E premte, 02.05.2025, 10:07 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ukshin Zajmi: “Flaka e Janarit 2013” në Gjilan

E diele, 20.01.2013, 09:04 PM


Në Gjilan po mbahet manifestimi “Flaka e Janarit 2013”

Ekskluzive nga Ukshin Zajmi

Para 22 viteve në Gjilan, më qëllim të përkujtimit të përsonaliteteve që ranë për të mirën e shqiptarisë, e në veçanti për çlirimin e Kosovës nga regjimi shekullor serb, filloi manifestimi shumëkulturor “Flaka e Janarit 2013”. Datënisje e këtij manifestimi atëherë u caktua 17 janari, dita kur në Shtutgart të Gjermanisë u bë atentat ndaj aktivistëve-dëshmor  Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Ky manifestim, mori jehonë në mbarë trojet shqiptare, andaj pos Gjilanit, si qendër e tij, ai u mbajt e po mbahet ende gjallë nëpër shumë vende tjera shqiptare.

Manifestimi i sivjemë “Flaka e Janarit 2013” në Gjilan filloi, po më 17 janar, me hapjen e ekspozitës së arteve figurative me pjesëmarrës të artistëve figurative nga gjithë trojet shqiptare “Peneli i Flakës” të cilin e shpalli të hapur Qemajl Mustafa, kryetar i komunës së Gjilanit. Në përzgjedhjen e punimeve kuratorët ekspozuan mbi 40 punime ndërsa komisioni vlerësues vlerësoi si punime më të mira ato të: Burim Kacelit-pikturë; Agim Islamajt-skulpturë, dhe Bislim Elshanit-grafikë. Juria sivjet bleu punimin e  Ahmet Ibrahimit për nevojat e Galerisë së arteve pamore të Gjlianit. Vlenë të theksohet se në kuadër të kësaj shtylle të artit prej vitit 1993 e deri më tash u shpërblyen 69 punime të artistëve figurative dhe u blenë 12 punime.

Me 19 janar filloi edhe shtylla tjetër e këtij manifestimi “Talia e Flakës” e cila i takon artit skenik, në të cilin u dha premiera e Teatrit profesionist të Gjilanit “Kopshti i dashurisë” të autores Arta Avdiu me regji të Iliriana Avdiut. Përndryshe në këtë manifestim që cilësohet edhe si Festival i dramës shqiptare do të shfaqet edhe dramat: “Frigoriferi” i Naser Shatrollit në regji të Fatmir Hysenit, interpretuar nga aktorët e Teatrit të Ferizajit; Teatri i Tetovës do të prezantohet me “Shtëpia në erë” të autorit Stefan Çapalit në regji të Kushtrim Bekteshit; nga Prishtina vjen “Shtëpia në ankand” me autor e regjisor Fadil Hysajn dhe në fund, Teatri i Metropolit nga Tirana shfaq realizimin “14 vjeç dhëndër” me motive nga Çajupi e në regji të Elma Doresit. Pjesëmarrja në këtë shtyllë të artit ka karakter garues dhe Juria profesionale e përberë nga Ndriqim Xhepa, Enver Petrovci e Erson Zymberi, do të ndanë 9 shpërblime. Në këtë kuadër do të mbahen edhe katër ligjerata nga sfera e artit skenik nga: Selajdin Salihu, Nebi Islami, Enver Petrovci dhe Arian Krasniqi, dhe për çdo shfaqje do të mbahen biseda.

Pas kësaj edhe sivjet do të organizohet shtylla “Pena e Flakës”’, në kuadër të së cilës do të mbahet Ora e Madhe Letrare, me ç‘rast do të ndahet shpërblimi për punimin më të mirë të lexuar dhe do të shpallen rezultatet e konkursit letrar për poezi dhe tregim. Në kuadër të shtyllës së katërt të këtij manifestimi “Fest Flaka” do të mbahet koncert i muzikës popullore , dhe më të mirët edhe në këtë shtyllë do të shpërblehën.

Përndryshe në manifestimin e sivjeme, si zakonisht, u mbajt edhe Akademia e Flakës, e cila sivjet mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaqit, i cili për shkaqe të agjendës së ngjeshur, nuk mundi të merr pjesë e të flet, por këshilltari i tij politik Ismajl Syla mbajti një fjalim rasti. Përndryshe Qemajl Mustafa, kryetar i komunës së Gjilanit, në këtë akademi foli për shëmbëlltyrën e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës nëpër etapa të ndryshme historike, për të cilët, tha se, ne dhe gjeneratat e ardhshme duhet të kemi respekt të veçantë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx