E shtune, 27.04.2024, 10:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Gëzim Bisheva, gdhëndsi i punimeve të arta

E marte, 14.07.2015, 08:01 PM


GËZIM BISHEVA,  GDHËNDËSI I PUNIMEVE TË ARTA

Nga Gjon NEÇAJ

Zejet    regjionit e Tropojës,  zënë  fill që herët, siç shkruajnë srtudiuesit. Gjatë gjithë periudhave  kohore ka pasur mjeshtër të njohur  për përpunimin e tyre, veçanarisht të  drurit,  te gurit e  qeramikës. Përpunimi i drurit gjente një përdorim të gjerë. Ai përpunohej dhe përdorej për ndërtimin e shtëpive,  në ndreqjen e dritareve  e të  dyerve,  rafteve,  dyshekllëkut,  vegla pune,  enë kuzhine tpi  për punimin e qumështit,  vega të tjera artazanale për punimin e leshit,  për instrumentet popullor,  e deri te gurë krojesh,  rrethim bunarësh, qoshe të kullave,  etj. Një ndër zejet e kahershme që ka ardhur duke evoluar deri në kohët e sotme,  janë edhe  instrumentet popullore.

Për të ruajtur traditën dhe kulturën në shekuj, ende në Liceu Artistik Tiranë, dega e Gdhendjes së Drurit dhe Gurit nxjerr artistë të kësaj fushe, të cilët japin kontributin e tyre kudo ku jetojnë e punojnë Brenda e jashtë vendit, ndonëse në periudhën e tranzicionit nuk kanë kujdesin e duhur nga organet përkatëse.

Mëse një herë kemi ngritur këtë çështje, madje duke protestuar këta artiste të duarve të arta dhe poetët shkrimtarët, puna e të cilëve jo vetëm nuk vlerësohet, por mbeten pa punë.

I tillë është Gëzim Bisheva nga fshati Margegaj, i cili ka mbaruar prej disa kohësh  Liceun Artistik Tiranë, dega Gdhendje Druri dhe Guri e ende vazhdon të jetë papunë, ndonëse puna e tij është vlerësuar jo vetëm nga profesionistët, por edhe nga njerëz të thjeshtë, punimet e të cilit janë pëlqyer në disa ekspozita që ai ka hapur me shpenzimet e veta.Asnjë ndihmë nga komuna, asnjë ofertë nga Drejtoria Arsimore për ta sistemuar në punë si mësues në profesionin e tij, apo në qeverisjen vendore si mjeshtër i përpunimit të drurit, etj.

Gëzimi jeton i mbyllur në vetminë e tij, i harruar nga ata që duhet ta kujtojnë, punon dhe krijon me art duke qënë mjeshtër, madje ndër të vemtit në Tropojë në profesionin e tij, që asnjëherë nuk ankohet.Madje kur e pyesim për punën, aktivitetin dhe përgatitjen e ekspozitave, përgjigjet shkurt dhe nuk ka dëshirë të shkruhet për të.Këtu qëndron edhe thjeshtësia  e profesionit dhe madhështia e artit të tij të gdhendjes.Gëzim Bishava është edhe piktor , e me artin e tij përcakton portretizimin e personazheve dhe njerëzve të thjeshtë të  vendlindjes.Si pinjoll i denjë i familjes së Shpend Bali Bishevës, Gëzimi ravijëzon ardhmërinë e tij nepërmet analeve të historisë, gërshetuar me aktualitetin ku jetojmë.

Këto radhë për artistin Gëzim Bisheva, janë edhe një këmbanë në veshët e atyre që duhet të dëgjojnë e që kanë në dorë fatin e këtij artisti dhe shumë krijuesve të tjerë të Tropojës në fusha dhe zhanre të ndryshme.E këtë duhet ta kenë parasysh edhe shoqatat kulturore e letrare për ngritjen e zërit të krijuesve, këtyre “hamejve “ të kulturës tropojane e jo vetëm.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora