Udhëpërshkrim
Xhafer Leci: Mirënjohje me vlerë të dyfishtë
E shtune, 06.04.2013, 10:54 AM
Mirënjohje
me vlerë të dyfishtë
Nga Xhafer LECI
Lidhja e
Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Gjermani, më 23.03.2013 në
Koblenz të Gjermanisë organizoj një tubim shumë të rëndesishëm dhe të
suksesshëm me moton: Manifestim poetik tradicional i mërgatës Shqiptare 2013.
Nuk
dëshiroj të shkruaj për ecurinë dhe rëndësinë e këtij manifestimi, sepse e
konsideroj si kompetencë e të tjerëve.
Këtë
manifestim e nderuan me prezencen e tyre
edhe shoqatat simotra nga
Austria dhe Zvicra e, në veqanti ministri i Diasporës Ibrahim Makolli,
sekretarja e parë në Ambasaden e Kosovës në Berlin, Fatmire Musliu, konsulli në
Frankfurt Astrit Zemaj, Donika Gërvalla, Miradije Ramiqi, piktore dhe poete,
cila ishte ftuar enkas nga Kosova për pjesëmarrje, dhe shumë peronalitete
tjera, shkrimtarë, poetë, artistë, gazetarë,
të burgosur politik dhe veprimtarë.
Kryesia e
kësaj Shoqate përpos dhuratave dhe
mirënjohjeve që ndau për poetët, të cilët zunë vendin e parë, të dytë
dhe të tretë, kishte ndarë edhe dy
mirënjohje për kontributin e dhënë për çështjen tonë kombëtare.
Këto dy
mirënjohje iu ndanë veprimtarëve Hafiz Gagica dhe Xhafer Leci, në të cilat
shkruante:
Për
kontributin e dhënë në fushën e humanizmit, kulturës dhe për ndihmën e
jashtëzakonshme që i dha kombit në ditët më të vështira me angazhimin e tij në
mërgatë!
Jam
nderuar me disa mirënjohje nga shoqata, klube, shoqëri dhe subjekte
politike. Mirënjohjen e parë e kam marë
në vitin 1994, kur isha kryetar i SHKSH-së “Kadri Zeka me seli në Nürtingen të
Gjermanisë, nga prof.dr. Shefqet Canhasi, kryetar i atëhershëm i Bashkësisë së
Shoqatave, klubeve e shoqërive të Baden- Württemberg-ut, e më vonë edhe për Gjermani.
Këtë
shkrim e titullova “Mirënjohje me vlerë të dyfishtë”, sepse, derisa kryetari i
LSHAKSH-së, zotri Hasan Qyqalla, priste në skenë të na japë mirënjohjet, ato
para publikut i lexonte Donika, e bija e heroit të Kosovës Jusuf Gërvalla. Për
këtë arsye e quajta mirënjohje me vlerë të dyfishtë, sepse të gjithë
mërgimtarët e çmojnë shumë lartë kontributin e madh që ka dhënë, në shumë fusha
për çështjen tonë kombëtare zonja Donika Gërvalla.
Kryesisë
dhe antarësisë të LSHAKSH-së në Gjermani, u dëshiroj shëndet, suksese dhe
bashkëpunim të mirë edhe më shoqatat tjera në të ardhmen e përherëshme.
Një
falënderim dhe përshëndetje vëllazërore për kryesinë e LSHAKSH-së, antarësinë e
zgjëruar dhe organizatorët e saj, të cilët pa u lodhur dhe vazhdimisht janë
duke dhanë një kontribut të madh, si në fushën e kulturës dhe krijimtarisë me
botimin e shumë librave dhe organizimin e shumë aktiviteteve tjera që po bëjnë
ata për të mirën e vendit dhe popullit tonë.
Pamje nga
pjesëmarrësit
Kameramani
Ahmet Konjusha, Donika Gërvalla, Hasan Qyqalla, Xhafer Leci dhe drejtuesit e
organizimit Fran Tanushi, Seveme Fetiqi e Mentor Thaqi