Kulturë
Agim Gashi: Dorheqje o koalicion - kurvazion
E premte, 19.02.2016, 07:58 PM
Kësaj poezie vullnetarisht i bashkangjitem me vendimin tim të vërtetë dhe të përnjëmendët:
-Sot nënshkruhem publikisht para mbarë botes, se do të flijohem kur ta lypë nevoja e atdheut vetëm e vetëm që atdheu im të shkon rrrugës së mbarë dhe mirëqenjes kombëtare!
Nënshkruesi
Agim Gashi
AGIM GASHI
DORHEQJE O KOALICION - KURVAZON
Po shumë e loti paska qenë në sytë e mi,
E ti o Zot bane hajr!
Nuk po qaj për dhimbjet e mia
Nuk po qaj për nënën në pleqëri
As spo qaj për fëmijtë e mi
As për babain që te varri se vizitova
As për Gjyshin që më dashti shumë
As për Gjyshen me varrin në oborr
Por po qaj për atdheun
He i mjeri unë
Para botes u bëmë hor
Qysh su mblodhen kishe këta “patriota”
Me lanë anash t´kqija e mëni
Me zgjat doren si e zgjatin burrat
Për atdhe për Dardani
Mu për hatrin e Shqipërisë
Fund me i dhanë për jetë hasmërisë
Sot durohet hasmi n´derë
Që prap na vrisnin e na kanë prerë
Askush se do vllaun e vetë
Mundohet sytë me ja nxjerrë
Kah jeni nisë o ju shqiptar
Karaxhoza e lakmiçarë
Po ju luti me lotë në sy
Leni t´keqe e leni mni
Është përkul rënkon Dardania
Pse e qetë kurr mos me qenë Arbëria
Nga sa kopila në duar i mbani
Sa s´ju thotë ju kurvë i thoni
Pas dy varreve që flakë po qesin
Falls përkuleni e falls cmicrrroni
Ata të gjallë e po rrezojnë
Ju të vdekur atje pse u shkoni
Ka me u ngjall pa ju Kosova
Gjallë Ademi e gjallë Rugova
Këto t´kqija që ja bëtë atdheut
N´dashi pak me zbutë hajninë
Mblidhuni sot se neser vonë
Si në kohë e djalëri
Epni fjalë e duar shtrëngoni
Mos me pas kurr hasmëri
Për Kosovë e për Shqipëri
Kur të bëhet i forte atdheu
E populli t´jetoj në liri
Do t´ju qesim para gjyqeve
Me ju dhënë mësim n´pleqëri
Se atdheu kurr s´harron
Edhe n´varr denim dergon