E enjte, 10.10.2024, 06:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Koço Sterjo - Një borxh i përjetshëm

E premte, 19.02.2016, 08:02 PM


Ese

"Doktori i Tokës , Mjeku i shpirtërave",

Koço Sterjo-"Një borxh i përjetshëm",rikthim ne motive-poezi

Nje libër me poezi,per ne lexuesit e aposionuar,titulli eshte një bumerang "Borxhlinj",ndaj poetëve",një mesherim atëror,një adhurim njerëzor per Ju, pishtare te dijes ushqim të shpirtërave.

Ja si derdh fjalët e zemres poeti shenjtor ,gjuhën biblike te tij ,goje mjalti,me lutje profeti Koco Sterjo,rëfehet:

-"Poetët janë per të lipsur,/filtrojnë tek gjysma e botes,/dhe që andejza te harlisur,/ia shumfishojne rrotullimin tokes,/

Por prapë jane te arsyeshem,/s'e lenë planetin te shkepute,/me levene tyre te pathyeshme,/e detyrojne ne orbite tefutet."

Me thoni cili poet,shkrimtar eshte i pasur?!

Pa grosh ne xhep kanë vdekur,per vete pa bukë,lypin te bejnë libra,jo per fame,botes t'ja falin ,dhurata si kuklla per femijet,ti hapin sytë e mendjes,te riturve shpirtin t'ia ushqejne,

te vdesin te lumtur.Ai si Zeusi,do te mbaje mbi koke gjith hallet e botes,mos vdesin te gjalle per buke dhe nga malli per jeten,

per nenen e babane,per femijet te degdisur pa ane,per vatanë.

"Koco Sterjo ka lindur poet dhe fale vendit ku u rrit e kaloi feminine e rinine, Zagorise se bukur poetike, ku sic thote studjuesi, shkrimtari dhe kritiku Gjergj Zheji “ashtu si myzeqeja prodhon grure, Zagoria prodhon njeres te penes”.

Ne poezite e Kocos do gjeshe aromen e vendlindjes, do gjeshe personazhet nga jeta aty, do gjeshe gezimet dhe hallet e tyre, do gjeshe flladitjen e aromes se luleve te Dhembelit,te Rapavices, perzier me blegerimen, zilet e kemboret e bagetive…shkruan poeti Eduard M. Dilo, per poezite e ketij binomi krijues"njeri-poet",do shtoja une..

Poezite e librit ,jane kenge,buzeqeshje,vaje e derte,nje mesazh jete,nga lindja ne vdekje e njeriut.Nis me vendlindjen,"Tirinomi i mallit",

nje buronjë malli ne qerpike te diellit,siç e titullon cikline pare te vjershave,me metafora të zgedhendura,nga nje pene skalitese e fjales :

-"Më dhe fryme,/po gjysmen ma more,/azmen e e fshehte,/ te races sterghyshore...."duke vjuar deri ne fund te librit,

si nje lundertar ne liqenin lasgushian,mbi shusherin e barrit,te lugines perrallore zagoriane,si nje epitaf i gjalle jete,"

-"Homazh per veten"-/Në se gjumi me kap rendë,/me shenje a ne befasi,/ate nate zoti Henen,/do ta ndeze siqiri../dhe

/Ne stranicë le te shkruhet,/"Vdiq per nje vetetesi!"/Dhe prej baltes do te ngrihet,/tjeter Kostadin i Ri.."/Wisconsin,USA-Dimer,2015,

keto jane vargjet e perfundme te librit poetik,me te freska te penes jetedhenese te poetit.

Pas vëllimit poetik "Hark ne dy kohë"(albin,2011) poeti Koço Sterjo,rivjen tek lexuesi ,me librine tij me poetik,

"Një borxh i perjeteshem",rikthim ne motive.

Librin ia kushton gruas se tij:-"Punes se saj shembullore,per mireritjen dhe

edukimin e femijeve dhe perpjekjeve vetmohuese,per perballimin e dallgeve shkumezuese të jetes si ne Zagorine e larget,

malore dhe ketu ne SHBA kujeton aktualisht me familje.Ja si shkruan ai me dashuri dhe çiltersi per gruan tek Vjersha ,

"Lulishtja"-Më nuseroka lulishtja,/te gjiht dite evitit,/shtepine ma bekon e brishta,/m'i dalin petlat prej shpirtit./...

Poeti eshte origjinal ne krijimatri dhe ne mjeshterine artistike,shkruan me vargje dhe strofa te shkurtera,te mbarura me metafora,simbol i poezise

me ndjesi shpirterore,me mall te falkeruar dhe me pathos lirik te papërshkruar.

Nje punë mjeshtërore ka bere readaktori i librit i cili meriton pergezime,shkrimtari Spiro Dede,e ka skallisur librin me bukuri artistike,qe krijuesit do ta kishin zili,cili jo vetem i ka qemtuar,vargjet

dhe stolisur poezite,por i ka grupuar ne cikle poetike,me nje finese artistike,dhe i ka vendosur si ne sëndyqe paje nuserije,me tituj metaforike:

I.Buronjë e mallit ne qerpik te diellit/ II.-Njerezit me te cilet rroj/ III.-Rinine e kam nen lekurë/ IV.-Refreni i perhershem,pra te 224 poezitë, ne 170 faqet,me kapake te ilustuar me flete paloseje speciale.

Poezite lexohen rjedhshem,si gllënjka me uje,kur je i uritur e I etur,ta mbushin trupin me jete me gjalleri,me energji te pashtershme,je teter njeri.

Lexoheni librin poetik dhe do te me besoni.Nuk jane komplimente,nuk jam as pasionat,as frymezues i çastit,por nje shkronjes realist,nga motive njerzore.

Koço Sterjo,(Zagori ,Gjirokaster,1961) pas kryerjes se studime te larta per agronomi(1955),si nje specalist ne profesion,

falë talentit dhe pasionin te tij per Letresi,ai punoi me se dy dekada ne Shqiperi si mesuese letersije,ku larteson krijimtarin e tij poetike me pjekuri profesisnale dhe boton,nuk eshte rastesi qe poezite tij jan zgjedhur e botuar ne disa libra encikopedi poetike dhe website letarare

ne shtypin e kohes.

Krijmataria e tij letrare dhe publicistike me aromen e kalvarit te jetes shoqerore,me nje duf te brendshem qe do te shpertheje ne demokraci dhe do te lulezoje ne Amerike.

Prej viti 2008,jeton familisht,punon dhe krijon ne SHBA duke u ndjekur me intersim dhe me vlersim nga mediat letrare .

Po i mbyll keto reshta Ese per librin "Një borxh i perjetshem",si gjithnje duke lene lexuesin te germoje ne poezite e shpirtit e te lumturohet,

duke e portretizuar poetin Koço Sterjo me vargjet e tij simbolike,si nje "Doktori Tokës dhe Mjek i shpirtrave"

Luan Kalana,

Florida SHBA...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora