Udhëpërshkrim
Agim Gashi: Akademi Përkujtimore për Veli Selimin
E merkure, 16.10.2013, 07:50 PM
AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR
VEPRIMTARIN VELI SELIMIN
Me moton: një këngë vaji për mërgimtarin
Shkruan: Agim Gashi
Më 05.10.2013 në
Jülich të Gjermanisë u organizua një Akademi Përkujtimore për veprimtarin
mërgimtar të qështjes kombëtare Veli Selimin. Organizmin për shtatë vjetorin e
vdekjes e bëri familja e Veliut dhe Këshilli Organizativ nën mbikqyrjen e
Milazim Dervishit.
Në Akademi moren
pjesë shumë bashkatdhetarë dhe struktura të ndryshme të jetës shqiptare në NRW.
Ndër pjesmarrësit ishin edhe z.Anton Kolaj,veprimtari Bahtir Avdiu dhe Hamit Dubovci,
Agim Aliu e shumë tjerë. Akademinë e udhëheqi këngëtari e poeti Agim Gashi i
cili edhe lexoi një shkrim për jetën dhe veprën e Veli Selimit. Ai mes të tjerash tha: „Veliu
ishte aktiv gjithmonë për qështjen kombëtare. Ai mori pjesë në shumë aktivitete
të mërgatës shqiptare, demostrata e protesta, aksione humanitare si dhe shumë
aktivitete kulturore e sportive. Suksesi më i madh i Tij ishte kur më 1992 me
ndihmen e Hamit Halilit, Jakup Ukës, Fehmi Hetemit,Rizah Ramadanit, Musli
Behramit, Rrahim Selimit, Nysret Ahmetit e shumë tjerë,dhe arriten ta formojnë
Klubin shqiptar „Bashkimi Kombëtar“ i cili Klub veproi deri në vdekjen e Veli
Selimit. Me shuarjen e Veliut shuhet edhe Klubi dhe shumë aktivitete tjera
kulturore e sportive në Jülich.
Dëshira e Veliut
ishte të vdiste në Kosovë për të cilën ishte munduar aq shumë.
Më 2006 ai mori
rrugën për ta vizituar vendëlindjen. Një sulm në zemër i ndodh në Ulqin por
shpirti i Veliut akoma nuk donte të shkonte në amshim pa mbërri në fshatin e
Tij Kuçicë.
Më 17.07.2006
pushoi së rrahuri zemra e këtij mërgimtari në vendlindjen e tij.
Për jetën dhe
vepren e Veliut mund të gjeni shkrime edhe në librin Lebensgeschichten të cilin
libër e ka botuar Komuna e Jülichit.
Qoftë i lehtë
dheu i tokës shqiptare e pushoftë në paqë aktivistie mërgimtari Veli Selimi!“
Pas fjalës
hyrëse, udhëheqësi i Akademisë ua dha fjalën mysafirëve të shumtë të cilët
evokonin kujtime nga jeta dhe veprimtaria e Veli Selimit.
I pari e mori
fjalën Anton Kolaj i cili pos tjerash tha:“Ata që lëshuan atdheun, nga të
gjitha trevat shqiptare, u munduan që ta ndajnë djersën e vetë duke e dhënë një
grosh për familjen e një grosh për atdheun. I tillë ishte edhe Veli Selimi i
cili dha më shumë për atdheun se sa për familjen. Përkujtimet e tilla, ndaj
atyre që nuk janë në mesin tonë, është obligim moral e kombëtar të bëhen e
sidomos tani kur mërgata ka nevoj për organizim më të mirë“!
Folen këtu edhe
shumë miqë të Veliut, bashkëveprimtar e bashkëfshatar. Foli edhe Bahtir Avdiu,
Hamit Dubovci, Milazim Dervishi, ndërsa Brahim Sylejmani disa here u dashtë ti
fshinte lotët derisa lexonte fjalen e tij të shkruar.
Emocionet janë
ato të cilat në momente të tilla mashtrojnë edhe lotin. Vlen të theksohet se
fjala e Agim Aliut ishte mjaft emocionuese i cili ndër të tjera tha:
-Pikrisht sa
erdha nga Kosova dhe isha në mëdyshje se a do mundem ta zë Akademinë për Veliun
e të ju tregoj se kur kalova pranë varrit të tij, mu duk se zëri i tij më tha:
-Përshëndeti të gjithë pjesmarrësit dhe u bën të fala.Jam tejet i lumtur që e
zura Akademinë.
Edhe kënga e
kënduar nga rapsodi Agim Gashi për Veli selimin, ishte mjaf emocionuese.
Rapsodi ynë këndoi edhe këngën për Gani Azemin i cili shumë here ishte
mysafir Veli Selimit dhe Klubit
“Bashkimi Kombëtar” si dhe këngën për heroin Enver Zymberin. Në fund edhe
rapsodët e mirënjohur Haki Qamili dhe Ali Muja argëtuan të pranishmit me disa
këngë dëshmorësh të kombit nga lufta e fundit.
Çast nga hapja e Akademisë
Z. Anton Kolaj duke evokuar kujtime për veprimtarin Veli Selimin
Veprimtari z. Bahtir Avdiu në evokimin e tij
Z.Agim Aliu flet me dhimbje për mikun e tij
z.Hamit Dubovci, bashkpuntor i afërt i Veli
Emocionuese