Kulturë
Vaid Hyzoti: E dashura përgatitet të vdesë
E premte, 27.05.2016, 06:56 PM
VAID HYZOTI
E DASHURA, PËRGATITET TË VDESË…
-Cikël poetik-
GJYSHJA
Duroi
të jetonte derisa unë u martova,
Madje më priti dhe pas një muaji mjalti...
Më pa,
U çel
Dhe ... sytë më s'i hapi...
Veçmas
gruas i kishte thënë:
Ke mbetur shtatzënë?
BIE SHI...
S'di
të pergjigjem kur me pyet shkarazi "si je",
Nderkohe harron apo s'e do pergjigjen...
Ketu bie shi me rrëke,
Po mua s'më shuan-
I tëri po digjem!
Pyet
dhe humb, asnjë satelit s'të gjen,
Unë askujt s'mund t'i qahem,
Asnje mjek s'më pranon!
Trokas në spitalin e të ?mendurve
Çuditërisht më thonë, s'ka vend në pavion.
Dhe
lagem nga shiu, deri sa dielli të dalë
Të thahem dhe re të behem atje lart!
Që i plotfuqishmi të më gjeje diagnozën:
Në duhem per ty,
Në tokë më hedh prapë!
ËSHTË ÇMENDURI…
Te
duash të të merret fryma,
Të kërkosh veten ta verbosh,
Ta ngjeshësh ditën ve? me ëndrra...
Eshte ?menduri të dashurosh.
Të jesh me thinja e të ndjesh,
Se nuk ke flokë, e nuk ke kokë.
Kërkon gjithnjë, që të vraposh
Pa hasur kurrë këmbët në tokë;
Kërkon që detin krejt ta pish
Qiellin të mbyllesh si ombrellë.
Se syte e vajzës te ngjajnë det,
Ti - qiell atje i zhytur thellë;
Eshte ?menduri të dashurosh,
E të mos duash
Nuk ke jetë...
TE PREKËSH NJË GRUA
Nuk merr nje gotë ujë,të shuash etjen,
Se të pihet!
Se ajo shpërthen e të merr me vete, të përplas,
Si shampanja, kur shishja tundet nga xhindet!
Kur prek një grua,
Nuk është det i qetë i pasdites
që të freskon teksa në të futesh ;
Por, ndonse shkon thellë nuk mbytesh,
Se ajo të mban me shkumën e dallgës!
Kur prek nje grua,
Nuk është lulja e këputur,
që shpejt vyshket në petale dhe kërcell...
Ajo lulon në të gjithë trupin,
Dhe me të gjitha poret frymë merr...
Kur prek një grua,
Qielli rrëzohet për tokë dhe ndjen,
Sa i vogel është krevati, dhoma...
Kur prek një grua , ti kupton
Se ka qiej të afert, që s’i njeh akoma...
PARA TEJE....
Para
teje mbes pa zë,
Pa këmbë,
Pa duar...
Sepse gjithnje ndjej
Se jam i shëmtuar...
E DASHURA PËRGATITET, TË VDESË.
Sapo u shfaqën simptomat e para
Filloi kurimin intensiv:
Bëri kurën e plotë te ngacmimeve,
U shërua nga virusi i rëndë i turpit,
Kuptoi se s’i përkisnin asaj
Të gjitha hijeshitë e trupit...
Aparatin e dëgjimit e ?oi në zemër thellë,
Kur vdiqa për të, u ndje si murgeshë...
Dhe vendosi të vinte të rrinte me mua:
Eshte bëre gati të vdesë...
Funerali do jetë festë!
NË KTHIM…
Në kthim nga puna, më kish marrë gjumi
E flija i qetë në trenin e nëndheshëm.
Sepse poshtë, paqja është e plotë
“Pasagjeret” e lodhur, për sherre s’jane të ngeshem.
Treni udhëtonte themeleve të Manhatanit,
Unë rendja të takoja mijere miq, që pata njohur!
Jetonin në det mbi ca varka të bardha
Dhe ishin të qeshur. Nuk ishin të lodhur.
Atje deti shnderrohej në qiell,
Qielli s’kishte yje, ve? miqve të mi.
Si erdhe? Tëprisnim, por jo kaq shpejt!-
Më thanë te gjithë me habi.
Askush nuk më pyeti: A eshte i bukur Manhatani?
Askush në shtepi nuk më ftoi brenda...
I merzitur, vendosa të ikja,
Por papritur u shfaq babai dhe nëna!
Por s’munda shihja…Ra zilja e alarmit për punë
Une s’desha të merrja me vete nënen dhe babain,
Mos të më shihnin sa derrmohesha, të mos thonin:
S’kemi parë qytet me të shemtuar se Manhatanin!