Udhëpërshkrim
Dibrani: Festivali poetik i Lidhjes së Shkrimtarëve
E hene, 04.05.2015, 06:22 PM
Festivali poetik i Lidhjes së
Shkrimtarëve në Mërgatën Shqiptare pjesë e thesarit të letërsisë shqiptare
Nga Asllan Dibrani
Edhe
gjatë këtyre ditëve u festuar dita ndërkombëtare e punës,1 maji
kudo në Botë. Kjo ditë është festuar edhe në mesin e kombit tonë
në Shqipëri në Kosovë dhe ma gjerë në trojet tona .Kjo festë krijuesit e
Mërgatës Shqiptare i gjet krejt në aktivitete tjera jo të festës,po të punës
aty ku ju rrah zemra çdo ditë dhe vargun
që e shkruajnë. Sot se cili ja
mësyu takimit tradicional orës se madhe
poetike në
Takimi më saktësisht, me 1 maj pasdreke u mbajt në qytetin e bukur Bad Neunahr am Weiler rrethi i Koblenzit. Takimi Tradicional Poetiko-Letrar "Pavarësia" (i teti më radhë) në organizimin dhe përkujdesjen e LKSHM, të sponsorizuar nga afaristë shqiptarë tuboj një numër të madh artdashës .Fillimisht ishte e nisur nga Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani.
Pjesëmarrës që nderuan këtë takimi pati edhe nga
institucionet e Shtetit të Kosovës (përfaqësues nga Ministria
e Mërgatës Shqiptare), Përfaqësia Diplomatike në
Takimi tradicional i filluar para 8 vitesh po merre përmasa çdo vit ma shumë me bashkimin e krijuesve të rinj , shkrimtarëve, dhe artistëve anembanë Evropës. -Lidhja e shkrimtarëve çdo vit po shton fondin e veprave të veta në letërsi në gjinitë letrare prozë dhe poezi. Hapjen e tubimit e bëri zoti Hasan Qyqalla ndër të tjera po shkëpusim disa pjese nga teksti permajtsor kushtuar këtij takimi madhor. Pos përshëndetjes se të pranishmeve dhe urim mirëseardhje ai për artin dhe vlerat e krijuesve në Mërgatë tha:
"Arti i mirëfilltë e mban çelësin e portës, përtej dëgjimit e vështrimit tonë, përtej asaj që njohim në komunikimin tonë me qiej e hyjnorë. Mbase, epokat janë dëshmitare “kryeneçe”, do të thoja, që nuk ka fuçi në botë që mund të pengojë integrimet shpirtërore. Prandaj, integrimi shpirtëror është çelës në duart tona, që ne krijuesit mërgimtarë kujtoj, ia dolëm, e që si proces duhet t’ju paraprijë edhe integrimeve tjera, si integrimit ekonomik, politik apo fiziko-gjeografik. Ndryshe është arkitektura e pasioneve, ëndrrave, e mrekullive, bardhësive dhe humanitetit. Tani, nuk dijë se ka mjeshtri më të përkryer se arti kur nxjerrë vargje, piktura apo skulptura që komunikojnë në heshtje me publikun, me kritikën apo me artdashësit. Ta nxjerrim për një çast kryepersonazhin e mirësisë globale “Nënë Terezën”...! Shtohet pyetja a dinë të më thotë njëri sa vargje i janë shkruar, sa piktura gjegjësisht portrete i janë bërë, sa monumente i janë ngritur “Nënës së “vogël”, por me shpirt të madh”!?
-Janë të panumërta...! Prandaj kisha arsyen që mora “Nënëmadhen”si shembull , pasi jo vetëm na zgjoi krenarinë kombëtare, por edhe na mësoi me urtinë e saj humane, ose të jem më pragmatik, ne morëm mësime drejt realizimit të synimeve dhe objektivave tona në botën perëndimore. Mbase, këtu frymon lirshëm edhe humanja, edhe arti, edhe kultura sociale etj. Arti i qeverisjes është organizim i adhurimit”!
Rrjedhimisht, gjithnjë kundruall këtij “Arti të qeverisjes...” në shtetet ku jetojmë, veprojmë e krijojmë, sot kemi arritur të ngrisim ura miqësie, bashkëpunimi e identifikimi, padyshim, jo vetëm në fushën e artit, por kujtoj në çdo pore të jetës...! Këtë funksionalizim strukturor e socio - institucional, do të donim ta jetësojmë edhe në shtetet e origjinës prej nga vijmë..., e të mos shohim akoma skena të llahtarshme trafikimi deri të tragjikja...! Mbase nuk është rastësi se të urtit thonë “Arti i prinë politikës...” e përfundoj z.Qyqalla! Pos zotit Hasan Qyqalla fjalën morën edhe zoti Fran Tanushi,Mentor Thaqi z,Seveme Fetiqi,qe e udhëhoqën takimin. Pastaj përfaqësuesit e Konsultës së Kosovës z. Astrit Zemaj dhe Fatmire Musliu i përshëndeten të pranishmit që lanë mbresa të mëdha entuziazmuese për vlerat e takimeve të tilla ,por edhe sinjalizuan procese pozitive në të ardhmen e Diasporës Shqiptare. Ata u zotuan ti shtyjmë përpara këto parametra dhe ta ndërtojmë shtetin tonë te përbashkët. Në vazhdimin e seancës së parë të takimit pati edhe përshëndetje nga përfaqësuesit e Lidhjes së Krijuesve Shqiptare nga Austria , Zvicra ,Italia, Greqia,Hungaria , Çamëria,nga Unioni i Biznesmenëve Shqiptarë në Gjermani etj. Mjaft kontribuuan në rezymetë e tyre lidhur me ecurinë e krijimtarisë në Mërgatën Shqiptare. Qëllimi i takimit ishte edhe gara poetike qe konkurruan mese 21 poet me poezitë e tyre.
Le të mbesin ky dhe takimet e tilla në të ardhmen "Odë" e gërshetimit të zhanreve të letërsisë në Mërgatën Shqiptare. Takimet e këtij modeli le të mbesin mesazh t'i bashkoje artistët shqiptar ngado dhe kudo që ndodhen pavarësisht nga kufijtë që na ndajnë!.
Oda e mërgatës shqiptare të jetë mikpritëse e penave të reja. Ky dhe këto mënyra takimesh janë origjinale në llojin e vet të krijimtarisë. Ky takim dhe ata pasues kanë synon të rizgjojë vlerat për artin ,kulturën dhe letërsinë tonë dhe mbarëvajtjen e Mërgatës Shqiptare . Takimet e këtij lloj pa dyshim do të jenë edhe një pjesë e thesarit tonë në zhvillimin e artit dhe letërsisë shqiptare.
Foto-Reportazh nga takimi tradicional "Pavarësia" (i teti më radhë)nga LSH me 01.05.2015 në Gjermani.