Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Gora dhe njerëzit e saj
E premte, 27.03.2015, 08:56 PM
NË DITËN E KULTURËS GORARE, TIRANË, QERSHOR 2014
GORA DHE NJERËZIT E
NGA PËLLUMB GORICA
Krejt rastësisht më ra në duar gazeta “Beslidhja Gorare”.Organ i Shoqatës Kulturore Atdhetare të krahinës Gorë, Korçë. U befasova për shkrimet interesante dhe ridimesionin e ri të kësaj gazete për t’i paraqitur në një kënd më të gjërë vlerat atdhetare të kësaj krahine. Ajo ka vite që botohet, si një nisëm e bukur buruese nga shpirti i banorëve plot vlera. E mbushur me copëza reale të jetës së njerëzve të njohur e të thjeshtë dhe të gjitha këto gërshetuar me foto artistike e natyrën mbresëlënëse, që të bëjnë për vete menjëherë.
Lashtësinë
në krahinën e Gorës e dëshmojnë një numër i konsiderueshëm zbulimesh
arkeologjike, mjaft dokumenta të vlefshme historike si dhe një numër i madh
toponimesh. Të dhënat për historinë e
hershme flasin se në këto troje ka jetuar fisi i Desaretëve, që lidhet me
hershmërinë dhe autoktosinë e tyre. Por,
historia e kësaj treve ka njohur nëpër shekuj mjaft pushtime, shkatërrime,
djegie, shpërngulje, epidemi etj, duke u shndrruar kështu edhe në një shesh
lufte mes ushtrive pushtuese. Shumë ndryshime kanë ndodhur në emërtimet,
ndarjet administrative, por edhe të juridiksioneve. Këto ndryshime i ndesh edhe
në toponimet e mikrotoponimet, të cilat dëshmojnë edhe për vendosjen e ardhacakëve (vllehëve).
Por, Gora shquhet edhe për një florë dhe faunë të pasur e cila pasqyrohet me një reliev të kombinuar me lartësi malesh, përrenj, pllaja, qafa, brigje, kodra. Krahina e Gorës dallohet për temperamentin e saj punëdashës. Blegtoria prej pyjeve dhe kullotave ka qenë mjeshtëria kryesore, sepse banorët përjetë kanë jetuar me mundin dhe me djersën e tyre. Në jetën e përditshme, në Gorë dhe nga gorarët lëvrohen ndenja të bukura për traditat, dashurinë, fisnikërinë, respektin e punës e sa ndenja të tjera të shpirtit njerzor. Gorës dhe gorarëve asnjëherë nuk ju ka munguar bujaria, dhe mikpritja me krahinat fqinje dhe banorët e tyre, të cilën e ndjen edhe sot, të fortë e të patundur, si dikur gjyshërit e tyre me burimin e gëzimit të sinqertë të jetës, bisedave të ngrohta njerëzore, humorit shpotitës që t’i shkul të qeshurat nga thellësia e kraharorit, nga këngët, që duket sikur nuk shterojnë kurrë.
Traditat, që ndër vite e deri më sot kanë ndryshuar e po ndryshojnë në funksion të zhvillimeve në raport me kushtet social ekonomike, kanë tretur çdo ditë e më shumë gjurmët e tyre shekullore. Si bartës të një tradite të pasur kulturore kanë thurur veshjet e tyre me karakteristika të veçanta. Festat e shumta popullore e familjare, si pjesë të kulturës së tyre i kanë bërë gorarët të shquhen. Fejesat, dasmat, dhe lindjen e fëmijëve, ata i kanë konsideruar si ngjarjet më të gëzuara të jetës së tyre, ndaj dhe i kanë kryer gjithmonë me rite të ndryshme, dolli, këngë, lojra. E kjo u shfaq edhe në ditën e kulturës gorare, të cilën ata e kanë kthyer në traditë. Por, duke u mbledhur shpesh për të qënë pranë njëri –tjetrit me fjalën, këngët e vallet kanë përcjellë jehonën e vendlindjes së tyre, Gorës me histori, kulturë, peisazh e miqësi.
Është
fakt, që shumica e banorëve të Gorës këto 20 vitet e fundit janë shpërndarë në
Shqipëri, por edhe nëpër shtetet e Europës deri në Amerikën e largët. Të
detyruar të largohen nga vendi i tyre në kërkim të diçkaje më të mirë, mes
vështirësive e mungesës së kushteve më elementare të jetes. Sa më shumë që
kalojnë vitet nostalgjia dhe malli shtohen për të kaluarën. E kur vitet ikin
herë pas here është shkruar në faqet e gazetës “Beslidhja Gorare” me ndjenja të
përjetuara e cila po lexohet dhe është mirpritur, çka përbën padyshim një
ndjenjë krenarie për gorarët. Pesë vite më parë me kënaqësinë jo vetëm kur u
organizuan, por me gazetën ku komunikojnë, gorarët komentojnë t’u sjellë gëzime
edhe të tjerëve e sigurisht ndjehen të lidhur ngushtë. Ndaj, kur lexojnë
gazetën “Beslidhja Gorare” mësojnë më shumë për
krahinën e tyre, duke marrë informacione të shumta për vendbanimet,
ngjarjet, figurat patriotike, kohët e errëta, por edhe histori interesante të
ditëve të sotme. Këtu sakrificat dhe kontributet nderohen e nuk harrohen, pa i
hiperbolizuar ato, por të shkruara thjesht e bukur në episode, portrete,
studime pa tejzgjatje, me një stil të ngrohtë. Një kontribut i veçantë e vlerë
shpirtërore që i ngjan unikes në trajtimin e vëzhgimeve të jetës dhe hollësive
të saj për gorarët, në hapsirën e duhur
të kësaj gazete, duke kryer kështu një mision të rëndësishëm e natyrisht me
efektin e vet. Kështu mund të shkruajmë për sesionin shkencor të realizuar për
Beslidhjen gorare, të pesëmbëdhjetë kapedanëve të kësaj krahine më 1906. Plot
intelektualë gorarë, të respektuar dhe të nderuar e midis tyre edhe Bujar Vila,
Bashkim Jahollari, Elisabeta Kamberi, Bujar Bujari, Besim Shyti, Arben Roko,
Haki Tahirllari, Adrian Tahiri, Bardhi Skënderi, Kujtim Gora, Albana Tahiri,
Abedin Gora, Syrja Jahollari, Gentian Pere, Islam Bakollari, Fari Muçollari,
Zane Llazi, Guri Mersinllari etjer kanë sjellë diçka të re në botkuptim dhe koncepte.
Ndërkohë që gjithkush që e ndjen për detyrë të shkruaj e kontriboj realisht
duhet të bëhet pjesë e kësaj sipërmarrje, me shqetsimet e tyre në komunitet.
Arti dhe kultura e kësaj krahine vjen e shkruar edhe prej penave krijuese të
gazetarëve, poetëve, shkrimtarëve gorarë, të cilët sjellin vazhdimisht mushtin
e krijimtarisë së tyre si: Koçi Tahiri, Ymer Nurka, Ergert Cenolli, Celnik
Petriti, Zydi Kroi, Agron Agolli, Kozeta Zavalani, Bektazh Konica, Lumturi
Ymeri, Nexhip Bashllari, Bardhi Sejdarasi, etjer. Vlera të tilla s’duhet të
rrinë në hije, por të vlersohen për atë që japin. Koçi Tahiri për kontributin e
tij si drejtues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Beslidhja Gorare” dhe
gazetës me të njënjtin emër, patjetër
meriton respekt të veçantë. Koçi është një burrë energjik dhe me një vrull si
askush tjetër nga Gora. Ai është njëri nga ata gorarë që e ka dashur librin,
kulturën, duke u bërë kësisoj autor i kryesor i
botimit të saj dhe pesë librave. I njohur për këto aftësi dhe
komunikimin që ka me të gjitha moshat, ka reflektuar kulturë përmes portretit
gjurmlënës, duke derdhur kontributin e tij më së shumti veçoritë e krahinës me
shpirtin e dashuruar për vendlindjen. Në bisedë me të sigurisht mëson për
vështirësitë, angazhimet shoqërore të shoqatës, por edhe të gazetës, e për më
tepër që ajo botohet çdo muaj. I shfleton faqet e kësaj gazete, që të tërheqin
me tematikën, pasqyrimin e jetës së krahinës, respektin për figurat e ngjarjet
që kanë lënë gjurmë në ndërgjegjjen e kohës, si një dritare revokuese e
traditave më të mira të saj.
- Ne kemi
vlera si krahinë- pohon Koçi me një krenari të ligjshme,- e duke revokuar këto
vlera të shumta ne jemi shumë të përqëndruar. Ndaj, gazeta “Beslidhja Gorare”
është më afër banorëve të krahinës. Ne mburremi me Gorën dhe kemi pse të
mburremi se aty të shlodhen sytë nga gjelbërimi, të mbushen mushkritë me ajër
të pastër, të zgjerohet zemra nga kënaqësia për madhështinë e vlerave -të thotë
me modesti Koci.
Cilido që është gorar, kënaqet me emrin e mirë të krahinës, krenohet me bukurinë e peisazhit të saj, romantikën, traditat, përpjekjet për mbijetesë në kohëra dhe shpirtin e tyre, gazetën “Beslidhja Gorare”. Sigurisht është e pamjaftueshme të vlersosh në këto pak radhë, të shkruara nxitimthi për këtë gazetë, për Gorën këtë krahinë të njohur e traditave luftarake. Nuk mund të mos ndjehesh i kënaqur kur e përmend dhe vlerson meritat, vlerat e tyre. Kjo tregon se sa mirnjohës do të jenë brezat që do të vijnë e do të shërbejnë për të ardhmen, duke ja rritur emrin më shumë e më mirë kësaj krahine.
TAKIMET E SHOQATËS BESLIDHJA GORARE
GAZETA '' BESLIDHJA GORARE''