Udhëpërshkrim
Beqir Cikaqi: Prezantim dinjitoz nga ''Iliria''
E diele, 22.06.2014, 04:00 PM
Grupi artistik i Shoqates ILIRIA
Nga festivali i 19° RITMET DHE VALLET E BOTËS në Giavera del Montella(TV)
PREZENTIM DINJITOZ I KULTURËS SHQIPTARE NGA SHOQATA “ILIRIA”
Nga Beqir M. Cikaqi
Javën që
lamë pas u mbajt Festivali i 19° tradicional: RITMET DHE VALLET E BOTËS, në
Giavera del Montella provincë e Trevisos së Italisë. Për tri ditë reshtë(6,7 e
8 qershor) u prezantuan shumë kultura, tradita, këngë, valle, koreografi,etj.
të ndryshme nga të gjitha kontinentet e botës: Amerika, Afrika,
Kulturën, traditën, veshjen, vallet dhe këngën shqiptare me dinjitet të lartë, si asnjëherë më parë, e prezantoi Shoqata ILIRIA e Trevisos. Kjo Shoqatë që përbehet nga shqiptarët që kanë origjinë nga Shqipëria, Kosova dhe Ilirida e Maqedonisë, ka vite që i prezanton shqiptarët në këtë Festival Tradicional, por këtë vit kishte bërë përgatitje më serioze. E veçanta e këtyre përgatitjeve ishte ftesa enkas për këtë festival e këngëtares vlonjate Ludmilla Baballeku, e cila me zërin e saje i mahniti organizatorët dhe gjithë pjesë marrësit. Ludmilla Baballeku kishte përkrah edhe këngëtarët e njohur Gjelosh Hajdari, Gjin Shani, vogëlushen Kristina Hajdari dhe grupin e valleve me veshje tradicionale të përgatitur nga Imer Kurti e Muhamet Murtezani.
Organizatorët duke i përcjellur përgatitjet e Shoqatës, duke i njohur edhe cilësitë e ma parshme, Shoqatës ILIRIA dhe prezantimin e kulturës shqiptare i kishin rezervuar një minutash më të gjatë se zakonisht. Dhe nuk u zhgënjyen, sepse shqiptarët vërtetë u prezantuan dendësisht.
Në hapësirën e këndit (tendën) të Shoqatës ILIRIA,për të cilën u kujdes presidentja e Shoqatës ILIRIA, zonjusha Ermira Zhuri, ku kishte siguruar shumë gjëra tradicionale, si: qilima, veshje, rekuizita kombëtarë, flamuri Kombëtar Shqiptar, Flamuri shtetëror i Kosovës, ai i Shoqatës ILIERIA, etj. Gjithashtu tavolina me libra, harta , atllase për tokat shqiptare ku për të interesuarit jepte sqarime ciceroni, z. Hamit Kurti. Gjithashtu për të interesuarit gratis sigurohej edhe kafja shqiptare.
Paraqitja e grupit artistik e Shoqatës ILIRIA, filloi të shtunën në orët e pasdites me sfiliten nëpër qytet së bashku me gjithë pjesëmarrësit tjerë. Ndërsa e dielën pati tri paraqitje te shkëlqyeshme te ndara(30, 10 e 20 min). Këngëtarja Ludmilla Baballëku me këngën “Shqipëri o nëna ime” i mahniti të gjithë me zërin e sajë, ndërsa shqiptarëve të pranishëm iu solli emocione e vërteta ku e shoqëronin dhe duke nxjerr lot mallëngjimi. Këngëtari i njohur Gjelosh Hajdari me këngën “Mërgimtari” i mbante ne emocione shqiptarët, ndërsa të tjerët kureshtar të vazhdueshëm. Gjin Shani me më Këngën “Vallet tona” i shoqëruar dhe nga grupi i valleve, i bëri që shume të pranishëm të hedhen në valle. E veçanta tjetër ishte edhe paraqitja e vogëlushes Kristina Hajdari me këngën:”Zemra rrahë për një Shqipëri” me globin në dorë, pati një paraqitje spektakulare.
Edhe pran tavolinës së këndit të Shoqatës herë pas here këndonte këngëtarja vlonjate, grupi vallëzonte duke krijuar spektakle të vërteta, ku interesimi ishte i veqant, në valle hidheshin edhe të tjerë.
Festivali përfundoi në orët e vona të mbrëmjes më 8 qershor. Prezantimi i shqiptarëve u vlerësua shumë dinjitoz. Kështu shprehen organizatoret, por ishte edhe mendim i vete drejtuesve te Shoqatës ILIRIA. Merita kanë te gjithë pjesëmarrësit, këngëtaret, valltaret, shqiptaret e pranishëm, por gjithsesi duhet cekur: presidenten e znjsh. Ermira Zhuri, Muhamet e Mumin Murtezani, Imer e Hamit Kurti, Gjin Shani, etj.
Interesimi i antareve te Shoqates edhe per kulturat tjera
Dueti Babaleku-Shani
Interesimi i shqiptareve
Kenge, valle, hare,...
Kengetari. Gjelosh Hajdari
Pjesa e kendit te Shoqates ILIRIA
Presidentja Ermira Zhuri, ne pershendetje
Shqiptari me i moshuar i festivalit Selim Musaj (tropojan) dhe me i riu Jon Cikaqi(therandas)
Voglushja me glob. Kristina Hajdari