Udhëpërshkrim
Leci & Dibrani: Promovohen libra në Stuttgart
E diele, 03.11.2013, 06:14 PM
Aktivitete kulturore në Gjermani
Në Stuttgart u promovuan tri libra të intelektualëve të mërgatës
Nga Xhafer LECI e Asllan DIBRANI
Qendra
Kulturore Shqiptare me seli në
Pas këndimit
të Himnit kombëtar,Programin e këtij aktiviteti letrar e hapi moderatorja zonja
Gjylije Lecaj, sekretare e Q K SH-së, e cila përshëndeti të pranishmit e këtij
aktiviteti me vlerë kuturore e kombëtare.Në emër të kryesisë dhe të antarësisë së
zgjeruar të Q K SH-së në Stuttgart,
z. Vitor
Spaqi, kryetar, përshëndeti botuesit, musafirët, referuesit dhe të gjithë të pranishmit
tjerë në këtë takim, u përshëndetën edhe Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti,
kryetar i Beslidhjes, dr.internist Bekim Balidemaj, nga Martinaj të Plavës, si
dhe bashkëshortja e z,Balidemaj, po ashtu doktoreshë e ortopedisë. Për nder të mysafirëve,
autorëve, dhe të gjithë pjesmarrësve tjerë u ndoqën ca tinguj të muzikës të lehtë
shqiptare, nga Domenik Spaqi.
Organizatorët
për këtë organizim të mrekullueshëm kishin përgaditur një koktej rasti për pjesëmarrësit
e këtij aktiviteti.
Zotni Lekë
Preçi, referues për librin e shkrimtarit, publicistit dhe poetit Hamza
Halabaku me titull: ”NJË DITË MIDIS DY EPOKASH” botuar nga Shoqata Kulturore e
Kosovës “Anton Pashku” Prishtinë , 2012.
Referati
i z. Lekë Preçi cili u lexue para pjesmarrësve dhe u përcollë me durtrokitje, është
botuar tek gazeta “Bota sot” botimi i
shtypur i Diasporës, më 15.10.2013, me
titull: Rrëfim autentik në veten e parë
Leka pas
përshëndetjes tha: z. Hamza Halabaku, si ndihmës sekretar i parë i Kuvendit të Kosovës...
është pjesmarrës i drejtëpërdrejt i proceseve dhe ngjarjeve të zhvilluar në fillim
të viteve 1990-ta, prandaj ai me vërtetësi, fakte, argumente dhe dokumente e ka
shkruar librin në fjalë. Arsyeshëm mendojmë se pas botimit të këtij referati
mjaftonë me kaq.
Hamza
Halabaku, tha se janë tubuar që duke bërë promovimin e librit tim më të ri, ta
rikujtojnë një datë të rëndësishme të historisë sonë të re dhe akterët e sajë, 2
Korrikun e vitit 1990 kur delegatët e sesionit të fundit të legjislativit të Krahinës
së atëhershme Autonome të Kosovës, në sheshin para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës,
shpallën Deklaratën e pavarësisë nga Serbia.
Kësaj
ngjarje historike i parapriu një periudhë me plot kthesa e ngjarje dramatike.
Pas
demonstratave të studentëve e të rinisë shkollore të vitit 1981, të përkrahura
nga mbarë popullata shqiptare, filloi një fushatë e egër antishqiptare e
programuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe e përkrahur nga
inteligjencia e strukturat e pushtetit serb dhe Kisha ortodokse serbe.
Dhunimet,
plaçkitjet, shpërnguljet me dhunë e gjenocidi i pa qenë ndaj serbëve, ishin
sloganet që përsëriteshin çdo ditë në fjalime politike, në mjetet e informimit
të Serbisë si në ato të shkruara edhe në radio e televizion, e që ishin të imagjinuara,
por që kishin për qëllim ta indoktrinonin popullin e Serbisë që kësaj politike
ti japin mbështetjen për masa hakmarrëse ndaj shqiptarëve. Kështu lindi lëvizja
populiste serbe , që përshpejtoji zhbërjen e Jugosllavisë së atëhershme
Në verën
e vitit 1989 dështoi Kongresi i 14 i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë që ishte
fundi i sistemit monist dhe fillimi i pluralizmit politik. Në dhjetor të vitit 1989
u formua Lidhja Demokratike e Kosovës, si lëvizje gjithë popullore e shqiptarëve, e udhëhequr me shumë sukses
nga dr. Ibrahim Rugova, i cili me urtësi, guxim intelektual e vizion politik
arriti ta internacionalizojë çështjen e shqiptarëve të Kosovës.
Delegatët,
të cilët e shpallën Deklaratën Kushtetuese më 2 Korrik të vitit 1990, në bashkëpunim
edhe me LDK-në, në konspiracion të plotë, me datë 7 shtator të po atij viti, në
Kaçanik, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, formuan Qeverinë e cila
u detyrua të veprojë nga jashtë, ndërsa brenda u formuan organet paralele të Kosovës,
të cilat me veprimin e vet e tërbuan pushtetin serb.
Halabaku
tha se Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte ALFA e një rrugëtimi
relativisht të gjatë e sakrificës dhe e fitoreve tona që çuan në fillimin e
rezistencës aktive të UÇK-së, Konferencës në Rambuje, intervenimin e sulmit të NATO-së
mbi pozicionet serbe e deri te tërheqja e forcave serbe nga Kosova dhe shpallja
e pavarësisë së Kosovës me njohje ndërkombëtare më 2008.
Në këtë libër
modest, jam përpjekur që ngjarjen e 2 korrikut ta paraqes nga këndvështrimi im,
si njeri që pata rastin t’i shohë nga afër zhvillimet e asaj dite, si brenda ndërtesës
së Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe jashtë ndërtesës, ku u zhvillua mbledhja
historike për Deklaratën Kushtetuese.
Pa
pretendime që ky libër të jetë fjala e fundit për një ngjarje të tillë madhore,
pikësynimi im më shumë ka qenë që kjo ngjarje të mos mbulohet nga harresa.
Në fund,
duke rikujtuar veprimin atdhetar dhe të guximshëm të delegatëve shqiptarë të asaj
kohe, të cilët sakrifikuan shumë për të sendërtuar vullnetin e popullit
liridashës, më duhet t’i përmend dhe t’i falënderojë këtu publikisht për ndihmën
që ma dhanë me vërejtjet e sugjerimet e tyre për hartimin e këtij libri,
delegatët prof. Dr. Skender Skenderi e Bujar Gjurgjealo, akademikun Jusuf
Bajraktari, publicistët Frrok Kristaj e Gani Bajrami dhe mikun tim, Çerkin Bytyçi,
tha ai. Më lejoni që me këtë rast ta falënderoj edhe dajën tim Eshref Dërgutin
për mbështetjen e tij financiare për daljen në dritë të këtij libri.
Në mungesë
të arsyeshme të z. Xhevat Muqaku, referuesi për librin e poetes
Gongje Letmi-Begisholli “ Lutje Nënës” , poezi për fëmijë, botuar nga Sh.
B. "Beqir Musliu", Gjilan, 2012, foli z. Zef Prenga, i cili lexoi
pjesë nga libri në fjalë, si poezinë e fundit „Lutje Nënës“ Zefi ndër të tjera
citoi z. Patër Marjan Lorenci, cili aty ishte prezent, të ketë thënë: „Libri është si buka për njeriun“. Prenga me shumë interesim
dhe duratrokitje u përcollë nga të pranishmit...
Foli edhe
botuesja e këtij libri zonja Gongje, cila pas përshëndetjes, ajo u shpreh;
libri im sot promovohët për herë të dytë, dhe se të gjitha mjetet e
grumbulluara nga shitja e këtij libri do të detikohen arsimit shqip. Zonja
Gongje tha se është antare e këshillit të
prinëdërve dhe se ajo punonë pa u ankuar asnjëherë për fëmjët dhe shkollen shqipe.
Për
librin „Lutje Nënës“ ka bërë një shkrim vështrim të mrekullushëm z. Xhevat
Muqaku tek gazeta „ Bota sot“ botim i shtypur i Diasporës, me 11.10.2013, f.21,
me titull: Një vështrim librit”Lutje Nënës”-poezi
për fëmijë
Gongje
Letmi – Begisholli, në prehrin e gjyshërve rriten e kërkon
Zotni
Hasan Qyqalla, referues për librin e poetit, prozatorit dhe zhurnalistit, z. Fran
Tanushi “Ishulli Im” botuar nga SAGA Prishtinë, 2013
Poeti që identifikohet
me vargun, apo, vargu që identifikonë poetin...
“Fran
Tanushi një ishull, që se dij kur do të bëhet gadishull…!” – Ali Podrimja
Ligjërimi
poetik i Fran Tanushit, është fare individuale gjithnjë karshi formës
intonative dhe sonore përgjatë vargënimit narrativ. Poeti krijon komunikim të prajshëm
përmes karaktereve, personazheve qofshin ato pozitive ose negative, mbase mjshtërisht
dhe ne mënyr të stërholluar arrin t’i ndërtoj. Apostrofohet si ndër poetët që preket
nga ndjeshmëria përballë situatave, gëzohet, këndon, hidhërohet, qanë,
rrebelohet, buçet, mvarësisht prej rrethanave, si reflektim i shprehjes së emocionalitetit.
Subjektivizmi i krijimtaris së këtij autori, ka pëmbajtje, ka vlerë duke
zhvilluar e pasuruar materialin artistiko – poetik dhe funksionalizimin e
konkretes, mbase formëson lidhjen e personazheve, e situatave, e ngjarjeve dhe
veprimeve, që janë elemente të domosdoshme drejt krijimtarisë artistike. Poeti,
duke u perballë me përditshmërin jetësore, ngjarjet mbreslënëse, qofshin ato të
drejtperdrejta apo edhe irreale, arrinë në përputhje me specifikën që ka vargu
i tij, t’i transformoj në art. Për njohjen apo studimin e individualitetit
poetik, kërkohet medeomoms që të depërtohet në thellësin dhe shtrirjen e artit
të tij, të hyhet në laboratorin e krijuesit, që të zbulohen të fshehtat e
mjeshtrisë së rrëfimit. Besnikërisht proçedon frymën ideoartistike në krijime,
edhe kur imagjinon apo edhe mistifikon në vargjet e tija. Këtu, do parafrazoj
poetin tonë të madh (të ndjerin) Ali Podrimja, që kur lexoi vargjet e poetit në
fjalë, tha: “Fran Tanushi një ishull, që se dij kur do të bëhet gadishull ”! Specifikë
tjetër që hasim tek opusi krijues i poetit Tanushi, është kur autori nuk
shpalosë vetëm dukurit që janë të kapshme dhe përceptueshme për të gjithë, por
sogjon edhe më tej, sheh veti e cilësi estetike, që i shpëtojnë syrit të njeriut
të rendomtë. Ja si do të shprehet Bjelinski, në definimin e artit me filizofin:
“Filozofi,- ka thënë ai,- flet me silogjizma, poeti me figura dhe tablo ”!
Akti i
krijimtaris poetike të poetit Tanushi, është e përsosur, e pasur , në shtjellim
me gjuhën e veçant, figura, metafora, alegoria dhe gjithë parametrat e formësimit
të artit të mirëfilltë,që shprehet me forcën emocionuese e herë herë ekspresive.
Kjo artin komunikativ të poetit që ka formuar kultin e vet, dhe ushtron ndikim
hedonistik, që nënkupton knaqësin e vlerës morale, shpirtërore tek lexuesi
gjersa provokon kritikën tonë letrare. Prandaj konkludoj me plot përgjegjësi se
Fran Tanushi është Poeti që identifikohet me vargun, apo vargu që identifikon
Poetin…
Shkrimtari
Fran Tanushi, pasi përshëndeti të pranishmit, ai u shpreh, “unë poezinë nuk e
kam shkrimtari por shpirtëri”. Poezinë me të cilën e kam filluar librin tim e
kam titulluar ” Mos më kërkoni ndër Varre”...
Me këtë rast, rrethë vlerave të librave në fjalë folën: Emin
Fazlija, Asllan Koqinaj, Rexhep Neziri ,Asllan Dibrani, Xhafer Leci, Faridin Tafallari, Nue Lekaj,
Hasan Qyqalla, Tefik Tamadani dhe Selami Morina.
Ndërsa, Emin FAZLIJA, alias Emil Kastrioti,
tha se
meqenëse recenzentet e të tria librave i dhanë vlerësimet e tyre mbi këto tri
libra të vlefshme,si dhe fjalët e autorëve ma zvogëluan diapozonin që
kisha me
folë, unë do të përqendrohem në nji pikë, e cila me ka munduar tërë jetën time.
Ajo brengë e imja ka qenë me i parë vajzat dhe gratë shqiptare të shkolluara
dhe të emancipuara në jetën tonë shoqërore e politike,sepse siç thotë një fjalë
e urtë popullore: "Gruaja i mban tri shtylla të shtëpisë,kurse burri vetëm
një".Me këtë
desha të thoja
se jam shumë i lumtur që sot e njoha këtu në mesin tuaj autoren e librit "LUTJE
NËNËS",zonjën e nderuar GONXHE LETMI - BEGISHOLLI, cilës nga zemra i dëshiroj
shëndet e punë të mbarë dhe presim nga kjo bijë e Dibres së Madhe edhe shumë vepra
të tjera. Librit të sajë me poezi ja lëshova një sy dhe i lexova shpejt e
shpejt disa poezi që me mrekulluen.
Aty e
pashë shpirtin-vullkan të një nane shqiptare, të një poeteshe me nji sens
hulumtues e psikologjikues, të një intelektualëje nga e cila do të presim edhe
shumë vepra tjera edhe më tërheqëse sepse zonja Gonxhe ka fuqi, ka kapacitet
dhe ka vullnet me dhënë kontributin e sajë në lëminë e kulturës dhe letersisë kombëtare
shqiptare. Gjithmonë, që nga mosha e re kam dëshiruar dhe ëndërrua qe femrat
tona të shkollohen,të bëhen të zojat e vetës së tyre, familjes se tyre dhe tërë
shoqërisë sonë. Pas Luftës së Dytë
Botërore
ne krrahinën time nga vij unë, pra nga Shala e Bajgorës, e cila i kishte 54
fshatra por nuk kishte asnji femër qe dinte shkrim-leximin.As emrin e vet nuk
dijshin të gjorat ta shkruajnë,kurse sot po ajo Shala e ime e Bajgorës e cila i kishte ka shumë mjeke,specialiste të
degëve të ndryshme të medicinës, kemi inxhinjere, arkitekte, piktore, avokate,
mesuese e profesoresha të të gjitha lëmive. Kemi edhe deputete në Parlamentin e
shtetit tonë Kosovës.
Dibrane !
Gjithashtu përshendes edhe dy autorët tjerë zz.FRAN
TANUUSHIN
dhe Hamza Halabakun dhe ju uroj punë të mbarë e suksese ne
jetë dhe
ne veprimtarinë e tyre letrare e kombëtare. Në fund i falenderoj organizatoret
e këtij promovimi,pra Qendren Kulturore Shqiptare të Shtutgardit për kët
eviment shum domethënës.Ju falem nderit të gjithve qe me dëgjuat. EMIN FAZLIJA
Tefik
Ramadani, përshëndeti duke treguar se
ardhur nga Mannheim-i. Jam Defektiolog dhe punoj në profesionin tim,
gruan e kam mësuese, nuk jam poet por për mua poezia është shpirti i njeriut. Sot
në Diasporë nuk ka më nxënësa të cilët vinë nga vendlindja, por të gjithë janë të
lindur këtu në Perëndim, për këtë arsye ka shumë nevoj të shkruhen libra me
poezi, prandaj i përgëzoj shumë botuesit e librave të cilët me botimet poezive...
po e mbajnë gjallë frymen atdhetare të rinisë tonë...
Moderatorja
e këtij takimi kulturor-letrar zonja Gjylije Lecaj, e mbylli takimin, duke falënderur
të pranishmit për pjesëmarrje. Koktej vazhdoj me këmbime bisedash....