Udhëpërshkrim
Miradije dhe Gani Gashi: Pas Skënderbeut, Ismail Qemal Vlorës, këtij burri të kombit shqiptar, i takon nderimi veçantë
E diele, 09.12.2012, 12:15 PM
Pas
Skënderbeut, Ismail Qemal Vlorës, këtij burri të kombit shqiptar, i takon
nderimi veçantë
Ekskluzive nga Gani Gashi dhe Miradije Gashi
Është
nder i madh t’ju përshëndesim në këtë ditë kaq të veçantë për Kombin shqiptar
dhe njëherit t’ju shprehim mirënjohjen tonë të thellë në përgatitjen e mbrëmjes
festive, me rastin e manifestimit të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,
nga mërgata e Stuttgartit.
Te
shkruash për mërgimtaret shqiptarë të Stuttgartit, e në veçanti për Atdhetarët
e penës dhe të pushkës, siç ishin:
Vëllezërit Gërvalla- Kadri Zeka e Salih Çekaj, për të burgosurit për
çështjen kombëtare, për rininë tonë të shkelqyer, per studentë të suksesshëm,
për profesorë, mjekë, pedagogë, mësimdhënes, për shkollat shqipe, për veprimtarë
të larguar me dhunë nga vendi i tyre, për klubet, qendrat kulturore, shoqatat,
institucionet tona etj. është përgjegjësi e madhe e njëherit dhe nder e
privilegj. Prandaj me respektin më të madh përulemi para gjithë atyre që dhanë
jetën për këtë kauzë. Ashtu si përulemi dhe para Flamurit që ringjalli një komb
të tërë.
Me rastin
e Jubileut Gjithëkombëtar të 100 vjetorit të Shpalljës se Pavarësisë së
Shqipërisë, Stuttgarti, rrespektivisht Ansambli “Pavarësia”, organizoi një
manifestim, me date: 01.12.2012, ne Albstr. 70 Stuttgart-Degerloch, ne të cilën
ishin të ftuar të gjithë mërgimtaret e Stuttgartit me rrethinë, këngëtaret e
mirënjohur si: Qamil Zekaj, Dafina
Rexhepi, Albrije Hadergjonaj si dhe arsimtarët e shkollave shqipe, si: Zotëri
Fahredin Shala- Winnenden, zonja Miradije Gashi -Stuttgart, zonja Fehmije
Hoxha- Winnenden, zonja Sofije Sopa- Zuffenhausen etj. Mërgimtarët shqiptarë
nuk kanë qenë kurrë më të bashkuar se sot. Me qindra veta atë mbrëmje, mbushën
Sallën e stolisur me flamuj. Programi filloi me intonimin e Himnit Kombëtar,
kënduar nga Qamil Zekaj. Ndërsa me një minutë heshtje u nderuan të gjithë të
rënët për lirinë e popullit shqiptar.
Programin
e udhëhoqi moderatorja: Xhejlane Gashi,
e cila se pari falemnderoi organizatorin e manifestimit te mbrëmjes rrespektive
zotëri Baki Mustafen, angazhimi i të cilit
deshmoi se mergimtaret tanë munden te festojnë te bashkuar vetëm duhet
të funksionoj dëshira e mirë për këtë bashkim! Vërtetë pjesa më e madhe e shqiptarëve
festuan me dinjitet e përfshirje të sinqertë ne festën e jubileut ! Me pastaj
moderatorja ftonte veprimtarët me radhë duke filluar nga kryetari i Shoqatës
zoti, Fahredin Shala, i cili në emër të shoqatës i përshëndeti të pranishmit
dhe arsimtarët e shkollave shqipe. Mësuesit, ishin dhe janë heronjtë e
kultivimit të gjuhës, shkronjave e fjalëve të ëmb?la shqipe. Ne vijim programi
festiv filloi me vallën e Shotës, prezantuar nga Ansambli “Pavarësia”.
Ansambli “Pavarësia“
Pastaj
veprimtari zoti, Kadri Gërvalla, në fjalë të shkurtra, paraqiti Historinë e
Shtetit Shqipëtar. Tani Djellëza Maliqi recitoi poezinë:
“Sa të
dua o Shqipëri”, valle ritmike, vallen laje ti moj gocë…, etj nga Shoqata “Pavarësia”. Duhet thekesuar se
secili prezantim ishte më i shkelqyer se tjetri. Të pranishmit gjithashtu, i
përshëndeti edhe zv.konzulli i Konsullatës se Stuttgartit zotëri Y. Lladrovci.
Pastaj programi vazhdoi rrjedhen me shkollat shqipe te Stuttgartit me rrethinë.
Shkolla shqipe e Winnendenit
Në skenë
doli shkolla shqipe “ Naim Frashëri”e
Winnendenit me mësimdhënësit, zotëri Fahredin Shalen dhe zonjën Fehmije Hoxhen,
të cilët perveç fjalës se tyre përshëndetëse, kishin përgatitur nxënësit me
kostumet kombëtare te cilet prezantuan Dasmen e Zhurit, dhe recituan; Ardita Samohodaj, Armira Gashi etj. Të magjepsur nga
magjia e fjalës recituese i cili preku në zemër e mallëngjeu në shpirt te
pranishmit ishte poezia “Mëmëdheu” nga Erand Hoxhaj. Me një fjalë ishte oaze e
bukurise dhe rinisë sonë shqiptare.
Sipas
pikave te parapara ne program ne sken dolën shkollat shqipe
“Bashkimi
Kombëtar” te Stuttgartit.
Shkollat shqipe “Bashkimi Kombëtar”te Stuttgartit
Sipas
rendit zonja, Miradije Gashi, së pari ua uroi të dy shteteve shqiptare, Ditën e
Pavarësisë, e njëherit i përshëndeti të pranishmit dhe gjithë shqiptarët kudo
që janë. Edhe nxënësit e saj poashtu, ishin veshur kuq e zi, dhe në duar mbanin
flamuj me shqiponjën dykrenare, nga vargjet e zgjedhura recituan: Beni, Elsa,
Blerta, Blendi, Genti, Gëzimi, Avniu, Blendi, Endriti, Elvina, Butrinti, Avniu,
Arxhenda, Daursa, Shkurte, Ilirida, Elmedina, Tina, Linda, Shkelqesa. kurse
këngën Shqipërinë e dua, se jam shqipëtar, Kosoven e dua se jam kosovar e
kendoj Daursa Rexhepi me grupin e nxënësve.
Shkolla shqipe e Zuffenhausenit
Ne ftesën
e radhës para publikut doli Sofije Sopa me nxënësit e saj, me Recitalin
"Shqipëria etnike", ku vargjet për publikun në
skenë i sollën;
Flamur LLadrovci, Besiana e Meriton Sopa, Fatjona e Endrit Shala si dhe Erona e
Rilind Gashi. E ç’ të shkruaj më tepër, kur e gjithë salla, elektrizohet nga
recitimet e mrekullueshme të kësaj shkolle, nxënës të cilët u shoqëruan me
duartrokitjet më frenetike nga pjesëmarrja impozante e publiku tonë. Kështu
festes i sherbyen te gjithë duke ndjerë admirim ndaj kombit shqiptar dhe
vlerave të tij morale, historike dhe patriotike. Pas shkollave shqipe, në skenë
doli këngëtari i mirënjohur, Qamil Zekaj me këngën "NË BALLË TË
ARBËRIT". E ku ka më bukur, të bashkuar të këndojmë të gjithë së bashku me
këngëtaret e zgjedhur e gjithnjë me urtì e kulturë.
Qamil Zekaj me grup kengetaresh
Kënga
është dashuria e atdheut është zëri i bashkimit të çdo shqiptari të shkapërderdhur gjithandej
nepër botë. Këngëtaret tanë janë realiteti i historisë sonë, të cilet brez pas
brezi i kenduan atdheut. Te veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi, te gjithe
kenduan dhe krijuan atmosfere e hare. Muzika mund të zëvendësohej emocionalisht
me këngën e zogjve në pemë, e cila përbën një ndër pasuritë më të çmuara te
shpirtit e kulturës së vendit.
Dafina Rexhepi ne manifestimin e Stuttgartit
Kështu të
pranishmit përjetuan çaste mjaft të këndshme, gjatë gjithë mbrëmjes festive të
shekullit, në Stuttgart -Degerloch. Me pak fjalë, ne u munduam të përshkruajmë
gjithë atmosferën festive e të hareshme të kësaj mbrëmjeje, por nuk mundëm dot
të përshkruajmë: ndjenjat, emocionet që gjithë sallën e ndezi, zonjusha, Dafina
Rexhepi e cila ngriti ne këmbë tërë
rininë e Stuttgartit duke kenduar me ritmin e saj modern, secili notonte në
dëshirën e kallur rinore ne çastet brenda realitetit festiv. Ajo me këtë rast,
mori me vete zemrat e gjithë nxënësve të shkollave shqipe.
Dafina Rexhepi me nxënësit e shkollave shqipe te Stuttgartit
Ndërsa
këngëtarja Hadergjonaj u dha shpirt këngëve te panumërta të traditës sonë.
Këngë të cilat i ruajmë me aq krenari kujtimet e historisë sonë të lavdishme.
Kështu, festa e 100 Vjetorit të Pavarësisë, zgjati deri ne orët e mengjesit.
Festa jonë kombëtare
buçiste
nga duartrokitjet dhe brohoritjet, urime, urime, këngët patriotike pushtuan
Stuttgartin nga zonja Hadergjonaj, e cila
mblodhi
shpirtin e mërgates shqiptare dhe ishte nata më e shkëlqyer që do të mbetet një
nga vitët më të paharruara të jetës sonë mërgimtare.
Këngëtaret, Qamil Zekaj dhe Alberie Hadergjonaj
Rrënjët
tona janë nga tradita te shkëlqyera në shekuj. Mbresat nga pamjet madhështore
të artistëve shqiptarë, janë vlerë e deshmisë prezantuese edhe para çdo kulture
tjetër.
Kështu dukej festa për 100 vjetorin e shtetit Shqiptar ne Stuttgart
Mërgata e
Stuttgartit festoi 100-vjet Pavarësisë. Qindra njerëz nga qyteti dhe
rrethina panë se si festohet, si
gëzohet, si recitohet e si këndohet për të 100-ën herë ky Flamur. Një Shqipëri
pa kufi, ishte dëshira e atyre që na falën dinjitet kombëtar dhe krenarinë e të
qënit shqiptar. Ne sot nderojmë Ismail
Qemalin dhe çdo dëshmor që dha jetën e tij për Shqipëtari. Është nder për ne,
të vlerësojmë rrugën e madhe e sakrificat e mëdha të mijëra martirëve, që na e
dhuruan këtë ditë me mesazhin e qartë bashkimit kombëtar. Ky është një vit që
duhet t’i bashkojë gjithë shqiptarët.
Rinia e
Stuttgartit me rrethinë me date, 01.12.2012
Ansambli “Pavarësia“