E enjte, 01.05.2025, 03:45 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Vahit Nasufi: Manifestimi i SHH Shitova

E enjte, 18.09.2014, 08:03 PM


MANIFESTIMI  I  SHH SHITOVA

Me rastin e themelimit të SHH SHITOVA në Zvicër

Ekskluzive nga Vahit Nasufi

Në anën verilindore të Kërçovës shtrihet fshati Shitovë. Ky fshat i bukur, njihet për trimëri mikpritje bujari...

Gjithashtu këtë  fshat gjysëm kodrinor, ashtu si në shekullin e kaluar, edhe sot, e ka përcjellë vazhdimisht plaga e rëndë  dhe  gati e pashërueshme e kurbetit, me një numër të konsiderueshëm  kurbetçarësh, që me familjet e tyre  janë  shpërndarë  nëpër Europë dhe Amerikë. Numri më i madh i mërgimtarve të këtij fshati ndodhen në shtetin Helvetik, por, me mend e zemër, gjithmonë janë në vendlindje.

Sigurisht se e dini të gjithë, që në mërgim  mungon gjithçka,  por, ai që nuk mungon  asnjëherë dhe askujt, është malli për vendlindjen. Duke e parë se është e nevojshme një urë lidhëse, për takime më të shpeshta mes kurbetçarve shitovarë, nëpërmjet manifestimeve, garave sportive, dhe të ngjajshme, të  bashkuar dhe një  zëri, në  përputhje  me  kodin  civil  zvicran, dhe  nenet  për themelimin e shoqatave në Zvicër, formuan Shoqatën Humanitre, e cila mban emrin e fshatit, që ka për qëllim të ndihmojë  fshatin aty ku është  nevoja, dhe të mbrojë interesat e mërgimtarve nga fshati Shitovë në Zvicër, pra Shitova për Shitovën. Kjo Shoqatë ka  statusin, logon  dhe vulën e vet, të shkruara  në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe ate gjermane. Besoj  se vlen të ceket edhe motoja e Shoqatës, e cila thotë: "Bashkimi i sotëm, fuqia e së ardhmes".

Manifestimi madhështor

Me rastin e themelimit të saj, SHH Shitova, mbajti  manifestimin e saj të parë, që u mbajt  më 06. 09. 2014 në Shafhauzen të Zvicrës. Meqenëse pjesa dërrmuese e kurbetçarëve nga Shitova  jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet të bukur turistik, ishte shkaku që  ky manifestim të mbahet    këtë  qytet, kurse në të ardhmen sigurisht

se  do    mbahet  edhe  në qytetet tjera të Zvicrës. Duke pasur para sysh, se gjiri familjarë, gjithmonë është i ngrohtë dhe i dashur, në këtë eveniment të rëndësishëm, Shoqata i ftoi të gjitha vajzat e këtij fshati të martuara jashtë tij, që edhe ata me familjet e tyre të marrin pjesë në këtë tubim, dhe sado pak të çmallen me njëra tjetrën. Përveç musafirve të ftuar nga vendlindja, SHH Shitova  ftoi edhe Shoqata  tjera kërçovare dhe  sponzorët e saj që dhanë kontributin e tyre për këtë Shoqatë.

Vlen të theksohet se në këtë manifestim madhështor, morën pjesë një numër i madh i mërgimtarve të fshatit Shitovë, që  nga  buzëqeshjet  e  tyre  vërehej  qartë  disponimi  dhe  gëzimi,  për    takuar  njëri tjetrin, dhe bashkarisht të ndjekin një program të pasur kulturo - artistik, me këngë dhe valle. Udhëheqës i këtij programi ishte  Arlind Nasufi, i cili pasi  paralajmëroi  programin e mbrëmjes, fjalën ia dha  krytarit të Shoqatës z. Prof. Gëzim Sula, i cili më hollësisht i informoi  bashkëfshatarët e vet rreth  kësaj  Shoqate.  Pasi    kurbetçarët shitovarë, për    marrë pjesë në këtë manifestim, erdhën nga mbarë teritori zvicran dhe më gjërë, Shoqata organizoi  ushqime  dhe  pije  të ndryshme freskuese për të pranishmit. Nuk do të ishte e pëlqyeshme, po të

mos përmendet edhe shërbimi superiorë i kamarierëve që nuk dijshin se ç`është lodhja.

Programi kulturo - artistik

Pas bllokut  informativ,  programin  kulturo - artistik,  e  filloi grupi i vallëtarve  nga kuadri i SHK Kërçova në Zvicër, i cili luajti ca valle të bukura me motive tradicionale kombëtare. Pastaj në skenë doli ajo, me të cilën ky fshat krenohet, jo vetëm si nxënse e shkëlqyeshme, por, edhe si këngëtare shumë e talentuar, që enkas për  këtë  eveniment  nga  vendlindja  erdhi Saranda Mehmedi, e cila bashkë me kushërirën e saj nikoqire, Laura  Useinin,      dyja    prehër  me  çifteli, dhe me veshje kombëtare, kënduan ca këngë të bukura folklorike, që do të mbesin në kujtesën e të pranishmive!

Ai që nuk u kursye  fare, por, me  kënaqësi  pranoi  ftesën e Shoqatës, nga Dortmundi i Gjermanisë, erdhi këngëtari i mirënjohur  Llokman Kurtishi,  me  djemt e tij Zejnullaun dhe Arbenin, të cilët e madhëruan  këtë manifestim, me ca këngë  të bukura burimore, që ia kishin kushtuar vendlindjes së tyre - Shitovës. Llokmani bashkë me djemt e vet, këndoi edhe ca këngë polifonike tipike kërçovare, që të pranishmive u zgjoi shumë emocione nostalgjike atëdhetare.

Meqenëse  ky  fshat,  është  adhurues i madh i folklorit,  Shoqata,  ftoi  edhe  shahirat;  Besim  Abdiun  nga Tetova dhe Arbër Jetullahun, i cili vjen nga djepi i folklorit, e ashtuquajtura Drenica Kreshnike, të cilët me ca këngë  folklorike,  edhe  një  herë  dëshmuan se janë pasardhësit e të madhit Hashim Shalës dhe të ndjerit Tahir Drenicës. Të gjithë këto, si valltarët  ashtu  edhe këngëtarët nga të pranishmit u nderuan fuqishëm me duartrokitje të herë pas herëshme.

Ata që e zbukuruan këtë mbrëmje, dhe që i dhanë vërtetë një atmosferë festive, ishin vallëtarët dhe vallëtaret e vetë  fashatit, që  bashkarisht  rreth  e  rrotull  sallës,  luajtën ca valle të mrekullueshme, që për disa çaste të bënin të harrosh mërgimin, dhe të ndihesh sikur je në një dasëm  familjare në vendëlinje.

Pra, nga  ky përshkrim,  mund    shihni  se  sa  i  madh  dhe i bukur ishte ky manifestim i paharrueshëm i Shoqatës Humanitare Shitova. Edhe pse i paharrueshëm, ky manifestim u xhirua nga njerëz profesionistë, dhe sipas dëshirave individuale, secilit mund t`i sigurohet  një  Compakt Disk  për arkivin e tij. Dhe më në fund, dalë  nga  dalë  duke  përqafuar  njëri  tjetrin,  duke dëshiruar ritakimin sa më të shpejtë të radhës, të çmallur, me veturat e tyre luksoze, u shpërndanë nëpër vendbanimet e tyre.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx