Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Akademi Përkujtimore për Veli Selimin

| E merkure, 16.10.2013, 07:50 PM |


AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN

Me moton: një këngë vaji për mërgimtarin

Shkruan: Agim Gashi

Më 05.10.2013 në Jülich të Gjermanisë u organizua një Akademi Përkujtimore për veprimtarin mërgimtar të qështjes kombëtare Veli Selimin. Organizmin për shtatë vjetorin e vdekjes e bëri familja e Veliut dhe Këshilli Organizativ nën mbikqyrjen e Milazim Dervishit.

Në Akademi moren pjesë shumë bashkatdhetarë dhe struktura të ndryshme të jetës shqiptare në NRW. Ndër pjesmarrësit ishin edhe z.Anton Kolaj,veprimtari Bahtir Avdiu dhe Hamit Dubovci, Agim Aliu e shumë tjerë. Akademinë e udhëheqi këngëtari e poeti Agim Gashi i cili edhe lexoi një shkrim për jetën dhe veprën e  Veli Selimit. Ai mes të tjerash tha: „Veliu ishte aktiv gjithmonë për qështjen kombëtare. Ai mori pjesë në shumë aktivitete të mërgatës shqiptare, demostrata e protesta, aksione humanitare si dhe shumë aktivitete kulturore e sportive. Suksesi më i madh i Tij ishte kur më 1992 me ndihmen e Hamit Halilit, Jakup Ukës, Fehmi Hetemit,Rizah Ramadanit, Musli Behramit, Rrahim Selimit, Nysret Ahmetit e shumë tjerë,dhe arriten ta formojnë Klubin shqiptar „Bashkimi Kombëtar“ i cili Klub veproi deri në vdekjen e Veli Selimit. Me shuarjen e Veliut shuhet edhe Klubi dhe shumë aktivitete tjera kulturore e sportive në Jülich.

Dëshira e Veliut ishte të vdiste në Kosovë për të cilën ishte munduar aq shumë.

Më 2006 ai mori rrugën për ta vizituar vendëlindjen. Një sulm në zemër i ndodh në Ulqin por shpirti i Veliut akoma nuk donte të shkonte në amshim pa mbërri në fshatin e Tij Kuçicë.

Më 17.07.2006 pushoi së rrahuri zemra e këtij mërgimtari në vendlindjen e tij.

Për jetën dhe vepren e Veliut mund të gjeni shkrime edhe në librin Lebensgeschichten të cilin libër e ka botuar Komuna e Jülichit.

Qoftë i lehtë dheu i tokës shqiptare e pushoftë në paqë aktivistie mërgimtari Veli Selimi!“

Pas fjalës hyrëse, udhëheqësi i Akademisë ua dha fjalën mysafirëve të shumtë të cilët evokonin kujtime nga jeta dhe veprimtaria e Veli Selimit.

I pari e mori fjalën Anton Kolaj i cili pos tjerash tha:“Ata që lëshuan atdheun, nga të gjitha trevat shqiptare, u munduan që ta ndajnë djersën e vetë duke e dhënë një grosh për familjen e një grosh për atdheun. I tillë ishte edhe Veli Selimi i cili dha më shumë për atdheun se sa për familjen. Përkujtimet e tilla, ndaj atyre që nuk janë në mesin tonë, është obligim moral e kombëtar të bëhen e sidomos tani kur mërgata ka nevoj për organizim më të mirë“!

Folen këtu edhe shumë miqë të Veliut, bashkëveprimtar e bashkëfshatar. Foli edhe Bahtir Avdiu, Hamit Dubovci, Milazim Dervishi, ndërsa Brahim Sylejmani disa here u dashtë ti fshinte lotët derisa lexonte fjalen e tij të shkruar.

Emocionet janë ato të cilat në momente të tilla mashtrojnë edhe lotin. Vlen të theksohet se fjala e Agim Aliut ishte mjaft emocionuese i cili ndër të tjera tha:

-Pikrisht sa erdha nga Kosova dhe isha në mëdyshje se a do mundem ta zë Akademinë për Veliun e të ju tregoj se kur kalova pranë varrit të tij, mu duk se zëri i tij më tha: -Përshëndeti të gjithë pjesmarrësit dhe u bën të fala.Jam tejet i lumtur që e zura Akademinë.

Edhe kënga e kënduar nga rapsodi Agim Gashi për Veli selimin, ishte mjaf emocionuese. Rapsodi ynë këndoi edhe këngën për Gani Azemin i cili shumë here ishte mysafir  Veli Selimit dhe Klubit “Bashkimi Kombëtar” si dhe këngën për heroin Enver Zymberin. Në fund edhe rapsodët e mirënjohur Haki Qamili dhe Ali Muja argëtuan të pranishmit me disa këngë dëshmorësh të kombit nga lufta e fundit.

Çast nga hapja e Akademisë

Z. Anton Kolaj duke evokuar kujtime për veprimtarin Veli Selimin

Veprimtari z. Bahtir Avdiu në evokimin e tij

Z.Agim Aliu flet me dhimbje për mikun e tij

z.Hamit Dubovci, bashkpuntor i afërt i Veli

Emocionuese