E premte, 02.05.2025, 01:04 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Luan Kalana: Buzëqeshja e Tiranës

E merkure, 30.10.2013, 09:59 PM


Buzëqeshja e Tiranës

Mbresa dhe realitete

Nga Luan Kalana

Tirana, capital of Albania....nje emër i vjetër por me një nuance të re kohore në mediat e sotme dashamirëse, një fjalë zemre për shqiptarët.

Sapo i afrohesh aeroportit "Nënë Tereza", ndjen emocione, por zeri i butë i stuardjeses ne gjuhen e huaj, me nje akcent  british, Tirana, Tirana....të gjallëron, sikur te vijne ne shpirt energji te reja, e te bejne te ndjehesh "proud", krenar, bashke me kureshtjen, kur kthehesh si zog shtegetar, por edhe si vizitor....si biri i saj i paharuar,  pas disa dekadash.

Duke pare nga dritaret e vogla te aeroplanit, nuk mund te mbulohen lotet  qe reshqasin si ujevara pa mbarim, e s'mund te nxjeresh asnje fjale, pasi ndjenjat te pushtonje teresisht e ti dorezohesh,  si nje femije,  e je gati te shperthejne duke qare me ze...

Qe ne takimin e pare me mjedisin,  tek na priti e shoqeri me makine Dori, komshiu shoku i ngushte i djalit , syte eksplorojne nje pamje te re e te papare, nje buzeqeshje e ambjentit , e njerezve  qe te rethojne te takojne me mall te papershkruar...

Prezantimi i pare, qe te bie ne sy, ... Buzeqeshja e Tiranës...

Shqiperia, meTiranen e rilindur , nje qytet modern tipik Europian, me mbi nje milion banore, e deri tek Bilishti piktoresk, te gjalleruar, me njeres plot trotuarve, qytetare e turiste te shumte, rruget ngarkuar me makina nje mizeri automjetesh te dedhur si lume ne rruget,  qe duhet te ishe shume i stervitur ne ate trafik (me pak regullsi), nga te dy anet vetem ndertesa te reja e nga me te bukurat pa mbarim e te tjera ne ndertim...

Kete pamje e soditem dhe na mrekulloi gjate rrugeve neper Shqiperi, si ato Tirane -Korce, me venat e shofereve devollinj, sidomos me Samiun, kusheririn tonei cili na kenaqi me humor dhe  me muzike shqiptare, popullore.

Ajo qe te bie me teper ne sy eshte veshja e tyre, moderne, me "firmato"si i thone shqiptaret, qe nga te rejat e deri ne plakat, si per ballo apo siç themi ne nga devolli si per dasme.

Jo sikur kane dale per qejf , per ndonje kafe sebepi ishte, (megjithese ne i pame tere diten ne kafe) apo per pazar, dhe kemba mbi kembe ulur, apo se pinin dhe cigaren kishe zili t'i shikoje(megjithese qe i ndaluar duhani ne lokale s'bente njeri zë), mjergulla e tymit s'besdiste njeri..

Parqet lulishtet ishin plot qe nga mengjesi deri ne mbremje me qytetare dhe me femije te qeshur e te gezuar qe lodronin ne barin e gjelber, gjelberim qe kishte pushuar gjithe hapesirat e Tiranes, nje rekord i ri ,  ky per nje qytet europian.

Neper trotuare qytetare qe tregetonin  perime e fruta te fresketa dhe misra te pjekura si dhe geshtenjat qe kercisnin si fishekzjare neper grillat e rruges dhe prane tyre  shitesit e luleve me buqeta te fresketa, pa haruar se ne qender te Tiranes aty perballe tek nentekateshet disa dyqane lulesh,  sikur behej Panairi i  luleve , trendafila kolor ngjyreshe e plot aromë .

Te rrethojne e te pershendesin me bisedat e tyre, duke ushtuar ne veshet e tu,  si nje autoporlant , duke te pritur krahehapur me duart e lodhur e  te permalluar, per tu futur thelle ne zemren tyrej bujare, qe nga Nenat hallemadhe te pragu i deres te shtepise e deri tek strehet qe derdhin lot gëzimi. :

-"Welcome to Albania,

..Mireseardhet ne Shqiperinë e rilindur bijtë mij", ...mall e krenari .

Takime , vizita me mbresa te paharuara, emocionale, te befasojne te japin nje gjalleri te pa pershkruar, e ti shndrohesh ne nje gjigand, si nje robot i  dermuar,  pasi karikohet me bateri te reja, fut ne sistem te plote  trurin elektronik, duke folur e duke levizur  sa eshte gati te permbyse malet te thethije si ujet e oqeneve te gjithe njerezit e njohur e te panjohur ti fut ne kraheror, duke te sheruar shpirterisht .

Bëra si bera(nje ndjepersonale) shkova atje tek ajo vatra e pare e vendlindjes ku kam kaluar femijerine time ne Tirane, atje buze lumit  Lanes mbuluar me peme e me shelgje vajtues si ndonje tunel, ku ngrihen pallatet e vjetra Agimi perballe Shalvareve, ne mes te grataçielave te larta moderne e me xhamllek, duke soditur per nje moment ato ballkone qe nga lokal piktoresk i Taivanit.

Ashtu si nuk mund te harohen takimet me Nenat shekullore e te krusura nga pesha e viteve qe mbartin mbi supet dhe nga mundimet e nga malli qe i djeg dhe i zhurit per se gjalli,  per femijet e tyre, per mbesat e niperit qe i kane ritur me ninulla e perralla qe ia kane thare syte vite pa pare, .

Te tilla jane dhe takimet e pangopura, me motrat, niperit , mbesat, te gjithe te afermit, me relatives, apo dhe me kushurinjte, miqte e shoket qe i takon pas dekadash te tera.

Si mund te ta harohen, takimet me vendlindjen Devollin, me komshinjte, fshataret, vellezer te nje lemi, ne Vishocicen "ylli pashuar" ?!...

Ne qytetin e bukur te Bilishtit me shoket e rinise, koleget Micon, Xhoxhin, Vebiun, Kosten, Sterjon, Nizamiun, Berin, Llazin, Starjen, Kambon, me poeten  Valentina Dikon, Dr.Sinanin, , Trajkon...dhe  me ish nxenesit dhe me ne fund takimi me krijuesit letare , nje plejade e re mjeshtrash artiste e poete qe nga kritiku letrar Kosta Nake e deri tek me i riu poeti Pellumb Pasholli, ish nxenesi im i klases se pare, Ahmet Hoxhalli nxenesi im i Trestenikut sot studjues e bisnesmen , fermer bletesh, me Inxh.Genci Hysin, me kameramanin pasionant profesionist Blendi Shurdho, e shume e shume te tjera nje liste pa mbarim, deri tek nipi im Klevis Palloj , ritur e bureruar.

Takimet e bisedat me miqte e vjeter e te rinj, Enverin me Toshken, Muharemin e Qasken, me Subiun dhe Bexhene, dhe me ish mjeshtrin e shquar robaqeps, Gani Hoxha, tani ne pension por plot gjalleri dhe me nje kujtese te permallshme ne moshen tetedhjetepesevjeçare,  kercen devolliçen si profesionist sikur te ishte nje djali i ri.Takim me mall, ku na priste Qazimeja mamaja e Liljanes, kusherires  tone te mallosur nga Australia, ne pallatin e bukur shume katesh ne maje te Bilishtit,  te familjes te Ervint  dhenderit tone me Dhimitrin e Liljanen, dhe shtepine e te paharuarit, mesuesit patriot Andrea Palloj ne Poloske, ne Teqene  e Kuçit, buze Inonishtit te shenjte me Seferin dhe Anen dhe me pershendetjet e Imirit gojembel e te pamplakur.

Nje sofer poetike si sofer gostie tek Panorama, ku bucet fuqishem pa mikrofon zeri melodios i kengetarit popullor Endri Fifo, me kenget patriotike dhe serenatat korcare aq te dashura per ne,  qe s'i heqim nga goja ne çdo sebep qe mblidhemi per gezime.

Me Korcen plake por "nuse", ne Bibloteken e qytetit , me korifejte e letersise korcare, dy Skenderet, Rusin e Demollin, me mjeshtrin poet Pr.Vangjush Zikon te ardhur nga Kanadaja , me recitimet e artistit te mirenjohur korcar Dhimitraq Orgacken tek e ke prane , e shume te tjere..Me Bashkimin e Shkendijen motren tone te dhimbsur, me Qamilken, me nene Llambrinine qe ka djalin ne Amerike,  e deri ne Pirg me Landin tek afermit e Bardhit, mes pemishteve me molle, sikur je ne Kopeshtin e Edenit.

Me pas kujtimet e mbresa ringjallen sikur ngrihen nga varet te vdekurit me protertet e tyre te gjalla,  Pogradeci im me liqenin, atje ku kam njohur nxenesit e mij te pare,  e deri kujtimet e rruges se gjate  te odiseseme kthesa e qafa te rezikshme, me pastaj ne kalimin i tunelit te Krabes , nje mrekulli shqiptare, ...dhe me ne fund embelsira...

Tirana, ajka e Shqiperise, me njerezit e rinj dhe inteligjente qe ecin kryelarte e duket sikur mbajne ndezur pishtarine se ardhmes ...e deri me pensioniste e lodhur nga vitet e nga nderimi i dy sistemeve, por krenare per te shkuaren, djersen e mundin e tyre,  duke qene opimiste (pak te zhgenjyer)per te ardhmen ne rugen e demokracise .

Tirana gumzhin nga zerat gazmore te te rinjve studentore qe pergatiteshin per te nisur startin e ri akademik mesimor,  kishin mbushur sheshet e trotuaret dhe kishin tendosur kafenete e perplota ne cdo ore te dites, ..

Nje popull i teri ne rruge,  ne levizje dhe me fytyra qe shndrit buzeqeshja e te duket sikur te gjithe te njohin e do te flasin e do te perqafojne edhe ty me mall.

Tirana, buzeqeshaj e saj pa mbarim, na la gjurme e na shtoi jeten me te papriturat e saj , ne mbremjen gazmore familjare ne lokalin me emrr simbolik "E 88".Njohja, takimi e lidhja me miqesine e re te fejeses se djalit, me familjen e madhe e shume bujare tiranase,  Mullaj, ishte nje eveniment jetesor, vellazeror dhe i paharuar dhe per faktin se trashegimia kthehet tek rrenjet,  ne vendlindje, me Erisen tiranase, me origjine devollite.

Nuk mund te le pa permendur, takime e bisedat me miqte e vjeter te te paharuar, te fisnikeruar, me Fredin e Dyshken, me Radijonin e Sadetin, me Vilsonin e Miren, me Neten e Fejziun ne ditelindjene tij, me Lirien  e mallosur dhe me Enverin , agronomin specialist te degjuar, me Timin e Monden gjithe alegro e te qeshur, ne familjen e dajo Asllanit me nipin dhe mbesen e tij gjashtevjecare shume te sgjuar, me Arberin e Dorinen, me Gurin e familjen e tij qe na shoqeroi gjithe kohen e qendrimit ne Tirane, me deputetin e ri mjekun e palodhur kirurg z.Ylli Ziçishtin,  Myfterenin, Zaimin, Saliun, Syrjain, Fejziun, Xhevairin, Valterin, Seferin, Bashkimin, Enverin, Shpetimin, Maksin e ardhur nga Amerika, Keten, Kozeten, ..e deri ne Durresin tim marinar, ... me Nene Beten e Zenen, ne familjen e komshiut tone si vellezeri te Fejziut me Nysin dhe niperat nga Italia, me motren Vera dhe Valin nga Elbasani qe vinin per dite ne tirane per te na takuar e shmallur....  e shume te tjere,

..Si s'mund te ri pa thene  e dy fjale per miqte tane , vellezerit gjakovare Ismetin e Melihatin, qe erdhen kastile nga Kosova per te na takur e per te marre ne atje.

Ne Trirane takuam e beme shume miq te rinj, te befasuar nga mikpritja e tyre, si tek Muzeu Historik Kombetar deri tek punonjeset e hotelit "Areela", te cilat na sherbyen si te privilegjuar, duke na thene , juve ju kemi vellezer, jeni te zotet e shtepise qe na vini nga larg.

Pa tjeter nje vend mikpritje e mbresash te shumte ishin koleget e mij te letrave, shkrimtare e poete, vecanerisht me poetin Hyqmet Hasko, me studjuesin Pr.Ismet Lartin, me gazetaret Ervehe Barutin, Tefta Radin, Hysen Kocibelli, Viktor Demirazin, Luan Pallen e me operatorin amator te perkushtuar Lulezim Lulin.,  e shume te tjere.

Te paharuara do te mbeten takimet e mbresat , me "princeshen" maturante te Shqiperise, laurenten e medaljes se Arte dhe fituese e olimpiades kombetare te matematikes te shqiperise , nje nder mbesat time te dashura, Aurela Kullolli, si dhe intervistat e saj ne tv Klan, te cilat ishin te mencura dhe prekese.Gjate qendrimit ne Tirane, na shoqeruan me dashuri prinderore, mbesat dhe niperit tane te mencur dhe inteligjente, Tanci, Elsa, Ada, Geni, Berti, Visi, Arberi, Xhulio, Migeni, Artemida, Majoldi, Sofieli dhe Taqka i vogel.

Nje fakt interesant dhe teper i çuditshem, qe na beri pershtypje edhe gruas dhe djalit qe me shoqeronte ishte, se me ke qe u takuam dhe biseduam me te gjithe dolem te njohur, kusherinj apo krushqinj, qofshin nga te gjitha krahinat e Shqiperise pa dallim feje (le qe ketu si ben njeriu pershtypje)apo dhe shqipetare qe banojne larg atdheut ne vise te tjera te globit.

Pa hyre ne ne detaja, dajua shkoi ne Turqi ne Stamboll, per te takuar kusherinjte njerezit e gjyshit ne na erdhen ketu ne hotel kusherinjte tane nga Turqia, mali me mal nuk takohen, por njeriu me njeriun piqen, pra jemi vllezer te nje gjaku.

Vellezerit devollinj jane te dashur miqesore dhe humane te pashoq.Po ju sjell ndermend nje rast simbolik.Ne shenje respekti  , miku  im i letrave, Inxh.Miri  Metolli, menaxherin e Devolli net , vetem duke u nisur nga njohja me korespodence, ne shenje respekti,  erdhi me familje nga Greqia, per  te takuar Nenen time ne Vishocicë, sa d.m.th.se, me beri borxhli per tere jeten.

E me ne fund , qe na befasoi e e na beri te ndjeheshim krenare per atdheun tone te shtrenjte, Shqiperine e rilindur, ishte pritja qe na rezervoi ne shtepine tij, devolliu i fundit por më i parë, poeti yne i madh, Dritero Agolli, Nderi i Kombit.

Biseda me te ishte vellazerore, miqesore e cilter e thjeshte, me humor e fjale mjalti , nga goja bilibil e Driteroit te pamplakur e me nje humor e kujtese rinore.

Keto grimca fjale e reshta, jane shume  pak, per ate hapesire mbresash pa mbarin ne rrugen e gjate te "Kashtes se kumrit", qe jane futur thelle ne zemrat tona per te mos i shkulur me nga rrenjet e kujteses asnje uragan historik , duke ruajtur ne syte tona ate shkelqim, ne memorien fotografike, "buzeqeshjen e Tiranes", per ta percjelle e ngulitur ne rrenjet e dejet e gjakut,  ne kontinentin e larget ne Amerike, ku jetojne e punojne edhe  shqiptaret  dhe devollinjtë e shumtë qe mendjen, zemren e shpirt  e kanë ketu Shqipëri.

Mirenjohje me mall, dhe me krenari te ligjshme, respkte pa kufij.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx