E premte, 02.05.2025, 02:34 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: FHKL fillon ndërtimin e 100 shtëpive

E diele, 08.12.2013, 07:49 PM


Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL),  fillon ndërtimin e 100 shtëpive

Të ndërtojmë për të shpëtuar, për të parandaluar shpërnguljet nga Lugina

Shkruan Ramiz Selimi

Kryesia e Fondit Humanitar nga Zvicrra e udhëhequr nga kryetari i saj Xhelal Mehmeti, mori pjese në Manifestimin e organizuar ne Linz, për ditë të flamurit, me ftesë të Shoqatës Dardania. Ne shfrytëzuam rastin dhe biseduam me kryetarin Xhelil Mehmeti, për qëllimet, projektet dhe për të gjitha ato që synon kjo shoqatë.

Në mes kryetari Xhelil Mehmet dhe Halit Ramadani nga Iliria

Ata patën edhe disa takime me shoqatat shqiptare nga Austria e Epërme, si “Dardania”, “17 Shkurt”, “Bashkimi”,  “Iliret”nga Welsi  dhe “Mërgimi” nga Steyri. Temë diskutimi ishte projekti madhor i shoqatës (FHKL), parandalimi i shpërnguljeve nga lugina e Preshevës. Si në takime ashtu edhe në podium gjatë fjalës, kryetari Mehmeti kërkoj një bashkëpunim në mes të shoqatave në gjithë Evropën, pe të mbështetur Fondin Humanitar nga Zvicrra në realizimin e projekteve ambicioze që kanë. Ndërtimi i 100 shtëpive, për qytetarë të Luginës që nuk kanë kulm mbi kokë, do të jetë fillimi, tha ai. Shoqatat nga Austria njëzëri thanë se do e mbështesin projektin me gjithë  kapacitetin që kanë dhe u zotuan se do të mobilizojnë anëtarësinë e tyre,  për t’i dalë fondit në ndihmë. Nënkryetari i shoqatës “Iliria” Halit Ramadani, tha se shoqata e tyre në Tetor të këtij viti, e bëri një familje me kulm mbi kokë, duke ju dhuruar çelësat,  kjo familje është  nga fshati Siarinë e  Medvegjës.

Tri shoqatat në diskutim

Ai tregoj se, Shoqata Fondi Humanitar i Kosovës Lindore, është themeluar nga mërgata shqiptare në Zvicër, ne vitin 1997. Qëllimi i themelimit ishte ndihma materiale dhe morale për popullatën shqiptare në rajon. Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi ndihmuar tha ai, materialisht dhe moralisht të gjitha proceset në rajon, si luftën në Kosovë, luftën në Maqedoni, si dhe në Luginë të Preshevës. Kemi kontribuar në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike qoftë të ish luftëtarëve të lirisë, qoftë familjeve të dëshmorëve,  qoftë të studentëve, kemi ndihmuar familje të shumta, këtë vit 38 familje u furnizuan me ndihma nga fondi ynë. Tregonte me kënaqësi të arriturat e shoqatës, zoti Xhelil Mehmeti.

Kurse ideja për ndërtimin e 100 shtëpive lindi me incidentin e Lapidarit në Preshevë, të shkaktuar nga organet serbe. Ky pushtet është po ai që shkaktoj luftërat vrastare në Ballkan, veprimet dhe aksionet  e tyre kanë për qëllim shpërnguljen. Dëshirojnë të na e bëjnë jetën sa më të vështirë, për tu shpërngulur popullata autoktone, nga trojet e veta. Kryesia e shoqatës  vendosi që t’i kundërvihet këtyre qëllimeve të pushtetit, për të ndihmuar popullatën vendore me shtëpi e ndihma humanitare. Prandaj motoja e jonë është:“Të shpëtojmë, të parandalojmë, të ndërtojmë”! Ne mundemi, duam dhe kemi! Jemi një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh që jetojmë në diasporë, po u mobilizuam si duhet, do të ndërtojmë jo vetëm luginën, por edhe më shumë. Për 100 vjetor u tha se, secili mërgimtar duhet të ndihmojë projektin me 100 Euro dhe kjo është ndihma më e madhe qe secili person do t’i bënte kombit tani. Fillimi le të jetë me 100 shtëpi tha Mehmeti, por nëse mërgata i përgjigjet thirrjes sonë, ne do të ndërtojmë shumë shtëpi. Tenderi për ndërtimin e shtëpive të para është i hapur deri me 15 12. 2013. Jemi plotësisht të bindur, që deri në verë të këtij viti së paku 30 familjeve do t’u ndërtohen shtëpitë e reja, do t’i bëjmë me kulme mbi kokë shumë familje, që lugina të marrë frymë shqip. Përmes këtij aksioni dëshirojmë të ndikojmë ne  parandalimin e shpërnguljeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Tha, kryetari ambicioz Xhelil Mehmeti

Mesazhi im për të gjithë shqiptarët në botë, për shoqatat, klubet, do të ishte që ta mbështesin aksionin tonë me mundësitë që kanë. Çdo ndihmë e tyre e ndihmon luginën të mbetet shqiptare.

Informacione më shumë në ueb faqen: http://fondihumanitar.com/

Ndihmat mund të paguhen: Credit Suisse

8070 Zuerich

Humanitärer Fond aus Ost Kosovo

8733 Eschenbach

IBAN: CH48 0483 5078 6113 0100 0

SWIFT: CRESCHZZ80A



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx