E enjte, 23.01.2025, 01:37 PM (GMT)

Kulturë

Luan Çipi: Nata e Vitit të Ri 2016

E shtune, 02.01.2016, 08:48 AM


NATA E VITIT TË RI 2016

 

Nga Luan Çipi

 

Kudo, rreth pemës tradicionale të Krishtlindjes,

Sot presin “Baba Gjyshin” t’i mbulojë me dhurata.

Sofrat, mbushur plot me të mirat e “Rilindjes”,

Në degët: gogla, yje e  lodra  të kuqe e të arta.

 

Televizorët hapur dhe dritat që llamburitin,

Qilima të bukur shtruar dhe perde të mëndafshta,

Kondicionerët ngrohin dhe projektorët ndritin,

Ngujuar në familje, s’do kush të rrijë përjashta.

 

Jashtë krisma, fishekzjarrë, natyrë që shkëlqen,

Kjo nata bëhet ditë, sikur ka lindur dielli,

Dhe zemrat rriten mal, gëzimi na rrëmben,

Sytë ngrihen vetvetiu, shikimi shkon te qielli.

 

Unë me imagjinatë e mblodha gjinden tok:

Hajde o Luka i vogël, të t’puth gjyshi në gushë,

Afrohu, Niku i dashur, që më duke si një shok,

Dhe ti, Anxhela e bukur, që shpirtin plot ma mbush.

 

Ky, Deni menaxheri, na vjen me hije burri,

Mjeshtërisht drejton biznesin, si specialist i rrallë,

Ja, mbesa më e madhe, kjo Vali, porsi nuri,

Nipat e mbesat tanë, qëndrojnë gjithkund në ballë.

 

Tabletë e celularë, straitfonë dhe Ajfonë siks,

Nuk pyesin se janë larg, e mposhtin kërshërinë,

Gjëmojnë zilet kumbuese te dymbëdhjeta fiks,

Nga larg prej Amerike, klikojnë për Shqipërinë.

 

Flasin nipa e mbesa, asnjë nuk mbetet pas,

Djali dhe vajzat tona, sikur kanë ngecë në baltë.

Pa, thonë gjyshi dhe gjyshja, të lumtur në ekstazë:

“Na qenka më i ëmbël ky mjalti ynë i mjaltë”!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora