E enjte, 01.05.2025, 11:03 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: Orë letrare për vëllezërit Gërvalla

E premte, 31.01.2014, 08:26 PM


Orë letrare  për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka në Ludvigsburg !

Nga Asllan Dibrani

Me Orën  letrare në Ludwigsburg    Gjermanisë  nga LSHASHGJ, në bashkëpunim me   Klubi "Bardhosh Gërvalla" dhe "Drita Kosova" nga  Kornwestheimi, filloj takimi tradicional kushtuar  martirëve të Kombit.

-Flaka e janarit, si manifestim     në nivel kombëtar ,ka përfshirë  përmasa  gjithë popullore edhe në  mërgatën shqiptare.  Kësaj here       në bashkëpunim me   Klubin "Bardhosh Gërvalla"  Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artisteve Shqiptarë  në Gjermani  më 18 janar ka  organizuar Akademi Përkujtimore për nder të përvjetorit të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Me iniciativën e kësaj  shoqate, apo klubi  kulturor në  kuadër të  „Flakës së Janarit“ishte një atmosferë festive me flamujt tanë me ç’rast fillimisht kryetari i kësaj shoqate hapi programin zoti Afrim Sylejmani . Ai prezantoj pikat e rendit të ditës dhe u këndua himni kombëtar njëkohësisht u bë edhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit.

Zoti Sylejmani në emrin e shoqatës  "Bardhosh Gervalla" u përqendrua në historikun e aktivitetit të Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekën. Data e  18 janarit  2014 shqiptarët e Ludvigsburgut i gjeti ma të mobilizuar se çdo herë,  pos manifestimit  përkujtimore të 32  vjetorit te vdekjes së  këtyre   heronjve të  kombit  tonë ishin   arkitektët për  pavarësinë e Kosovës . Në të njëjtën  mbrëmje, ata shënuan edhe  20 vjetorin e  themelimit të klubit   kulturor   "Bardhosh Gervalla" në Ludvigsburg.

Në këtë manifestim pos përfaqësuesve të klubeve, publikut , sportistëve, anëtarë të klubeve shqiptare në Gjermani, ishin të pranishëm edhe Agim Maloku, anëtar i Komitetit Ekezkutiv të FFK-së, si i deleguar i presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit, Kujtim Shala, legjenda e futbollit shqiptar të Kosovës që futbollit të Kosovës i bëri një afirmim të madh në ish-Jugosllavi, Turqi, Francë e Gjermani. Po ashtu ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në Gjermani, Z. Astrit Zemaj, konsull (udhëheqës i misionit) në Frankfurt, Z. Milazim Vllasaliu, konsull në Frankfurt, pastaj ish-ambasadori i parë i Kosovës në Gjermani, Dr. Vilson Mirdita, kryetari i parë i Degës së LDK-së në  Gjermani dhe i Kolegjiumit të Degëve nëmërgatë, Z. Hafiz Gagica, me anëtarin e Kryesisë si dhe  krijues e veprimtarë tjerë nga mbarë Gjermania  si zoti Mentor Thaqi arkatar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Botë, po ashtu Sekretar i këtij  asociacioni ne  Gjermani, Fran Tanushi, nënkryetari i  "Lidhjes se Shkrimtarëve  dhe Artistëve  Shqiptarë për Gjermani"  Neki Lulaj, Mentor Thaqi, Neki Lulaj, Gonxhe Letmi Begisholli, Muhamet Luma, Fran Tanushi, Brahim Avdyli, Sylë Bajrami, Shaban Çelaj,Beqë Lokaj , Asllan Dibrani etj. Pos aktiviteteve që u mbajtën   me këtë datë   aty u mbajt edhe ora letrare  kushtuar këtyre   pishtarëve të kombit, nga e  cila  me  këtë  datë filloj edhe   takimi tradicional  i orës letrare në  Ludvigsburg.

-Po e japim  fjalën e plotë të zotit,   Neki Lulajt   kushtuar këtij takimi   ndër të cilat    ai  foli për vlerat  e këtyre  patriotëve  , ndër të tjera ai tha:

Bashkatdhetarë të nderuar!

Miq të shtrenjtë, dashamirë të afërt të familjeve Gërvalla e Zeka, familjarë e të afërm të dëshmorëve e heronjve nga të gjitha trojeve tona, misionarë të fjalës shqipe, trupa diplomatike e Republikës së Kosovës, vëllezër të ardhur enkas nga Kosova në këtë Akademi Përkujtimore, bashkëkombës e veprimtarë të shquar, përfaqësues klubesh e shoqatash shqiptare që veprojnë në Gjermani! Më lejoni që t’ju përshëndes me respekt të thellë në emër të LSHAKSH në Gjermani, në emër të kryetarit Pal Sokoli dhe në emrin tim!

-Sot jemi tubuar në këtë Akademi Përkujtimore, që t’i nderojmë me krenari tre burrat e kombit, tre flakadanët e lirisë së Kosovës, Jusufin, Kadriun e Bardhin. Në këtë tridhjetedy vjetor, i përkujtojmë me mall e dinjitet, edhe etapat e lavdisë historike:

1)Njëqind e tridhjetë e gjashtë vjetorin e Lidhjes së Prizrenit,

2)Njëqind e gjashtë vjetorin e Kongresit të Alfabetit Shqip,

3)Njëqind e dy vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,

4)Njëzetë vjetori i Themelimit të klubit kulturor "Bardhosh Gërvalla"

5)Gjashtë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Duke respektuar misionin madhor, nderimin dhe respektin për tre heronjtë e kombit, LSH hodhi idenë që t’i bashkëngjitet klubit shqiptar “Bardhosh Gërvalla” në këtë Akademi Përkujtimore, që tani  në të ardhmen, do të bëhet tradicional organizimi i një ore letrare në bashkëpunim me aktivistët e devotshëm të këtij klubi që "Flakën e Janarit" ta festojmë së bashku.

-Për të mos iu marrë kohë të flas për “Trinomin e Lirisë”, Jusufin, Kadriun e Bardhin, ngase historia shkroi e foli në superlativ për sakrificat e tyre sublime, pastaj edhe bashkëveprimtarët e të treve din më shumë se unë, ngase këtu në mesin tonë ka shumë aktivistë veprimtarë dhe atdhetarë që punuan dhe bashkëvepruan me ta.

Uroj që edhe në shekujt që vijnë të hatërojmë së bashku në ngritjen e emrit dhe veprave të tyre deri në piedestal dhe së bashku t’i rrënojmë barrierat atje në vendin tonë për t’i arritur qëllimet për çka ata dhe kalvari i gjatë i dëshmorëve dhe heronjve shqiptarë nga të gjitha trevat u anatemuan.

-Edhe një herë ju falënderoj për kohën e ndarë dhe nderin që ua bëni në përkujtim heronjve të kombit dhe gjithë shqiptarëve! Lavdi dhe Ju faleminderit!

Nga LSHAKSH në Ludwigsburg u mbajt një Orë letrare me karakter garues, ku garuan poetët me sa vijon ;

1. Mentor Thaqi

2. Neki Lulaj

3. Gonxhe Letmi Begisholli

4. Muhamat Luma

5. Fran Tanushi

6. Brahim Avdyli

7. Syl Bajrami

8. Shaban Çelaj

9. Beqë Lokaj (që na nderoi me prezencën e tij)

Antarët e komisionit vlerësues

Neki Lulaj

Brahim Avdyli

Afrim Sylejmani

U shpërblyen si vijon:

Vendi i parë, zt.Mentor Thaqi u shpërble me veprat e” Jusuf Gërvallës”

Vendi i dytë, zt.Muhamet Luma CD me këngët origjinale të “Jusuf Gërvallës”dhe libri “Trinomi i lirisë”

Vendi i tretë 1, zt.Sylë Bajrami me librin “Trinomi i lirisë dhe një Mirënjohje

Vendi i tretë,2 zt.Shaban Çelajme librin “Trinomi i lirisë”

-Pas Orës letrare dhe ndarjes së shpërblimeve u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit dhe i bashkëpunimit mes nënkryetarëve Neki Lulaj nga LSHAKSH dhe Kryetrarit të klubit kulturor”Bardhosh Gërvalla” zt Afrim Sylejmani që të shndërrohet në Orë tradicionale ,"Flaka e Janarit "mes LSHAKSH dhe klubit “Bardhosh  Gërvalla”. Orën letrare  dhe iniciativën tonë e përshëndetën me nga një poezi poetët:

Namik Selmani Tiranë

Halil Haxhosaj Kosovë

Rita Saliu SHBA

Kurse, si ide për  përmbushjen  dhe obligimin ndaj këtyre  qe  ne Ludvigsburg  tash e tutje të mbahet orë   me të çilen , e pëlqyen dhe e përshëndetën:

zt Hafiz Gagica ish kryertar LDK për Gjermani dhe botë

zt. Baki Ymei Bukuresht

zt Astrit Zemaj, konsull i Republikës së Kosovës në Frankfurt

zt. Milazim Vllasaliu, konsul i RK në Frankfurt

zt.Mon Beqiri, gazetar i RTK

zt. Asllan Dibrani, publicist etj

Krahas pjesëmarrësve të tjerë, anëtar i këshillit organizativ të këtij evenimenti kulturor ishte nënkryetari i LSHAKSH në Gjermani (Neki Lulaj), në bashkëveprim me poetin Fran Tanushin, dhe në bashkëpunim të ngushtë  me klubet  kulturore "Bardhosh Gervalla dhe  klubin Sportiv "Drita Kosova" nga  Kornwestheimi që lanë  mbresa tek publiku.

Tubimit i dha  një atmosferë     artistike  edhe  prezantimi  i  valltarëve  të udhëhequr nga  i madhi Rrustem Selca  , koreograf profesional i cili vepron në   Gjermani dhe në Zvicër.Po rrit gjenerata të reja   nga sofra e artit dhe vlerave në mërgatën shqiptare.  Mysafirët në këtë mbrëmje i argëtuan Ismet Bexheti, Sevdail Radogoshi - Qumili e Shkokla. Klubi "Bardhosh Gërvalla" dhe "Drita Kosova" nga  Kornwestheimi,  për hir të manifestimit shtroj darkë për  mysafirët.

Fotoreportazh nga : Asllan Dibrani dhe  www.photo-kg.de Katarina Grießer 2014



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx