E premte, 02.05.2025, 01:13 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Miradije Gashi: Shkolla Shqipe, shkollë dhe dashuri për atdhe

E shtune, 27.07.2013, 12:00 PM


SHKOLLA SHQIPE, SHKOLLË DHE DASHURI PËR  ATDHE

Nga Miradije Gashi

Dashuria për atdheun është ndjenja më fisnike e popullit tonë, dhe si e tillë ajo nuk shuhet kurrë. Këtë gjë, e dëshmon vetë historia e popullit tonë, që nis nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Kjo tregon se populli ynë qëndroi i pamposhtur, duke mos u gjunjëzuar as para armiqve më të egër. Pra, duke bërë virtualisht historinë e lavdishme të qëndresës përballë armiqve të shumtë.

Kjo bënë që ne të ndihemi krenarë për këtë. E gjithashtu na shërben si udhërrëfyes për punën tonë, sidomos në fushën e arsimit këtu, ku gjuha jonë e bukur shqipe na mban gjallë. Kjo, do të thosha, është boshti kryesor rreth të cilit ne duhet të sillemi, në mënyrë që të jemi të barabartë me gjithë popujt tjerë të Europës. Sepse vetëm përmes gjuhës dhe arsimimit shqip, ne e forcojmë identitetin tonë kombëtar, duke ecur lirshëm përkrah popujve të tjerë, rrugës së zhvillimit e të prosperitetit. Ndaj obligimi ynë kryesor dhe i vetmi, është që prindërit, nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë t'i kushtojmë rëndësi të veçantë kësaj çështje kaq madhore.

Ndaj, për çdo fund të vitit shkollor, ne organizojmë festë, dhe e quajmë: FESTA E SHKOLLËS SHQIPE. Me këtë festë, ne i kurorizojmë të arriturat tona në fushë të arsimit. Dhe këtë gjë e bëri  bukur, më 19.07.2013,  qyteti i Backnang-ut, ne rrethinën e Stuttgartit. Unë personalisht, si arsimtare e brezit të ri këtu, ndihem e lumturuar, kur gjërat arrij t'i shpjegoj me argumente, e nxitur gjithmonë nga dashuria që kam për nxënësit e mi. Njëherit ndihem dyfish e lumtur kur arrij që të shijoj suksesin tim dhe të nxënësve të mi, në fund të çdo viti shkollor, e sidomos për këta katër muaj. Kjo më bën edhe më krenare dhe njëherit më jep kurajo që të vazhdoj të punoj sa më shumë në mënyrë që të arrij rezltate edhe më të mira.

Ne këtë vit, festën e shkollës shqipe e hapën moderatoret; Engjyljeta Maliqi dhe Gresa Gashi, të cilat në fillim, i ftuan nxënësit e shkollës shqipe që bashkarisht ta kendojnë himnin kombëtar.

 

Moderatoret, Engjuljeta Maliqi dhe Gresa Gashi.

Shkëndija të gëzueshme hareje atë çast përshkonin bashkatdhetaret tanë, sapo u shfaqen në skenë nxënësit e shkollës shqipe veshur me ngjyrat e flamurit  kuq e zi.

 

Nxenesit duke kenduar himnin e flamurit

Pas himnit, moderatoret e ftuan mësuesen Miradije Gashi që ta marrë fjalën. Në fillim Miradije Gashi, falënderoi rektorin e shkollës zotin Zipperer në emër të  këshillit  të prindërve  dhe nxënesve për bashkëpunimin e sinqert dhe tepër të vyer, në dihmën që  dha për nxënësit shqiptar

 

Drejtori i shkolles se Backnangut Herr Zipperer dhe Zoja Buzuku kryetare e keshillit te prinderve

Nderkohë fjalën e mori Rektori i shkollës Z. Herr Zipperer, i cili perveç të tjerash, ne fjalën përshëndetëse, u fokusua në rolin dhe rëndësinë e gjuhës amtare. H. Zipperer, pas përshëndetjes që u bëri të pranishmve, i cili e ilustroi aq bukur arsyen e mësimit të gjuhës amtare. Me një shembëll duke e marr një dru që vërehej nga dritarja. Ai tha: "A po e shifni atë dru jashtë?" dhe vazhdoj "Për tu zhvilluar ai duhet ujitje. Ky proces i ujitjës e ushqen dhe e zhvillon përmes rrënjeve. Nëse e shkulim atë dru duhet ti priten rrënjet dhe me kët rast i dëmtohën rrënjet, që do të thotë se ka shumë më shumë vështirërsi për tu zhvillua më tutje në krëhasim me drujt qe nuk shkulen! Kështu ka ndodhur edhe me prindët tuaj. Kanë ardhur prej një vendit në një vend tjetër dhe kanë vështërsi për integrim në shoqëri dhe duhet dhënë përkraje. Për ketë qëllim jeni edhe ju këtu, për ta mësuar gjuhën shqipe." Dhe pyti pastaj: "A e di kush prej fëmijëve më m'tregua se përse duhet ta mësoni gjuhën shqipe?!" Në kët rast u paraqitën dy fëmijë. Njëri tha: "Për të kumunikuar më mirë me atëdheun. Tjetri tha: "Për t'u kuptuar më mirë me nënën." Në fund e purfundoi fjalën duke ju dëshiruar fëmijeve shëndet dhe pushime të bukura si dhe përvetësimin sa më shume të gjuhës amtare. Krejt në fund pedagogës Miradije Gashi i dëshiroj punë të mbarë në vitin e ardhshëm. 

Ndersa pas përfundimit të fjalës së Z. Zipperer, mësuesja e shkollës, Miradije Gashi, vijoi më tej:

 

Te dashur nxënës, te ndëruar prindër dhe të nderuar te pranishem, ju pershendes te gjitheve, duke shprehur kënaqësine time që sot jemi bashke për të festuar perfundimin e vitit shkollor dhe për të parë nga afër, suksesin që kanë arritur nxenesit, për një periudhë te shkurtër mësimi. Dhe vazhdoi: Shkurti i vitit 2013, ka shënuar një datë të veçantë në historinë e shqiptarëve të Backnangut. Një fjalë e mençur thotë: aty ku hapet një shkollë, mbyllet një burg! Ndaj, hapja e një shkolle shqipe, për mendimin tim i tejkalon vlerat e tempujve të mijëvjeqarëve. Duke qenë e bindur për këtë, me plot gojën e them se ata që ia dëshirojnë të mirën familjës së vet, në radhë të parë, fëmijës të vet, nuk vonohën, por vrapojnë aty ku flitët dhe mësohet gjuha shqipe, pavarësisht se sa larg dotë jetë ajo, sepse koha nuk pret. Aristoteli thotë: ji ai që je në daq të jesh i lumtur. Pra, edhe ne si të tillë mund të ecim përpara.

Edhe ky gjysmëvjetor pra, i kishte sfidat dhe vështiresitë e veta. Vazhdoi më tej Mësuesja MiradijeGashi, mirëpo, vetëm me angazhimin tonë të përbashkët, i kemi tejkaluar të gjitha, duke i arritur objektivat tona në edukimin e fëmijëve tanë, ruajtjën e gjuhës shqipe, kulturës dhe traditës sonë të lavdishme. Suksesi që kemi arritur gjatë këtyre muajve, na jep kurajo dhe premton që viti i ardhshëm te jetë edhe me cilësor e më i begatshëm. Ju  falënderoj për interesimin dhe perkrahjen që më keni dhënë. Nje falenderim i veçantë i shkon këngëtarit të mirënjohur Qamil Zekajt i cili pa hezituar pranoi ftesën tonë, për t’i ardhë në ndihmë shkollës shqipe më këngët dhe vallët e tij të mirëfillta qytetare.

Pastaj moderatorja Engjuljeta Maliqi, pas fjalës së mësuesës, e ftoi në skenë këshillin e prindërve: Z. Zoja Buzuku, zt. Fadil Maliqi dhe zt. Selver Krasniqi që ta marrin fjalën

 

E para majtas zonja Buzuku,  kryetare e keshillit te prinderve per Backnang

Me këtë rast Zoja Buzuku, përshëndeti drejtorin Zipperer, mësuesen, nxënësit, mysafirët dhe luti prindërit që ti sjellin nxënësit në shkollë, sepse kjo është për te mirën e tyre, pastaj vazhdoi: po shpresoj që viti i ardhshëm do të këtë më tepër nxënës dhe më pak mungesa shtoi kryetarja e këshillit të prindërve, duke e ndier krenarinë për atë që ka bërë për hapjen dhe mbështetjën e shkollës shqipe, në Backnang. Poashtu të pranishmit i përshëndeti dhe zoti Selver Krasniqi, i cili uroi për suksesin me nxënësit .

Poeti Fadil Maliqi, ne festen e shkolles recitoi krijimet e veta lidhur me shkollen shqipe.

Z. Fadil Maliqi pasi i përshëndeti të pranishmit e pat një lutje të veçantë te fëmijët, per t'u shërbyer me thënjën e poetit të madh Naim Frashërit: "Punë, punë, natë e ditë që të shofim pagëz dritë." Por nga fëmijet kërkoj: "Mësimë, mësimë, dhe vetëm mësim që të kemi ardhmëri. Shpresoj që n'vitin e ardhshëm të vijojnë mësimin sa më shumë nxënës." Z. Fadil Maliqi krijus i vargjeve e lexoi një poezine kushtuar ditës së parë të fillimit të mësimit në gjuhën shqipe në Backnang.

SCHILERSCHULE

E premte një shkurt 2013

N’Backnang të Gjermanisë

Mbasdite ora  15:00, zilja e

Shkolles shqipe na bashkoi!

 

Fëmijët të gëzuar perdore

Me prinder të  shoqëruar

Në Shillerschule vijnë

Gjuhën shqipe për t‘mësuar!

 

Rektori erdhi në klasë

Si yll ai ndriqonte!

Shëndet e suksese

Fëmjëve tonë u uronte.

 

Pedagogja e nderuar

Filloi të shpjegoj,

Hartën e kuqe shpalosi!

N’mes dual një shqiponjë.

 

Flamuri ynë kombëtar

Është krenarija jonë

Backnangun e dashur

Dota  falenderojmë,

 

Na lejuan shkollën shqipe

Gjuhën tonë ta mësojmë

Popullin mik gjerman,

Kurrë s’do ta harrojmë.

Gani Gashi arsimtar, Qamil Zekaj kengetar, Lulezim Ademi instrumentalist.

Këngëtari Qamil Zekaj dhe instrumentalisti Lulëzim Ademi, e begatuan programin tonë të shkollës me interpretimin aq të bukur të këngëve dhe valleve përgjatë katër orëve me radhë. Duke mos dashur të pushojë kjo ditë, këtyre emocioneve magjiplotë, si vlerë për atdhe,  ia shtuan dhe vallëzimet pa fund të nxënsëve që është gjë shumë pozitive për  familjet shqiptare. Pastaj moderatorje Engjuljete Maliqi, ftoi në skenë zotin Gani Gashi arsimtar, i cili mësimdhënjën në mërgatën shqiptare e quajti mision të shenjtë duke thënë: nuk do ta harrojmë për fare këtë festë. Recitimet, vallëzimet, dhe zëri i këngëtarit Zekaj, do t’i bënte aq mirë shëndetit tonë shpirtëror dhe falënderoj të gjithë për kontributin e tyre që dhanë.

Pastaj në skenë u ftua grupi i nxënësve të cilët recituan vjershat; Rruga Jonë, Thërret Naimi, Gjuhën shqipe amanet. Pra të pranishmëve, vallën: "Shota", e realizuan bukur: Albina Delija, Erza Azemi, Eronita Azemi. Ndërsa vjershat recituan nxënesit: Alena Buzuku, Blenda Maliqi, Shqiponje, Kumrije, Engjuljete Maliqi, Vanesa, Edona, Arian Hoti. Ndersa këngët: Thërret Prizreni Mori Shkodër, e kendoi Albina Delija, orkestruar nga Qamil Zekaj. Pas disa valleve dhe kengeve qe u interpretuan nga kengetari respektiv Qamil Zekaj, serish ne skenë u paraqitën grupi vallëzues i nxënësve të vegjël dhe grupi i të mëdhenjve së bashku.

 

Keto nxenese pervec vallezimit ishin shume aktive edhe ne procesin mesimor.

 

Nxenesit e shkolles ne vallezim dhe recitim

 

Zonja Florije Krasniqi, Dukaj, Buzuku, Zekaj, Ademi e keshtu me radhe deri te mesuesja

 

Kjo nxenese eshte ne gjendje edhe me karroce me ardhe ne shkollen shqipe.

 



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx