Udhëpërshkrim
Simsia: Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar
E hene, 07.01.2013, 09:02 PM
Zoti e
bekoftë Kombin Shqiptar, Zoti e bekoftë Amerikën
Në
Përgatitjet
e shqiptaro-amerikanëve për të festuar madhërishëm 100 vjetorin e shpalljes së
Pavarësisë së Shqipërisë në qendër të Manhattanit gjigand, në zemrën e
kryeqytetit të botës dhe fjalës së lirë, në New Yorkun marramendës, llamburitës,
në SheshinTime Square të famshëm, në atë shesh që është kryeqendra e milionave
turistëve të shumtë, sheshi ku festohet madhërishëm ndërimi i viteve, u
realizuan me suksesin dhe madhështinë më të madhe që kemi parë ndonjëherë,
bashkimi i shqiptarëve nga vende dhe troje të ndryshme...
Nuk e
kishim parë asnjëherë Time Square-n me kaq shumë bashkatdhetarë të ardhur për
të festuar festën e madhe të pavarësisë, sa ç'e pamë atë të mërkurë më 28
nëntor, 2012. Dhjetëra mijë shqiptarë kishin mbushur plot e përplot sheshin.
Sado që
të shkruhet për atë atmosferë kaq festive e të gëzueshme, nuk mundem dot të
përshkruaj ndjenjat, emocionet, gëzimin, përlotjen e gjithë motrave dhe
vëllezërve të një gjaku që kishin mbushur plot atë shesh.
Ditën e
mërkurë, 28 Nëntor, 2012 qendra e New Yorkut, u vesh kuq e zi; për disa orë me
radhë ishte qendra e shqiptarëve. Gëzime, brohorima, përqafime, këngë, valle
popullore shqiptare, shpalosje flamujsh të shumtë shqiptarë dhe amerikanë në
qiellin njujorkez... kjo ishte atmosfera festive e datës së shënuar 28 nëntor.
Dy
gëzime, dy festime në dy sheshe të ndryshme të New Yorkut për të njëjtin
qellim; për të ngritur Flamurin Kombëtar Shqiptar në sheshin Bowling Green dhe
për të shkuar më pas në Time Square.
Në
sheshin Bowling Green, që ndodhet pranë Bashkisë së New Yorkut, tashmë është
bërë traditë disa vjeçare që çdo 28 Nëntor të bëhet ceremonia e ngritjes së
Flamurit Kombëtar Shqiptar i cili valëvitet përkrah Flamurit Amerikan dhe
qendron për pesë ditë resht.
Ajo
ceremoni që në nismën e saj të parë edhe këtë vit u organizua nga Akademia
Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Artit, Instituti Shqiptaro-Amerikan
"Gjergj Kastrioti, Skënderbeu", në bashkëpunim me Fondin e Përbashkët
Shqiptar me seli në
Qindra
bashkatdhetarë me veshjet kuq e zi dhe me flamuj shqiptarë në duar u mblodhën
në sheshin Bowlen Green.
Në
tribunën e improvizuar pas fjalës përshëndetëse nga drejtuesit e programit, u
mbajt një minutë heshtje në kujtim të gjithë patriotëve dhe atdhetarëve
shqiptarë që në këto 100 vjet kanë dhënë kontributin e tyre për çështjet e
mëdha të Kombit Shqiptar.
Më pas
përshëndetën zotërinjtë: Mark Gjonaj, Anëtar i Ansamblesë së New Yorkut, Dritan
Mishto, Konsull i Shqipërisë në New, York, Fatmir Zajmi, Konsull i Kosovës në
New York, Prof. dr. Skënder Kodra, Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të
Shkencave dhe Artit, Rrape Ruci, President i Institutit "Gjergj Kastrioti,
Skënderbeu", Z. Pikolo, Përgjegjës dhe mirëmbajtës i Parkut në Sheshin
Bowling Green, Kryetari i Shoqatës "ÇAMËRIA" Prof. Sali Bollati, Musa
Paçuku...
Në fillim
u ekzekutua Himni Kombëtar Amerikan dhe më pas, nën tingujt e Himnit Kombëtar
Shqiptar, u ngrit Flamuri Shqiptar nga Dafina Domerolli dhe Drilon Veliu.
Ato çaste
ishin edhe më emocionantet.
Aktori i
talentuar Astrit Sulo, me ndjenjë dhe me talentin e tij prej artisti recitoi
vargje poetike të krijuara nga ai vetë për Flamurin tonë të shenjtë.
Edhe
bashkatdhetari tjetër, Destan Demo, recitoi vargjet e tija "Krenar të jesh
Shqiptar.
Vogëlushi
Adem Kaliqi nga Fondi i Përbashkët Shqiptar, i veshur me kostume kombëtare
shqiptare, emocionoi të gjithë të pranishmit me zërin e tij të fuqishëm kur
këndoi këngët: "O sa mirë me ken shqiptar" dhe "Këngë për Adem
Jasharin"
Dy grupe
të ndryshme valltarësh, të gjithë të rinj në moshë, interpretuan vallen e
mirënjohur "Festë të Madhe ka sot Shqipëria" dhe vallen me motive
çame, nën tingujt e këngës së mirënjohur "Turman kuqe"
Në fund u
bë edhe prerja e tortës së madhe që kishte pamjen e flamurit tonë kombëtar,
fusha e kuqe dhe në mes shqiponja dykrenore e zezë, e përgatitur nga
"Black Eagle, Energy Drink".
Komunitetit
tonë në atë festë iu bashkuan edhe turistë të shumtë, meqenëse aty pranë
ndodhet edhe bualli i famshëm... aq i lakmuar për turistët e shumtë, për ta
prekur dhe për të dalë fotografi në të.
Kështu
përfundoi ceremonia e ngritjes së flamurit tonë në Sheshin Bowling Green për të
shkuar më pas në Sheshin e famshëm Time Square.
Pjesëmarja
e shqiptarëve, gëzimi, festimi i 100 vjetorit të Shpalljes së pavarësisë në
Time Square, dë të mbahet mend për shumë kohë të gjatë.
Është për
t'u vlerësuar dhe për t'u falenderuar, Bashkia, Policia e New Yorkut, për
ndihmën dhe kontributin e saj të madh që dhanë duke na lejuar të festojmë në
atë shesh, si edhe për regullin e tyre korrekt që treguan.
Falenderojmë
popullin e kulturuar amerikan, si edhe turistët e shumtë në shesh, që jo vetëm
na përkrahën, por edhe u bashkuan me ne për të festuar.
Shoferët
dhe pasagjerët e makinave të shumta që lëviznin rastësisht në rrugët anësore të
sheshit, na përshëndesnin dhe na uronin në të njëjtën kohë.
Kështu u
mbledhshim përherë me njëri tjetrin në festa dhe në gëzime.
Rroftë 28
Nëntori.
Rroftë
100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Zoti e
bekoftë Kombin Shqiptar.
Zoti e bekoftë Amerikën.