Kulturë
Poezi nga Stephen Brown
E shtune, 02.01.2016, 10:38 AM
Stephen Brown (Kanada/Meksiko)
28. Kalle Mbretëresha
Heshtja është e cenzuruar dhe
ajri i mbyllur i shitur nën vëzhgimin
e një alebrijei të ngërthyer në dri nga Balu
nën diellin e bardhë e të ftohtë të hënës
së një kimisti. Jemi nën proteksionin
e mbikqyrjes së vazhdueshme, alarmi i kundërfërkimit
Brâncu?iii reverberon çelofibrën,
nën proteksionin e mbikqyrjes kontinuitive;
garderoba, vendi ku
i lë këpucët, ato pjesë të buta
brenda të cilave mendon se po mendon.
28. 1
Në orën e katedrales, i heshtur dhe
i integruar, përballë një hëne të portokalltë
nga tezontleiii qëndroja, duke u shpërbërë,
nën një qiell me erëtimë të njollosur nga vera
ku arrija duke vajtur në Madero,
mbi dyshekun tim, me këmishën time me erëtimë prej vere,
pranë një burri e gruaje
që thonin ah e ah dhe madje ashtu mendon[1]?
28.1.2
Përbrenda, përjashta, përballë një kafeneje me
bar dhe depo vere. Mbretëresha, llambushka prej letre
mbi linjat e tensionit të lartë, skinhead calaverasiii
i ndritur me qirinj në formë të trurit
në trezat e verandave dhe një kitariste
pa sutien me një tapan ushtarak të akorduar
me frëngji që rrinë me këmbë të kryqëzuara
në shkallët e kishës, një trobairitzv,
në kohën kur rrota e lutjes
vërtitet për inaugurimin e formulës2:
Dhe në kohën kur pagëzon gurmazin me ujë
nga rubineti, e pa supin e vet të bronzuar
tatuazhin e një krimbi me nëntë njolla, dhe kur
më pa mua, perpleks përballë një vargani
pranë rrotës së lutjeve, si çdo
llambushkë e kuqe prej letre të gjetur në Kina Town: $<>a
28.1.3
I heshtur dhe duke u integruar
arrin deri ethe derisa po ulesh
duke u bërë pjesë e peisazhit3 dhe askush
nuk të vëren. Disa tenja
që kanë vdekur në felinarët e pemëve
u thanë në taketuket e tryezës,
pranë një cigareje në shkrumin e saj, të zi,
por atëherë kur e zeza u dogj4,
duke u shndërruar në fier plasteline.
______________________
1 Në dhomë, gratë mbarojnë e shkojnë — Anais Nin, Marilyn Monroe.
2 Grafika e Lacan-it për dimensionin imagjinar – J. A. Miller
3 Mund të servosh verën e bardhë me mish të kuq.
4 Neil Young i ri.
37. Hotel La Rosa
E njëjta nga e njëjta në të njëjtën
mënyrë, ishte-është, kurse ndërtesën
ndriçoje duke e ndritur kur
më ndjeu duke vajtur, ndërsa presjen të cilën
reja e pat vënë ndikoi që të ndalem,
kurse imazhi i shikimit
ishte endoskopik, dëgjoja betejat
mbi tupanin e mbarsur të lëkurës së shtrirë
mbi bark, me një shkëlqim artificial në rezen
e parë të dritës, ndërgjegje në vetëvete
në shpellën e thesit amniotic të shpirtit.
37.1
Dhe recepcioneri i hotelit,
që e preku ndriçimin
mbi një shkallë rrotulluese, vë një mollë
mbi tezgje, pastaj e vë vetëveten
në brendi të mollës, atje pas shpatullave
të kasafortës prej plastiku antiplumb
të recepcionit, kurse gjethet
notojnë të verdha forogramë pas fotograme,
dhe kjo na shtyri të dyve të ndalemi
përballë pikturës së murit pranë dritares
dhe atje ishte një shkëlqim fallso
e dritës artificiale, kurse vendi
ku ishim ulur tashmë ishte mbyllur,
duke përsëritur gardhe të gjalla, përbrenda
mollës: fillon sërish/që nga fillimi.
Burra të rinj të pastrehuar
me krahërorin lakuriq
duke mbajtur bohçe prej trikove
përplot me xhama të koloruar
bëjnë tumba
në dritën e fenerëve
mbi grimcat e qelqit
të shpërndara në rrugë karrocash
duke u shtrembëruar për imtësira
përballë xhamave të makinës.
Por s’ishim të bindur, duke u valëzuar
nëpër hyrjet rrotulluese, pastaj në rradhë,
në po atë treg të tregjeve,
po ato rradhë të përsëritura gardhi të gjallë,
kurse parku i mënjanuar kishte kopshtije
ikebanash që ishin të rregulluara
nga plehëra e qelqe koka-kolash,
duke ua shtuar një njollë të kuqe në
trëndafila ishim atje, ende duke kundruar
përpara se të shikojmë pas nesh,
në delir me një bohemi hedoniste.
Kopshtijet e ndërtuara janë ngritur si një jehonë
e jehonave nga emri i firmave me kujdes të mbëltuara
në insfrastrukturën e hapësirës publike të qytetit.
_________________________
1 Grafika e Dëshirës prej Lacan-i, komplet.
Michelle, East Vancouver
Me një gjylpërë të hollë më ndihmoi të injektoj dilaudidin
pasi që më parë e thërrmoi në ujë me një lugë.
Fotografi të cilat ndoshta i gjen poshtë, ballona.
I gjen më vonë në xhepin e saj, të përzjera me gjethe.
Këtë (gjë), atë (gjë), këtu; atë çerek pseudoaziatik të notës
një motiv në piano në atmosferën e pasmesditës, po ata njerëz
duke e ngutur vetëveten në modelin e kohërave në kopshtin e saj,
kornishë e dritares së dalë përjashta në një konfuzion kukute, degët
një recetë linjash të kryqëzuara. Njerëzit duke ndjekur njëri-tjetrin.
Pjergullat e vreshtës duke e ripërtërirë sipas serisë rrushin.
Në mëngjes, me këmbët e zbathura, e preu trungun e brishtë në kopsht
e mblodhi mbi tokën e ftohtë në barakë përballë shtëpisë.
Tani, ajo dhe raveni i saj dirgjen të ngjeshura me baltë n’moçalin e diellëzuar
të ujit nga rubineti i kuzhinës, ngase ajo i shpie këmbët lakuriqe
në lulishten që nga këmba e shtëpisë, ngase verës vjel dredhëza në Saskatoon.
Ujii i ndotur i rubinetit si atëherë kur gypat po ndryshken.
Ku plisa të rrafshta dheu notojnë porsi mizat që rrinë mbi sipërfaqen e liqenit.
Gjembat e shkathta në formë shkopi, sheqerka kubike të bardha përbrenda
njësoj sikur e kuqja do shkrihej kur i qet kërcellat në mullirin e patates.
Ishuj dheu në ujin e lavamanit. Baltë mbi matryoshkat e saj.
_________________________
Shënime shpjeguese:
iAlebrijes – skulptura tradicionale nga Oaksaka (Meksiko), që përfaqësojnë kafshë fantastike në ngjyra të gjalla.
ii Constantin Brâncu?i (1876-1957) – skulptor i famshëm rumun.
iii Tezontle – rokë vullkanike e ndotur prej ngjyre të kuqëremtë, e përdorur intenzivisht për konstrukcionet në Meksiko.
ivCalavera (shumës): calaveras, në spanjisht) – përfaqësime decorative të kafkës humane, zakonisht nga glina apo sheqeri, të përdorura në kremtimin e Ditës së të vdekurve në Meksiko.
vTrobairitz ( në gjuhën e vjetër provesale) – femër trubadure nga Occitania, në jug të Francës, në shekujt 12-13.
viDilaudid – një medikament në bazë të opiumit i përdorur për zbutjen e dhimbjeve të ashpra, i përdorur nganjëherë edhe si narkotik.
SHËNIME PËR AUTORIN DHE PËRKTHYESEN
Stephen Brown është një poet dhe artist plastic që jeton në Meksiko City. Krijimet e tij më të freskëta investigojnë inter/tekstualitetet e psikogjeografisë së jetës urbane në mëndjen dhe trupin e qytetit dhe banorëve të tij. Poemat e Brown-it, mes tjerash, janë botuar kohëve të fundit në revistat Canadian Literature, Indiana Review, Rampike, Phoebe, CV2 dhe Vallum: Contemporary Poetry & Poetics. (Dr. Diana Manole)
(I shqipëroi: Baki Ymeri)