E enjte, 01.05.2025, 09:16 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Baki Ymeri: Lansim i denjë i Kosovës në Bukuresht

E shtune, 22.03.2014, 07:07 PM


Lansim i denjë i Kosovës në Bukuresht dhe Krajovë

Dhe, ajo që e kurorëzoi me sukses këtë rrugëtim të bekuar kosovar në veri të Danubit, është një video-intervistë me Pleurat Sejdiun si mik i vjetër i Krajovës, si dhe një serë artikujsh të botuar në shtypin e Oltenisë.

Nga Baki Ymeri

Organizuar nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Rumani “Dora d’Istria”, këto ditë u mbajtën Ditët e Kulturës Kosovare në Bukuresht dhe Krajovë (16-20/III/ 2014). Falë presidentit të kësaj shoqate (Pleurat Sejdiu) dhe ekipit të tij, manifestimi u kurorëzua me suksese të lakmushme. Është hera e parë kur vjen në Bukuresht një numër impresionant prej 17 intelektualësh nga Kosova (kuadro universitare, shrimtarë, piktorë, artistë, mjekë etj.). Faktet historike flasin se Kosova është prezent te Shqiptari i Nikolla Naços më 1889, ku bëhet fjalë për  “Dhelprën e Ballkanit” dhe “sllavizmin që vjen në Ballkan me qibritin në xhep”. Pason Bajram Curi në faqet e revistës Shqipëri e Re (1925), Kosova e Gjergj Bubanit (1932/33), qindra artikuj e fotografi për Kosovën në serinë e re të revistës Shqiptari, mbi njëmijë artikuj mbi Kosovën në shtypin rumun (1992-2014).

Nga programi i shoqatës kuptojmë se manifestimi “Ditët e Kulturës Kosovare në Rumani“, tenton që përmes prezantimit poetik dhe expozitave, t’i ofrohet opinionit publik rumun një imazh real dhe ndryshe nga percepcionet aktuale mbi Kosovën.  Manifestimi do të ngërthejë në vehte një spektër të gjërë aktivitetesh. Kjo ndikon që ardhja e kësaj shoqate në Bukuresht e Krajovë, solli një program të ri dhe një frymë të re për afrimin dhe afirmimin e dy popujve që i lidh një miqësi e lashtë. Të pranishëm Kosova në këto manifestime ishin: Prof. Pleurat Sejdiu, Dr. Flora Brovina, Dr. Sali Bashota, Dr. Leonora Hana-Lleshi, Ibrahim Kadriu, Dr. Shyqëri Nimani, Dr. Gazmend Vitaku, Dr. Milazim Haxholli, Dr. Ridvan Krasniqi, Dr. Flamur Dylhasi, Mr. Arbnor Hoxha, Hazir Reka, Sami Piraj, Agron Lleshi, RTK. Kronolgjia e manifestimeve. 17 mars, ora 11. Ekspozitën me piktura të Dr. Shyqëri Nimanit dhe fotografi të Hazir Rekës, e hapi drejtori i Muzeut të Fshatarit Rumun, ku mbajti një ekspoze edhe presidenti Pleurat Sejdiu. Përveç palës rumune, këtë ekspozitë e nderuar edhe pjestarë të komunitetit shqiptar dhe përfaqësues të diplomacisë shqiptare dhe asaj rumune. Të njëjtën ditë, në Muzeun Kombëtar të Letërsisë Rumune, u mbajt manifestimi “Mbrëmje e Poezisë Kosovare”.

Moderator i manifestimit ishte drejtori i muzeut. Dr. Lucian Chisu, filolog dhe kuadër universtar, me origjinë nga Braila e Naum Veqilharxhit. Pas një diskursi të shkurtë mbi lidhjet rumuno-shqiptare dhe mbi afirmimin e kulturës sonë në gjuhën rumune dhe anasjelltas, e prezantoi Flora Brovinën, vargjet e së cilës i recituan aktoret Doina Ghicescu dhe Isabella Draghic. Të njëjtat recituan më vonë vargje nga Sali Bashota dhe Ibrahim Kadriu. U përuruan me këtë rast libri “Sali Bashota në vizionin e shkrimtarëve rumunë” (Limes, Kluzh Napoka, 2012), dhe vëllimi i I. Kadriut “S’mbet kohë për kremte” (Bukuresht, 2005). Tre poetët nga Kosova falënderuan organizatorin dhe të pranishmit në këtë tubim vëllazërimi kulturor. Nga pala rumune lansuan mesazhe miqësie Dan Anghelescu, Corneliu Zeana dhe dashamirë tjerë të kulturës shqiptare. Më 18 mars u mbajt tryeza e rrumbullaktë me temën “Çka na bashkon”. Me këtë rast u bë edhe promovimi një vepre kushtuar liderit historik të komunitetit shqiptar, Dr. Xhelku Maksuti që e pa dritën e botimit falë Ministrisë së Diasporës. Përndryshe, Dr. Maksuti në 6 vjetorin e pavarësisë është i dekoruar nga presidentja e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Lansimi u bë në mungesë të tij si pasojë e shënderit, për librin e tij foli Dr. Sali Bashota ndërsa e bija e tij, Kristia Maksuti, shprehu falënderimet dhe përgëzimet më të përzemërta. Shoqata respective solli 10-të Mirënjohje nga Kosova “si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen, përhapjen e kulturës shqiptare në Rumani, si dhe për kontributin e veçantë në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve në mes popullit shqiptar dhe atij rumun.”

U nderuan me mirënjohje Akad. Grigore Brënkush, ambasadori Sami Shiba, Dr. Xhelku Maksuti, Xhemile Susliu, Baki Ymeri, diplomatët rumunë Gjorgje Micu dhe Gjorgje Bucura, si dhe eseistët Marius Chelaru, Monica Mureshan, Luan Topçiu. Manifestimin Çka na Bashkon e Hapi presidenti Sejdiu me një kumtesë tejet interesante lidhur me farefisninë tonë të lashtë. Nga pala rumune e morën fjalën, ish ambasadori rumun në Tiranë, Gjeorgje Micu, moderator i manifestimit Tiberius Puiu, Dorela Alistar etj. Ndërsa nga pala shqiptare, përveç Flora Brovinës që foli për princeshën rumune me origjinë shqiptare, Elena Gjika, një kumtesë të dokumentuar mbi disa bashkëpërkime në fushë të muzikës, e mbajti Sami Piraj nga Ministria e Kulturës.

Përfundimisht, përfaqësuesi i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë (autori i këtij reportazhi) falënderoi shoqatën dhe miqtë nga Kosova, duke theksuar se ky tubim doli i suksesshëm, pikësëpari ngase nuk u politizua përmes subjektesh që nuk kanë të bëjnë me artin dhe kulturën. Për më tej u përmendën disa fjalë të përbashkëta nga substrati trako-dako-ilir, disa toponime prezente në trojet rumune si Rogova, Boletin de Vale, Arbënash, etj., apo emra të përbashkët si: Duka, Daka, Dika, Luka, Lika, Peja, Bashota, Bërbatovci, Konushevci, Vllasi etj. U planifikua që manifestimet kulturore në Krajovë të përputhet edhe me datën e ndeshjes në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll, ndërmjet Krajovës dhe Sigal Prishtinës. Dhe, ajo që e kurorëzon me sukses këtë rrugëtim të bekuar kosovar në veri të Danubit, është një video-intervistë me Pleurat Sejdiun si mik i vjetër i Krajovës, si dhe një serë artikujsh të botuar në shtypin e Oltenisë:

http://www.lupamea.ro/articol.php?id=22421&titlu=Prietenii-no%C8%99tri-kosovari-au-ajuns-%C8%99i-%C3%AEn-Craiova-expozi%C8%9Bii-de-grafic%C4%83-%C8%99i-fotografie-la-Sala-Polivalent%C4%83

http://www.gds.ro/Sport/2014-03-20/Pleurat+Sejdiu,+kosovarul+care+iubeste+Craiova+si+Universitatea



(Vota: 49 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx