E enjte, 01.05.2025, 11:13 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Sot prekim më lirinë e përgjakur nga ju!

E marte, 04.02.2014, 08:59 PM


Ju jeni rreze dielli që ndriçuat qiellin e errët, ju jeni dheu që në sot prekim më lirinë e përgjakur nga ju!

Prishtinë, 30 janar – Klubi Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’ Besianë – Prishtinë, mbajti akademinë përkujtimore kushtuar 17 – vjetorit të rënies heroike në altarin e lirisë dëshmorët dhe njësitin e parë i UÇK-së, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

Më këtë rast, bashkëluftëtarët e tyre përkujtuan veprën heroike të tre dëshmorëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ramush Haradinaj

Ish – komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për kultivimit e kujtesës për dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.

z. Ramush Haradinaj e tha këtë në akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe një Orë letrare kushtuar veprës së heronjve: Zahir Pajazit, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxhës e organizuar nga Klubi Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’ Besianë – Prishtinë, e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë.

Në këtë akademi z.Ramush Haradinaj tha se përmes kësaj forme t’i përkujtojmë njerëzit themel të lirisë. Njerëz, të cilët, në rast se i kujtojmë në këtë mënyrë, ndihmojmë në mbajtjen e kujtesës dhe në mbajtën gjallë të rrugëtimit tonë. Do të ishte mirë që t’i shfrytëzojmë këto investime të mëdha të kombit, në mënyrë që të krijojmë për ta, sepse duke krijuar, ne ua lehtësojmë rrugën brezave që do të vijnë që të trasojnë të ardhmen e tyre, duke u bazuar në atë, ne jetësojmë rrugën nëpër të cilën kemi kaluar ne”, është shprehur Haradinaj.

Rexhep Selimi

Ndërkohë, ish-inspektori i SHP të UÇK-së, Rexhep Selimi, tha se rruga e vështirë e Kombit shqiptar kaloi nëpër faqe të lavdishme të historisë siç ishte koha e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Këtë kohë dhe këtë lavdi nuk do të mund ta regjistronim në kujtesën tonë nëse nuk do të kishim idealistë  sikur  ishin Zahiri, Hakifi e Edmondi. Mbi të gjitha nuk do të ishte regjistruar në memorien tonë kjo ngjarje kaq e madhe edhe nëse nuk do ta kishim sakrificën e tyre deri në rënien për çlirimin e vendit.

Rrustem Mustafa – Remi

Ish- komandanti i Zones Operative të Llapit z. Rrustem Mustafa – Remi tha: se janë të tepërta fjalët për këta heronjtë nga ne, ne i kemi then ato të cilat u është dashur t’i themi, por t’i lëmi këtyre siç janë ata që të shkruajnë për trimëritë, betejat e tyre. Është shumë mirë që keni marr këtë të cilën që moti e kam thënë përmes fjalëve të mia, dhe ju falënderoi për këtë rrugë që të kujtoni dëshmorët.

Kryetari  Klubit Letrar Rudi Berisha

Ndërsa, Rudi Berisha, kryetar i klubit letrar “Zahir Pajaziti” tha se këta dëshmorë dhe shumë të tjerë, fjalën liri e mësuan nga ideolog të çështjes kombëtare.

“Fjalën liri na mësoi profesori, mendjendrituri Ukshin Hoti, që as sot nuk dihet a është i gjallë apo i vdekur. Zahiri, Hakifi, Edmondi e shumë dëshmorë të tjerë u frymëzuan nga po këta patriotë që e flijuan lirinë e tyre për liri të përgjithshme”, tha ai.

Më 31 janar 1997 në fshatin Pestovë ranë heroikisht Zahirin Pajazitin, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, duke luftuar më armikun, ranë dëshmorët e parë të lirisë në prit që armiku përdori shqip-folësit që të vrasin komandantin më vëllezërit e ti.

Kjo akademi ishte e shoqëruar edhe më disa poezi që prezentuan:

Shefqete Gosalci

Kosovare Pajaziti

Ismet Tahirja

Më monolog u paraqit :

Edonë Gashi

Dibran Fylli

30 janar 2014

Prishtinë



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx