Kulturë
Demir Krasniqi: Moj Kërçovë t’i lumësha sytë
E shtune, 02.01.2016, 10:54 AM
MOJ KËRÇOVË T’ I LUMËSHA SYTË
Moj Kërçovë, t’i lumësha sytë –
Je për mua – Vendlindje e Dytë !
Me Ty, m’ lidhin shumë kujtime –
T’ mbajë gjithmonë në zemrën time !
Sa e shtrenjtë që është Kërçova –
Sa shumë këngë për te këndova !
Ia këndova “Trimat e Ballit” –
Veç prej qejfit dhe prej mallit !...
Ia këndova me shumë mallë –
S’ e harroj der’ sa t’ jam gjallë !
S’ia harroj bukën Kërçovës –
Këngë e lot për kafshatë t’ gojës !...
N’ kohë ma t’ vështira të nevojës –
Për mua ndave kafshatë të gojës !
M’ nderove mua dhe vendlindjen ,
Ma shpëtove për bukë familjen !...
Lagje m’ lagje , fshat me fshat –
Ti Kërçovë, më ke sjell fat !
Porsi shkëmbit e Kalasë –
T’i kam sjellë këngët e sevdasë !
Për Kërçovë kam nostalgji ,
Vizitoj shpesh miqtë e mi –
Ku jam pritë me dashuri ,
Me respekt e bujari !...
Mbi gjithë trojet etnike shqiptare –
Është Kërçova shumë krenare ,
Me tradita legjendare ,
Aspirata mbarëkombëtare !...
Është Kërçova – djep trimërie ,
Tokë përgjakur – kopsht lirie !...
Ka rritë trima – zemër kreshnike ,
Për Bashkim – Shqipëri Etnike !...
Demir KRASNIQI
Gjilan, më 01.01.2016.