Kulturë
Begzat Rrahmani: Poezi për fëmijë
E marte, 31.05.2016, 08:10 PM
Begzat Rrahmani
MAMI EDUKATORE
Në shtëpi e kishim mami
Në çerdhe edukatore
Çdo ditë ne shkonim
Në punë dorë përdore.
Buzëqeshte me ne
Por dhe me të tjera
Për ne çerdhja dukej
E bukur si pranvera.
U rritëm të tria motrat
U ulëm në bankat shkollore
Prapë ne të tria-
Shkonim dorë përdore
Tash kur jemi rrit
Mami na pret te banesa
Duke shijuar pensionin
Me ushqime dhe gatesa.
Babi si përherë
Me gazeta dhe shkrime
Nipërit dhe mbesat
I hidhen në përqafime...
PALLATI SHKRONJAVE
Ka shumë dritare
Por vetëm një derë
Jetën shkollarëve
Përherë ua bënë verë.
Kur janë të vegjël
Hynë e dalin shumë herë
Prej luleve të bukura
Ato marrin plotë erë.
Në të katër anët e botës
Ato hapin shtigje
Vetveten e disiplinojnë
Me rregulla dhe ligje.
Takojnë burra shtetesh
Por edhe dijetar
E kanë bindur botën
Për ne shqiptarë.
Ato që thoshin
Se jemi me bisht
Tash nga ato bota
Ka drejtuar gisht.
Vlerat njerëzore
I kemi në zemër
PALLATI I SHKRONJAVE
Na ka dhënë vlerë e emër...
MË TEPËR PËR SHQIPËRINË
Një burrë e një grua
Mua më kanë lind
I kam dashur shumë
I kam pasur prind.
Kisha edhe nënën
E babait t’ im
E thirrsha gjyshe
I hidhesha në përqafim.
Me ne jetonte
Edhe NËNA MINË
Ishte shumë e ditur
Tash këshillat më vinë.
Përgatiste specialitete
Kishin pamje e shije
I haja me shumë pir
Te molla nën hije.
Nënën e babës
Ajo e kishte çikë
Halleve të katundit
Ajo u vëndonte pikë.
Bënte disa germa
Unë si kuptoja fare
Ajo edhe pse shumë plakë
I mësoi edhe ato në Abetare.
Këndonte shumë bukur
E dinte shumë historinë
Më fliste për turq e arab
E më shumë për SHQIPËRINË.
FLAMURI
Te shkëmbi i madh
Valon flamuri
Me plot krenari
Dhe fortë si guri.
Shqiponja në mes
Përherë bënë roje
Kam qenë thotë e jam
Prej kurrë në këto troje.
Erdhëm ne bashkë
Me ajrin bimët e lisat
Përherë në kokë
Ne kemi shall e plisa.
Përherë i kemi dal
Dhe do ti dalim Zot
Shpejt në këto troje
Do te bëhemi tok.
Do tu tregojmë atyre
Dituri dhe mençuri
Forcë kemi pasur dhe kemi
Por jo si ato egërsi...
VESHJA SHQIPTARE
I veshur bukur
Me tesha katundi
Atyre bukurive
Kurrë s’u vjen fundi.
Çorapë e opinga
Tirq e xhamadan
E bëjnë shumë shik
Tamam për mejdan.
Kapuçi i bardhë
Bukur i rrinë në kokë
Çdokush këtë veshje
E lakmon në botë.
E duam të gjithë
Kjo është krenaria
Kombi e feja
Është shqiptaria...
MËSUESI
Mbante kollare
Dhe i veshur shik
E kishim mësues
Por edhe shok e mik.
Shprehje të bukura
Me plotë dijeni
E dëgjonim me vëmendje
Edhe pse ishim fëmijë.
Shpjegonte ngadalë
Si artist i vërtetë
Ne thithnim dijeni
Si punëtoret bletë.
Kur e takojmë në rrugë
E përshëndesim me mall
Ai na buzëqesh
Dhe dashuri na fal...
UNË I THOSHA PALLAT
Unë fëmijërinë
E kam kaluar në fshat
Kisha shtëpi përdhese
Unë thosha pallat.
Kishte oborr të madh
I rrethuar me mur
Lart mbi çati
Valonte flamur.
Prej larg e shikoja
Si vallëzonte me erën
Shqiponja dykrenore
Ia rriste vlerën.
Tash kur jam plakur
Krejt i kujtoj me mall
Veçanërisht bukuritë
Që Zoti ia ka fal.
Shkoj me nipër e mbesa
Bukuritë ti sodisim
Nëpër rrugët e fshatit
Ato me ëndje shëtisin...
SHTËPZA E SHKRONJAVE
Shtëpizë e vogël
Me shumë margaritarë
I ke shumë emra
Ne të themi ABETAR.
A-ja është e para
Zh-ja është në fund
Për ti mësuar këto
Vërtetë duhej mund.
Gjithsej shtëpiza
Ka tridhjetë e gjashtë germa
Me secilën prej tyre
Shkruajmë me miliona emra.
Bëhemi të mençur
Dhe me shumë vlerë
I herrim mendimet
S’ lejojmë asnjë ferrë...
XHA BITI
Xha Bitin e kisha shok
Por edhe xha Bit
Përherë thoshte ai plaket
E unë isha duke u rrit.
Unë dridhja cigare
Ai e pinte me lezet
Kishte një erë të rëndë
Thoshte është i sertë.
Më merrte te ara
Por edhe te bostani
Shpesh këndonte me lot
Xha Biti këngë vatani.
Mbante mend luftëra
Turku, Serbi e Ballkani
Kishte edhe plagë plumbash
Shumë i dhimbej vatani.
Mi mësoi germat
Para se të shkoja në shkollë
Kur më mbante në qafë
Thoshte je mendjehollë.
Kur kthehej nga qyteti
Më sillte lapsa e fletore
Dilja te ura poshtë
Dhe vinim dorë përdore.
Shumë thënie të tija
Mirë i mbaj në mend
Me punë të mira nipçe
Çdo gjë vjen në vend.
Kombin e vatanin
Përherë ti kesh në zemër
Vetëm ajo është burrëri
Po të duash të kesh emër.
KOKAT E KOMBIT
Kopshti i shkronjave
Ka lule plot aromë
KOKAT E KOMBIT
Atyre ua kanë dhënë.
Ato për çdo ditë rriten
Japin aromë e shkëlqim
Por më shumë lumturi
Shkojnë në çdo drejtim.
Atë kopsht me vlerë
Kombi e mban në gji
Shkruajnë e këndojnë
Nëpër gjithë shqiptari.
Fëmijët e ruajnë
Si dritën e syrit
Ai lindi e u rrit
Në mes të Manastirit.
Ato tridhjetë e gjashtë perla
Kanë aroma e ngjyra
Që me shumë kënaqësi
Ua ka falur natyra...
SA I DASHUR ISHTE
Sa i dashur ishte
Mësuesi dhe i ditur
Tash e kuptojmë ne
Kur jemi të rritur.
Krejt ç’ na thoshte
Për të mirën tonë
E kemi kuptuar tash
Edhe pse pak si vonë.
Germat dhe numrat
Na i futi në kokë
Flasim e bashkëpunojmë
Me shumë miq në botë.
Edhe të tjerët
Që takuam pas tij
Na deshën dhe kujdeseshin
Si për të vetin fëmijë.
Jemi mirënjohës
Për Ju arsimtar
Na bëtë të devotshëm
Si prindër dhe familjar.
NËNA E MADHE
Dikur u mblodhën
Në Manastirin piktoresk
Shumë Koka Kombëtare
Me tru të fresk.
I venduan në tavolinë
Germa e Abetare
Kuvenduan me kujdes
Për shumë materiale.
Si gjyshet kopshtet
I herrën e pastruan
Ishin shumë të lumtur
Kur qëllimet i afruan.
Aty fëmijë të dashur
Përpiluan ALFABETIN
U ngritën në piedestal
E vulosën Shtetin.
Prej atëherë; ata, ne dhe ju
Shkruajmë pa vështirësi
Ndodhi, vjersha e tregime
Për Nënën e Madhe SHQIPËRI...
LOKJA
Lokja e dashur
Në vetmi këndon
Për nipin atje larg
Syri i loton.
Gjyshi i shqetësuar
Afrohet ngadalë
Me një peshë të rëndë
Si kodër e si mal.
Vazhdo thotë këngën
Ndoshta nipi e dëgjon
I rrotullon numrat
Telefoni këtu cingëron.
Vetminë e qetësinë
Trokëllima ua ndërpret
Ajo hallemadhe e lagjes
Që prej kurrë është vetë.
A L F A B E T I
Përmes të qytetit
Kalon Dragori
Shtëpia në breg
Nam të madh mori.
U mblodhën koka
Të mëdhenj burra
Për art e shkencë
S’mungoi as GURRA.
Të tria fetë
Kombi në tërësi
I thanë mjaftë botës
S’pranojmë dredhi.
Dimë ç’ janë germat
Por edhe ALFABET
Ky komb ka burra
S’ ka mbetur shkret!
Gegë e toskë
Të krishterë e mysliman
Gurra e dijenisë
Si Dragori gurgullon.
Zënkat e padrejtësitë
U shkrinë valë-valë
Të mirat e kombit
Përherë vinë ngadalë.
Prej sot e tutje
Kombi do të shkojë mbarë
Barojave të këqija
Rrënjët ua kemi tharë...?!
DRAGORI-(dragua)-lumi që kalon përmes Manastirit.
ABETARE
Librin që pata në dorë
Unë përherë të parë
Kishte emër të bukur
Quhej ABETAR.
Kishte germa të ARTA
Të shtypit e të dorës
Prej atëherë si trembem
As akullit e as borës.
Më hapën shumë dyer
Në vend e në botë
Merrem lehtë veshtë
Me shoqe e shokë.
Dijë ç’ është interneti
Por edhe fejzbukë
Gjyshi më thotë nipçe
Kurrë s’ do të ngel pa bukë.
Unë nipçe ushtarë mësova germa
Sa për të shkruar letër
Atëherë ne jetonim
Në një botë tjetër...
LIBRI
Te koshi i plehrave
Pashë një Abetare
E kapa e shfletova
Por asaj si ngjante fare.
Thash është libër
Që shkruan im gjysh
Atij të pa edukatë
Unë i dhashë dysh.
Për të shkruar një libër
Gjyshi jep shumë mund
Qoftë grua apo burrë
Ato qenkan të shkund.
Gjyshi u ka bërë rafte
Shumë mirë i ka rendit
Gjyshja nga disa herë
I pastron në vit.
Unë jam i vogël
Nxënës në fillore
Kur e lexoj lekturën
Gjyshi më ble akullore.
Kush hedh një libër
Ai bënë krim
Dikujt do ti duhet
Sot apo nesër ai për lexim.
DIJENIA U RRITET
Në mes të fshatit
Është shkolla e bukur
Vrapojnë fëmijët
Si dallëndyshe e flutur.
Si bletët thithin
Dijeni plot nektar
Së bashku me shkronjat
Që ndodhen në Abetar.
Dijenia u rritet
Atyre për çdo ditë
Por ato e shohin
Kur kalon një vit.
Nga gjyshër e gjyshe
Ato marrin dhurata
Prindërit e gëzuar
U japin plotë urata.
D I O N I
Unë dhe motra
Kemi një vëlla
Është shumë i bukur
Kurrë s’ bënë bela.
Ka emër të bukur
I themi DION
Motrën e përqafon
Kur në shkollë shkon.
E përshëndet me dorë
Diçka belbëzon
Me siguri Dioni
Sukses i dëshiron.
Motra kur kthehet
I sjell çokolatë
Dioni duke e përqafuar
Diçka i thotë prapë...?!
SI TOPA NA MBANIN
Ishim në det
Bashkë me Adrianin
Laheshim nëpër valë
Si topa na mbanin.
Kënaqej nipi
Me mua në afërsi
Gjyshja ndihej
Si dikur në rini.
Kur e kemi afër
Janë momente të bukura
Edhe pse të moshuar
Lehtësohemi si flutura.
Nesër ku largohen
Do të rëndohemi me peshë
Në oborrin tonë
Shi e borë do të rresh...?!
E DUAN GJYSHIN
Mbesa e madhe
Emrin e ka Aurela
Nxënëse e shkëlqyer
Me flokët krela-krela.
Pastaj Dorina
Erdhi në jetë
U gëzuam shumë
Si zogjtë me fletë.
Erdhi Adriani
Nipi i parë
Tash do të shkojë
Në klasë të parë.
Pas tij erdhi Dea
Ashtu pa prit
Dinë germa e numra
Ajo shpejt u rrit.
Dioni i vogël
Tash shqipëron fjali
Shoqërohet me gjyshin
Përherë ngrenë dolli.
E duan gjyshin
Ai u blen akullore
I çon edhe te parku
Duke i mbajtur përdore.
XHAXHI JONË
Xhaxhi jonë
Jeton në fshat
Ai s’ ka banesë
Por shtëpi disa kat.
Ai ka bagëti
Ara e livadhe
Është për çudi
Ka edhe sorkadhe.
Kullosin bashkë
Me dele e lopë
Shpesh kërcenin
Hop, hop e hop.
Ishin shumë të dashura
Me xhaxhin e fëmijët
Kishin një të vogël
Që vinte duke u rrit.
Murgu e laroja
Ishin të përgatit
Prej andej nga mali
Nëse vinte e pa prit...
E HAPA DRITAREN
E hapa dritaren
Qielli plot yje
Hëna ndriçonte
Fusha e pyje.
Cicëronin zogjtë
Si nxënësit në kor
I shikoja bukuritë
Por sikur në dorë.
Kundërmonte natyra
Prej luleve të bukura
Do të bëjnë mjaltë bletët
Do të vizitojnë shumë flutura.
Fëmijët do të bëjnë buqeta
Për nënat dhe mësueset
Për shtatë dhe tetë Mars
Do të stolisen si në dasmë nuset.
KOPSHTI IM
Në kopshtin tim
Kishte çelur dardha
Lule shumë të bukura
Me ngjyra të bardha.
Kundërmonte kopshti
Aromë të bukur
Fluturonin bletët
Por edhe një flutur.
Këndonin bilbilat
Re s’kishte qielli
Hëna i ka shndrit
Tash i ngrohte dielli.
Do të bëjnë fruta
Me ngjyra e shije
Do hanë nipër e mbesa
Do të kënaqen nën hije.
XIXËLLIMA
Xixëllimës në katund
I thoshim bukë e re
Në fund të qershorit
Ato vinin te ne.
Si binte muzgu
Xixëllima na jepte dritë
Turreshim ne ti kapim
Se ato na japin rritë.
Edhe unë si ato
Turresha një soj
Tash ajo kohë kur vjen
Shpesh në katund shkoj.
I shikoj fëmijët
Si turrem me kënaqësi
Atë mbrëmje që jem atje
Më kujtojnë fëmijërinë
U tregoj nipërve e mbesave
Unë krejt ato ndodhi
Ndoshta dikush nuk dinë
Por në fshat ka plotë mrekulli.
DHËMBËT
Dhëmbët janë të lumtur
Kur hanë pemë e perime
Më shumë mollë e dardha
Thotë mbesa ime.
Të njëjtën e thotë
Edhe nipi im
Prandaj unë i mbjellë
Krejt në kopshtin tim.
Kur ato piqen
Marrin edhe ngjyra
Mbesave e nipërve
Përherë u qesh fytyra.
I vizitojnë shokë e shoqe
Ato mirë gostiten
Unë ua plotësoj dëshirën
Edhe ato në pemë ngjiten.
Duke më përqafuar thonë:
-Edhe ne si Ju do të mbjellim
Punët e bëra me kohë
Shumë të mira sjellin...
KUR PIQEN LULESHTRYDHET
Te përroi i madh
Atje në mal
Plotë fruta
Natyra ka falë.
Kur piqen luleshtrydhet
Përroi bëhet i bukur
Rrënjë më rrënjë fëmijët
Fluturojnë si flutur.
I mbushin shportat
U ëndet shumë shija
Gëzohen shumë gjyshe
Por dhe tërë shtëpia.
Pas tyre piqen
Thana dhe lajthia
Në vjeshtën e vonshme
Ngjyrë merr kullumbria.
Duke mbledhur lajthia
Fëmijët panë një ketër
Shpejt u shoqëruan
Por si miq të vjetër.
QERSHIA
Në kopshtin tim
Rriten qershitë
Janë të ëmbla
Por si fëmitë.
Piqen herët
Ato në pranverë
Thonë shkoi dimri
Vjen e ngrohta verë.
Bëjnë lule të bardha
Me kokrra të kuqe
Si buzët e nuses
Të bukur Burbuqe.
I duan të gjithë
Por më shumë fëmija
I stolisni edhe veshët
Me të kuqe qershia.
MOLLA E KUQE
Mollën e kuqe
Do ta kicin me dhëmbë
Prandaj hipa në pemë
Me duar e këmbë.
E mbusha shportën
Plot e përplot
Nipër e mbesa
I gëzova shumë sot.
Nesër do të mbledh
Dardha, kumbulla e rrush
Nipër e mbesa thanë
Si gjyshi ynë pastë çdo kush.
Gjyshi na gostiti
Me pemë e akullore
Ne i uruam atij
Jetë e shëndet prore.
TELEFONI
Dikur me tela
Tash me valë
Vinë fjalët
Valë-valë.
Këndej Dorina
Andej Aurela
Për flokët e Deas
Ti bëjë krela-krela.
Fytyrën e njëra tjetrës
Ato i kanë përpara
Janë të kënaqura
Me punët përpara.
Jo veç me telefonin
Teknika ka shkuar larg
Për çdo sekondë
Sukseset vinë varg-varg.
Ndoshta dikush nga ne
Nesër bënë mrekulli
Emri ti përmendet
Në botë e shqiptari...
TELEVIZORI
Kuti e vogël
Me xham magjik
Lajmet nga bota
Na i sjell vrik.
Dëgjojmë muzikë
Dhe vallëzime plot
Në shtëpinë tonë
Kemi tërë një botë.
Njihemi me universin
Teknikë dhe medicinë
Nga kjo kuti magjike
Shumë të mira na vinë.
Kjo kuti e vogël
Me atë që ka në brendi
Është shumë i lumtur ai
Që e ka në shtëpi...