Udhëpërshkrim
Tefik Selimi: Arti i poetit Xhevat Latifi
E enjte, 13.12.2012, 08:52 PM
Arti i
poetit Xhevat Latifi është art i
mendimit të thellë...
Nga Tefik Selimi
Nuk ka më
bukur se ta krijosh poezinë e ta këndosh si “këngë”. Pse jo? Kjo bëhet vlerë më
e përjetuar dhe më sublime. Pra, poezia është art i thellë dhe përjetues. Është
art pak më “delikat” se llojet tjera të letërsisë. Shih për këtë, Lasgushi ynë
i madh, lidhur me poezinë, ai ka shtuar, “Më shumë vlen një varg, se një
studim” apo “Me një varg të thuhet shumë!”. Kjo është ajo bota e “fortë”e artit
poetik. Kjo është dhunti natyrore. S’ka me artin e jetës! Poetët e mëdhenj kanë
jetuar me artin e bukur, por edhe e kanë përfunduar jetën keq. Kush e do artin,
ai jeton pa e parë jetën, por edhe pa e shijuar të bukurën e jetës. Vepra e
mëdha janë të krijuara më artin e bukur. Edhe poeti gjilanas, Xhevat Latifi
është nisur në këtë rruga të artit. Është poet që e respekton “ligjin” e
krijimit poetik. Poezia e tij është një botë “tjetër” nga krijuesit të tjerë.
Ajo është e dalë nga jeta e njeriut tonë. Kjo poezi të përkujton artin
mocartiane, “Jeta buzëqeshë edhe kur i ke sytë me lotë”. Poezi që të pushton dhe të lë pa frymarrje. Dhe, në
kuadër të "Vjeshtës letrare...", manifestim kulturor i organizuar nga
Ars Club “Beqir Musliu”, i Gjilanit, të shtunën, në sallën e KK-së të Gjilanit,
u mbajt takimi me dashamirët e fjalës së shkruar, ku është prezentuar poezia e
krijuesit Xhevat Latifi, gjilanas. Ky poet është autor i dy vëllimeve poetike.
“Vdekja kushton shtrenjtë” dhe “Shi në flokun tënd”. Xhevat Latifi, si shtuan
folësit, është i tëri poet. I tëri
krijues që në poezinë e tij e ngërthen jehun poetik. Ky krijues ka bërë emër në
letrat tona. Me këtë rast, iu bë prezantimi i dy veprave të tij poetike” “Vdekja
kushton shtrenjtë” (1996) dhe vepra e dytë e tij “Shi në flokun tënd” (2004). Andaj, duke shfletuar librin me
shënime kritike të Razi Brahimit “Kur flasim për poezinë”, që është një vepër e
çmuar për mendimin kritik, na është e udhës ta përsërisim mendimin e trajtuar
që flet për poezinë shqiptare që në fillim të tekstit në fjalë thuhet: “Qenka
vështirë të shkruash dhe kur je e kur nuk je poet”! Po nga ky vlerësim jam
nisur të bëj fjalë edhe për poezinë e
Xhevat Latifit, krijues nga Gjilani, i cili, në vete sikur mësheh një botë sa
“intime”aq figurative e meditative. Pra, poezia e tij është art i qëndrueshëm
si vlerë poetike. E krejt kjo thënie e mendimit kritik bie te bota krijuese e
poetit në fjalë, i cili, poezinë jo vetëm që e shkruan dhe e “rikëndon”, por
vargu i tij është një artikulim i rrallë i vokacionit poetik. Flamur Maloku,
studjues, tha se, sot është kohë me shi. “Edhe atë ditë, kur më ra dorë vepra e
poetit gjilanas, Xhevat Latifit, ishte kohë me shi. Kjo kohë po koincidon me
një “moment” si diçka tamam poetike. Poetët e duan shiun, por e duan edhe
natyrën qëdhe i jep shije arti. Takimi
ynë me poezinë e Xhevat Latifit është spontanitet në vete dhe kjo “botë” e tij arti puçet me poezinë e
sotme. Është poezi që e krijon figurën, krijon një botë të re. Kjo botë poetike
e këtij autori e “provokon” fati i jetës së njerëzve. Prandaj, teksti mbulohet
me sprovim të fatit e të jetës së njeriut. Pra, krijohet një poezi, një lotë,
por krijohet dhe një fantazi krijuese”. Ndërsa, Ymer Topanica, studjues,
shtoi se koha e ëndrrat të këtilla kanë
lindur më “shtratin” e letërsisë. “Dua ta përmendi Borhesin, sepse, duke lexuar
poezinë e poetit gjilanas, Xhevat Latifit, po më kthen te ky krijues i madh i
artit, i cili, me ato pak vepra letrare, ka hyrë sigurtë në pjesët e letërsisë
sonë të qëndrueshme. Sepse, edhe poezia e poetit gjilanas përkon me “ëndrrat e
kërkimit të floçkës e të dashurisë”. Teksti i autorit në fjalë është i mbushur
me ironi, por kjo ironi nuk dëmton figurën e poetit që e paraqet në vargjet e
tij poetike. Pra, në poezinë e Xh. Latifit vërejmë një luftë të pabarabartë, ku
krijuesi nuk heq dorë nga refleksimet e drejtëpërdrejta. Me fjalë të tjera, uni
i tij ëshë si një farsagë që përherë është në kërkim të këndimit”. Avni Rudaku,
studjues dhe krijues, tha se, poezia e këtij autori e ruan figurën, ironinë e
“sende” të tjera. Poeti apo poezia e tij nuk e mallkon subjektin. Prandaj,
poeti mbetet si kujdesar i kohës dhe i sublimes. Mandej, duke lexuar poezinë e
dy përmbledhjeve poetike të Xh. Latifit, sikur njeriu e sheh kohën, e sheh
vetën, por të gjitha këto shprehje poetike qëndrojnë lart dhe meditojnë. E
vëren se pozia e autorit është e lirë dhe e ruan sublimën. Por, ajo që qëndron
më fortë, te ky krijues artikulohet arti
univerzal. Njeriu, poezinë e autorit në fjalë e sheh si qendër. Pra, është
meditative dhe reflekton me tone të thella poetike. Këtu është i ngulitur arti
i përkushtimit”. Linditë Ramushi, poete gjilanase, ka shtuar se, poezia e
Xhevat Latifit të tëheq dhe është një “magji’ që të pushton për moment. Pse jo?
“Kjo poezi të ngacmon dhe është një provokim për nxitje të reja. Arti është
mishërim i shpirtit. Te kjo poezi vërejmë se janë prekur “sende” matematikore,
pra është bota e tij refletuese dhe shumë tërheqëse. Kur e lexon poezinë e
autorit, sikur të prek në zbulimet dhe protagonistët e autorit. Poezia e tij
jep mesazhe për të njohur vetën tonë”. Nexhat Rexha, studjues dhe poet nga
Dardana, tha se, te dy veprat e këtij krijuesi të dalluar gjilanas janë vlera
të dëshmuara poetike, të cilat në vete ngërthejnë realitet dhe dëshmi kohe.
“Xhevati është i tëri poet, poet i zërit kryengritës e atdhetar. Kjo refletohet
sidomos te vepra “Vdekja kushton shtrenjtë”, në të cilën autori paraqet vlerat
e tij poetike dhe si temë kanë përditshmërinë e jetës sonë. Këto “kërkesa” të
tij jo vetëm që japin sinjalizime për vlerat e mirëfillta letrare, por ato
komunikojnë me indivitualitetin e tij krijues. Janë poezi e mesazheve të larta
në rrugëtimin për sakrificën atdhetare. Bie fjala, poezitë e kësaj natyre janë:
“Ashti ynë”, “Formula e pagëzimit”, “E sëmura e Ballkanit”, “Fëmijët e
Kosovës”, “Ora e trishtimit”, “Lisi i thinjur” etj”. Arsim Halili, krijues nga
Bujanoci, tha se, te poezia e Xhevat Latifit shoh progresionin në asimetrinë
poetike, pra nga qendra tek drita. “Po e citoj Boalon, një kritik arti, i cili,
në një rast, ka shtuar: “Para se të mësoni, të shkruani, mandej mësoni të
mendoni”. Pse jo? Xhevat Latifi ka progres të madh në artin poetik. Ai e ka
vlerë të lartë artin e poezisë. Ai herë njeriun e sheh mbisundues, herë
mbijetues. Poeti shton: “Në çdo pikë të fytyrës tënde/ Piklohen numrat arabë”.
Kjo poezi e tij ka vlera univerzale. Me këtë rast, poeti shpalos para lexuesve
leksikun poetik dhe është në kërkom të kësaj që mungon si: liria, drejtësia,
ndërgjegjja, humanizmi, dashuria, përkushtimi etj. Pra, kjo poezi është krijim
sintezë. Poezi realiteti e kohe. Aziz Mustafa, poet, tha se, kjo poezi të jep
shpirt dhe gjak për të jetuar. Ka në vete figurë ritmike arti. Këtu flet arti,
flet poezia... “ Tahir Arifi, studjues i letërsisë, tha se, Xhevati është i
tëri poet i temave medituese. Pra, aty ka art që gjakon dhe jeton me këtë
dhunti krijuese. Vërtet, jeta kushton shtrenjtë. Arti i poetit në fjalë është
art i mendimit të thellë. Por, tek ky aurot është prezente edhe poezia e
dashurisë unvierzale, e cila botë krijuese të përkujton krijuesit e më hershëm,
si: B. Musliun, R. Elmazin e disa të tjerë”.