Udhëpërshkrim
Florim Zeqa: Bashkimi kombëtar realitet në Bassano
E marte, 15.04.2014, 07:59 PM
Bashkimi kombëtar jo vetëm
emërtim, realitet i prekshëm në Bassano !
Nga Florim Zeqa
Promovimi
i librit me poezi dhe prozë i autores Merita Berdica-Kastarti me titull
"Përmallje" u bë shkas që të tuboj mergimtarë, dashamirë të librit,
lexues, krijues dhe veprimtar nga të gjitha anët e Regjionit të
Tubimi u mbajtë në lokalet e shkollës fillore “Jaccopo Ferrazzi” në Cartigliano të Bassano del Grappa, njëherit është ky vend ku mbahet edhe mësimi i rregullt plotësues i gjuhës shqipe.
Eshtë ky libri i parë i kësaj autoreje shqiptare nga Shkodra, mësuese shumëvjeqare pranë shkollës shqipe, të cilën e organizon me sukses tani e sa vite më radhë shoqata "Bashkimi Kombëtar" në Basanno.
Autorja e librit, poetja Merita Berdica-Kastrati në librin e saj paraqet sinqeritetin, dashurinë ndaj vendlindjes (Shkodrës) dhe shpirtin krijues të saj përmes kujtimeve nga e kaluara e saj e deri në ditët e sotme.
Një nga Drenica tjetri nga Dukagjini, një nga Llapi e tjetri nga Gollaku, një nga Anamorava e tjetri nga Pashtriku,...njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipëria, njëri nga Presheva e tjetri nga Kumanova, një nga Mitrovica e tjetri nga Shkodra, një nga Klina e tjetri nga Suhareka, një nga Struga e tjetri nga Ulqini,...e kështu më radhë dukej mozaiku i përbërjes etnike të shqiptarëve të tubuar rrethë Shoqatës Kulturore "Bashkimi Kombëtar" në Bassano del Grappa.
Ky realitet i krijuar në Bassano është shembulli më i mirë i bashkimit shpirtëror të shqiptarëve në diasporë, fakt ky që duhet t'u shërbejë edhe shoqatave tjera e në veqanti shqiptarëve në trojet etnike shqiptare.
Shoqata
"Bashkimi Kombëtar" është nga më të vjetrat në Regjionin e
E quajta kështu historik, pasi të tillë e ka bërë veprimtaria e tij e gjatë dhe e pandërprerë atdhetare,...çdo gjë që shkruhet dhe flitet rrethë organizimit dhe sukseve të kësaj shoqate është e lidhur ngusht me emrin e Avdi Beqirit.
Kontuiniteti
veprues, fryma e tolerancës dhe bashkëpunimit me të gjitha shoqatat e tjera në
regjioninn e
Ndër të arriturat më të mëdha të kësaj shoqate konsiderohet organizimi dhe kontinuiteti i mbarëvajtjës së mësimit plotësues në gjuhën shqipe nga paslufta në Kosovë e këndej.
Kur flitet për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Bassano del Grappa, pashmangshëm duhet të përmendet edhe emri i profesorit dhe humanistit italian, z. Vittorio Andolfato, këtij personaliteti të shquar, mikut të madhë të shqiptarëve i cili nga themelimi e deri në ditët e sotme ndihmon materialisht dhe në forma tjera aktivitetin e shoqatës "Bashkimi Kombëtar".
Falë punës së palodhshme të mësimdhënesve Merita Berdica, Ragip Thaçi në njërën anë dhe ndëgjegjësimit të prindërve në anën tjetër, viteve të fundit kemi rritje të numrit të nxënësve pranë kësaj shkolle, theksoi ndër të tjera kryetari i shoqatës z. Avdi Beqiri.
Njerëzit që kanë vizion dhe përkushtim në punën e tyre realizojnë vepra madhore. Ditë më parë është konkretizuar iniciativa e kryetarit të shoqatës Avdi Beqiri për arritjën e marrveshjës së "Binjakëzimit" mes komunës së Bassano del Grappa (Itali) dhe komunës së MItrovicës (Kosovë).
Përmes kësaj marrveshje do të lidhen ura të shumta bashkëpunimi, do të krijohen lidhje afariste dhe kulturore mes këtyre dy qyteteve.
Në takimin e parë, të para disa ditëve në Mitrovicë mes autoriteteve komunale të këtij qyteti dhe përfaqësuesës së qytetit të Bassano del Grappa, zonjës Annalisa Toniolo (përgjegjëse për arsim dhe kryetare e komitetit për binjakëzim në këtë komunë), u arritën marrveshjet e para të bashkëpunimit në fushën e arsimit, industrisë, turizmit, bujqësisë, etj.
Në të ardhmën e afërt pritet që komunën e Bassano del Grapa ta vizitoj edhe delegacioni i Mitrovicës i prirë nga kryetari Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtoratit për Integrime Europiane dhe mirëqenje sociale, z. Mensur Beqiri.