E premte, 02.05.2025, 09:55 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Manifestim për 100 Vjetor

E shtune, 05.01.2013, 01:21 PM


Manifestim për 100 Vjetor, i organizuar nga Shoqata „Kosova“ Linz

Ne gjenerata e privilegjuar dhe bekuar, festojmë një shekull pavarësi

Nga Ramiz Selimi

Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë dhe ditës së Flamurit, në mergatën shqiptare në Austri të Epërme u organizuan një varg manifestimesh. Me këtë rast vetëm në Linz u organizuan katër Manifestime, pastaj në Alkooven nga Shoqata Anadrini,  në Vöklabruck nga Shoqata „Iliria“, në Gmunden nga Shoqata „Bashkimi.

Një manifestim shumë inkurajues dhe me nivel  shpresëdhënës për organizimin e mërgatës sonë në perëndim ishte edhe ai që u mbajt në „Rathaus“ të Linz-it, që u organizua nga shoqata “Kosova”. Këtë manifestim e vizituan mërgimtarë të shumtë nga Linz-i dhe rrethe të ndryshme, për t‘a nderur festën e madhe të flamurit kombëtar, 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Programin e hapi Mësuesi i shkollës shqipe në Linz Z.Ismet Sinani po nga ky qytet, fillimisht startuan me himnin kombëtar, për të vazhduar pastaj me moderatorët Z. Afrim Dedushaj dhe Zonjën Edona Maliqi, të cilët përshëndetën mysafirët e ftuar. Aty merrnin pjesë persona prominent nga qyteti i Linz-it dhe rrethinat.

Fjalën e përshëndetëse në emër të shoqatës e beri Kryetari i Shoqatës Z. Smajl Maliqi, i cili ju uroj të pranishmëve ketë ditë të madhe dhe i përgëzojë për sukseset e tyre.

Referatin e lexoi z. Prof Brahim Krasniqi. Ai në formë kronologjike i lexoi të gjitha datat e rëndësishme. Duke filluar nga viti 1912 kur plaku i urtë Ismail Qemaili ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Lexoi edhe suksese të periudhës së mbretit Zog, si dhe sakrifica familjare e Komandantit legjendar Adem Jasharit, politika paqësore e presidentit Ibrahim Rugova, janë data që do të mbesin dhe do të kujtohen gjithmonë nga gjithë shqiptarët tha z. Krasniqi në mbarim të fjalimit të tij.

Z. Smajl Maliqi-Kryetar i Shoqatës “Kosova”në Linz ishte krenar me prezencën e madhe të bashkatdhetarëve, i uroj ata për Festën Kombëtare si dhe falenderoi mysafirët prominent dhe sponzorët e shumtë që ndihmuan në mbajtjen e këtij evenimenti.

Nga institucionet kosovare ishte prezent Vicekonzulli z. Mag. Isa Kosumin, i cili në fjalën e tij tha:

“Jam i nderuar që me jepet kjo mundësi, juve që jeni këtu prezent dhe të gjithë bashkëkombësve tanë kudo që jetojnë të ju përcjellë urimet më te sinqerta  për festen tonë shekullore në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, Gëzuar!” Ai me tutje vazhdoi:”Ne jemi gjenerata e bekuar dhe privilegjuar që patëm fatin të festojmë një shekull pavarësi, nga këtu i nderojmë thellësisht prijësit e kombit tanë të 1912 si Ismajl Qemalin, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën , Luigj Gurakuqin , Mihal Gramenon, Dedë Gjon Lulin, Idriz Seferin..... etj, asaj plejade të art që vuri themelet e shtetit modern. Gëzuar të gjithëve!”

Edhe mysafirët Austriak si z. Schorgenhuber morën fjalën duke shprehur fjalë miradije për integrimin e suksesshëm të shqiptarëve dhe njëkohësisht uruan ata për festën e tyre kombëtare. Një poezi të vetën, të bukur dhe me domethënie e lexoi poeti Dan Kosumi.

Teatër nga nxënësit shqiptarë në Austri të Epërme

Pastaj programin vazhdoj me nxënësit  nga shkolla shqipe me mësim plotësues ne gjuhën shqipe. Këta fëmijë u prezantuan me disa recitime me motive patriotike kushtuar flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, e sidomos recitimi i nxënëses Hasije Maliki.

Ajo që ishte mbresëlënëse dhe mjaft mirë e përgatitur ishte teatri i luajtur nga nxënësit e mësueses Linda Lilaj në shpalljen e pavarësisë. Nxënësit luajtën ngjarjet e vitit 1912  me mjaft mjeshtri.

Në vazhdim të programit moderatori Dedushaj ftoj në skenë këngëtaret. Gëzimi, kënga gjatë kësaj feste zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx