Udhëpërshkrim
Gjon Neçaj: Mesditë poetike në Tropojë
E enjte, 10.10.2013, 09:04 PM
MESDITE POETIKE NE TROPOJE
Nga Gjon Neçaj
BAJRAM CURRI –
Në ambientet e shkollës së re 9-vjeçare që mban emrin e poetit “Ali Podrimja”,
me iniciativën e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit,u organizua
këto ditë një mesditë poetike, e para e këtij lloji në Tropojë.
Ky aktivitet u
zhvillua me rastin e përurimit të librit më të ri me poezi,Të poetes
,shkrimtares dhe publicistes Migena Ramaj, titulluar “Këngë të reja”.
Autorja është
një emër i ri në fushën e letrave me një përfshirje të konsiderueshme në prozë
e veçanërisht në poezi. Është autore e romanit “Melodia e dashurisë sime”,
botuar së pari në vitin 2005 dhe ribotuar në vitin 2011, si dhe autore e
vëllimeve me poezi “Mesi i dhimbjes” dhe”Midis ëndrrës”. Migena Ramaj është
kryeredaktore e revistës “Ilira”, një periodik për gra e vajza të krishtera që
botohet në Tiranë,si dhe punon gazetare në Radio 7.
Përurimi i
librit në fjalë , “Këngë të reja”,u organizua në një mënyrë krejt tjetër,ndaj
kishte shumë pjesëmarrës krijues dhe nxënës të shkollës së mesme, intelektualë,
mësues dhe qytetarë nga qyteti “Bajram Curri” e fshatrat përreth.
Interpretimet
muzikore të këngëtarit Saimir Braho dhe të bashkëshortes së tij, Enkela,
shoqëruar me muzikë dhe pamje filmike në projektor,i dhanë një larmi të veçantë
këtij aktiviteti.
Referuesit që
morën fjalën,theksuan se Migena Ramaj është një zë i veçantë në poezi,duke e
radhitur atë në një krijuese që kërkon nëpërmjet vargut të ndryshojë stilin e
vargëzimit.
Teuta
Toska,redaktore e librit, e njëherazi pedagoge dhe z.vdekane e Universitetit
“Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, tha se poezitë e këtij libri janë poezi të
ndjenjave shpërthyese, e në pjesën më të madhe ato janë si faqe të ndryshme të
një gjëje, ndjenja e adhurimit në aspekte të ndryshme.
Lulzim Logu,
poet dhe shkrimtar, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve,në fjalën
e tij, falënderoi çiftin Braho dhe theksoi se Migena Ramaj është një zë
premtues në letërsinë shqipe,për të cilën me kohë kemi sinjalizuar botën
letrare,duke parashikuar me veprat e saj talentin e veçantë në poezi e prozë .
Ndërsa autori i
kësaj kronike,bëri me dije auditorin se Migena Ramaj vjen nga një regjion që me
shekuj i ka rezistuar krishtërimit,krahina e Nikaj Merturit, ndaj Migena me të
drejtë vargjet e saj janë adhurim i Krijuesit.
Në këtë mesditë
poetike përshëndeti edhe nënprefekti i Tropojës, Nuredin Ahmetaj
Mes notave dhe
tingujve të poezisë së Migena Ramajt, interpretuar nga çifti Braho, u mbyll kjo
mesditë poetike, mjaft e pëlqyer nga të pranishmit.