Kulturë
Llojdia: Fotografi të panjohura për shtëpinë e flamurit
E enjte, 18.02.2016, 07:58 PM
DOSJER
FOTOGRAFI TE PANJOHURA PËR SHTEPINE E FLAMURIT DHE TË QEVERISË SË VLORËS TE VITIT 1912
NGA GËZIM LLOJDIA
1.
Buletini nr 458 e mërkurë 23 shkurt 1916 në një fotografi nga Vlora shkruan se baza italiane në Vlore e cila do të bëhet qendër e luftimeve,tregon më së pari qendrën e qytetit të flamurit 4 vjet pas shpalljes së pavarësisë. Midis banesa të tjera të asokohe të tërheq vëmendje shtëpia ku u ngrit flamuri. Kjo është një fotografi e panjohur për faktin se sa pak janë shfletuar arkivat e huaja,të cilat kanë fakte dhe dokumente kryesisht edhe fotografi ku janë fiksuar disa ngjarje historike. Fotografia e publikuar në vitin 1916 në buletinin e Gjenevës është origjinale, por ajo një foto ilustruese panoramike dhe tregon qendrën e qytetit historik .
Ku dergjej qeveria ,sa në konakët e Xhemilit, por hidhej tek Sharrajt,një ndërtesë të madhe tre kate zotëronin.Tek telegrafi, ishte ministri më vete, ishte Lefi dhe përmes nxënësve vlonjak të shkollës Nr 1 shkonte, por dhe vinte çdo ditë,ministri i Arsimit një burrë i ditur energjik,me mustak ai ishte Gurakuqi :Për të gjithë an' jemi rrethue/Anmiqt kqyrin me u avitë:/Don' tok't tona me i zaptue,/Don'krejt fare me na qitë….
Nuk tërheq asgjë nga ato çfarë kam mbledhur tre vjet më parë dhe të botuara nëpër mediume shqiptare për shtëpinë e flamurit. Ndërtesa e flamurit është prishur sipas të dhënave në vitin ‘25 dhe u kthye në lulishte. Banesat e familjes Vlora aso kohe emërtoheshin saraje.Këto banesa ,pra sarajet e familjes Vlora ishin të përbëra nga dy godina të mëdha. Godina ku u ngrit flamuri quhej Selamllëku dhe këtë emërtim siç do ta shohim na e sjell në kujtesë,kujtimet e E.Vlorës. Godina e flamurit siç paraqitet nga një foto e cila qarkullon kudo në botime ka gjithashtu një skicë që është ruajtur deri në ditët sotme tregon një godinë të madhe për nga lartësia dhe gjerësia e saj. Në fotografin e cila është origjinale ku shfaqen tre katet e banesës nga katër siç shqipton më tej E.Vlora .Janë tre katet e banesë historike që u rrafshua diku nga vitit 1925. Edhe këtë vit- shuarje të saj e sjell po ky dëshmitar. Pozicionimi i kësaj banese historike:gjendej në vendin ku është monumenti i flamurit ,inauguruar në vitin ’72, ai kap pikën e 17 m lartësi dhe i gjithi në bronz dhe pjesa tjetër cek lulishten e flamurit ku gjendet varri i kryetarit të Qeverisë së Vlorës, Ismail Qemali, vendosur edhe një skulpturë e titulluar: “Flamurtari” e skulptorit Odise Paskali. Eqrem bej Vlora thotë se :Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve, që duke zënë fill nga Rruga e Skelës, të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh prej 40.000 metrash katrorë, rrethuar me mure të larta tetë-metërshe dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe me një tjetër më të vogël përpara. Ai ishte konaku i Vlorajve, përfshi haremin (banesën e grave) dhe selamllëkun (banesën e burrave).Shqyrtojmë selamllëkun ose të njohur si banesën e burrave. Ndërtesa ka pasur tre kate lartësi një numër të madh dhomash korridore dhe ambiente të tjera. Zhbirimi në pamja e parë majtas tregon pozicionin e dritareve të çdo kati .Dritaret e katit të parë janë të gjitha me hark dhe duken rreth 6 copë ndërsa në fakt kanë qenë më tepër por kaq kanë hyrë në fokusin e fotos. Janë dritare të njohura për kohën të vogla të larta por të ngushta duke përfunduar me hark .Në dritaret e katit të dytë majtas janë rreth 7 copë të cilat na shfaqen në disa forma të çrregullta .E para dhe kryesore ku u shpalos flamuri është më madhe se të tjerat është edhe derë .Duke treguar se portën hyrëse për në saraje. Përpara saj shquhen qartazi shkallët,nga lartësia e banesë zbresin duke cekur tokën.Kati më sipërm duken dritare me forma drejtkëndësh pa hark ,ku shquhen rreth 8 të tilla majtas . Kurse ne krahun e djathtë shquhen tre të tilla të vogla një e madhe po kaq gjenden edhe një kat më poshtë. Kjo është banesa Xhemil Bej Vlorës. Të gjithë autorët që përshkruajnë ngjarjen madhore të 28 nëntorit mbështesin qëndrimin se delegatët janë mbledhur në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, kushëriri i Ismail Qemalit. Godina tre kate e Xhemil bej Vlorës gjendej aty ku është sot monument kushtuar pavarësisë .Shtiza e Flamurit është e ndërtuar ka vendin e lartësimit të flamurit kombëtar .Mendohet se kjo shtizë përkon me dritaren e katit të dytë të selamllëkut ku u ngrit Flamuri, pasditen e 28 nëntorit.Duke ju referuar sërish E. Vlora,.me dëshmi autentike nxjerrim gjysmë fraze " ku ai shprehet U mblodhëm të gjithë në selamllëk ….Pra te sarajet e Xhemil beut. Kati i tretë paraqitet me 17 dritare të cilat sipas ideatorit përfundon secila me hark.. Kati i dytë,ka 11 dritare dhe venë hyrjen, në foton origjinale ato shfaqen në formë të çrregullt disa më të mëdha dhe disa më të vogla. Disa përfundojnë me hark dhe disa përfundojnë në formë trekëndëshi. Ndërtesa e flamurit është prishur sipas të dhënave në vitin ‘25 dhe u kthye në lulishte.
2.
Fotografi e tjera nga ky buletin ilustrues nr 458 të vitit 1916, tregojnë ndërtesën e dytë e njohur si ndërtesa e Qeverisë së Vlors. Në vitin 1939,fashistët ndërsa hynin në sqelë thuhet se e qëlluan me top , që e shkrumbëzuar s’bëhet më llaf,si çdo pushtues. Për ti shuar krejt memorien historike,për ti prerë krejt gjuhën,për të djegur krejt trupin,zhuritur deri në hi. Kështu u dëmtuan përpjekjet që kishte kryer” Shoqëria kulturore sportive Ismail Qemal”i pranë Bashkisë për një muzeu arkeologjik,qëlloi që kryetari i bashkisë ishte poeti dhe liriku i madh Ali Asllani,që atë vit zuri bisedimet me dy arkeolog të ekspeditave italiane dhe franceze Rein dhe Malcone.”Përpjekja’,një gazetë e kohës, thekson se me përpjekjet e zotit Ali Asllani dhe atdhetareve te këtij qyteti, vendosen që të ngrenë muze arkeologjik, pranë portit te Vlorës, në ndërtesën ku ka kryer veprimtarinë Qeveria e Ismail Qemalit më 1912.Muzeu arkeologjik i Vlorës u inaugurua me 8 tetor 1937, ku i pranishëm dhe ministri francez z. Louis Mercier. Mirëpo edhe shqiptarët në një mëndje diku aty nga viti 1925 shkatërruan një dëshmi tjetër të pavarësisë, shtëpinë e flamurit. Edhe regjimi paslufte mendoi se duhej ngritur ndërgjegjja kombëtare dhe vlerat e saj,ndërsa shokonin firmëtarët me ligje,dhe burgje etj,rindërtuan në vitin 1962 me atë stil dhe me atë pamje banesën,selinë e qeverisë,por shtëpinë e flamurit nuk është hedhur asnjë ide. Është fakt tashmë, që deri në vitet ‘90 shtëpia e pavarësisë e rrafshuar aty në mes vitet ‘25 nuk ekziston më,çuditërisht në vend të saj shfaqej një fotografi, që tregonte qeverinë e Vlorës dhe I.Qemalin në përvjetorin e parë .Në këtë fotografi e Qeverisë së Vlorës e realizuar nga fotografi P. Dhimitri në nëntorin e vitit 1913, mbetet autentike dhe një ndër dokumentet e vetëm historike të ngjarjes madhore të kombit shqiptar. Kjo fotografi, është realizuar në përvjetorin e parë të Pavarësisë. Fotografia e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, si dhe ajo e Ismail Qemalit e të tjerëve në ballkon ruajnë si autorësi mjeshtrit ,fotografin nga Korca, Petro Dhimitrin. Kështu , që rruga e kërkimit dhe ndriçimit të së vërtetës mbetet tej mase e gjatë. Kjo fotografi ka qarkulluar nëpër të gjitha botimet.Ka edhe disa fotografi të tjera, studiuesi Qerim Vrion thotë se: shkodrani tjetër, Gjon Rrota (Shkodër, 1893-Vlorë,1931), që mbahet ndër fotografët e parë shqiptarë në Vlorë, ishte vëllai i piktorit të njohur Simon Rrota, që kishte studiuar në Itali (Brera, Milano). Në ateljen (dyqanin) e tij fotografike në qytetin bregdetar, ai, punonte kryesisht për komunitetin e qendrës dhe rrethinave.Në një foto të viteve të 1919 dhe 1928 shquhet shtëpia e flamurit. Ndërtesa e qeverisë së Vlorës. Strehë karantine dhe një karakoll me dy kate dhe stoike një ndërtesë historike e bërë në Skelë të Vlorës,profili i saj nga deti nga erërat s’kishte frikë,muzgje që ndërkaq thinjnin vite dhe as thinjej vet. E bërë për karantinë njerëzore në buzë të skelës për të mbyllur fakirët,atë vit të parë të pavarësisë mbajti qeverinë e Vlorës.
Muzeu i Pavarësisë Kombëtare është ndërtesa që ndodhet në Vlorë,qyteti ku flamuri kuq e zi, rreth 106 vite më parë,në ditët e fundit të vjeshtës të vitit 1912,u ngrit ky flamur duke shpallur independencën e shtetit shqiptar.Ka dy dritare për çdo kat si dhe dy dyer. Porta hyrëse brenda godinës autoktone,sipër porta e daljes në ballkon. Në katin e dytë,në ballkon është i shpalosur një flamur që rri vazhdimisht aty si tregues domethënës,përcjellës i gjurmës dhe historisë sonë. Në pamjen e majtas gjenden dhe dy dritare të tjera. Në korridorin hyrës brenda janë disa tablo me foto në përmasa të mëdha të luftëtarëve të pavarësisë kombëtare si dhe nga kryengritjet shqiptare për pavarësi. Kjo është ndërtesa e selisë Qeverisë së Ismail Qemalit. I vetmi në llojin e vetë. Në origjinalitete ka pajise dhe disa sende personale . Gjenden flamuj origjinal. Një flamur të patriotit Sali Butka, ngritur në Kolonjë. Një portret dhe një pikturë e Marigos. Dhoma e parë e godinës së muzeut është “parathënia e pavarësisë”, ku është pasqyruar rrugë nisja drejt Rilindjes Kombëtare,me fakte dhe dorëshkrime të pakta. Të pasqyruara janë edhe 3 vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881.Fotot e Abdyl Frashërit, Ymer Prizërenit,Sulejman Vokëshit,Iliaz Dibrës. Libra origjinale shqipe si gramatika të gjuhës shqipe në toskërisht,abetarja e S. Frashërit, libri”Vdekja e Pirros”,”Bageti dhe bujqësi” e Naimit, gazetat e kohës ’Koha”,”Shkupi’,”Drita”.”Liri e Shqiptarëve”.Deri në rrugë-mbritjen e vitit ’12 është përshkruar një vargan ngjarjesh. Lexohen pas shkollave shqipe në Korçë,normalja në Elbasan,në Kosovë,kongresi i alfabetit me kryetar Gj.Fishtën .Ardhja e librave shqip, që ndiqte tre drejtime drejt Manastirit në itinerarin Stamboll, Sofie, Bukuresht . Memorandumi i Gërçes,Lufta e Pejës. Mbledhja e Bukureshtit. Itinerarin e ardhjes së diellit,Ismail Qemali në rrugëtimin Stamboll-Bukuresht-Vjenë-Trieste-Durrës,i shoqëruar nga l.Gurakuqi, S.Ilo, Dh.Berati. Në korridor një tavolinë me shkresa si ka qenë atëherë e asaj kohe. Luftëtarë shqiptarë të Idriz Seferit në një foto me ngjyrat e kohës Tavolina e kryeministrit të parë ka në origjinal shkrimin e tij në shqip. Fermani i sulltanit për I.Qemalin është i vulosur dhe i shkruar në origjinal. Salla e mbledhjeve të qeverisë Vlorës,në krye kryeministri dhe anash ministrat shqiptarë përpara janë flete apo vendimet e qeverisë,përmbi karrigen e kryeministrit është flamuri kombëtar .Në mur portretet e ministrave të qeverisë Vlorës,sipas pozicionit të tyre,fillon me kryeministrin dhe ndiqen nga zv/kryeminsitri dhe ministrat. Nuk është ndonjë godinë me arkitekturë modern. Ka 6 dhoma.8 pavijone dhe 2 sallone.
Godina e qeverise, Skele
Ndertesa e ish qeverise se vlores, 1916
Shtepia ku u ngrit flamuri