Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Moj Kërçovë t’i lumësha sytë

| E shtune, 02.01.2016, 11:54 AM |


MOJ KËRÇOVË T’ I  LUMËSHA SYTË    

 

Moj Kërçovë,  t’i lumësha  sytë –

Je për mua –  Vendlindje  e Dytë !

Me Ty, m’ lidhin shumë kujtime –

T’ mbajë gjithmonë në zemrën time !

 

Sa  e shtrenjtë që është Kërçova –

Sa shumë këngë për te  këndova !

Ia  këndova “Trimat e Ballit” –

Veç prej qejfit  dhe prej mallit !...

 

Ia  këndova me shumë mallë –

S’ e  harroj der’ sa t’ jam gjallë !

S’ia  harroj bukën  Kërçovës –

Këngë e  lot  për kafshatë t’ gojës !...

 

N’ kohë ma t’ vështira të nevojës –

Për mua ndave kafshatë të  gojës !

M’ nderove mua dhe vendlindjen ,

Ma shpëtove për bukë familjen !...

 

Lagje m’ lagje , fshat me fshat –

Ti Kërçovë,  më ke sjell fat !

Porsi shkëmbit e Kalasë –

T’i  kam sjellë këngët e sevdasë !

 

Për Kërçovë kam nostalgji ,

Vizitoj shpesh miqtë e mi –

Ku jam pritë me  dashuri ,

Me respekt e  bujari !...

 

Mbi gjithë trojet etnike shqiptare –

Është Kërçova shumë krenare ,

Me tradita  legjendare ,

Aspirata  mbarëkombëtare !...

 

Është Kërçova –  djep trimërie ,

Tokë përgjakur –  kopsht lirie !...

Ka rritë trima – zemër kreshnike ,

Për Bashkim – Shqipëri Etnike !...

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 01.01.2016.