E enjte, 07.11.2024, 12:41 PM (GMT)

Kulturë

Isak Ahmeti: Zef Ahmeti - Kultura shqiptare

E premte, 19.02.2016, 07:14 PM


ZEF AHMETI-ÇFARË ËSHTË KULTURA SHQIPTARE

Nga Isak Ahmeti

Në botim të SHB"Naimi" dhe "Albanusches Institut " , Tiranë-St Gallen (2014), ka dalë në dritë libri:Çfarë është kultura shqiptare , i autorit Zef Ahmeti , studiues dhe përkthyes letrar i afirmuar jo vetëm në rrafshin kombëtar. Këtij libri , të strukturuar në trembëdhjetë kapituj , i paraprin një parathënie  , mjaft përmbajtësore , e dr.Kastriot Markut që njëherësh është edhe redaktor i librit.Bazë përmbajtësore e këtij libri ,siç e thotë edhe vetë titulli , janë pyetjet e shtruara  si vijon: Çfarë është kultura në vetvete e vijim të saj ? Çfarë është ajo që ne e quajmë kulturë shqiptare ?Cila kulturë shqiptare duhet ruajtur ?Kush e përcakton dhe kush e përkufizon këtë kulturë? Cilat janë vlerat që e (për)bëjnë kulturën e popullit shqiptar dhe si sillemi  (unë,ne), me këto vlera dhe brenda këtyre vlerave? Çfarë provokojnë këto vlera në raport me vlerat vendore ku jeton diaspora shqiptare në Europën politike e cila mëton të bëhet pjesë e saj ?Si i shikojmë dhe si i përceptojmë ne këto vlera? A është statike apo e ndryshueshme kultura shqiptare , etj.Siç shihet nga këto pyetje të shtruara dhe të trajtuara ,siç e ka vërejtur edhe Dr.Kastriot Marku , thelbin e studimit në fjalë e përbën problematika se si e përceptojnë vetë shqiptarët dhe të huajt kulturën shqiptare , përkatësisht cilat janë elememtet përbërës që e përcaktojnë kulturën shqiptare. Kemi në këtë libër ,prandaj , një vështrim historiko-sociologjik të kulturës si qasje brenda vetvetes dhe në raport me kulturën evropiane , përkatësisht me kulturat e tjera rajonale, evropiane dhe globale...Përkufizimit të kësaj problematike i bashkangjiten edhe debatet lidhur me Kushtetutën  e BE-së, kulturën hebraike -greke -latine (romake) si shartim i thelbit perëndimor evropian (Dr. K.Marku). Në të trembëdhjetë kapitujt e këtil libri  , sudiuesi në fjalë, Zef

Ahmeti , ka profiluar kulturën shqiptare , ashtu siç e pat profiluar edhe E.Çabej  ,si një kulturë e një vendi mes Lindjes dhe Perëmdimit .Për më tepër ,ky libër studimor , vjen si rezultat i hulumtimeve dhe kërkimeve të vazhdueshme ,të shumta , por edhe si rezultat i studimeve akademike të autorit ,kryesisht në Austri dhe Gjermani.Si i tillë që është ,ky libër mund të konsiderohet edhe si " një lloj rekomandimi për integrimin real të kulturës  shqiptare në kulturën evropiane(Dr.K.Marku). Ky libër mund të shihet edhe "si qasje integruese gjthëpërfshirëse dhe si qasje individulale, si qasje e  politikës dhe shoqërisë  përballë rendit juridik ,shtetit ligjor , sistemit politik , sjelljes ndaj shtetit  dhe, mbi të gjitha , si qasje e kulturës politike dhe juridike të pushtetarëve shqiptarë në sjelljen e tyre në raport me pushtetin dhe qytetarin". Libri në fjalë , sipas vlerësimit të Dr.K.Markut " është një libër kohe " dhe si i tillë që është paraqet interes ,me subjektin aktual që ka , për të gjitha kategoritë e lexuesve , edhe të studiuesve , është një "adresim" shumë i dobishëm për antropologët dhe sociologët , sidomos për ligjeruesit e socologjisë në sistemin e edukimit parauniversitar dhe universitar , njëherësh në dy shtetet shqiptare , në Kosovë dhe Shqipëri .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora