Udhëpërshkrim
Kujtim Mateli: Me ekipin ku kandidoi Majko
E diele, 30.06.2013, 09:04 PM
Me ekipin e fitores ku kandidoi z. Majko
Nga Kujtim
Mateli
Këto
zgjedhje patën befasinë e tyre, por në njërën prej këtyre befasive është edhe
njësia nr. 5 në Tiranë. Është njësia më e madhe në Tiranë dhe e krahasueshme me
qytetet kryesore të Shqipërisë. Rëndësinë kësaj njësie zgjedhore, ia dhanë dhe
aktorët e politikës shqiptare. Këtu garoi për PS ish kryeministri i Shqipërisë
z. Pandeli Majko bashkë me znj.Blerina Gjylameti dhe z. Afrim Qëndro. Kjo
treshe e bëri tepër interesante garën në këtë njësi zgjedhore. Me një fjalor
për t`u admiruar, ata shpalosën programin e PS. Gjuha e urrejtjes për
kundërshtarin, nuk ekzistonte. Komunikimi i vazhdueshëm me elektoratin, ishte i
pandërprerë gjatë gjithë kësaj fushate, derisa u konkretizua me 23 qershorin.
Kështu punuan
kandidatët e Partisë socialiste. Ata e lanë mënjanë renditjen në lista dhe
punuan e luftuan si një ekip i vetëm për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit.
****
Ndaj z.
Majko iu desh që të shkonte në të gjitha
njësitë zgjedhore që kishte qarku i Tiranës. Kudo u dëgjua fjala e tij e mençur
dhe e urtë që e ka burimin tek urtësia dhe mencuria e popullit tonë. Ka qenë
kryeministër i vendit, në periudhën më të vështirë, pas shkatërrimit që
pësoi vendi në vitin 1997 dhe gjendja e vështirë që u krijua nga Lufta e
Kosovës. Në ato momente të vështira, ideja e lidhjes me një rrugë të re
kombëtare të Shqipërisë me Kosovën, është e z. Majko. Madje u vendos dhe një
taksë për grumbullimin e të ardhura e cila dhe u quajt në gjuhën popullore:
"taksa Majko".
Politikan popullor, që e thotë mendimin e vet
ashtu si e mendon, duke patur parasysh interesat e vendit, pastaj të forcës
politike që përfaqëson, duke ngjallur admirim, jo vetëm tek të majtët, por edhe
tek e djathta shqiptare.
****
Ekipi i
kandidatëve për deputetë i njësisë nr.5, e shkeli çdo pëllëmbë të kësaj njësie
zgjedhore. Takimet e shumta me elektoratin bëri që të njiheshin nga afër me
shqetësimet e përbashkëta apo dhe
individuale. Të mendonin seriozisht për ta dhe problemet e tyre. Ja si shprehet
z. Majko pas njërit prej këtyre takimeve:
"Një
takim i veçantë tek "Kodra e Diellit"... Në një zonë ku problemet
ndërthuren me shpresat. Aty ndërtohet Tirana e së ardhmes, mes problemeve të së
sotmes. Njerëzit janë të thjeshtë dhe të tilla i duan edhe fjalët. Bashkëjetesa
e komuniteteve të ardhura nga rrethe të ndryshme, e bëjnë edhe më të merituar
emrin "Kodra e Diellit".
Çdo pjesë e kësaj njësie zgjedhore kishte
problemet e veta. Ndaj grupi i kandidatëve për deputetë, zotërinjtë Majko e
Qëndro, si dhe znj. Gjylameti, kanë patur konsultime të vazhdueshme me ta.
Mbanin shënime, diskutonin e debatonin, sidomos në takimet që u quajtën :
"Këndi i fjalës". Të pranishmit pyesnin dhe sugjeronin.
Për
njërën nga zonat e njësisë nr.5, z. Majko do të përshkruaj realitetin në të
cilën ndodhet kjo zonë. Një realitet që pret të ndryshojë nga politika e
partisë së tij që do të vijë në pushtet. Përshkrimi, edhe pse i shkurtër, të
kujton ato të Viktor Hygoit për Parisin e shekullit XIX:
" Zona e "bllokut" është pjesa më
elitare e Tiranës dhe e Njësisë Bashkiake nr 5. Aty gjen përfaqësues të të
gjitha shtresave, nga ato të varfërat që shesin anës rrugës dhe ata me gjendje
të mirë ekonomike. Një "bursë" e llojit të vet edhe për politikën ku
mat "pulsin" edhe duke ecur lirshëm".
****
Kandidatët
e njësisë nr.5 gjetën mbështetje kudo që shkonin. Pandeli Majko u entusiazmua
nga pritja e ngrohtë që i bënë ish ushtarakët e kësaj njësie dhe do të thoshte:
" Me ish ushtarakët fjalët janë të
tepërta. Janë shtresa më e lidhur me të majtën, kur në fakt duhet të ndodhte e
kundërta për profilet që të djathtat perëndimore kanë karshi kësaj shtrese. Ata
janë fjalëpak dhe presin të drejtën që u përket nga ligji i shfuqizuar i vitit
2005. Si djalë i një ish ushtaraku, detyrimin ndaj tyre e kam të dyfishtë"
Shumë
mbrelënëse ishin dhe takimet që z. Majko zhvilloi me pensionistët, veteranët, biznesmenët,
etj. Ai bëri mjaft vizita në shtëpitë e
njerëzve të thjeshtë, por edhe të disa figurave në fusha të ndryshme të dijes e
artit, që kjo njësi i ka dhe i ruan si xhevahiret e saj. Një vizitë e tillë u
bë në shtëpinë e poetit Faslli Haliti. Ishte një bisedë e ngrohtë midis poetit
dhe politikanit Majko. U takuan dy miq. Faslli Haliti ka qenë për një
legjislaturë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kur z. Majko ishte kryeministër.
Ndaj pikat e takimit ishin të shumta dhe biseda rrodhi natyrshëm nga poezia e
poetit në vitet e komunizmit e deri më sot, gjer tek shqetësimet e politikanit
Majko për rezultatin në zgjedhjet e 23 qershorit. Faslli Haliti e shfaqi angazhimin
e tij të dyfishtë: në letërsi dhe politikë. Faslli Haliti e bëri prezent
shqetësimin e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, të cilët u ndjenë të
dhunuar nën rregjimin e Sali Berishës. Nën këndvështrimin e poetit, krijuesit e
kishin humbur dinjitetin dhe identitetin, të detyruar për të siguruar
ekzistencën e tyre.
Të dy, poeti dhe politikani, shkëmbyen mjaft
mendime se çfarë duhej të bëhej në të ardhmen. Në këtë takim z. Majko
shoqërohej nga kryetarja e PS për njësinë nr.5, znj. Violeta Kila dhe kryetari i PS në lagjen ku banon Poeti, z. Erjon
Gozhdari.
****
Në
njësinë nr. 5 gratë kanë zënë vendin e tyre në shoqëri dhe kjo, falë punës dhe
përkushtimit të tyre, por edhe shkallës së lartë emancipues të shoqërisë sonë
në këtë njësi. Njësia Bashkiake nr. 5
drejtohet nga një grua që është znj. Jeta Seitaj. Po kështu edhe kryetare e
PS është znj.Violeta Kila, si dhe
Kryetarja e FGS, znj. Violeta Sinoimeri. Ndoshta është kjo arsyeja që Njësia
nr.5 në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë, njihet si bastioni i
socialistëve. Sic duket, kur e gjitha shoqëria ndihet e përfaqësuar, edhe
rezultati është më i lartë. Këtu rezultati ka qenë gati i pandryshueshëm në
favor të PS, edhe kur ajo ka qenë në nivele më të ulta në njësitë e tjera
zgjedhore në Tiranë dhe në shkallë vendi.
Ja si do
të shprehej, gjatë ditëve të fushatës, për këtë rol të rëndësishëm të gruas në
këtë njësi zgjedhore z. Pandeli Majko:
" Gratë kanë qenë zakonisht "të
padukshme" në fushatat elektorale. Në Njësinë Bashkiake nr 5. ato janë një
rast i rrallë për Shqipërinë. Ato drejtojnë
partinë dhe Njësinë Bashkiake nr 5. Në një nga zonat më elitare të
Tiranës vota e gruas nuk është "sasi", por cilësi e një fakti jo
vetëm politik".
Gjithçka ato e kanë arritur me punë. Forumi
Gruas Socialiste Njësia 5, është tepër aktiv. Është mbështetja më e fuqishme e
Partisë Socialiste në këtë njësi.
Ja si e
vlerëson këtë rol, Kryetarja e Forumit
të Gruas Socialiste, znj. Violeta Sinoimeri, gjatë fushatës elektorale të 23
qershorit: "Forumi Gruas Socialiste
Njësia 5, një bashkim mendjesh, idesh, vlerash, kontributesh, për të arritur
ndryshimin e madh në qershor, 2013! Ky është slogani që udhëheq e motivon
qindra vajza dhe gra të këtij forumi drejt 23 qershorit, drejt Rilindjes
Shqiptare!"
Ato e
pritën me padurim 23 qershorin, donin të shihnin sa më parë kontributin e punës
së tyre:
"...Edhe
një ditë...edhe një natë.. të mos ndalemi, të rendim, të shpërndajmë në çdo
zemër e shtëpi aromën e Rilindjes, ta orientojmë atë drejt kutive të votimit!
Puna e
palodhur dhe frutdhënëse e Forumit të Gruas Socialiste Njësia 5, i dha
rezultatet e saj. Në këtë drejtim vlen të falënderohen pa përjashtim të gjitha
vajzat e gratë, qofshin ose jo anetare të FGS, si dhe Kryetarja e ketij Forumi,
znj, Sinoimeri dhe nënkryetaret znj. Etleva Dura, Azbie Rama, Lul Njebza, Ervis
Rrahmani.
Kryetarja e këtij forumi, znj. Sinoimeri, e ka përjetuar si festë ditën e votimit, 23
qershorin, ja si shprehej ajo ne facebook:
"Unë
sot, si gjithmonë, ndoqa ëndrrën time,
votova për t'i hapur rrugën Rilindjes, votova nr. 29, votova PS, votova Edi
Ramën. Unë sot, votova së bashku me një gjyshe, donte Partinë Socialiste, donte
Edi Ramën. E ndihmova edhe gjatë procesit të votimit dhe fjalët e saj "mos
më rrej, dua Edi Ramën" Vec kontributeve të tjera, sot unë ndjehem e
gëzuar, se në kuti kam çuar dy vota".
*****
Forumi
Rinor Eurosocialist njësia nr.5, dha një
kontribut të çmuar në zgjedhjet e 23 qershorit. Të dy drejtuesit e saj kryesor,
Olsi Lazi (kryetar) dhe Brisela Mehmetllari (nënkryetare) ishin të pranishëm
atje ku fushata ngrinte këndin e saj të bisedës. Por në rrugën e tyre ata hasën
dhe pengesa, për të mos zhvilluar veprimtaritë e tyre, siç ishte takimi tek
amfiteatri i parkut Kombëtar tek Liqeni Artificial i Tiranës. Këtë frymë dhe
këmbëngulje të tyre z. Majko do ta përshkruante kështu:
“Ata, thjesht janë të vecantë e të vërtetë.
Kështu e duan edhe politikën. Një falënderim për djemtë dhe vajzat
eurosocialiste të Njësisë Bashkiake nr 5. Në një moment gjithçka shkoi keq si
pasojë e një "perplasje" aktivitetesh me PD, por vendosmëria e djemve ishte e padiskutueshme
përballë njerëzve me uniformë. U vonuam pak, disa kujtuan se do të anullohej,
por gjithçka u zgjidh nga ata që janë shpirti i garës elektorale. Faleminderit
miqtë e mi të FRESH-it. Fitimtarët, sot, ishit sidomos JU"
Rinia
eurosocialiste e kësaj njësie, nuk u
dekurajua edhe kur Policia Ndërtimore hoqi në mesnatë flamujt e Partisë
Socialiste. Brenda një kohe të shkurtër, ata i rivendosën përsëri. Në vend të
lodhjes ndihej gëzimi që gjithçka qëndronte mrekullisht si më parë. Marialena
Dura, Klajdi Meta, Reald Kila, Arlind Cani, Andi Nuzi, Dritan Ziu, Anisa Sala e
shumë e shumë të tjerë që ishin të pranishëm në çdo veprimtari që organizohej
gjatë kësaj fushate elektorale.
Ja sido
të shprehej një nga anëtarët e forumit eurosocialist:"22 vjet demokraci, 8
vite diktaturë , ç'do të bëjmë? Do të vazhdojmë të mendojmë që të votosh s`ka
vlerë? Mos e bëj , të mos votosh është pasojë për ty qytetar, vota juaj ka një
vlerë, ka një forcë të pandalur për ta bërë vendin më të mirë. Jepe mendimin tënd me votë".
*****
Partia
Socialiste e njësisë nr. 5 dhe Shtabi
Elektoral, kanë qenë forca kryesore që realizoi rezultatin e zgjedhjeve të 23
qershorit. Cdo anëtar i kësaj partie kishte pozicionin e tij në këtë betejë të
madhe. Përballë secilit ishte makineria
e madhe e qeverisë për të baltosur cilindo që i dilte përpara. Me besim e
guxim, u arrit që alternativa e Rilindjes të shkonte tek çdo banorë i kësaj
njësie. Rezultati ishte fantastik.
Rilindja u bë alternativa kryesore në këtë njësi zgjedhore. Kontributi i kandidatëve
për deputetë: zotërinjtë Majko e Qëndro dhe i znj. Gjylameti, ishte tepër i
madh. Një kontribut të veçantë dhanë dhe anëtarët e Shtabit Elektoral, znj.
Violeta Kila (kryetare), Jeta Seitaj, Violeta Sinoimeri, Elisa Spiropali,
Ermonela Xhafa, Anila Shehu, Mirela Roshi, Kozeta Fino, z. Banush Gozhdari,
Androkli Kokthi, Donald Dikollari, Olsi Lazi, Edi Nallbani etj. Po banorët e njësisë nr. 5, nuk mund të
harrojnë kontributin që dha në këtë njësi znj. Mimoza Hafizi, Milena Harito,
Enkeleda Omeri dhe Mimoza Arbri, si dhe z. Arjan Jaupllari,Alfred Dalipi Elvin
Lako e shumë e shumë të tjerë deri tek votuesit që me votën e tyre shënuan një
faqe të re në historinë e politikës shqiptare.
Askush
nuk e mendonte se edhe pjesa veriore e Shqipërisë do të përqafonte alternativën
socialiste deri në atë shkallë sa të fundosej ajo e PD. Po liderët ndaj
ndryshojnë nga masa tjetër, se kanë aftësinë të parashikojnë atë që do të
ndodhë. Në ditën e fundit të fushatës elektorale z. Majko shkoi në Shkodër. E
parandiente atë që do të ndodhte në njërin prej djepave të kulturës shqiptare.
I përshëndeti dhe u la një mesazh tepër të rëndësishëm: të votonin PS. Dhe në
vijim :
"Këtu nga Shkodra, e kishës dhe e
xhamisë, ne e kemi një besë dhe kjo është shqiptaria. Pas datës 23 qershor,
flamujt e partive do të ulen dhe do të ngrihet veç një flamur, ai që e meriton,
flamuri kombëtar i Ismail Qemalit".
*****
Gjatë
këtyre ditëve të numërimit të votave, njerëzit u ballafaquan me rezultatet e
punës së tyre. Më shumë se gëzimit të fitores për të majtët dhe hidhërimit për
humbjen për të djathtët, njerëzit u gëzuan për një tjetër gjë që është shumë e
rëndësishme dhe mbi gjithçka: u thyen ndasitë krahinore jug dhe veri. Deri dje,
dukej se qëndrimi politik i shqiptarëve ishte i kundërt për shkak të liderve të
tyre. Veriu i djathtë se kishte nxjerrë një lider të djathtë që ishte Sali
Berisha dhe jugu i majtë se kishte një lider të majtë që ishte Fatos Nano.
Gjuha e urrejtjes midis këtyre liderve ndikoi dhe në qëndrimin politik të
shqiptarëve. Po kjo ishte e dëmshme për Shqipërinë. Po erdhi në skenën politike
një lider i ri, që ishte Edi Rama. Gjuha e urrejtjes së Sali Berishës u drejtua
mbi të dhe deputetët e tjerë të Kuvendit të Shqipërisë duke shkuar edhe jashtë
sferës së politikës, deri në qelizën e shoqërisë që është familja. Po asnjëri
nuk reagoi me gjuhën e urrejtjes. I gjithë reagimi i të majtëve ishte ndonjë
batutë miqësore për liderin e së djathtës. Këtë skenë 8- vjeçare, populli e pa
dhe reagoi. Me Sali Berishën, Shqipëria nuk kishte të ardhme. Me Sali Berishën
po i mbylleshin portat e Bashkimit Europian. Ndasitë fetare të ngritura
artificialisht u rrëzuan. Egjithë Shqipëria mban të njënjtin qëndrim edhe ndaj
politikës dhe politikanëve. Më shumë se fitorja e të majtëve, kjo i ka gëzuar
më shumë shqiptarët. Një politikan jugor
nuk do të gjejë strehim në jug dhe një politikan verior nuk do të gjejë strehim
në veri nëse puna e tij vjen në kundërshtim me interesat e të gjithë
shqiptarëve. Me këtë veprim, shqiptarët u unifikuan edhe politikisht dhe bënë
hapin e parë drejt botës së qytetëruar europiane. Me këtë veprim Shqipëria i
krijoi mundësinë vetes të hyjë në portat e Europës. 23 qershori ishte fillimi i
një epoke të re për shqiptarët.
*****
Në
njësinë numër 5, numërimi i votave dha një rezultat që kapërceu cdo parashikim.
Në të gjitha garat elektorale diferenca midis PS dhe PD kishte qenë rreth 5.000
vota në favor të PS. Po rezultati u arrit përtej këtij parashikimi. Diferenca
midis dy forcave kryesore u rrit në 10.000 mijë vota. Në këtë mënyrë, njësia
numër 5, e dha qartë dallimin midis dy alternativave. E djathta nuk mund të
qeveriste dot më, kur tre të katërtat e shqiptarëve ndodhen në gjëndje
papunësie, të përkohshme apo të përhershme. Tre të katërtat e shqiptarëve
ndodhen nën nivelin e një jete normale.
Tre të katërtat e shqiptarëve rrojnë mes stresit që u krijon gjendja e vështirë
ekonomike. Shqiptarët, çdo mbrëmje dëgjonin kryeministrin e tyre që fliste për
bollëk dhe në fakt ky bollëk ekzistonte. Ky bollëk ekzistonte në familjen e
kryeministrit të shqiptarëve dhe për ata të fisit të tij, për mirëqënien e të
cilëve kujdesej deri në detaje. Bollëku ekzistonte në familjen politike të Sali
Berishës, të cilët i kishte bërë me rroga të majme duke punuar njëkohësisht në
dy e tre vende. Shqiptarët e panë se me një kryeministër të tillë nuk mund të
ecej përpara. Ndaj dhe ndëshkimi i tyre me votë ishte përtej parashikimeve.
Po e
mbyll këtë shkrim me ato fjalë që z. Pandeli Majko bëri në mbyllje të numërimit të votave në
njësinë nr.5.
"Faleminderit për gjithçka miq!
Faleminderit njerëz! Faleminderit votues! Faleminderit emigrantë që erdht nga
larg! Faleminderit ju që votuat për herë të parë! Ajo që po shikohet me sy,
duket ende si diçka që ndodh midis ëndrrës dhe realitetit... Kjo përfshin, deri
tani, edhe mënyrën si po sillen kundërshtarët tanë elektoral. Po kryejme të
gjithë bashkë detyrën karshi kohës që jetojmë.
Një
falënderim njerëzor tani që u mbyll edhe kutia e fundit në Njësinë Bashkiake nr
5. Me një ekip të mrekullueshëm
njerëzish dhe miltantësh që bënë të mundur diferencën që trokiti tek shifra e
10.000 votave diferencë nga kundërshtarët tanë. Kjo ishte një fushatë e
njerëzve me shpresë dhe ëndrra për të nesërmen. Dua që kjo ditë të zgjatet sa
më shumë dhe të kem kohë t`u them të gjithëve faleminderit. Nga Selita,
"Komuna e Parisit", "Irfan Tomini", "Kodra e
Diellit", "Vasil Shanto" etj...ju faleminderit në çdo detaj. Pa
Ju, asgjë nuk do të ndodhte. Leta, Afrimi, Blerina, Fredi... dhe gjithë shtabit
elektoral të "5"-ës...Faleminderit të gjithë kryetarëve të
organizatave të PS. Faleminderit ty socialist dhe socialiste e
"padukshme" që punove pa u lodhur për këtë fitore. FALEMINDERIT
MIQ!.
Grave të FGS 5, djemve dhe vajzave të Fressh-it u detyrohem një falënderim të vecantë. U bëmë pjesë e jetës së njeri-tjetrit duke krijuar një ngjarje kaq të veçantë sa FITORJA e 23 qershorit. Fituam "bastin" tonë me historinë. Të heshtim pak dhe të presim që historia të ndodhë edhe falë jush, miq të njësisë "5"... Ne e bëmë pjesën tonë. Ju të gjithë më shumë se unë. Ju jam mirënjohës.
Me ekipin fitues te z. Majko
Ne shtepine e poetit Faslli Haliti, Pandeli Majko, Violeta Kila dhe Erjon Gozhdari
Pandeli Majko