E shtune, 27.04.2024, 04:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Masakra në xhaminë e Preshevës

E shtune, 26.09.2015, 04:33 PM


MASAKRA NË XHAMINË E POSHTME TË PRESHEVËS

 

Pesëmbëdhjetë  Shtatori , më Dyzet  e  Tre –

Preshevës i solli  masakër    re !

N’ Xhami t’ Poshtme të Preshevës –

Gjëmë e tmerr i dha gjithë trevës !

 

Ishte natë e Ramazanit ,

Natë e Madhe – festë e Kadrit ,

Nata e 27 me radhë –

Kur bënë krim  çetnikët barbarë !

 

Kriminelët e hordhive –

Zgjodhën Namazin e Teravive !

Kur Xhemati t’ shkojnë me u falë –

T’ bëjnë masakër të pa parë !

 

Kriminelët çetnikë të trevës –

N’ Xhami t’ Poshtme të Preshevës ,

Pamëshirshëm hodhën bomba ,

Dridhej mali , dridhej toka !...

 

Preshevarët besimtarë –

N’ Xhami t’ Poshtme shkonin me u falë !

Gjatë Namazit të Perëndisë –

Nuk  i venin roje  Xhamisë !

 

Këtë  besim  fetarë shqiptarë –

E mësuan  çetnikët serbo – bullgarë !

Të dy palët s’ bashku vendosën –

T’ hedhin bomba n’ Xhami t’ Poshtme !

 

N’ Xhami t’ Poshtme s’ kishin droje –

Nga se s’ kishte kurrfarë roje !

Por , n’ Xhami t’ Ibrahim Pashës –

Nuk guxonin t’i  hyjnë telashës !

 

N’ kafe  t’ Toza Popoviqit –

Ishin mbledhë kontraçetnikët !

Gjerë  e gjatë kanë biseduar –

Këtë masakër e kanë planifikuar !

 

Bënin plan sa ishin t’ pitë –

T’ bëjnë masakra n’ dy xhamitë !

N’ dy xhamitë të hedhin bomba –

Që t’i zhbijnë shqiptarët nga  bota !

Xhamisë s’ vjetër i kishin  druajtur –

Se ajo është ma e mbrojtur !

Për siguri të vet vendosën –

T’ hedhin bombat n’ Xhami t’ Poshtme !

 

Kështu ish plani i kryqalive –

Që gjatë faljes së Teravive ,

Ta sulmojnë Xhaminë e Poshtme ,

Një shqiptarë t’ mos shpëtojnë shëndosh !

 

N’ Xhami t’ Poshtme , kur hynë n’ oborre –

Mbyllen derën kryesore !

Mbyllen dyert edhe dritaret –

Që t’ mos  t’ dalin  t’ gjallë shqiptarët !

 

Dyer e dritare i mbyllen me tel –

Që askush t’ mos mund  të del !

N’ Xhami ishte kudo terr –

Për të bërë masakër tmerr !

 

Kështu vepruan forcat barbare –

Hodhën bombat për dritare !

Kah oborri i Xhamisë –

N’ trup t’ pa mbrojtur t’ shqiptarisë !

 

Disa sulmues ishin përsosë ,

N’ shtëpi t’ serbëve ishin vendosë ,

Për t’i gjuajtur me shahia –

Kush  të del  gjallë nga Xhamia !

 

Po sa filluan këto shpërthime –

Banorët shqiptarë morën dëgjime ,

Se janë qitje me armatime

Dhe po vijnë nga shumë drejtime !

 

Me ‘i  herë dalin banorët shqiptarë –

Për t’u mbrojtë i japin zjarr !

Për t’ u mbrojtur prej armiqve –

Gjuajnë n’ drejtim t’ kontraçetinkëve !

 

Kah shtëpia e Stanimir Nikoliqit –

Vinin plumbat e duar fëlliqnit !

Vinin plumbat e kontraçetnikëve –

T’ armatimit të armiqve !

 

I patrembur nga  kryqalia –

Ishte Zymber Kurbalia !

Me pushkë n’ dorë , ky trim shqiptar –

N’ kontraçetnikë hapi zjarr !

 

Dëshmitarët e gjallë shqiptarë ,

Flisnin përgjatë trevës –

Se n’ Xhami  bombën e parë

E hodhi Sazda i Preshevës .

 

Një prej bombave që u hodh

Nga çetnikë  askushi 

E kapi  pa frikë me dorë ,

Trim Ramiz Agushi !...

 

Ishte prej mëhallës

S’ Dodajve t’ Preshevës –

Bir i nënë hallallallës , 

N’ Luginën e trevës !

 

Me  bombë n’ dorë kërcente ,

Trim Ramiz Agushi –

Deshi që t’ a  kthente

Tek çetnik sulmuesi !

 

Por bomba e hedhur

Nga sulmuesi horë –

Trim Ramiz Agushit ,

I  shpërtheu në dorë !

 

Kështu  copat e bombës

Dhe gishtat prej dore –

N’ tavan t’ Xhamisë mbetën

T ’ ngjitura  përmendore !

 

Plani i  Kontraçetës

Dhe çetnikëve  t’ zi –

Ishte që xhemati i Preshevës ,

T’ vriten t’ gjithë n’ Xhami !

 

Udhëheqës i Kontraçetës –

Ishte Jagosh Gjuroviqi !

Ai kudo që shkelte –

Tokën tonë e fëlliqi !

 

  pesëmbëdhjetë Shtator ,

T’ vitit  Dyzet e Tre –

Me shokë  t’ vet  okupator ,

Ai , bëri masakër t’ re !

 

Masakër e krim i bëri gjithë trevës –

Hodhi bomba n’ Xhami t’ Poshtme të Preshevës !

N’ namaz  t’ Teravive ,  kishte zgjedhë një natë –

Mu kur ish Xhamia përplot me xhematë !

 

Pas këtij krimi t’ zi , në këtë anë Morave –

Jagoshin e veshur me tesha të grave ,

E largojnë nga Presheva , atë kasap  barbari  ,

Iku për tu fshehur diku n’ tokë  Bullgari !...

 

  pesëmbëdhjetë  Shtator , në Dyzet e Tre –

  Preshevë , ai  nisi një luftë të  re !

Nisi luftë  me urdhër  t’ policisë bullgare –

Sa për të  shkaktuar urrejtje ndërnacionale !

 

Në krye të  luftës serbo – shqiptare –

Jagosh Gjuroviqi printe  ashiqare !

S’ bashku me dy serbë printe n’ kontraçetë –

Kudo me i sulmua shqiptarët e shkretë !

 

Kishte zgjedhur kohën kur falet namazi –

Me u derdhë gjak shqiptari ,  si  mbi det tallazi!

Kur xhamia ishte përplot me xhematë –

Ai i  hodhi bombat mbi shqiptarë të  ngratë !

 

Nga  bombat e armiqve ,

N’ xhematin preshevarë –

N’ Xhami t’ Poshtme vdiqën

N’ vend katër  shqiptarë !

 

Duke e lutur  Zotin –

Ranë këta besimtarë !

Aty u plagosën

Njëzet e tetë  shqiptarë !

 

N’ namaz t’ teravive , në këtë natë u vranë –

Dëshmorë historie , n’ fushë të nderit ranë !

U vra Lutfi Mehmeti dhe Ramiz Mehmeti ,

Që nuk do t’ harrohen der’  sa t’ rrojë mileti !

 

 

U vra Rifat Kamberi dhe Rexhep Kamberi –

N’ faqe t’ historisë ,  iu takon vend nderi !

Gjithandej nënqiellit  mbi  troje  arbërore –

N’ vepra të lavdishme  do t’ kujtohen prore !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 15.09.2015 .      



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora