Udhëpërshkrim
Beqir Cikaqi: Takim me Diasporen në Itali
E marte, 16.04.2013, 06:00 PM
Takim me
Diasporen në Itali
Ekskluzive nga Beqir Cikaqi
Në
vazhden e takimëve që organizon Ministria e Diasporës rreth Konsultimëve
Publike për Konceptin e Projektstrategjisë për Diasporën dhe Mërgatën 2013 – 2018, të shtunen me 13 prill 2013,duke filluar na ora 17.00, në Sallen e CGIL , rruga Dandolo nr.8, në
Treviso, u organizua takim me komunitetin shqiptar, ku përveq një numri të madh
të bashkëatdhtarëve ishin prezent edhe zyrtar nga Qeveria e Kosovës dhe
Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë.
Nikoqire
e këtijë takimi ishte Shoqata ILIRIA dhe komuniteti shqiptar që jetonë në
Treviso, e pjesëmarrës përveq shqiptarëve që jetojn në Privincën e
Trevisos kishte edhe shqiptar nga pjesa
tjetër e Italisë veriore, si nga Bolzano, Triesta, Bassano, Padova, Venecia, Belluna, Udine,
etj.
Prezent
ishte Kunzulli i Kosovës në Romë, veprimtaria e shquar e qështjes kombëtare, e
njohur si nënlokja e Triestës, znj. Vitore Stefa-Leka, mësuesit e Shkollës
Shqipe të Bassanos, Ragip Thaqi e Merita
Berdica, drejtuesit e Shoqatës KOSOVA nga Bolzano, etj.
Delegacioni
nga Kosova , përbëhej nga:
- Mentor
Borovci, drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrin e Diasporës,
- Ruzhdi
Halili, zyrtar në zyren e Kreministrit - Zyra për Planifikm Strategjik,
-Avni
Dervishi, këshilltar i Kombëve të Bashkuara, në Programin për zhvillim.
Këtë
takim e hapi kryetaria e Shqatës ILIRIA, dot.ssa Ermira Zhuri, ndërsa e drejtoi
z. Xhafer Berisha- nga komuniteti shqiptar në Itali, që jeton në Firenca.
Z.
Berisha falenderoi nikoqirët për kushtet e krijuara, si zërimin,
monitorin,mikrofoni lëvizës, qindra kopje të
dokumentit u shpërndajtën për të pranishmi, si dhe simbolet kombetare e
shtetërore të Republikës së Kosovës të vendosur në pjesen e dukshme e vende të
duhura. Gjithshtu i falemenderoi edhe të
pranishmit, ku prezent ishin një numer i madh i bashkëatdhetarëve. Fjalë
miradie në adresë të organizatorëve dhe
pjesëmarrësve adresuan edhe qeveritaret
e personalitetet tjera që ishin prezent.
Ndër të
tjera u tha në këtë tubim me komunitetin shqiptar:
Jemi
tubuar këtu, që të diskutojmë një dokument, për herë të parë të ketijë lloji
që kushtohet diasporës , gjegjësisht
neve që për arsye të ndryshme jemi
detyruar ta lëshojm vendin e lindjes, por jo edhe ta braktisim, sepse atdheu
ishte, është edhe do të mbetet i shejntë, krahas gjuhës së ëmbël shqipe, krahas simboleve tona
komëtare dhe historisë së lavdishme të
popullit shqiptar.
Koncepti
për Draft- Strategjinë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018
Që është
në diskutim në gjithë diasporen, e që do ta diskutojmë edhe ne sot këtu, shifet
se është menduar të jetë sa më gjithëpërfshirës, dhe sipas kësaj që shkruhet
këtu, nëse nuk mbetet vetëm në letër, do të jëtë një stimulim i veqant që
diaspora jonë nuk ka pasur deri me tash nga organet vendimmarrëse dhe
ekzekutive të shtetit tonë, që është shteti më i ri në botë e i njohur deri më
tash nga rreth 100shtete .
Në bërjen
e shtetit, që sot quhet Republika e Kosovës, kan hise të gjihë, kuptohet dëshmoret, invalidet e luftës, luftëtarët e
lirisë, janë më meritorët, por kontributi i diasporës shqiptare në përgjithësi
anemban rrozullit tokësor, ku bën pjesë edhe mërgata shqiptare këtu në Itali,
është i veqant, andaj mendojë se organet
shtetërore të Kosovës kan edhe një
obligim ndaj kësaj pjese të popullit të vet, të cilin si duket edhe kan n
kuptuar. Dhe shpresojmë se do ta realizojmë bashkarisht, e nuk do të mbetet
vetem në letër.
Edhe
pse Koncepti për Draft- Strategjinë për
Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018, është hartuar nga ekspertë,
ku në diskutim publik ka Dalë nga punëtoria e parë e Grupeve Punuese për
hartimin e Strategjisë për Diasporën 2013-2018 organizuar nga Ministria e
Diasporës dhe përkrahur nga zyret e UNDP dhe IOM në Kosovë, ka disa vërejtje e
sygjerimi , që duhet plotësuar, si domos kur bëhet fjalë për diasporen e
Italisë.Vërëjtjet dhe sygjerimet që dolen nga ky takim janë, do të merren në shqyrtim, u zotuan zyrtaret qeveritar dhe të Ambasadës, duke i
përcjellur në istancat ma të larta shtetërore, aty ku është përpiluar ky draft.
Ndër
shqetsime tjera, që nuk jan përfshirë fare në:
Draft-
Strategjinë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018, e që duhet të ndërmerret
urgjentisht diçka në këtë drejtim, për diaspren
kosovare, në mënyr që mos të ndihemi të diskriminuar është se:
-Të
zgjidhet sa më parë çështja e sigurimëve të makinave,
-Taksa e
shërbimëve për pasaporta të mos jetë 30
e 100 euro, por të jetë vetëm e para, se është diskriminuese kur dihet se
diaspora e pëson më së shumti.
-
Ministria e Diasporës në bashkpunim me Ministrin e Punëve të Jashtme, duke
shfrytzuar edhe Ambasaden e Republikës Kosovës në Romë të konaktojne me oganet
kompetetnte të Italisë, për legalizimin
e patent shoferëve, se pse vetem patent shoferët e Kosovës (nga i gjithë
rajoni) nuk njihen nga organet vendore, dhe bashkëatdhetarët tan pësojnë me dënime të larta dhe marramendëse.
-
Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit të Kosovës dhe
Shqipërisë, të insistojë që sa më parë, të përfshihet gjuha shqipe në mësimin e
rregullt italian deri në shkollën e mesme të ultë.Dhe deri atëherë të gjejë
forma për stimulimin e shkollave
egzistuese dhe hapjeven Shkollave
shqipe të Mësimit Plotësues.
- Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Jashtme, duke shfrytzuar edhe Ambasaden e Republikës Kosovës në Romë, shqyrtojë kërkesën dhe nevojen e domosdoshme parë për hapjen e një Konzulate nga Republika e Kosovës në veri të Italisë, edhe ate në Treviso -si qender kryesore e e aktiviteteve kulturore, dhe me një përqendrim të madh të të diasporës kosovare, kështu do të e lehtësonte shumë punen e Ambasadës në Romë, dhe do të i ndihmonte bashkëatdhetarët tan nga Kosova, të cilët vetëm për një vërtëtim për një të sapolindur duhet të bëjë jë rrugë të gjatë. Në këtë formë dotë stimulohej moralisht edhe në një form materialisht diaspora kosovare ( ku për hapjen e një Konzulate, është menduar edhe një peticion, që do të iu adresohet organeve kompetente).