E premte, 02.05.2025, 09:58 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Neki Lulaj: Në njëzet e nëntë vjetorin e vrasjes së Dëshmorit të Kombit Bajram Bahtirit

E enjte, 21.02.2013, 07:52 PM


Në njëzet e nëntë vjetorin e vrasjes së Dëshmorit të Kombit Bajram Bahtirit

Kodra e trimave thei historin e bojkotit

Pse Institucionet e Kosovës përbuzin Dëshmoret

Nga kush friksohën ata që nuk marrin pjesë në përvjetoret e lavdisë

UDB-ja me nuk është në Kosovë hiqne frikën....

Nga Neki Lulaj

As ngricat e shkurtit e as bora  e dendur që kishte filluar te bie nga mesi i natës nuk i pengoi  miqtë,  familjarët  nga Prishtina,   Peja dhe bashkëfshatarët e Brainës së Gollakut  të cilët në orët e para të  mëngjesit të ditës së premtë ja kishin mësyer  Kodrës së Trimave. vendit ku para 29 vietësh kishte renë  heoritikisht Deshmori i Kombit në përleshje me policinë speciale të ardhur nga Aivalia  Bajram Bahtiri. Aty bemë homazhe dhe vumë kurora pranë pllakës përkujtimore.

Pranë pllakës para të pranishmeve doli motra e Bajramit,  Zetëhane Bahtiri,  e cila ju drejtua të pranishmeve me këto fjalë emoconuese ”Të ndëruar miq pjesëmarrës,  me lejoni tu drejtohem me fjalët e mia të dhembjës  por edhe të krenarisë,  sado që vitet po shkojnë malli  po rritet për vëllain tim,  bashkëpunëtorin e idealeve të flakëta atdhetare dhembja ime është e madhe dhe e pa shterrshme kur kuitoj  pikërisht  këtë datë 8.o2 1984  ndihem shumë e molisur shpirtërisht por  shumë e fortë dhe krenare kombëtarisht sepse kurrë nuk na shkoi mendja ti trathtojmë  miqtë dhe veprimtarët e idealeve të besës e lidhjes” Juve miqtë e nderuar ju falenderoj nga zemra për kohën e ndarë dhe për pjesëmarrjën tuaj në përkujtim të Dëshmorit të Kombit,  kjo na bën edhe më të fortë ne këto momente kur dhembjen e pjestojmë me ju  bashkë. Ju njoftoj  se homazhi i radhës do të behët pranë varrezave të qytetit ku prehët trupi i pa jetë i Bajramit.

Pjesëmarrësit në mënyrë të organizuar ju drejtuan varrezave të qytetit,  atje u takuan edhe me disa qytetarë të ardhur nga Braina të cilët kishin arritur që ti bejnë homazhe nderi Dëshmorit të Kombit.

Qytetarëve  të rreshtuar ju prinin një grup të rinjësh të cilët bartnin kurorat në duar dhe marshonin  të heshtur  mes varrezave njashtu sic ishin të heshtura  por të vendosura  idealet dhe vyrtytet e patriotit të pa vdekur të Bajram Bahtirit. Ishte kenaqësi dhe privilegj për ata që e njohën u shoqeruan  dhe bashkëvepruan me pishtarin e idealeve çlirimtare të kohës. Pranë varrit të Dëshmorit mbretronte një heshtje e jashtëzakonshme. Motra e Bajramit Zetëhanja të pranishmit i ftoi për një minutë heshtje e që ne fund tha Lavdi veprës,  Punës dhe jetës së Bajram Bahtirit.

Ajo mes tjerash tha ”Pjesëmarrja në përkujtim  të dëshmorëve të kombit është obligim qytetarie sepse gjaku  dhe shprti  i tyre dritë pastë është thellë i ngulitur  në themelet e  Atdheut tonë të shtrenjtë andaj këtë nderë dhe respekt duhet ta kultivojmë edhe të gjeneratat e reja,  tek fëmijët tanë sepse kjo ka dmth të madhe,  kjo i forcon edhe më shumë Deshmorët e kombit të cilët na shofin nga ajo botë.

Mungesa  e udhëheqësve të institucioneve përkatëse  të Kosovës nuk e zbehu aspak këtë manifestim përkujtimor  sepse droj që ata ishin të përgjumur në gjumin e shkurtit dhe nuk gjenin kohë për t’i bërë nderë vetit duke përkujtuar dëshmorin e kombit,  njeriun e idealeve të larta i cili në rininë e hershme bënte përpjekje organizative për lirimin e kombit nga tutelja e huaj dhe bashkimin e trojeve shqiptare e kjo ishte ideja motoja e dëshmorit të kombit Bajram Bahtiri. Kjo pjesëmarrje simbolike nuk ia zbeh aktivitetin deri në pavdekësi para historisë kombëtare e ai nuk ra dëshmor për deklarata të thata,  por pati ideale të larta dhe të shtrenjta të cilat i bëri pazar me jetën për gjëjen më të shtrenjtë,  lirinë kombëtare. Gjaku i Bajramit ,  i rinisë kosovare dhe i aradhës së gjatë të patriotëve që vdiqën për lirinë kombteare  nuk do të humbet kurrë. Ata do të ngelen fanarë të pashuar të  dritjetës së atdheut tonë të shtrenjtë i cili sot pjesërisht frymon në liri.

Më pas të pranishmëve iu drejtua organizatori i këtij manifestimi zoti Abdullah Dërguti,  i cili i njoftoi të pranishmit se në fshatin Brainë prej nga rrjedh babai i Bajramit  Hajrush Bahtiri,  fshati në shenjë respekti ka ngritur një pllakë përkujtimore andaj edhe nxënësit e shkollës fillore” Zahir Pajaziti”  kanë përgatitur një program modest kulturo-artistik në shenjë  dashurie dhe përkujtimi për dëshmorin e kombit,  andaj qytetarë të nderuar do të na bënit nderë që së bashku ta përkujtojmë këtë ditë të shenjtë   në Brainë.

Rugëtimin e filluam për në Brainë,  ne këtë mot me borë e sqllotë me bashkëudhëtarin tim beseduam shumë gjera interesante dhe të tmershme  të vitit 1981- 1984  e më vonë neve na shoqeronte edhe motra e madhe e Bajramit,  znj.Hamide Lulaj,  e cila me zemër të thyer duke kursyer vetën që të mos bejë ndonjë gabim si motër e Deshmorit  mes tjerash pohoi ”Me kujtohët si sot ajo ditë kur mora lajmin e kobshme për vrasjën e vëllait tim Bajramit, në atë kohë  edhe vëllai i madh tanime i ndjerë Rrahmani dergjej në burgun famkeq të shkinisë dhe të mercenareve të tyre,  ne cermonin mortore te varrimit kishte pak njerëz  sepse frikësoheshin nga  regjimi famkeq i  UDB-së. Edhe e pamja ishte gati e njejtë  me të njejtit njerëz  me ata njerëz që kishin vrarë frikën prej kohësh ata i patëm afër ne ato momente kritike pra pjesëmarrja ishte simbolike disa miq të sinqertë dhe shoqeria e ngushtë e vëllezërve që kishin ngelur akoma të lirë ngase pjesa dermuese ishin burgosur dhe torturoheshin nëpër burgjet serbosllave.

Ajo kohë ishte diq tjetër por sot me çuditë fakti pse është kaq simbolike dhe kaq  e varfër është pjesëmarrja e njerzve në këtë cermoni përkujtimore në 29  vjetorin e vrasjës.Me është e pa kuptueshme kjo p fjetje dhe kjo përbuzje , me duhhët të potencoi se gjithë ajo shoqeri që i përbuzë Dëshmorët rehatinë në Shtet do ta ketë të vështirë”

Rrugëtuam nga Prishtina, arritëm në Brainë aty pranë Pllakës përkujtimore ishin tubuar disa qytetar të Brainës dhe nxenës të shkollës fillore”Zahir Pajaziti”të Braines paraleles se Orllanit.

Pa humbur kohë para të pranishmeve doli përgjegjësi i shkollës së  fshatit zt. Afrim Nura  i  falenderoi dhe i përshendeti të pranismit dhe i ftoi për një minut heshtje shenjë respektë për Deshmorin e Kombit,  pastaj pas Himnit kombtar kënduar nga nëxënësit e shkollës foli për jetën dhe veprën madhore të Bajram Bahtirit,  duke falenderuar gjakun e gjithë dëshmorëve dhe herojvetë kombit  shqiptarë gjithë atyre që dhanë jetën  për lirinë e Kosovës.

Ne emër të Kryesisë së Shoqatës seLidhjës së Shkrimateve Krijuesve dhe Artisve nga Gjermania  fjalën e mori anatri i kryesisë së shkrimtareve poeti  Neki Lulaj,  i cili  përshendeti të pranishmit dhe foli për jetën dhe veprën madhore të Bajram Bahtirit,  duke thenë se është privilegj për mua qe sot flas ketu para jush në Brainen e Gollakut për Deshmorin e Kombit birin tuaj patriotin tonë  BajramBahtirin .Bajramin e kam njohur ateherë kur ishte nxënës i shkollës fillore “Zejnel Hajdini “në Prishtinë, dhe që në rinin e hershme të Bajramit  ai kishte diqka të veqant dhe shumë karakteristike.Ne shpirtin e djaloshit herët ishtë kultivuar ndienja e patriotizmit tek ai  betonuar dashuria për Lirinë e Kosovës nga tutelja  e huaj e rendë barbare.Bajrami ishtë shumë aktiv dhe pjesëmarrës  në Demonstrate  studenteve në Pranverën e madhe të 81-tës.Aktiviteti i ti politik dhe angazhimi i ti ishte shumë i madh dhe i pa kompromis ai çdo herë pohonte se me pushtuesin nuk ka dialog me ata që na burgosin dhe vrasin nuk ka miqësi ata duhët ditë se i kemi armiq të përbetuar dhe me armiqët e vjetër kurrë nuk ka miqësi te re .Ne vazhdim lexova një Poezi nga Libri”Në Kështjellën e Përjetësisë” , me titull Në Kodren e Trimave kushtuar Bajram Bahtirit.

Pastaj para të pranishmeve u paraqitën nxenësit e shkollës fillore me recitimet e tyre modeste kushtuar Heroit të Kombit Bajram Bahtirit, Lirisë së Kosovës, Herojve të tjerë, Zahir Pajazitit dhe UÇK-së.Deshmorëve dhe Pavarësisë së Kosovës.Edhe mbesa e Deshmorit  doli para pjesemarrësve të Braines dhe mes tjerash tha sot ndihëm shumë krenare qe jam mes jush unë bija e Dugagjinit e mbesa e Bajram Bahtirit dhe e terë Brainës e që në vazhdim lexoi një poezi me motiv patriotik kushtuar enkas Deshmorit të kombit për këtë 29 vjetor.

Poeti Neki Lulaj biblotëkës së shkollës fillore “Zahir Pajaziti” i dhuroi ca komplete librash  mga krijimtaria e tij letrare në shenë falenderimi për programin e tyre shumë cilësor dhe përmbajtësor.

Në fund të kësaj akdemie përkujtimore   e zhvilluam një bisdë të shkurtër me Organizatorin e këtj takimi zt.Abdullah Dërgutin , i cili me vullnetin prej një patrioti e ndiente vetën të pikëlluar por edhe  shumë të  lumtur ketë ditë .Pastaj e pyeta se e kuit isht iniciativa për ngritjën e kesaj Pllake përkujtimore ideja ishte e vullnetit të mirë të këshillit të fshatiti të cilët caktuan vendin-trollin se ku duhej të ngritët pllaka përkujtimore dhe  ndihma e donatoreve   vullnet mirë të cilët na ofruan shuma të konsiderueshme financiare.Donator  ishin Ibër Lepenci me 35.000 euro, familja e Agim Osajt,  familja e Ismet Dërgutit dhe ca familje të tjera me shuma simbolike e qe do tu falenderohëm të gjithë atyre qe i kryen punimet dhe atyre që ndanë parat për ngritjën e pllakës përkujtimore.Në fund u ftuam nga organizatoret që nese jemi në Kosovë te marrim pjesë ne një manifestim masovik i cili mbahët të dielen e fundit ë muajt korrik.Kjo ishte dita e një kënaqesie të veçant qe ju kushtue Deshmorit të Kombit Bajram Bahtirit , duke përkujtuar pavdekësin e tij dhe të gjithë atyre që dhanë jetën dhe derdhën gjakun për liri.

 



(Vota: 24 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx