Udhëpërshkrim
Kadri Tarelli: Kryeqyteti i fëmijëve të Ballkanit
E marte, 28.10.2014, 08:43 PM
Fest - loja 2014.
DURRËSI.
Përgatiti Kadri Tarelli
Durrësi i lashtë
3000-vjeçar, në ditët 16-17-18 tetor 2014, si rrallëherë në këtë mestetori, të
ngrohtë e plot diell, gumzhinte nga zërat e gëzueshëm të fëmijëve shqiptar e të
Ballkanit. Me pjesëmarrjen e tyre në festivalin e përvitshëm të emërtuar
“Luajmë e vallzojmë”, (Në fillimet e tij quhej “Fest-loja”), këtë herë për të
shtatëmbëdhjetin vit, qyteti ynë u shndërua në kryeqytet të fëmijëve. Më pëlqeu
të vendos titullin e këtij shkrimi “Kryeqytet i fëmijëve të Ballkanit”, pasi e
gjeta në fjalët e z. Myzafer Livareka, përfaqësues i ekipit të Tetovës, i cili
u shpreh: “Ne shqiptarët, ma sëpari e
njohim Tiranën kryeqytet të të rriturve, ndërsa Durrësi në këto vite asht ba
kryeqytet i fëmijëve të Ballkanit”. Ishin 600 pjesëmarrës, të ndarë në 32
grupe, që përfaqësuan gati të gjithë qytetet e rrethet e Shqipërisë, së bashku
me grupe të ardhur nga
Kjo
veprimtari me përmasa kaq të mëdha, u organizua nga QKF. e Durrësit, e
mbështetur fuqimisht nga pushteti vendor. Është nderim, njëkohësisht vlerësim i
veçantë për pjesëmarrësit e grupeve të fëmijëve nga shtete të tjerë të
Ballkanit, që u pritën nga titullarët e Prefekturës, Bashkisë dhe
Vështirësitë, në raste të tilla janë të pranishme, të njohura, mbase edhe të shtuara për këtë vit, sepse krahas programit të ngjeshur artistik me valle nga trevat shqiptare dhe ballkanike, u zhvillua edhe kampionati mbarëshqiptar i futbollit, i përfaqësuar nga 5 ekipe. Mëgjithatë drejtuesit e QKF, ia dolën mbanë me sukses, falë programimit të detajuar të festës, bashkëpunimit të admirueshëm me drejtuesit dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare, njëkohësisht mirëkuptimit dhe mikpritjes së familjeve. Të gjithë e meritojnë një përshëndetje nga e gjithë qytetaria durrsake, sepse së bashku mundësuan këtë festë, duke sjellë në qytetin tonë të lashtë, gëzimin dhe harenë e fëmijëve të Shqipërisë dhe Ballkanit. Gjithëçka erdhi si një buqetë me lule vjeshte, plot ngjyra. Veç t`i shikoje fëmijët e veshur me kostumet kombëtare dhe me flamuj në dorë, kur marshuan në bulevardin e qytetit. Një mrekulli e vërtetë veshjesh e ngjyrash. Aq sa të gjithë kalimtarët e rastit, ndalonin dhe uronin: U lumtë fëmijëve, që na sollën kaq bukuri e gëzim në qytetin tonë!
Për tre ditë me radhë, koncertet u zhvilluan në hollin mahështor të “Amerikan college” të Durrësit, të ndjekur nga qindra qytetarë, prindër e nxënës të Durrësit, që duartrokitën nxehtësisht grupet e valltarëve që ngjiteshin në skenë. Ç`llojshmëri e bukuri kostumesh e vallesh, u shpalosën para artdashësit të shumtë durrsak. Është kjo veprimtari e të vegjëlve, që e çfaqur me pafajësinë dhe freskinë e moshës, e bën të mundur të shijojmë brenda pak orësh e ditësh, folklorin e magjishëm e shpirtin artistik të popujve të Ballkanit.
Në
ceremoninë pëmbyllse, ku morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e grupeve
pjesëmarrëse, drejtues të pushtetit vendor, njëkohësisht dhe plot të ftuar,
znj. Lindita Muka, drejtore e
Z. Avni Çuni drejtor i QKF së Durrësit, si nikoqir i kësaj “Dasme me kaq shumë dasmorë”, më në fund i qetësuar, shprehet: Ka kohë që menduam, planifikuam dhe u përpoqëm për këtë takim kaq të madh, që i tejkalon fuqitë dhe mundësitë e QKF që unë drejtoj. I qendroj besnik idesë që lindi që në fillesë këtu e 17 vite të shkuar, dhe që qëndron në themel të kësaj veprimtarie, se “Fëmijët janë më të mirët ambasadorë të paqes dhe miqësisë mes njëri – tjetrit dhe mes popujve të Ballkanit”. Është një mendim fisnik që i vlen dhe u bën zë të gjitha kohëve, ndaj u mundum të bëjmë më të mirën. Tani që gjithçka përfundoi, ndjehem shumë i kënaqur nga gatishmëria e punonjësve të qendrës, njëkohësisht nga mbështetja që gjeta tek pushteti vendor, por edhe tek drejtuesit e shkollave. Mos llogarisni të tjerat, mendoni për një çast vetëm 600 fëmijë, që u shpërndanë nëpër shtëpitë e nxënësve moshatarë, të cilët u pritën me aq ngrohtësi e bujari nga prindërit e tyre, e për të vazhduar deri tek gjetja e një mjedisi sa më të mirë, siç ishte holli i brendshëm në “Amerikan college Durrës”, një mrekulli e vërtetë e artitekturës, që ne na shërbeu aq mirë për të ndërtuar atë skenë fantastike.
Znj. Teuta Musa, drejtore e QKF, Prishtinë, me kënaqësinë e suksesit e bukurisë së kësaj veprimtarie, shprehet: “Edhe ne në Prishtinë kemi mbi dhjetë vjet që organizojmë festivalin e valleve për fëmijë, që e titullojmë “Ylberi i Prishtinës”. Në koncertin e para një muaji të këtij viti, mes grupeve të tjerë, grupi i valltarëve të Durrësit u vlerësua nga publiku prishtinas, si më i miri, duke merituar duartrokitje të zgjatura. I përgëzoj kolegët durrsak për punën që kryejnë. Kështu forcojmë lidhjet mes vedit. Pritshmëria është e madhe, ndaj i uroj suksese për veprimtari të tjera”.
Z. Kujtim Vllamasi, coordinator për sportin pranë QKF. Durrës, i cili u kujdes direkt me organizimin e kampionatit mbarëkombëtar të futbollit, që këtë vit rastisi të zhvillohet njëkohësisht me “Fest-lojën”, i kënaqur e qetësisht rrëfen: “Çdo vit qendra e kampionatit ndryshon. Këtë herë miq të durrsakëve ishin katër ekipe, të ardhur nga Peja, Ulqini, Bujanoci, dhe Tetova. Lufta sportive ishte e bukur, niveli i lojës dhe lojtarëve ishte mjaft i mirë, që tërhoqi e kënaqi mjaft sportdashës. Fituan më të mirët, futbollistët e ekipit të Pejës”.
Në fund, siç është zakon, shpërndahen çmime vlerësimi dhe dhurata. Z. Rexhep Çeliku, artisti dhe valltari ynë shumë i njohur, në emër të juries, vlerësoi nivelin e lartë të përgatitjes së valleve popullore:
Me
çmim të
Me çmim të II-të, grupi Bullgar dhe Prishtinas.
Me çmim të I-rë, grupi i kosovar i Kishnicës, dhe i Korçës.
Me çmin honorifik u vlerësua grupi i valltarëve rumun.