Udhëpërshkrim
Qerim Pllana: Pula mijëvjeçare
E enjte, 20.12.2012, 08:03 PM
Reportazh
kujtimi:
Nga Pula mijëvjeçare mbresa emocioni dhe inspirime të shënuara
NË GJIRIN
LIBURN SHTRIHET
Në Hotel
“
Shkruan: Qerim Pllana
Në viset
më jugore të Siujdhesës së Istres, dikur tokë e banuar kryesisht më popullsi
ilire, Istrët, Liburnët, Dalmatet, etj., shtrihet Pula e bukur, njëra ndër
qendrat më të lashta në siujdhesën e sotme kroate-sllovene të Istresë. Qyteti i Pulës, për aq sa është i lashtë, po
aq është i pasur me monumente historike, madje parahistorike ilire, romake,
kroate etj. Në këtë qendër të njohur nëpër të gjitha periudhat historike u
inspiruan kalimtarë, vizitorë, artist, aktorë, romansierë, muzikantë, poetë
etj.
Në Pulë
në mënyrë impozante qëndron Arena e lashtë e ngritur qysh në parahistori nga
Istrët dhe Liburnët, në themelet e të cilës, romakët ripërtërinë Arenën diku
rreth shekullit të tretë të erës sonë. Në Hotelin “Riviera”qëndruan shumë
udhëpërshkrues, kalimtar nga Evropa; Robert
Koh, zbulues i bacilit të TBC-së,
Franc Leher, kompozitor i njohur hungarezë, Tomas Man, gjithashtu
shkrimtar i njohur gjerman, korifeu ynë i artit skenik, Aleksandër Moisiu, z.
M. Gross, z. A. Stiepçieviq dhe shumë të tjerë. Pata fatin që në të njëjtën dhomë
t`jem edhe unë...
Në Pulën
piktoreske qëndroi dhe pushoi një kohë edhe artisti shqiptar me famë botërore,
korifeu i artit skenik, Aleksandër Moisiu. Madje shumica e figurave
karakteristike botërore zakonisht u gjendën në të njëjtin hotel, “Riviera”,në dhomën
ndër më të bukur të hotelit në fjalë, nr. 332. Për të qenë më interesant, në
dhomën me shikim nga deti, Gjiri e Pulës, në të cilin u gjenda fare rastësisht
edhe unë (autori i kësaj reportazhe, ngase kërkoja një shërim, për tim vëlla më të voglin, të ndjerin, Aziz Pllana, te i famshmi, dr. Primarius,
sec. F. Franuloviq, i cili për kohën kur flas, ishte specialisti më i njohur në
Ballkan dhe në Evropë. Detyrën e tij mjekësore e kishte të shtrirë në Lubjanë,
Rjekë, Pulë, gjithandej ku e kërkonte nevoja, në Itali, Austri,Çekin mike etj.,
si sot neurologu ynë Dr. M. Petrela etj.
Në bisedë
me njërin nga përgjegjësit e Hotel “Riviera” një mbrëmje qershori të bukur
mësova se në vitin 1808, qe ngritur hoteli më i bukur i kohës në tërë bregdetin
e Adriatikut, nga arkitektët e njohur austriak në stilin klasik të barokut. Në
‘Rivierë”, prehje gjetën shumë shkencëtar, romansierë, poet, artistë, vizitorë
dhe udhëpërshkruesish nga tërë Evropa. Istra atëbotë ishte nën varësinë e
Austro-Hungarisë. Hoteli në fjalë gjatë
ishte i kategorisë “A”, pas Luftës së Dytë Botërore për t`u shndërruar në
kategorinë “B”. Edhe pse nga pozita ku
shtrihet, arkitektura dhe interieri i brendshëm në të, asgjë nuk ka ndryshuar
pavarësisht ndërhyrjeve arkitektonike, fasadës brenda dhe jashtë. Hoteli mbanë
po atë shije, pamje dhe bukurin e brendshme si kur është ndërtuar me stilin e
barokut prej pesë katesh, me mbi 500 shtretër, me restorante, kafe-bare,
kafe-kabarenë, sallën solemne për tubime dhe mysafirë, dikur sallën për
shfaqjen e Film-Festivalit ish-jugosllav dhe kroate-slloven etj. Njëra nga
dhomat më karakteristike ishte dhoma nr. 332, e rrallë për mysafirë eminent të
kohës në të cilën, mu dha rasti të flija edhe unë plotë pesë ditë. Në dhomë rastësisht hasa në
disa nënshkrime të atyre të cilët gjetën, prehje dhe pushim të këndshëm, në
mesin e të cilave ishte edhe nënshkrimi i korifeut tonë Aleksandër Moisiu,
anëtar i familjes të ish-presidentit, A. Moisiu, pra pasardhësit po të artistit
A. Moisiu nga Familja e njohur Moisiu nga Durrësi.
Hotel
“Riviera” është i vendosur jo larg Portit, nën Arenën e njohur të Pulës. Dhoma
në fjalë, nga ballkoni ka pamje nga perëndimi, sidomos në mbrëmje ditëve të
bukura vere, pamja nga deti në
jug-perëndim ku dielli në mbrëmje me ngjyrën e flamurit lenë përshtypje sikur
(ai) po fundoset në detin Adriatik. Kjo madhështi e natyrës të shtynë të
meditosh për popullsinë ilire, istretë dhe liburnët sikur po kallën nga majë
shtizash me flake të ushtrisë romake... Të përkujton anien e njohur “Liburna”,
një model huazuar nga dalmatët, fenikasit, persët, lelegët, kaurianët,
pellazgët, grekët e vjetër etj. Pula, dikur ishte e njohur edhe për
anie-ndërtimtarinë, “Ulanik”, një si trashëgime e lashtësisë dhe teknologjisë
ilire detare liburnët...
Një
mbrëmje derisa po meditoja në ballkonin me shikim nga deti, kujtoj shtetin
Ilirë të Ardianëve, Agronin dhe Teutën si dhe tri luftërat ilire-romake,
229-228 p. e. Sonë, të dytën 219-218 dhe të tretën, gjatë sundimit të Gentit
168 para erës sonë... Nga ai çast inspirimi, atë mbrëmje shkrova poezinë me
titull: “Dialog i Përmotshëm”, kushtuar “mono-dialogut” mes Agronit në amshim dhe Teutës e cila përplitej
pa të shoqin Agronin, me katrahurën e plakut Dhimitër Hvari dhe ushtrisë romake
deti-tokë, tokë-deti gjatë viteve 229-228. Kur Iliria pas nënshtrimit të gjatë
nga Perandoria romake të dy kohërave, para dhe post historisë... Shih
“Përmbledhjen: “Albanidë Toka ime e Zjarrtë” botuar vetëm gjatë ; “Luftës
Çlirimtare 1998/99. Tani një lufte pothuaj të ngjashme shqiptare-serbe, një
katrahure babëzie tjetër të zhvilluar në tokë, jo më kundër ilirëve, por
Dardanisë të quajtur “Kosovë, populli kosovar”! Të nesërmen në shkallët e
“Arenës” së njohur ilire-kroate, shkrova poezinë tjetër: “Mall për Rozafën”, në përmbledhjen: “Erërat që S`prajnë” fq. 22,
botim i vitit 1992 dhe pas mbrëmjes tjetër poezinë kushtuar Aleksandër Moisiut:
“Festina Lenta Aleksandër Moisi”, botim po në të njëjtën përmbledhje, fq. 58.
Në mungesë të aparatit dhe teknikës të sotme, (telefonit celular) me munguan shumë foto për të cilat edhe sot mbarti mall, për udhëtim timin të paharrueshëm, por të domosdoshëm për shërimin e tim vëlla, në vitin e largët 1978. Pikërisht kur po Festohej 100-vjetori i Lidhjes Kombëtare të Prizrenit, 10, qershor në Prizrenin e bukur të Abdylit, Ymerit, Micit, Ali Pashë Gucisë... Kujtime të paharruara nga një udhëtim i rrallë. Pula, Arena në te, dhe dhoma nr. 332 në Hotel “Rivera”, aty ku defiluan shkencëtarë, romansierë, artistë, poetë, udhëpërshkrues, madje dhe korifeu ynë Aleksandër Moisiu, është tërheqëse lë përshtypje mahnitëse e t`paharrueshme...