Udhëpërshkrim
Xhevahir Cirongu: Guri e fjala në rrugën e historisë
E hene, 27.05.2013, 07:38 PM
Guri e
fjala përjetësisht në rrugën e historisë
(Në promovimin e librit më të fundit ‘’Triumfi i Kombit’’ të autorit Skënder Sadri Kapiti)
Nga Xhevahir Cirongu
Më
datë 18 Maj 2013 në sallën kryesore të
Pallatit të Kulturës ‘’Aleksandër Moisiu’’
Durrës u promovua libri i autorit Skënder Kapitit. Pjesëmarria në këtë
aktivitet ishte e madhe .Nga të pranishmit u
ndoqën me inetres ligjiratat që u mbajtën nga foltorja e kësaj salle
rreth vlerave historike e atdhetare që përcjell libri për te lexuesi.
Organizimi këtij evenimenti kulturor e atdhetar , por edhe artistik ishte i organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve e Artistëve të qytetit Durrës.
Ballina e librit ‘’Triumfi i Kombit’’
Nikolla Spathari (Kryetari Klubit të Shkrimtarëe e Artistëve
Durrës)
Pamje nga salla.
Shkrimtari nga Vushtria – Kosovë, Bedri Tahiri.
Kryetari i klubit z. Nikolla Spathari, krahas fjalës përshëndetëse para qindra pjesëmarrësve bëri edhe një ekspoze të shkurtër rreth vlerave që përcjell libri i autorit Skënder Kapiti për kohën aktuale e të brezave që vijnë. Por një ligjërim më të detajuar e të gjithanshëm vlerësues të librit, para pjesëmarrësve foli z. Vladimir Muça, i cili është edhe nënkryetar i klubit. Në këtë eveniment kulturor e artistik të titulluar’’Pranvera e poezisë Durrësake’’, që tashmë është kthyerë në një traditë të përvitshme që organizon Klubi i Shkrimtarëve e Artistëve të Durrësit; merrnin pjesë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova. Nga qytet: Prishtinë, znj. Flora Brovina,Sabit Rrustemi- Gjilan, Bedri Tahiri – Vushtri,Bedri Neziri e Adem Zaplluzha të Klubit ‘’Kastrioti’’. Kurse nga Shqipëria merrnin pjesë nga Saranda, Tirana, Elbasani. Në fjalën e tij shkrimtari Daut Hoxha u ndal për vlerat atdhetare e kombëtare që ka përcjellë në shekuj fisi i Kapitajve, dhe kontributin që kanë dhënë djemtë e Kapitajve siç është midis tyre edhe autori i librit Skënder Kapiti në atributet liridashëse për lirinë e Kosovës në pranverën e vitit 1999. Ata u bënë ambasadorët e vërtetë në brigjet e Adriatikut në qytetin e Durrësit në pritjen e përgatitjen e qindrave djemëve Kosovarë e shqiptarë që më pas u rreshtuan në frontin e luftës në ushtrinë e UÇK-së. Në këtë tubim relaks promovimi folën edhe të ftuarit nga Kosava si: Flora Brovina, Bedri Tahiri, Bedri Neziri, Sabit Rrustemi, i klubit ‘’Flaka e Janarit’’.Për të drejtat e shqiptarëve që autori e ngreh me forcë edhe në libër, pra jashtë Shqipërisë në trojet e veta si në Kosovë, Çamëri, Maqedoni, Mal të Zi, ku mohohej prona, gjuha, sombolet kombëtare, madje edhe e drejta për të jetuar, janë përdorur metoda e mjete nga më çnjerëzore e barbare që njeh historia.Me çlirimin e shpalljen e Pavarsisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008, falë ndërhyrjes së NATO-s me në krye SHBA-në, që përbëjnë dy ngjarje me rëndësi kombëtare për kombin, foli shkrimtari Ilir Hoxha.’’Edhe libri që promovojmë sot, është një vlerë tjetër që autori Skënder Kapiti ngreh lartë vlerat historike e atdhetare të popullit tonë në shekuj, sepse e shkruara dëshmon të djeshmen, të tashmen e është udhërrëfyese për të nesrmen!’’. Në këtë promovim të librit ‘’Triumfi i Kombit’’ të autorit Skënder Sadri Kapiti, për vlerat kombëtare e atdhetare që mbart libri foli edhe ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi. Poeti Agim Bajrami recitoi para pjesëmarrësve një poezi të autorit Nikolla Spathari. Në fund të takimit pjesëmarrsit i përshëndeti me fjalë zemre edhe autori i librit z. Skënder Kapiti. Pas kësaj të gjithë të pranishmit bënë vizita në galerinë e arteve e në vendet arkeologjike e historike të qytetit bregdetar të Durrësit.Në galerinë e arteve të qytetit, të pranishmit i përshëndeti z. Edmond Agolli.
Takime të përzemrta midis Poetëve e shkrimtarëve.
Në Foto: Pëllumb Gorica, Adem Zaplluzha, Xhevahir Cirongu
Në qendër Edmond Agolli duke i falnderuar pjesëmarrësit.
Bashkëbisedim: Skluptori Idriz Balani e poetja Flora Brovina.
Aktivitetet
u ndoq me interes edhe nga gazetarët e mediave të shkruar e televizive që
operojnë në këtë qytet. Pranvera e lirisë së Kosovës dhe titulli i librit
‘’Triumfi i Kombit’’ tregon se
shqiptarët janë të fortë si gur stralli e me fjalën e tyre që nxjerr
flakë lirie nuk e kanë mposhtur kurrë keqadashësit të të
gjitha qarqet shoviniste nëpër shekuj.
Qëndresa e shqiptarit si gur i pathyeshëm me fjalën e dashurisë për atdheun
kanë sakrifikuar edhe me jetën e vetë duke derdhur gjak nëpër rrugën e
historisë për liri e pavarësi.Fjala e liria e shqiptarit janë të shtrenjta.
Autori
Skënder Kapiti ka një filozofi disi ndryshe nga të tjerët autorë, sepse kur ai
merr penën e shkruan ndëthur faktet historike
e atdhetare me një rrëfenjë interpretim bindse me bazë shtratin e
fakteve, që për gjatë rrugëtimit historik e kulturor nëpër shekuj zbërthen filozofikisht e
psikologjikisht ngjarjet jetësore.
Prandaj themi që libri ka vlera intelektuale dhe edukuese për gjithë sferën shoqërore e politike.
Një kafe me miqtë nga Kosova
Nga e
majta në të djathtë: Sulltana Zaplluzha ( e shoqja e Ademit), Xhevahir Cirongu,
Bedri Neziri(Krytari i klubit të shkrimtarëve ‘’Kastrioti’’, dhe poeti Adem Zaplluzha.
Takime të tilla mbeten gjatë në memorjen e gjithësecilit, aq më shumë te poetët e shkrimtarët.