E premte, 02.05.2025, 04:28 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Ekspozitë e piktorit Augustin Pergega

E diele, 08.12.2013, 07:46 PM


Ekspozitë e suksesshme e Piktorit- Augustin Pergega në Singen

Trilogjia dhe tri vështrimet e një rrugëtimi të mbarë artistik

Mirëmbrëma miqët e Ekspozitës, si ndjeheni, u lodhët sot, si e kaluat ditën, a muj erdhët?

Mirë dukeni, nuk jeni lodhë shumë. E dij ju kishit ditë të lirë megjithë ate u dashtë m'i zavendësue kolegët tuaj. Po ti miku i ynë, si je, si shkon me punë, në çfar mase ke planifikue pasurimin e përvojës së organizimeve artistike dhe emrin e dyqanit Schoko politan? Mirë ndjehesh, je i kënaqur me refleksionet e mysafirëve për punën dhe pasurimin e ambienteve të kafe galerisë herë pas here me krijime të artit?

Dhe tani ju miqë e mikesha të Ekspozitës, doni të freskoheni me kafe çokollatë të vluar, me një gotë Prosecco* të kthjelltë ose të ngjyrosur ? Njëri theksoi: sonte nuk kam kohë, herën tjetër do të shijojmë kafen më të shijshme dhe më të nxehtë të mundëshme në Singen. Nga një gotë gjysë për gjysëm, jehoi njëra prej dëshirave, një zërit si në kor. Çupat zgjodhën  lëng të portokallit ndërsa dy të rinjët dëshiruan një gotë Prosecco të kthjellët. 

" Ejani miq të cakërrojmë gotat, në hapjen e Ekspozitës, për shumë të tjera në të ardhmen...

Shpresoj të keni kaluar pushimet mirë në vendlindje. Mua më fluturuan sa qel e mbyll sytë. Gëzohem që takohemi përsëri sonte në këtë kafe galeri në hapjen e Ekspozitës. Mirë se keni ardhë mysafir të nderuar, miq të pikturës në galerinë e arteve Schokopolitan. Në mbrëmjen e sontme sipas shijes së Piktorit dhe radhitjes së krijimeve të ekspozuara do të përjetojmë trilogjinë*, bilogjinë si dhe unilogjinë së bashku.

Augustin Përgega, në vitin 1972 i lindur në Kosovë, jeton dhe krijon në qytetin Singen që nga viti 1997. Është i pranishëm me ekspozitat e tij për herë të tretë në ambientet e galerisë sonë. Ne dhe mysafirët tanë, me kalimin e kohës, kemi vërejtur- përjetuar një zbraztësi në sytë dhe shpirtin tonë. Sikur na mungojnë ngjyrat dhe shija e këtij krijuesi. Së bashku duam  t'i përsërisim ftesën edhe në të ardhmen, që së bashku, përmes vrojtimit të Pikturës, të shijojmë çokollatën Hegau dhe dizajnimin e përkryer të tij.

Në vitin 1994 filloi spontanisht të ndjehej më i fortë derisa idetë e tij lidheshin- hudheshin dhe së bashku me brushën dhe ngjyrat Pastell formësonin së bashku krijimet- pikturën e tij. Pas pesë vitesh, hapërimi i Augustinit ndryshoi Busollën në kohë dhe hapsirë. Nuk e la të qetë Akryli dhe teknika e shpatullës me leqet e theksuara të fantazisë dhe dimensioneve eksperimentale- reale dhe  abstrakte- deri tek liria e pakufishme në krijimet me ngjyra. S'mungojnë interpretimet dhe notat individuale të vrojtuesit që e cilësojnë lart Artin e tij. Ngjyra e kuqe në krijimet e tij, vërehet edhe sonte në vendin ballorë të kafe- galerisë Shokopolitan në Singen, së bashku me ngjyrat tjera". ( Ralf Oberbillig- pronar i Dyqanit Schokopolitan në Singen )

Pas perëndimit të diellit, vrojtova Ekspozitën së pari nga kati përdhes

Miku im eja të pijmë së bashku kafenë më të shijshme dhe më nxehtë në regjionin Hegau? Dje në mbrëmje, derisa mjeku vrimëzonte dhëmbin tim, mua më rrinte mendja tek kafeja per te cilën të fola. Premtova se do të kujtoj guximin së bashku me ty. (Artisti)

Si duket nuk qenkam vonuar shumë. Kafenë sa e paske nisur? Edhe pse unë e konsumoj rrallë, sonte deshiroj që të bindem në fjalët tuaja. Kafeja e nxehtë, çokollata Hegau, mjekimi i dhëmbit, tema të ardhëshme?( Miku)

Ekspozitë mirë e vizituar ku ngjyrat e përdorura edhe kësaj radhe zënë vend krah për krah ngyrës kuq dhe zi që i flen edhe Autorit me shumë në shpirtë. Zgjidhja e gatshme nuk është e mirë, mua nuk më pëlqen, për shkak se nuk është 100% e përsosur. Atëherë kur e bëj vet, kjo është e 200%- të, dhe prej pesë yjeve të mundëshme tre i fitoi gjithmonë.

Ketu tek kjo unlogji, përjetoi një shpërthim/ rebelim të ngjyrave tjera te cilat korrespondojnë medoemos dhe megjithate me kuqezezën. E kam fjalën për pikturën mbrapa lartë. Duket një valltare spanjolle apo jo. Kjo më kujton skenën e një filmi ku artistja kishte një fustan me ngjyrë të kuqe, ku vallëzohet ëndrra  e Flamengos, e përcjellur me dhimbje të fortë dhe energji që tejkalon kufijtë e njerëzores. Kjo vërehet/ lexohet në fytyrën e saj, në ngjyrat e ftohta lartë dhe ngjyrat e ngrohta më poshtë.  Nuk vallëzon me qejf vet, më bënë që edhe unë të bëhem pjesë e valles dhe e skenës.

Lidhje ndërmjet ynlogjisë, bilogjisë dhe trilogjisë- rrëfim në vehte

Më pëlqejnë pikturat e vendsura në katin e sipërm që korrespondojnë me si motrat në mesin e katit dhe në katin përdhes. Lidhjen ndërmjet: ynlogjisë, bilogjisë dhe trilogjisë e zbuloj tek fletë e kuqe, degë e bardhë dhe Lis i kaftë me degë të thata. Këtu nxënë vend rrëfimin im:dritë e gjelbërt e mbrëmjes, Lumi dhe Jeta së bashku me Lisin pothuajse të tharë në të kaluarën, rinjgjallin të sigurta, me vështirësi të ardhmen.

Nga aspekti psikologjik Augustini e kërkon cakun dhe mirënjohjen, lindjen dhe perëndimin e diellit, hënën e zgjuar. Ende nuk i ka takuar por dëshiron të arrij atje ku është nisur, i armatosur ngjyrat brushën dhe teknikën e shpatullës së tij. Ndërmjet këtij, qëndrojnë uji dhe natyra. Në dorën dhe mendjen e tij qëndrojnë këto gjëra. Përvoja e jetës i jep forcë edhe shqiponjës së tij që po ashtu kërkon natyrë të qetë dhe të lirë. Dhe ajo që ky ka në mendje del shumë spontanisht përjashta.

Dritë e hënës derisa reflektohet në lum dhe në jetë

" Hëna dhe uji jan punuar me teknikën e shpatullës. Kur vrojtohen nga Kati i parë, korrespondojnë mirë me natën dhe sekretin. Nuk e din kush qka ka ndodhë. Është i pranishëm edhe një burim i vockël i dritës që sikur e drejton, e zbulon forcën dhe qëllimin e punës. Është e vërtetë, që në këtë vepër, vërehet madhështia e hënës. Ajo çka nuk vërehet është pushteti, kryqi që i rrin si hije, mbrapa, përballë, më lartë dhe më poshtë, hënes.

Këtu dhe atje është trekëndëshi i Korrespondencës me fotot dhe ngjyrat: e bardhë, e kuqe, e zezë, e kaltërt, e gjelbërt, me Lisin- Rrapin që është përzgjedhur jo rastësisht që t'i përshtatet ngjyrës së kafes së zezë (edhe pse e fillova të vogël, dëshirova që ta bëj me dy degë poashtu të vogla, Akryli është fajtor pse Lisi në fund doli Rrap i fortë).

E vërej nga këndvështrimi im: se një katastrofë njerëzore ndodhi. Në këtë vepër, ngjyrë e kuqe, simbolizon rrezikun, luftën. Lisi që i përngjanë " Rrapit të Mashkullores " prezentohet i vdekur. Jeta ka ikur me disponim vreri, me shumë tym- pluhur- mjegullë të skuqur, me diellin që vërehet pak dhe dobët. E këtë katrahurë që e ka fundin e saj, e përjetova- mbijetova. Gjurmët nuk do të zhduken kurrë edhe pse liria ktheu jetën. Lumi njomet, shtrati i tij mbushet ngadal me ujë dhe përsëri rrëshqet merr kuptimin e saj jeta". ( Augustin Pergega )

Tek fletë e vogël e gjelbërt ndjejë/ lexoi, shpresën që nuk shuhet dhe nisë rrugëtimin mbarë...dhe shtrati i lumit sikur fillon të largoj vuajtjen, edhe shija e Kafes ishte vërtetë e veçantë...

Xhevat Muqaku, 05.12.2013 në Singen

* Prosecco është emri i shampanjës, një Perlë e rrushit të bardhë që rritet- prodhohet në verilindje të Italisë në regjionin Veneto të provincës Treviso.

* Trilogji- i referohet, tri veprave të artit të ndërlidhura me natyrën e shprehjes/ temës.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx