Udhëpërshkrim
Beqir Cikaqi: Kopër, Shkollë Shqipe edhe autor libri!
E hene, 23.02.2015, 08:55 PM
Ambasadori Pëllumb Qazimi, në mesin e dy krijuesve në Kopër
Shoqata
“ILIRIA”në Kopër, tani ka edhe Shkollë Shqipe edhe autor libri!
Nga Beqir Cikaqi
Në Kopër të Sllovenisë, të shtunen me 21 shkurt 2015, u zhvillua një aktivitet shumë i rëndësishëm nga bashkëatdhetarët tanë që jetëjnë në rrethinen e Koprit e më gjerë. Nikoqire e këtijë aktiviteti ishte Shoqata Kulturore ILIRIA e Koprit në shtëpinë e vet, e njohur si Kulla e Koprit. Aktiviteti ishte i dyfishtë,sepse mu në Ditën ndërkombëtare të alfabetëve u bë edhe zyrtarisht hapja e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues, që do të funksionojë në kuadër të Shoqatës ILIRIA mu në lokalet e Kullës, që është pronë e tyre nga nëntori i vitit të kaluar. Sikurse u kuptua aktualisht janë të rexhistruar 28 nxënës dhe do të aktivizohen vullnetarisht tri mësusese.
Ndërsa, menjëherë pas hapjes së Shkollës Shqipe dhe fjalëve përshëndetëse e miradie adresuar nismëtarëve dhe realizuesve u bë promovimi i librit GUASKË VETMIE… të zotit Megjid Hoxhaj, i cili ësht njëri nga aktivistët më të dalluar dhe nga themeluesit e Shoqatës ILIRIA të Koprit. Këtë libër e botoi Shtëpia botuese”ADA” Tiranë,2015, me redaktim të Demir Gjergjit e përgaditje për botim nga Roland Lushi.
Në këtë eveniment, përveq shumë bashkëatdhetarëve që jetojnë e punojnë në Kopër e rrethinë, të pranishëm ishin dy ambasadorët shqiptar në Lublanë, ambasadori i Kësovës z. Nexhmi Rexhepi dhe ambasadori i Shqipërisë z. Pëllumb Qazimi. I pranishëm ishte edhe Ministri i Financave në Qeverin e Kosovës, z. Avdullah Hoti. Nga Kosova për këtë eveniment enkas kishte ardhur Kadrije Meniqi, poete dhe drejtoresh shkolle në Vushtri. Nga Italia, Nënëlokja Vitore Stefa leka,Selman Hasa, poetja dhe ish luftëtarja e UÇK-së Leonora Buçinca, e cila edhe e moderoi gjithë këtët eveniment, si dhe delegacioni i Shoqaës si motër të Trevisos e kryesuar nga presidentja Ermira Zhuri.
Fjalë miradie për autorin e librin u shprehën shumë nga të pranishmit,sidomos nga autorja e disa librave e njohur si Nënëlokjae Triestës me origjin nga Berati, znj. Vitore Stefa Leka. Madje edhe u recituan poezi të përcjella me tingujt e melodive të interpretuar nga muzikanti njohur Dino Murtezani, por analizë të veqant paraqitën, poetja Leonora Buçinca dhe autori i këtijë shkimi(Beqir Cikaqi). Derisa në fund vet autori i librit i falënderoi të gjithë të pranishmit dhe u zotua se do të vazhdojë edhe më shumë në aktivitetin e shoqatës, por nuk do ti nodalet hovi as në krijime letrare.
Autori i këtijë shkrimi meqenëse ishte përherë të parë në këtë Kullë, kryetarit të Shqatës z. Heset Ahmetit, i dhuroi completi e librave autorial të botuara deri më tani, në shenjë respekti për Kullën, për shkollën dhe për aktivitetin e treguar kombëtar të Shoqatës ILIRIA-Kopër.
Pra, Shoqata ILIRIA e Koprit e formuar qysh në vitin 1999, përveq aktiviteteve të pa ndërprera kulturore artistike, ku ka funksionuar grupi i muzikantëve e valltarëve, Klubi i Futbollit, Shtëpinë me të gjitha lokalet përcjellëse të quajtur Kulla e Koprit, tani e ka edhe Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues, edhe përmbledhjen poetike të poezive ku autor është vet njeri nga themeluesit e sajë, z. Mexhid Hoxha.
Në fund, nga organizatorët u mbajt koktej rasti, për të pranishmit.
Kopër. 21 shkurt 2015.
Analize nga Beqir Cikaqi, e përmbledhjes poetike:
GUASKË VETMIE…
Se poezia nuk ka një limit të caktuar, është vërtetuar sa e sa herë. Këtë na e vërteton edhje libri poetik i krijuesit nga Zhuri i Prizrenit, Mexhid Hoxhaj. Mexhidi edhe pse e ka librin e parë, krijimet e tijë më kan rastisë të i lexojë kohë ma parë, ndërsa sikur e kam kuptuar poezinë e ka pasion që nga fëmijëria, ndonëse e ka mbajtur heshtur në vetmi, pa u shkëputur nga vargjet dhe rimat, duke e shprehur mbi të gjitha: krenarin e lavdin, por edhe sakrificen e vetëmohimin, dëshprimin e injorancen, dashurin e urrejtjen…
Të gjitha këta, edhe shumë të tjera autori i ka përmbledhë në një libër me një emër të veqant GUASKË VETMIE… Nëse analizohet titulli jep me kuptu mbylljen e vargut të heshtur, që me vite autori e ka ruajtrur me nostalgji e pasion. Shpresojë se më ska arsye të mbyllet poezia, po të shpërthej si një vullkan i pashuar me gjithë ngrohtësin shpirtërore e dashurin atdhetare që ka autori.
I detyruar të jetojë jashtë vendlindjes, kurr nuk u pajtua me një fat të tillë, andaj këto ndjenja i shprehë vazhdimisht në vargun e tijë poetikë, duke filluar nga poezia e parë:
MËRGIMI
Kafshatë e hidhur; Gjuhën e nënës,
Është mërgimi, Që me dashuri e flet,
Lënë atdheun e bukur; Brengosesh për fëmijët,
E të zë trishtimi. Që do e harrojnë shpejt....
E gjithë përmbledhja poetike GUASKË VETMIE... ndahet në dy pjesë të lidhura ngushtë njera me tjetrën me ndjenjat etike, morale e shpirtërore të autorit. Ndjenja të cilat jo vetëm që i shprehë artistikisht por edhe i ka ndier e përjetuar shpirtërishtë e fizikishtë vet autori, me punë, me burgosje politike, me aktivitet kombëtar, e deri te mobilizimi ushtarakë në vijen e frontit nën uniformën e UÇK-së.
Në pjesën e I-rë, KRYEZONJA IME! Autori që në rrështat e parë shprehet përmallshëm për Atdheun dhe idealin më të shtrenjt:
Me ëndrën e jetës, Do puth shqiponjën, erën retë,
Di t’i marr fluturat, zogjt lulet, Do të puth ty dashuria ime,
Tokën diellin, bjeshkët, detin, O nënë e madhe LIRI
Në këtë pjesë autori nuk len pa e paraqitur emocionalisht atdheun, me të gjitha vendet arbërore, iliriane, dardane,shqiptare: Çamerin e Malësin, Iliriden e Luginen,Labërin, etj. Drinin e Bardhë, Drinin e Zi, Korabin, Pollogun, Çiçavicën, Tomorin, Dukagjin, etj. Që i ëndëron vetëm si një vend të Shenjtë me një emër të përbashkët Shqipëri. Këtyre vendeve iu jep epitete më të lavdishme e përkëdhelëse, sikurse është poezia: TI, MOJ ZONJA IME....
Në këtë pjesë autori iu thur vargje heroit edhe poetit.Për heroin në poezin TOKË E MBJELLË ME GJAK, ndër të tjera shprehet:
“... se për ty o tokë arbërore, nënë e babë të kemi,
Lum shqiptaria për këta trima, si Remzi Adem Demi!” . E përmmend simolikisht këtu Komandant Petritin, por vargjet iu adreson të gjithe heronjëve e dëshmorëve të Kombit.
Ndërsa në poezin VARGU ËSHTË EMRI YT, adresuar Ali Podrimes, shprehet: “
Të kam si ëndërr Ma fal vargun tim
Bukuri e vargut ta shkruaj këngën, më të bukur çame
Më rri si sytë e ballit nëpër secilin cep të atdheut
Si plisi shqip deri te fjala ime e fundit...
Në pjesën e II-të, PERLË NË GUASKË!
Simbolikisht imagjinatën e shprehë në vargjet të cilat i konsideron herë si veten, e herë si dikush tjetër, duke skalitur emocionalisht... Fillimisht shprehet:
“Buzëqeshjen time, magjin time ta dhashë.
Vallë do shfaqesh ti,,
Por të gjitha poezit, njera mbas tjetrës janë margaritar(perla) në vete, sidomos në vargjet:
MË KËRKO NË POEZI,
Nëse më kërkon në poezi, Jam tregim i jetës
Jam poezia vetë, I shkruar bukur dhe nga dalë
Jam vargu i fundit Me pendën e shkrirë
Të lutem lexo me kujdes, Në kaltërsi qiellore
Nëse kërkon në prozë Me magji përrallore......
Kështu autori në horizont jep me kuptu se lexuesi do pres edhe krijime të reja, jo vetëm në poezi, por edhe në gjini tjera letrare, andaj nuk do të mbetet vetëm poet!...
Dy fjalë për autorin...
Mexhid Hoxha, para se të jetë autor i një vepre letrare, ishte një fëmijë i babë Halilit dhe nënë Refijes, lindur para 52 vjetëve në fshatin Zhur të Prizrenit, vendi ku Kosovës dhe atdheut i ka dhën shumë trima, luftëtar, atdhetar, dëshmorë e heronjë...
Derisa ishte i ndëgjueshëm për prindërit dhe
rrethin, nuk ishte i ndëgjueshëm edhe për pushtetin e atëhershëm , andaj
arrestohet në vitin 1981 dhe burgoset . Pas vuajtjes së burgut detyrohet të
migrojë, por sikur e dini vet ju bashkëatdhetar që jetoni këtu në Kopër, nuk
qendroi duar kryq. Kur është dhënë kushtrimi,nuk ka hezituar, i bashkohet
UÇK-së, në mënyr që pas përfundimit të luftës kthehet në mesin tuaj prap, me
opsione e energji të reja,pa u ndal, deri në përmbledhjen e parë poetike.
Përmbledhje e cila do të jetë nxitje për botime tjera të reja. E njohë
Mexhidin, e kam mik, dhe krenohem, sepse edhe sa e sa më
--------------------------
*)Kjo analizë është paraqitur në promovimin e librit në Kopër të Sllovenisë, sot me 21.02.2015
Autori, Mexhid Hoxhaj, gjatë falenderimit
Ballina e librit
E.Zhuri, M.Hoxhaj, B.Cikaqi, V.S.Leka
Gjatë koktejit, pas përfundimit të evenimentit
Nga aktiviteti i ditës së shtune në Kopër
Poetja- Leonora Buçinca, në moderim
Tavolina drejtuese e aktivitetit të dyfisht në Kopër