e tij, taktikat dhe udhëheqjen që ka treguar. Pastaj emri i ngjashëm me Pirron në kuptimin e lidhjes së gjakut dhe veprës heroike të luftës kundër pushtuesve. Si Aleksandri i ri,  kjo për faktin e fuqisë së tij të paimagjinueshme,  të urtësisë,  të strategjisë,  të vizionit për lirinë dhe për guximin e madh për ta mposhtur armikun sado i fuqishëm dhe i aramtosur që të jetë,  njeri që don fitoret më tepër se sa humbjet. Poashtu si Mjeshtër i Madh,  kjo në kuptimin e njohjes së artit të luftës në thellësi,  një mjeshtër i tillë i madh si Gjergj Kastrioti nuk lindin shpesh,  por janë të papaërsëritshëm. Një mjeshtër i talentuar,  një mësues i madh i ushtrisë së tij të vogël, por gjithnjë triumfuese.  Ai kishte sinonimin „Dragoit të Arbërisë“,  dhe kjo për dy arsye ; njëra nga ajo se Epiri në lashtësi sipas mitologjisë kishte sinonimin e dragojëve,  pastaj tjetra të ndërlidhjes me endrrën e Vojsavës nënës së Gjergj Kastriotit e cila kishte parë në ëndërr se po lindte një dragua. Epiteti tjetër është ai i „komandantit të madh“,  që i është dhënë shpesh dhe kjo për arsye se sytë e komandantëve të europës ishin drejtuar tek ai,  i cili për gati tridhjetë vjetë qëndronte përballë një bishe të madhe e cila nuk arrinte dot ta gllabëronte arbërinë sepse, arbëria kishte të urtinë e saj,  strategunë dhe të pamposhturinë. Dhe me të drejtë shpesh Gjergj Kastrioti është renditur ndër komandantët dhe gjeneralët më të mëdhenjë. Pastaj edhe Papa Piu II e emëroj si komandant i të gjitha forcave të kombëve të krishtera të europës. Poashtu ai mori edhe titujt si „Atlet i Krishtit“, „Mbrojtësi gjenial i Europës“, “Patriot i madh europian“ etj.

Gjergj Kastrioti u shfaq në skenën e Europës së shekullit XV si një Aleksandër i Madh i riu, si një politikan,  ushtarak,  diplomat, strateg,  dhe vizionar i Europës së atij shekulli. Dhe jo rastëisht është nënvizuar shpesh edhe në shumë konferenca shkencore se „shekulli XV është koha e shpërthimit të lëvizjes mendore humaniste,  e cila,  duke u nisur nga burimet e antikitetit, kërkon të gjejë në to rrënjët historike të etnive tashmë të formuara. Ky interes i përgjithshëm përsa i përket Shqipërisë u vu në lëvizje edhe nga ato ngjarje të mesit të shek. XV që në historinë e popullit tonë mbushin faqen e lavdisë shqiptare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit. Në këto rrethana japin ndihmesën e tyre sidomos humanistët shqiptarë. Në farkëtimin e unitetit e në konsolidimin e kombësisë rëndësi të vecantë pati edhe një faktor i ri superstrukturor- kapërcimi i anarkisë feudale të vendit dhe forcimi i pushtetit feudal të përqëndruar, të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti. Populli ynë gjithnjë i është referuar epokës, figurës dhe flamurit të Kastriotit.  Këtë trashëgimi të vyer e morën me vete edhe gjithë shqiptarët që qenë të detyruar të shpërngulen nga atdheu,  i tyre dhe të vendosen në vendet tjera. “(Konferencë shkencore mbi formimin e popullit shqiptar, 1988)Prandaj edhe sot kudo,  në cdo vend është dhe do të jetë Gjergj Kastrioti referenca kryesore e popullit arbnor, sepse vetëm duke iu referuar këtij mjeshtëri dhe lidershipi të madh jo vetëm arbnor por edhe europian,  kombi ynë mund të arrijë të bëhet pjesë e familjes euroiane dhe faktor i rëndësishëm i kësaj familje.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora