E shtune, 27.04.2024, 06:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Mathieu Aref për Ilirët dhe Shqiptarët

E shtune, 26.09.2015, 05:32 PM


INFORMATAT E MATHIEU AREF PËR ILIRËT DHE SHQIPTARËT

NGA GËZIM LLOJDIA

Mathieu Aref ka lindur me 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, nga një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e tij rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nëna). Shkon në Paris në vitin 1961, për t’i kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo-evropiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Aref Mati në vitin 2003 botoi në gjuhën franceze librin: "Albanie (Historie et langue) ou l’incroyable odyssée d’un people préhellénique", ndërsa në vitin 2007 këtë libër e boton edhe në gjuhën shqipe: "Shqipëria" (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen", Tiranë, Plejad 2007 (608 faqe). Mati ka botuar edhe veprën: "Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004".

Amantia është qyteti ilir,emri i të cilës është prezentë në të gjitha dokumentet apo informatat që flasin për Ilirinë e Jugut. Amantia është e regjistruar dhe përshkruar nga të gjithë studiuesit,arkeologët e hershëm apo bashkohor .Amantia është qyteti ilir ,por dhe tregues domethënës për hershmërinë tonë dhe kohë ekzistencën e ilirëve në gadishullin tonë si pjesë e trungut autoktonë të ilirëve. Ajo është identiteti ynë,është "pasaporta jonë" e që tregon sa të hershëm kemi qenë në këtë truall madje kemi qenë një ndër popujt më të hershëm se të tjerë ardhacakë që krijuan mite e legjenda për hershmërinë e tyre. Dëshmia e kohe ekzistencës së Amantisë janë monumentet në lartësi malesh deri në 680m mbi nivelin e detit. Ajo gjendet mes dy luginave ku rrjedhin lumenjtë. Ajo është e shtrirë në faqe kodrina ,në lartësi dhe atje krijoi identitetin e vetë. Ishin atje banorët e saj dhe ndërtuan godina e ndërtesa për të jetuar jetët e tyre sipas kohës së tyre .Ndërtuan akropolin dhe e rrethuan me murr.Një murr, që e përshkon deri në 2200 m. Gjatësia e përgjithshme e mureve rrethuese te qytetit është 2200 m, ndërsa sipërfaqja e brendshme e fortifikimit ishte 500 e gjatë dhe 60 m e gjerë. Muret i bënë të fortë dhe i ngritën me një mënyrë gati të habitshëm ndoshta për të dëshmuar edhe formimin e tyre në ndërtim,pati disa lloje muresh por ai poligonal mbetet më i veçanti nga të murre që u ndërtuan në qendra të tjera ilire.

Ndërtuan rrugë që komunikon .Ndërtuan kulte për tu falur. Tempulli i Afërditës është rreth 300 metra poshtë kalasë në një bregore të sheshtë. Ishte tempulli i Afërditës,që do të shqyrtohet Afërditës. Legjenda e emrit e ardhjes së saj si kult janë të ndryshme,por Mathieu Aref shqyrton versionin e Homerit që ishte bijë e Zeusit dhe Dionesë dhe tjetri është e lindur nga shkuma e detit.Por emri i saj ka rezonancë me gjuhën shqipe shprehet Aref,afër ditës,pra pranë ditës dhe në kuptim më të gjerë "ajo që është e bukur si dita si agimi,ajo që shkëlqen si drita e diellit".Këtë tempull e ndërtuan edhe Amantinit dhe shkonin tek" Lëmi i Pecit" duke zbritur nga kala ose duke dalur nga banesat që kanë ekzistuar nëpër tarracat e kodrinës ,për tu falur të bukurisë që lindte afër ditë ose agut.Ka edhe një kishë atje të kohëve të mëvonshme,për të cilën edhe H.Mosi ka informata gati të të sakta.Por në një brinjë të kodrinës së atje ku gjendet edhe pika e lartë sepse poshtë vështrimi bie thellë Amantinët ndërtuan portën e hyrjes juglindore .Çfarë na tregoi një vendas,është porta e fshehtë e shkuarjes për tek stadiumi. Por në të vërtetët ajo është porta e hyrjes për në kala. Kjo fortese e madhe mendohet se ka patur dy porta kryesore dhe dy kulla mbrojtëse në veri.

Përmendet për Amantian

Ndërkaq duke parë këto të dhëna si dhe të tjera nuk mbetemi të befasuar aspak që edhe studiuesi Mathieu Aref në një libër voluminoz "Shqipëria…" e ka përmendur qytetin ilir Amantia në më të paktën mbi dy –deri në tre herë.Dhe kjo përmendje është dëshmi që plotëson dëshmitë e tjera,për të ringritur historinë e Amantisë,si ai murri gurë përmbi gurë. Duke mos u ndalur në analizën e librit,por vetëm tek përmendje për këtë qytetërim të hershëm.Mathieu në faqen 171 ,Antikiteti I Hershëm;Epoka e Hekurit.Duke filluar me vitin 1200,për të zbritur tek 650-450,që shpreh sipas Mathieu,qytetërimin I Hekurit të Vonshëm..Mathius shkruan:…Përdorimi I hekurit u përhap kudo në Europë.Ilirët janë trajtuar si pararendësit e këtij qytetërimi dhe nga koha 450-52 .Qytetërimi i hekurit II.Tena dhe më poshtë gjejmë* Amantia, Dyrrachion, Apolonia, Klos, Butrinti, Damastion, Phoinicë,Çuka….Të dhëna të kësaj natyre kanë sjellur edhe studiues të tjerë.Por Mathieu në një faqe më tej risjell sërish në skenë emrin e banorëve të Amantisë.Ja për çfarë flet në faqen 173…Prej shekullit VIII deri në pushtimin romak fiset thrako-ilire në Ballkan dhe në rajonet danubiane ishin të shumta në numër dhe më të rëndësishme ndaheshin gjeografikisht si më poshtë:Iliria e Veriut…..,zbresim tek *Iliria e Jugut(Mbretëriailire):Daorsët,Ardianët,Labeatët,Pirustët,Taulantët,Enkelët,Albanët,Penestët,Partinët,Bylonët,Amantët,Antitanët….".Për Mathieu ,ky qytet ilir gjendet edhe në shqyrtimin që ai ka bërë në lidhje me përputhjet pellazge dhe thrako-ilire,ku sipas këtij autori të hasura në toponime të ndryshme etnonimi ose antroponime si dhe ngjashmëri të tjera gjuhësore në Evropë dhe në të gjithë pellgun mesdhetar…Të parën Mathieu sjell Amantia .*Amantia=qytet I Ilirisë në jug të Shqipërisë sotme.=qytet I Italisë(Brutium).Me këto përmendje të studuesit Mathieu Aref,qyteti ilir i amantëve rrit vlerat e tij në sytë e historisë tonë të hershme në Ballkan.Informatat të tjera vijën dhe bëhen më të vlefshme edhe sidomos nga të dhënat e fundit studimore ku tezat e hedhura bujshëm po risjellin një ridimesion të historisë të hershme ashtu në të vërtetë ka qenë në kohën dhe shekujt e vetë,por të fshehur e manipuluar prej kaq shekujsh duke mëritur tek thënia se e vërteta vonon dhe për ne shqiptarët vonuaka ca më gjatë, kur dhe shekujt u thinjën duke i pritur,por nuk harron të zbardhet me ndriçimin e saj verbues.

Tezat e Arefit në mbritje të figurëss heroit kombëtar.

Serbët (të mbështetur në zellin e fesë ortodokse) dëshirojnë të bindin botën mbarë, dhe veçanërisht Bashkimin Evropian, se Kosova qenka djepi i Serbisë,shkruan Mathieu Aref në vitin 2009. Kjo goditje kundra Skënderbeut, figurës madhore kombëtare shqiptare, nuk është e paqëllimte, ajo dëshmon se demonët e vjetër trazojnë edhe në ditët e sotme, disa shpirtra hakmarrës dhe një dogmatizëm fetar që është ende gjallë. Për të sqaruar më mirë këtë çështje, po bëj një shqyrtim shumë të përmbledhur (ndonëse do të duhej të shkruhej një libër i tërë) të këtij debati steril dhe shumë të rrezikshëm, të krijuar nga dy vende fqinjë të Shqipërisë, mëmëdheut të të gjithë Shqiptarëve kudo në botë. Fatkeqësisht, këto lloj pohimesh, të dëmshme dhe të pavërteta, ideologjish dhe analizash boshe si dhe veprime keqdashëse, që kryhen nga armiqtë e huaj, janë përqafuar dhe po përsëriten përsosmërish, pa asnjë pjekuri e ndershmëri nga ca shqiptarë : gazetarë të mediave të ndryshme, shkrimtarë të doktrinuar, analistë e komentues të tjerë. Është vërtet për të ardhur keq, që disa shqiptarë, marrin stafetën e armiqve të Shqipërisë e të shqiptarizmës. Përveç tentativave të tyre manipuluese e të gënjeshtërta, Grekët ashtu si dhe Serbët (një aleancë fetare, një bashkim i shenjtëruar apo luftë e shenjtë?) kanë hapur këto kohët e fundit një shteg të ri për pretendimet e tyre: të sulmojnë historinë e Shqipërisë dhe tërësinë e saj tokësore, po kështu dhe figurat e mëdha të shqiptarizmës e në mënyrë të veçantë atë të Skënderbeut. Të gjitha këto sulme, këto manipulime e vullgaritete historike janë jo vetëm të palogjikshme dhe të pabazuara, por njëkohësisht të ulta e shpifëse. Ato nuk mbështeten mbi asnjë themel, asnjë argument vërtetues dhe provë historike. Qëllimi i tyre është i qartë. Serbët gjithmonë kanë pretenduar se Kosovarët (territori i të cilëve s'është gjë tjetër veçse ai i Dardanisë së lashtë, emër që shpjegohet bukur nga shqipja si "vendi i dardhave") nuk qenkan "autoktonë" por një popullsi e ardhur nga Shqipëria, Turqia apo gjetiu! Ndërkohë që historia e shkruar dhe e mirënjohur pohon se Sllavët e jugut janë shfaqur në Ballkan veçse andej nga fundi i shk. VI-të apo të VII-të erës sonë dhe ata pushtuan hapësirën tokësore (nga dy anët e Danubit deri në Greqi, e nga Adriatiku deri në Detin e Zi) që u përkisnin Ilirëve (Panonëve, Istrianëve, Venetëve, Liburnëve, Dalmatëve, Dardanëve, Tribalëve etj) dhe Trakëve (Dakëve, Gjetëve, Brigëve, Mesianëve, etj) që, në pjesën më të madhe i asimiluan duke marrë një pjesë të kulturës e traditave të tyre (fjalë, kostume popullore, rapsodi, etj). Të gjitha tribut e para sllave (Sërbe, Sllovene, Kroate) dhe Bullgare u kristjanizuan vetëm në shek. IX të erës sonë pas krishtit, nga dy prifterinj grekë sllavofone: Cirili dhe Metodi. Që nga kjo kohë ata filluan të ndërtojnë disa kisha nëpër Ballkan dhe veçanerisht në zonën shumë të bukur të liqeneve të Ohrit e të Prespës. Deri në ditët e sotme, fanatizmi dhe nacionalizmi i kishës ortodokse nuk kanë rreshtur. Madje, në mënyrë të çuditshme, sërbët transformuan një dështim (fusha e Mëllënjave - Kosovë - 1389) në një fitore, në një simbol kombëtar, dhe bëjnë të besohet se kjo qe një luftë vetëm midis Serbëve dhe Otomanëve, ndërkohë që ishte një luftë shumë-etnike kundër trupave turke e zhvilluar nga hungarezët, shqiptarët, serbët, bullgarët, etj.! Pa harruar se në këtë beteje u vra sulltani otoman Murati i I-rë, pikërisht nga një Shqiptar! Ja pra si qëndron Historia, ajo e vërteta!Për sa u përket Grekëve, këta pretendojnë, pa të drejtë, jugun e Shqipërisë d.m.th. Veriun e Epirit të lashtë. Për ç'arësye?

Pikësëpari, ata mendojnë se Epiri ishte një provincë greke. Dhe shkojnë deri aty sa pohojnë se etnia greke vjen nga veriu i Greqisë, d.m.th. Epiri, ndërkohë që kjo zonë s'ka qenë kurrë pjese e Greqisë. Qenë Romakët, që pas pushtimit të mirëfilltë të Greqisë, sajuan një "Greqi të re" duke përfshirë aty Maqedoninë, Thrakën dhe Epirin. Straboni, (fillimi i erës së krishterë: vitit 58 para Krishtit - 21 apo 25 pas Krishtit), pohonte se në kohën e tij Epiri ndodhej jashtë Greqisë. Të gjithë autorët e lashtë (shek. VI dhe V para Krishtit), pa përjashtim, e trajtonin Thesprotine (emri i lashtë i Epirit) si një vend të populluar nga "barbarët" që do të thotë "ata që s'flasin greqisht". Zanafilla e kësaj legjende, qe një gabim i Aristotelit (cituar në librin tim të fundit "Mikenët = Pellazgët" - përkthyer në shqip në vitin 2008 nga shtëpia botuese Plejad). Duhet të shtoj se tekstet e para të shkruara në greqisht (të Homerit dhe Hesiodit) nuk kanë përmëndur as Helenët, as Dorët dhe as Ionët. Në raste të rralla kur këto emra janë përmëndur, bëhet fjalë për ndërfutje (shtojsa) të mëvonshme të bëra nga disa logografe (shkrues) helenofilë: kjo vërtetohet prej "kritikëve të Aleksandrisë". Nga ana tjetër duhet shënuar fakti që shumica e heronjve të pavarësisë greke të shek. XIX-të ishin me origjinë epiro-shqiptare apo Arvanitë (si dhe shumë burra të politikës, si Papandreu): Boçari, Tsavallas, Bubulina, Kanaris, etj. Ç'u mbeti grekëve? Skënderbeu?!

2) Në vazhdim meqenëse jugu i Shqipërisë (i quajtur prej Grekëve "Epiri i Veriut") u konvertua në fenë ortodokse, Grekët kanë bërë të besohet (dhe vazhdojnë ta bëjnë) se Shqiptarët ortodoksë paskan qenë dhe janë Grekë, ndërkohë që në Shqipëri janë gjithesej 40 mijë grekë të mirëfilltë. Pra Grekët dhe Serbët e konsiderojnë "fenë" si "kombësi"!?! Ishin organet e Bashkimit Europian që ju imponuan Grekëve heqjen nga pasaporta, përkatësinë fetare. Ashtu siç Serbët kërkojnë "copëtimin" e Kosovës, Grekët duan një copë të Shqipërisë : strategjia e tyre ka kohë që ka nisur duke formuar një "bashki separatiste" (shqiptare të nënshtruar fanatizmit të kishës ortodokse!) në Himarë në Jug të Shqipërisë. Po kjo Kishë ortodokse, e mbështetur nga shteti grek, kërkon ngritjen e "monumenteve për të rënët" të ushtarëve grekë në jug të Shqipërisë, etj etj. Është për tu vënë në dukje gjithashtu se kisha ortodokse shqiptare drejtohet nga një klerik i ardhur prej Greqisë si duket për një nënshtrim grek të radhës, mbi asamblenë e episkopatit ortodoks shqiptar. A janë kaq naivë autoritetet shqiptare, për t'iu lënë dorë të lirë Grekëve?

3) Nuk duhet të harrojmë se ndërmjet viteve 1920 dhe 1924 Greqia ka ndërmarë pastrimin e parë etnik dhe etnocid [shkatërrimin e identitetit kulturor dhe shpirtëror të një populli - shënim i përkthyesit] në Europe : shpërnguljen e më shumë se 450 000 Shqiptarëve të Epirit të jugut (nën dominimin grek) drejt Turqisë kundrejt kthimit të 1 500 000 grekëve të Turqisë drejt Epirit. Ata donin të na bënin të besojmë se këta Shqiptarë "myslimanë" ishin Turq (pikërisht siç bënë serbët me Kosovarët)! Kështu ata i zëvendësuan shqiptarët e përzënë nga Epiri, me Grekë të ardhur nga Anatolia . Por nuk flitet aq sa duhet për këtë problem të rëndë që duhet ta denoncojmë njëzëri dhe në mënyrë zyrtare tek organet e "Amnistie Internacional".

Një tjetër marrëzi është duke u bërë në ditët e sotme në Greqi : autoritetet greke i shtyjnë emigrantët shqiptarë të "greqizojnë" emrin dhe mbiemrin, madje të ndërrojnë edhe fenë. U japin madje edhe kombësinë greke! Çfarë bëjnë organismat europiane për të ndaluar këtë veprim të turpshëm të ç'kombëtarizimit masiv, dhe të manipulimeve të papërgjegjshme, shqetësuese, çnjerëzore dhe të turpshme? A nuk shkelen "ë Drejtat e Njeriut" në Greqi, anëtar i BE-së? Tashmë, për ta përforcuar më mirë këtë fushatë antishqiptare, ata sulmojnë pa u hyrë gjembi në këmbë, identitetin shqiptar e sidomos heroin e tij kombëtar "Skënderbeun". Ata dëshirojnë të ç'kombëtarizojnë Shqiptaret duke u mohuar çdo lidhje me të kaluarën e tyre të famshme. Grekët duan edhe një herë, të vjedhin Historinë e tyre, ashtu siç bënë me paraardhësit e tyre Pellazgë, të cilëve, ata ju përvetësuan një pjesë të madhe të kulturës, traditave dhe mitollogjisë së tyre. Gjergj Kastrioti (1405-1468), i mbiquajtur "Skënderbe" ("Zot Aleksandër" d.m.th. i denjë për bëmat e Aleksandërit të Madh) prej Otomanëvë, është hero kombëtar shqiptar i njohur nga të gjithë historianët e të gjitha vendeve mbarë, siç e vërtetojnë arkivat otomane, të Vatikanit, spanjolle, italiane, franceze, ato të lindjes, etj. Kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë . Për rrjedhojë, të gjithë këta shpirtzinj nuk do të mundin kurrë të ndryshojnë historinë e shkruar dhe të pranuar njëzëri. Duhet shënuar se për nder të Skënderbeut shqiptar, shumë biografë (nga të cilët më i rëndësishmi është Barleti në shek. XVI), shkrime historike (si ai i Jacques de Lavardin, Paganelit, Hammer-purgstall), shumë tragjedi dhe drama nga të cilat një gjysmë_duzinë në Francë e të tjera në Spanjë, ku ai qe një figure e madhe e Teatrit spanjoll, në poema si ajo e shkruar nga Ronsardi dhe një opera e kompozitorit të madh Vivaldi etj. qenë shkruar gjithandej në Europë e më gjerë. Së fundi, me që Skënderbeu ishte i krishterë dhe mbret i Arbërisë (Shqipërisë) dhe i Epirit (i populluar në atë kohë kryesisht nga shqiptare) u dashka me ia vesh atij nënshtetësinë greke ose serbe etj. Skënderbeu është vlerësuar si një hero autentik shqiptar. Deri më sot asnjëri nuk ka vërtetuar të kundërtën. Pra sot nuk kërkohet veçse të njolloset kujtimi i tij, të turbullohen shpirtrat dhe të mbillet përçarja jo vetëm mes Shqiptarëve por edhe ndërmjet popujve e shteteve të tjera të botës. Grekët dhe Serbët e përshkruajnë, me shumë këmbëngulje, figurën e Skënderbeut si një lloj "miti" që shqiptarët e paskan përvetësuar ! Fjala " mit " e përdorur nga armiqtë e historisë heroike të Shqiptarëve, merret këtu në kuptimin negativ të saj. Historia e Skënderbeut nuk është as mit e as legjendë por një histori e vërtetë e njohur nga të gjitha Shtetet e shek. të XV-të si dhe Vatikani, e nga të gjitha arkivat historike të Shteteve të kësaj epoke. Kjo egërsi anti-shqiptare, ky denigrim pa shkak, këto manipulime të ulëta e kjo fushatë shpifëse nuk nderon askënd. Përkundrazi, kjo rrezikon t'i vihet zjarri barutit, në këtë zonë të Ballkanit që është populluar prej pushtuesve të ndryshëm dhe që përmbledh një shumëllojshmëri të tillë etnike, gjuhësore, kulturore, politike (mozaik etnik, dhe Kullë Babeli) që jo më kot është quajtur "fuçi baruti". Veprimet me paramendim dhe provokimi nga ana e serbo-grekëve janë më se të dukshëm: ata dëshirojnë të prishin imazhin e Shqiptarëve dhe të heronjve të tyre.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora