E premte, 02.05.2025, 07:43 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Jahja Gashi: Për atdhe, paqe dhe integrim

E diele, 25.08.2013, 04:07 PM


ME MOTON: PËR ATDHE, PAQE DHE INTEGRIM

Në Emmendingen të Gjermanisë

Më 14 -15.07.13

Nga Jahja Gashi

Me  iniciativën e Shoqatës "Yjet e Kosovës" në Emmendingen deputeti i Bundestagut Gjerman Z. Peter Weißi i ngarkuar me  çështjen  e Ballkanit kishte ftuar  ambasadorin e Republikës së Kosovës S. Xhakaliu në rrethinën e e Emmendingenit i cili ka 159.000 banorë. Ai i kishte organizuar një mori takime pune me kryebashkiakët bashkive të këtij rrethi.

Dita e diel me diell filloi me një meshë të përbashkët  solemene në qytetin e Freiburgut të misionit katolik kroat të cilën e kishte organizuar prifti kroat Drljo Mato, njeriu më i afërt në misionet e Nënës Terezë.

Mëshës së shenjët, e cila ishte organizaur për nder të hyrjes së Kroacisë në BE ju kishte bashkangjitur edhe misioni katolik shqiptar me seli në Stuttgart, të cilët me vete kishin sjellë edhe një numër të konsiderushëm shqiptarësh të besimeve të ndrysheme dhe në meshë u bashkuan edhe një numër i madh shqiptarësh, poashtu të besimve të ndrysheme nga rrethet e Freiburgut dhe të Emmendingenit.

Ata kishin shkuar ta urojnë priftin dr.Drljo Mato dhe bashkësinë kroate  për hyrjen e Kroacisë  në BE. Shqiptarët u pritën në mënyrë madhështore nga dr. Drljo Mato. Ai në fillim përshëndeti grupin  e gjërë të shqiptarëve dhe tregoi për rrjedhën e meshës.

Uratës së meshës iu bashkua edhe z. Vitor Spaqi, i cili besimtarët dhe te pranishmit i përshëndeti në kroatisht dhe uratën  e zhvilloi në gjuhën shqipe: Të lutëm o Zot, për të gjitha qe na i fale. Pas meshës së shenjët prifti i nderuar një mik i madh të shqiptarëve, besimtarëve dhe të pranishëmve iu drejtua me këto fjalë:

Unë falënderoj nga zemra grupin e shqiptarëve katolikë dhe jo katolikë, te cilët kanë ardhur të na urojne hyrjën tonë në BE.

Shqiptarët dhe baskët janë popujt më të vjetër të  kontinentit, historia e të cilëve ishte e dhimebshe, por dhe krenare. Mu në këtë vit shqiptarët fetojnë 1.700 vjetroin e krishtërimit të tyre, kurse ne kemi një histori 400 vjeçare më të vonë në këtë drejtim. Ne i jemi mirënjohës këtij populli të lashtë, i cili na u gjend pranë në udhëkryqet tona të përbashkëta  historike, e sidomos në luftën  e fundit, për të zvogëluar sadopak, dhunën, tmerrin dhe  pakuptimsinë e saj , e cila mori shumë jetëra të pafajshme.

Shqiptarët dezertuan nga ish Armata jugosllave, për të mos vrarë kroatë të pafajshëm, kurse shumë nga ata u rrjeshtuan në fomacionet për lirinë e Kroacisë, andaj nga këtu edhe një falënderim të madh dhe një përkulje atyre dhe popullit të tyre, të cilit i dëshirojmë paqën, prosperitetin dhe rihyrjen tuaj zyrtare në BE, ngase shpirti  i juaj  ishte dhe ka mbetur gjithmonë evropian.

Ne kemi bashkëpunuar gjatë historisë, kemi bashkëpunuar dhe bashkëpunojmë  me shoqërinë civile me “Yjet e Kosovës”. Në Emmen-dingen sot u lutëm sëbashku me misionin tuaj dhe këtë bashkëpunim do ta thellojmë edhe në të  ardhmen

Unë lus shkëlqësinë e tij z. ambasdor Skënder Xhakaliun për një fjalë rasti, të cilit poashtu  i dëshiroj  sukses në punën diplomatike. Ardhja  tij në mesin tonë na nderon dhe respekton dhe është përkushtim dhe kurorëzim i bashëkpunimit të  gjeneratave tona. Zoti e bekoftë miqësinë dhe vëllazërinë kroatoshqiptare.

Z. Skënder Xhakaliu e falënderoi nga zemra priftin kroat për fjalët më të  ngrohta që kishte ndëgjuar ndonjëherë.

Ai filimisht iu drejtua besimtarëve dhe të pranishëmeve në gjuhën kroate, për të  vazhduar me  një gjermanishte te rrjedhsheme dhe me fjalët më të  përzemërta.

Ne ishim dhe jemi në të mirë dhe të keqe të bashkuar, kështu do të  jemi edhe në të ardhemen. Populli juaj i shkëlqyer arriti ato që i kishte merituar që moti, neve na duhet të punojmë edhe një kohë të  arrijmë atje ku ishim të parët, mu ashtu siç tha edhe  miku ynë i shtrenjët Z. Mato. Do të përpiqemi që t”u bashkohemi sa më parë në Europën e bashkuar.

Urime besimtarë, urime populli mik korat, urime Kroaci.

Fjalimi tij u prit me një duartrokitje frenetike, diçka që nuk është në natryrën e shtëpisë të Zotit. Këtu u shkel protokoli, sepse foli zemra dhe kur zemra flet, Zoti e bekon atë. Pas meshës u bën shumë fotografi rasti dhe u bisedua miqësisht dhe vëllazërisht.

Në ndarje prifti dr. Drljo Mato përqafoi të gjithë të pransihmit në mënyrë vëllazërore.Unë i thash vetës sime edhe ky është vëllau ynë. Zoti e bekoftë historinë tonë. Pas dite z. Tahir Shabani kishte hapur zemrën si gjithmonë dhe kishte  shtruar një drekë rasti në kopshtin e tij. Sofrës së shtruar bukë e zemër iu shtua dhe kënga e mirëfillët shqipe, e cila u këndua me shpirt dhe dashuri. Aty ishte amabasadori i Republikes sonë, aty ishte edhe misioni katolik shqiptar, si institucioni dhe amabasada e parë shqiptare në Gjermani, i cili kishte hapur dyert e mbyllura për shqiptarët si dhe të proceseve të shtetëformimit të tyre.

Në Freiburg Shoqata"Scanderbeg" kishte organizuar Festën Verore në natyrë të  hapur. Aty ishte organizuar një turnir futbolli ku muaren pjesë dhjetë ekipe. Poashtu u dha një program i larmishëm kulturor nga Shoqata "Scanderbeg" Freiburg. I pranishëm ishte edhe  kryetari i qytetit të Freiburgut  për kulturë, bibliotekari, banim dhe integrim si dhe për çështje sociale z. Ulrich von Kirchbach. Ai e kishte pritur amabsadorin tonë të hënën në një ceremoni rasti, i cili në shenjë respekti fton atë që të nënshkruhet në librin e artë.

Pasdita e së dielës për ambasdorin  tonë ishte një ditë e ngjeshur dhe përplotë  takime  të nivelit të lartë. Ai po shoqërohej nga anëtari i Bundestagut Gjerman z. Peter Weiß i ngarkuar me  çështjën e Ballkanit, njeriu i cili është lidhur shpirtërisht me çështjen shqiptare në përgjithësi, e në veçanti  të Kosovës.

Takimi i parë ishte rezervuar në qytetin e Herbolzheimit dhe në pritje të ambasdorit tonë ishte kryetari  Ernst Schilling, i cili e udhëheq këtë  qytet që nga viti 1996 dhe në gjiun e të cilit janë edhe katër komuna: Wagenstadt, Bleicheim, Brogingen dhe Tuschtfelden.

Ai kishte rezervuar këtë të diel për të dhe për delegacionin aspak të vogël nga ana e shqiptarëve, të cilët u pritën  në mënyrë madhështore në këtë komunë.

Pasi që i uroi ambasadorit tonë mirëserdhejn me të ngohtë, nuk harroi që të falënderojë edhe anëtarin e Bundestagut Gjerman  z. Peter Weiß, i cili kishte bërë të mundur bashkëpunimin me  Shoqatën "Yjet Kosovës" në Emmendingen.

Ai për Shoqatën "Yjeve të Kosovës" kishte fjalët më të zgjedhura, e cila për të me angazhimin e saj të pandalur dhe këmbëngulur, sikur është shndërruar në një përfaqësi zyrtare të Kosovës,e cila për herë të dytë sjell ambasadorin tonë në këtë vend, për çka janë më së mirënjohës.

Ai me admirim të paparë  përmendi punën dhe aktivetetitn e  manifestimit të  100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin e kishte organizuar në mënyrë të shkëlqyehme kjo shoqatë dhe ku kishte marrë pjesë, nga  i cili takim po i ruante kujtimet më të mira. Ai në mes tjerash informoi për historikun e qytetit si dhe të organizmit të tij. Qyteti ka mbi 20 mijë banorë dhe papunësia është 1%. Ai ka partneritet me katër  qytete të Polonisë, të Francës, të Spanjës dhe të Sllovakisë. Gjithësesi një gjë dhe një dëshirë do ta kishte edhe komuniteti shqiptar këtu si dhe ambasdori i Republikës së Kosovës, që një partneritet edhe me ndonjërin qytet të Kosovës të krijohej.

Hapi i parë është bërë me këto takime dhe me punën për lakmi të Shoqatës "Yjet e Kosoves" në Emmendingen dhe në këtë drejtim shkuan edhe prononcimet e z. Weiß si dhe ai i ambasdorit të Kosovës z. Skënder .Xhakaliu.

Aktualisht kryetari i komunës Herbolzheim-it ofroi mundësinë e pranimit të katër vetëve, të cilët do të njoftoheshin dhe kualifikoheshin për  riciklimin e mbeturinave dhe përpunimin  e ujërave.

Hapi i parë nga kjo komunë është bërë të shohim për interesimin dhe gatishmërinë e treguar nga ndonjëra nga komunat tona të cilat janë të ballafaquara me këto probleme mjedisore.

Në mbrëmje takimi i dytë ishte rezervuar ne restorantin Dubrovnik të pronarit shqiptar Ambroz Radit. Ai kishte stolisur ambientet e restoranit të tij me flamujt e shqiptarëve, të Kosovës, të Gjermanise, Kroacisë dhe te Europës.

Në tavolinën e rezervuar për 30 vetë ishin servuar gotat dhe pijet e të gjitha llojeve. Në vend që ambasdori ynë të takohej në komunën e qytetit Mahlberg  me kryetarin e komunës takimi ndodhi në këtë lokal. Aty u soll edhe libri i artë ku u nënshkrua ambasadori, të cilit iu deshirua një mirëseardheje e përzemërt si dhe qendrim i këndshëm ne këtë qytet.

Darkën e punës në sofrën e shtruar me të gjitha të mirat e hapi prifti austriak z. Rolf Hemker një mik i shqiptarëve. Më pas zonja Weiss, e cila në mungës po e përfaqësonte kryetarin informoi ambasdorin dhe të pranishmit me historikun e kësaj komune. Ajo ndihej tepër e lumtur dhe krenare që në mesin e tyre kishin exelencen e tij z.ambsador S.Xhakaliun.

Ambasadori i Kosovës z. S. Xhakaliu u falënderua për të gjitha ato që i kishte bërë populli gjerman për popullin tonë, duke pranuar një numër të madh refugjatësh, poashtu edhe në aspektin politik dhe ushtarak. Ai tha se ne u jemi shumë mirënjohës për të gjitha ato që keni bërë për popullin tonë, të cilat do të mbesin në kujtesën e njerëzve tanë për jetë të jetëve. Zoti e bekoftë miqësinë tonë.

Në këtë bisedë protokolare dhe pune u angazhuan edhe Jahja Gashi, Nue Lekaj si dhe Xhafer Leci  për të sqaruar dhe idnetifikuar problemet dhe vështirësitë dje dhe sot si dhe për përspektivën tonë.

Takimi dhe qendrimi në këto ambiente të këtij restoranti shqiptar, në sofrën e së cilës ishin shtruar të gjitha specialitetet shqiptare zgjati më shumë se katër orë. Miqësia e krijuar me kohë u thellua, kurse anëtari i Bundestagut u shpreh i vendosur për përkrahje të proceseve euroatlantike të të dy shteteve shqiptare.

Në këtë kuadër ne intervistuam disa të pranishëm dhe moto e të gjithëve ishte t”i ruajmë, kultivojmë dhe thellojmë këto kontakte të krijuara me mund dhe me angazhim të paparë të gjithëve, po sidomos të Shoqatës "Yjet e Kosoves" në Emmendingen, shembullin e së cilës duhet ndjekur në të gjitha rrafshet, nga shoqatat deri te niveli më i lartë.

Puna e saj e shenjët bartë dhe transmeton mesazhe të qarta për Prishtinën dhe Tiranën, ishin fjalët e anëtarit të Bundestagut gjerman z. Peter Weiß të cilin shqiptarët  e këtushëm e duan serish në parlament duke qenë njeriu më i besueshëm për këtë komunitet i organizuar dhe integruar për mrekulli këtu, si dhe të lidhur me shpirt dhe zemër me vendin e lindjes, të cilit i kryen dhe kryejnë obligimet, mu ashtu siç i kryen figurat më të ndritura të kombit tonë. Kështu u mbyll fundjava duke filluar e hëna me takime të tjera

Në Emmendingen sikur një ditë më parë ambasdori ynë ishte i shoqëruar  nga anëtari i Bundestagut Gjerman z. Peter Weiß. Ata dhe grupi i shqiptarëve u priten në qendrën e përpunimit të verës së rrethit nga  kryeashkiaku Hans-Joachim Schwarz(Shvarc), i cili librin e artë e kishte sjellë këtu, kurse atë e shoqëronin edhe grupi i këtij bodrumi.

Në fjalën e tij përshëndetëse të z.Hans-Joachim Schwarz(Shvarc) vërehej respekti i madh ndaj komunitetit shqiptar, i cili është me i koncentruar më shumë se sa kudo dhe të cilët identifikohen me punën dhe mirësjelljen e tyre të pashoqe.

Në mes të tjerash kryebashkiaku përmendi edhe shkollën shqipe, të cilën e kishte lejuar pas iniciatives së Shoqates"Yjet e Kosoves"në Emmendingen.

Takimi zgjati nga ora 9-10,30 për të mos u vonuar në takmin e radhës në Waldkirch, që po pasonte në orën 11. i cili zgjati  më shumë se sa tri orë.

Takimi u organizua në komunën e Waldkirchit dhe kryebashkiaku z.Richard Leibinger me vete kishte sjellë edhe stafin e tij. Pas një rezymeje të thelluar prezantuese rreth këtij qyteti, kryebashkiaku në mes të tjerash tha se në bazë të të dhënave të vitit 2008 qyteti kishte  20.638 banorë, në mesin e të cilëve është edhe komuniteti i juaj i integruar  për mrekulli.

Qyteti ka një sipërfaqe prej 48,47 km². Qyteti si i tillë përpos statusit të qytetit industrial, është edhe qytet me një traditë të lashtë historike. Si i tillë dhe për shkak të shtrirjes gjeografike është edhe qytet turistik. Waldkirchi krenohet me  firmën SICK si  më e fuqishemja në rajon, e krijuar që nga viti 1946 dhe me 6.302 të punësuar me një qarkullim vjetor prej 971,3 milionë €, gati po aq sa është edhe buxheti i Kosovës në vit. Pas një prezantimi të thukët në bisedë u angazhua edhe anëtari i Bundestagut z. Peter Weiß.

Derisa ambasadori ynë falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të shkollës  me të meta të këtij qyteti me një shkollë simotër në Kosovë. Ideja u pranua me një dashamirësi të paparë dhe për  modalitet priten që ato  të rregullohen në të ardhemen. Pas këtij takimi  jo vetëm protokolar, por edhe miqësor kryebashkiaku i qytetit z. Richard Leibinger prezantoi me një sheti rasti qytetin e tij, duke shkuar më pas në muezun e qytetit, i cili jo vetëm që ishte mbresëlënës, por edhe nostalgjik për sendet monumentale që gjendeshin aty.

Pas orës 14 amabsadorin tonë e prisnin edhe dy takime të tjera me rëndë-si, të cilat nuk arritem t”i përcjellim me grupin tonë.

Emërues i përbashkët do të ishte kënaqësia ime më madhe kur arrita të dëgjoj kryebashkiakët, të cilët nderonin ambasdorin tonë, jo vetëm me ato termet protokolare si exlence etj, por edhe ngrohtësia dhe dashamirësia e zyrtarëve gjermanë. Ishin këto dy ditë shumë të suksesshme  në shërbim të atdheut, të paqës dhe të integrimit, jo vetëm kombëtar, por edhe njerëzor. Ishte një afri e paparë dhe kjo reflektohej falë punës dhe sjelljeve të njeriut tonë.

Falë punës dhe veprimtarisë së pashoqe të  Shoqates "Yjet e Kosoves"e.v. Emmendingen. Ajo me vetëm pesë vite ekzistence kishte krijuar një rreth pakrahasuehëm të madh, duke filluar nga kultura dhe tradita  e popullit tonë, e cila përmes grupit të valleve iu prezentua opinonit të këtushëm me shumë se 30 herë.Vallet tona burimore u pëlqyen nga i madh dhe i vogël.

Pjesët tona teatrore ishin një surprizë e veçantë dhe niveli i tyre profesional kishte bërë për vete të gjitha shtresat. Në këtë vazhdë vlen të përmendet pjesa teatrore në frymën e mjuzikllit "Rruga jonë deri në pavarësi" pjesë e së cilës ishin fëmijët tanë, të cilët luanin rolet e inteligjencës dhe të qendre-sës tonë kombëtare, duke u ndihmuar nga tenori Shkodran Tolaj me një interpretim klasik.

Ky projekt, i cili u luajt në gjuhën gjermane u prezantua me rastin e ditë-lindjes së  parë të Kosovës në një sallë të stërmbushur ku gati gjysma e pjesëmarrësve ishin gjermanë, në mesin e të cilëve kishte  edhe personali-tete të larta publike dhe poltike.

Pjesa teatrore "Ëngjëlli i të varfërve  jeton në qiell dhe në zemrat tona" e cila u prezantua me rastin e infombrëmjes për Nënë Terezën, jo vetëm që i befasoi, por edhe i bëri të qanin të pranishmit.

Kaptinë në vete ishte pjesa e luajtur teatrore për Hyjnorin tonë dr. Ibrahim Rugova, ku u ofrua  jo vetëm një lojë gati profesionale e të rinjëve tanë, porse mesazhi human dhe njerëzor, preku  zemrat edhe të atyre që ishin në anën e kundërt, do te thoshte Sadik Halilaj, i cili kishte përcjellë punën e kësaj shoqate në çdo hap.

Ai do të vazhdonte mëtutje në rrafshin falënderues drejtuar popullit dhe shteti gjerman. Vlen të përmendet manifestimi krejtësisht spontan pas shpalljes së pavarësisë, ku po  dominonte një pankartë me mbishkriminFalëmnderes Gjermani.

Sadik Halilaj do të vazhdonte duke thënë si sot me kujtohet homazhi për ushtarët e vrarë amerikanë i organizuar poashtu nga kjo shoqatë, ku u ndezen qirinjë dhe u kënduan këngë mortore nga tenori Shkodran Tolaj në shnjë nderimi të atyre ushtarëve.

Këtu do të ndërhynte Arif Hoti kryetar i Shoqates ”Iliria”  i cili do të thoshte: Puna, ideja dhe realizimi i tyre në jetë është e pashoqe ato çfarë realizoi kjo shoqatë.

Organizmi i ekspozitave  si ajo per 100 vjetorin e Nënës Terezë ku  po mirrnin pjesë gjashtë krijues shqiptarë dhe hapjen e kësaj ekspozite po e ngriste në nivelin më të lartë tenori Shkodran Tolaj me zërin e tij profesional dhe me ndjenja të thella shpirtërore.

Poashtu prania e parë e ambasdorit tonë z.Vilson MIrdita si dhe angazhimi I tij inlektual prej doktori dhe përfaqësuesi të parë zyrtar këtu, të bente të jesh krenar.

Ato ide dhe vizioni i saj vërtetë kombëtar i kësaj  shoqate u kurorëzua më vonë me meshën e shenjët të Atit të Shenjët Benedikt në Freiburg ku ishim si të pranishem dhe aktiv si shqiptar, si gjithherë në histori të bashkuar dhe të unifikuar të dy besimet. Ishte kënaqësia ime më e madhe kur gazetarë të mjeteve të ndrysheme të informimit prisnin në radhë që të na intervistonin.

Derisa fotografia e viteve të 70-ta në Freiburg  e Nësës së madhe Terezë me Bishofin e asaj kohe Razinger tani Ati i Shenjët, po prezantonte meshën me shkelqimin e saj. Atë ditë u  ndejva krenar që jam shqiptar, me shumë se sa secilën herë.

Derisa po fliste Arifi sikur dëshironte të thoshte diçka edhe Lon Karrica se nuk guxojmë ta harrojmë edhe pjesëmarrjen në turnirin e futbollit të  femrës së kësaj shoqate. Ato jo vetëm me pjesëmarrje. por edhe me rezultatet e tyre ishin ambasdoret më të mira dhe të tillat po tregonin shpirtitn e tyre nënëterezian.

Mesazhi i tyre në pankartën e shkruar nga ato “FIfa wir kommen" kishte  bombarduar mjetet e informimit për dy arsye.

Njëra si është e mundur që femra-gruaja  shqiptare të luajë futboll, si dhe mesazhi i qartë duke u identifikuar me Lira Bajramajn.

Derisa z. Z. Prenka do të poteconte manifestimin e 100 vjetorit të pavarësisë, ku kjo shoqatë, jo edhe aq madhe me anëtarë kishte arritur të organizojë dy evenimente për një dite dhe që të dyja i dhanë ndriqimin dhe shkëlqimin  më të madh shekullit tonë, duke  dëshmuar përmes pjesës teatrore që edhe femra jonë nuk din vetëm të qendisë flamurin, por edhe ta mbajë atë. Poashtu ekspozita e organizuar e nje niveli të tillë, si dhe mesa-zhi e përmabajtjes së saj  nuk u pa dhe nuk u dëgjua askund në tërë botën shqiptare. Elita politke dhe publike mbeti pa tekst dhe si e tillë meritoi hyrjen në librin e artë të qytetit të Emmendingenit.

Papritmas gazetari i drejtohet Mustafë Shabanit dhe i shtron nje pyetje:Prej kah u vie gjithë ky motiv dhe  gjithë kjo ide.

Ai përgjigjet "Nuk ka gjë më të shenjët se sa çështja kombëtare, së cilës iu kishte përkushtuar gjyshi dhe familja jonë.

Gjeni i trashëguar në familje dhe misioni  t”i japë atdheut ato që ai i kërkon nga unë, drejtoj energjitë tona në këtë drejtim, ne drejtimin e vizionit të dr. Ibrahim Rugovës, i cili ishte dhe mbetet Hyjnori ynë duke u paraprirë proceseve shteteformuese me filozofinë e tij urtake,e cila mposhti një maki-neri të shfreunar ushtarake pa e filluar as edhe një të vetmen betejë me ta.

Ishte pra familja, gjeni dhe vizioni i udhëheqësit tonë shpirtëror dr. Ibrahim  Rugova dhe kultura e paparë e tij në këto hapësira motivi dhe shkolla jonë.

Sjellja e tij e mençur dhe butë, po edhe e  vendosur ishte një kulturë e paparë dhe prandaj  kultura është shpirti i një popull dhe ajo si e tillë lidh popujt dhe integeron njerëzit.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx