Udhëpërshkrim
Engjëll Koliqi: Festivali i XII i Imazhit Shqiptar
E diele, 11.01.2015, 05:56 PM
Reportazh nga
finalja e festivalit të XII të Imazhit Shqiptar
Në Tiranë u zhvillua dhe mbaroi mirë e mbarë festivali i XII i Imazhit Shqiptar, me moton e përhershme:
NJË KOMB, NJË SHQIPËRI, NJË ZË, NJË GJUHË, NJË GJAK, NJË GJEOGRAFI. KOMBI SHQIPTAR IMAZHI IM”
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Tiranë, Stubëll, dhjetor 2014
Java e kaluar ishte javë e gumëzhitjes së fuqishme të Imazhit Shqiptar. Në të vërtetë u mbajt festivali XII, duke mbledhur në kryeqytet e perrreth qindëra shqiptarë, të të gjitha moshave dhe të të gjitha kategorive e të niveleve profesionale e intelektuale, nga të gjitha pëllëmbët e tokës arbërore, ku bukës i thonë bukë e ujit – ujë.
Gjithçka ishte organizuar mirë e bukur nga Forumi Imazh&Media, me seli në Tiranë e nën drejtimin e Ktyetarit tonë, tashmë i dëshmuar si organizator, luftëtar e shkencëtar i mirëfilltë e i njohur nga të gjitha anët, si Ministri i Burrnisë – Doc Dr Astrit Memia. Ishin mbajtur programe e epizode të festivalit nëpër qendra kulture, në Tiranë e në Kamzë, për të ardhur dita e fundit e festivalit të XII të Imazhit Shqiptar dhe Forumi Imazh&Media e Dr Astriti kishin siguruar sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, për ceremoninë e finales, që është mbajtur më 24 dhjetor 2014.
Kishin ardhur të rinj, shkencëtarë, shkrimtarë, gazetarë, artistë, sportistë, nga të gjitha pëllëmbët e tokës arbërore – nga Arbëria, nga Dardania, nga Ilirida, nga Çamëria, edhe nga Kosova Lindore e Sanxhaku, nga të gjitha krahinat e rajonet tona, që turko-osmanlinjtë iu kishin thënë vilajete. Kishin ardhur edhe përfaqësues të diasporës shqiptare nga mbarë bota, edhe nga larg – nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty u shpalosën të arriturat tona kombëtare, në çdo fushë të jetës dhe më të dalluarit u shpërblyen, si zakonisht me figurën e stolisur tashmë famoze të Imazhit Shqiptar, me duart e hapura, me nga një gisht për çdo krahinë e trevë shqiptare. Një sukses i madh, që kënaqte të gjithë pjesëmarrësit, të gjithë forumistët e Imazhit Shqiptar, ishte se tani të gjithë mund të vinin lirisht në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë. Nuk i ngacmonte më kush – pse ke shkuar, apo pse ke ardhur, siç ndodhte në të kaluarën e afërt, sepse tashmë kishin kaluar dekada që në Shqipërinë Londineze kishte rënë diktatura komuniste enverhoxhiane e trojet tjera shqiotare nuk ishin më nën okupimin klasik, që të mos guxonin as të mendonin shkuarjen në Tiranë. Pra, në të gjitha anët frymohet dhe mendohet e veprohet lirisht. Mjafton të jetë vullneti i çeliktë e çdo kush mund të mendojë, të organizohet dhe të veprojë, në të mirë të vendit dhe të popullit, në të mirë të mirësisë së përbashkët e në të mirë të vetvetes.
Ishim mbledhur të gjithë në Akademinë e Shkencave në Tiranë dhe, siç ishte paraparë, finalja e festivalit të XII të Imazhit Shqiptar në Atdhe e në botë, filloi në ora 11 të së shtunës së 24 dhjetorit.
Si zakonisht, edhe sivjet finalja filloi me promovimin e disa librave të autorëve shqiptarë.
Mirë thotë urtia jonë popullore “Ku dhemb dhëmbi shkon gjuha”. Edhe mua po më shkon gjuha aty ku dhemb dhëmbi e këtu po flas vetëm për librin e Mr Sarë Gjergjit “Stublla me shkollën e parë shqipe, 1584-1905”. Për të folur për këtë libër të vlefshëm e përgjithësisht për historinë e shkollës shqipe, me theks të posaçëm për shkollën e parë shqipe në Stubëll, ishte shkencëtari Akademik Kolec Topalli. Ai tha se autori në këtë libër na ka sjellë argumente dhe fakte shkencore, të marra nëpër arkivat dhe bibliotekat botërore.
Ndërkaq Profesori Dr Selman Sheme ka referuar mbi librin e vlefshëm historik “Epiri i Jugut, Çamëria”.
Pas aktiviteteve që gjatë vitit që po e lëmë pas janë zhvilluar në Gjakovë, në Durrës, në Korçë e në Tetovë, në stacionin e fundit të këtyre Aktiviteteve, në kryeqytet, sot finalja vazhdoi me kurorëzimin e veprimtarisë vjetore, duke shfaqur videoklipet speciale të Forumint Imazh&Media., nga konkursi ynë i përhershëm “Jam Shqipëri”.
Në këtë finale të shkëlqyeshme të festivalit të Imazhit Shqiptar, ka folur edhe kryetari – profesori ynë që është Ministër Burrnie, Doc Dr Astrit Memia.
Fare në fund janë ndarë çmimet e Forumit “Imazh&Media”, për kontribut të posaçëm (të jashtëzakonshëm) në krijimtarinë e tyre, në ngritjen, përhapjen, përmirësimin dhe vlerësimin e Imazhit të kombit dhe të kulturës shqiptare.
1. Çmimin Imazhi Shqiptar në Arsim, për Shkollën e Parë Shqipe në Stubëll të Karadakut,
në Kosovë e dorëzoi vetë kryetari Doc Doc Dr Astrit Memia, ndërkaq e pranuan Mr Sarë Gjergji, bashkë me autorin e këtij reportazhi – Engjëll Koliqin.
2. Drejtori i departamentit të sportit për
Forumin “Imazh&Media”, Dëfrim Metasani ia dorëzoi
çmimin Imazhi Shqiptar në Sport, Skuadrës Kombëtare të Futbollit. Me këtë rast
u tha se futbollistët shqiptarë i kanë dhënë leksion Serbisë, në
3. Çmimi Ambasadori i Imazhit Shqiptar në Biznes sivjet iu dha veprimntarit e biznesmenit të madh Dr Muhamet Malo, për kontributin e dhënë në imazhin dhe në performancën prej një humanisti të vërtetë, në mbarë trevat shqiptare dhe në emigracion e diasporë. U ftua për ta ndarë këtë çmim ish deputeti kavalier Rrahim Çota.
4. Kryetari i Federatës së Paqes Universale, Dr Bajram Ibro ia dorëzoi Çmimin Imazhi Shqiptar në Proceset Integruese, Prof. Dr. Abedin Shehi (president i Institutit Europian për Menaxhment, Drejtësi dhe Diplomaci).
5. Në shenjë falënderimi për këto ditë lirie, Çmimi Imazhi i Luftëtarit të Lirisë u dha për Heroin e Pavarësisë së Kosovës, Bastri Canolli – Komandant Shpendi, e dorëzoi pinjolli i demokracisë dhe nacionalizmës shqiptare Tomorr Gostivari.
6. Çmimin Imazhi Shqiptar në Studimet Pedagogjike, me plot meritë iu dha studiuesit të mirënjohur Prof. Dr. Musa Kraja, i cili tërë jetën ia ka kushtuar studimeve pedagogjike, mësimdhënies dhe etikës. Këtë çmim e ka dorëzuar Prof. Shefqet Vokshi, kryetar i Forumit “Imazh&Media” dega në Kosovë.
7. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë është dhënë për veprimtarin e madh Martin Vulaj, njëri nga personalitetet shqiptare në SHBA, që ka dhënë kontribut të madh në institucionet amerikane dhe ndërkombëtare për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke qenë edhe inicues i të gjitha lëvizjeve pan-shqiptare atje. U ftua Dr Bashkim Rrahmani për të tërhequr këtë çmim të merituar.
8. Çmimin e Imazhit Shqiptar në Studimet Albanologjike shkoi për Mr Shresa Musaj, e cila vazhdoin studimet në Austri. Këtë çmim e ka dorëzuar gazetarja e mirënjohur Valbona Mezini.
9. Çmimi i Imazhit Shqiptar në Studimet Historike-Moderne i eshtë dhënë studiuesit të madh Albert Kotini, i cili me veprln e tij ka hulumtuar studimet në rrafshin diakronik dhe sinkronik. Këtë çmim e ka dorëzuar Akademik Kolec Topalli.
10. Çmimi Imazhi Shqiptar në Studimet Historike shkon për Pal Trashaj, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Këtë çmim e ka dorëzuar studiuesi i madh i historisë sonë bashkëkohëse, të asaj që ka bërë UÇK, Prof. Dr. Nusret Pllana.
11. Çmimi Imazhi Shqiptar i Shkrimtarit i atrbiuohet Z. Bashkim Hoxha, njëri ndër dramaturgët dhe publicistët më të njohur të vendit. Këtë çmim e ka dorëzuar profesori i devotshëm në Universitetin e Shkupit Doc Dr Isa Spahiu.
12. Çmimi Imazhi Shqiptar në Regji i është dhënë Esat Telit, Mjeshtër i Madh, i cili ka dhënë një kontribut të madh në krijimtarinë artistike dhe vazhdon të na sjellë në ekran vlera të mirëfillta e të lartsa kombëtare artistike. Këtë çmim e ka dorëzuar krytari i Këshillit Kombëtar të Federatës së Paqes Universale, Prof. Ali Lacej.
Në finalen e sivjeme të Festivalit të Imazhit Shqiptar, nuk janë shfaqur pika artistike të këndimit as vallëzimit, për të nderuar shkrimtarin tonë të madh Visar Zhitin dhe familjen, që këto ditë kanë humbur birin e tyre të vetëm, në një aksident trafiku në rrugë.
Në fund fare është organizuar një koktej freskues për të pranishmit, në korridorin e Akademisë së Shkencave.
___________
Autori i reportazhit është anëtar i bordit drejtues të Forumit Imazh&Media