E premte, 02.05.2025, 09:52 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Tefik Selimi: Tribuni i kombit Ramiz Cërnica

E diele, 06.01.2013, 02:25 PM


U mbajt Akademia Kombëtare kushtuar Tribunit të kombit, Ramiz Cërnica…

Nga Tefik Selimi

Gjilani, si qendër e Anamoravës, pati festë kombëtarel. Ishte festë e gjithë kombit shqiptar. Një njeri identifikohet me kombin. U quajt adhetar, simbol, tribun dhe njeri i idealit të madh të kombit. E quajtën komb Ramiz Cernicën. Ai që në kohë okupimi tha” PO me  Shqypninë, Jo me Sërbinë!” Dhe, kjo Akademi Kombëare u mbajt në Sallën e Tetatrit të qytetit, Gjilanit, e cila iu kushtua Tribunit dhe simbolit të kombit shqiptar, Ramiz Cernica. Ishte kjo një Akademi e rrallë e këtij lloji, për faktin se morën pjesë me  qindra familjarë dhe personalitete më të ndryshme të jetës publike. Ishin ardhur gazetarë, RTK-ja, por edhe historianë, politikaj, por dhe njerëz të idealit të tij. Një Akademi, vërtet kombëtare. Pse jo? Edhe salla e Teatrit të  qytetit ishte vogël për ti zënë të gjithë ata pjesëmarrës që ishin ardhur  nga meset tona, nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e vende tjera. Fillimisht u intonua himni komëtar, e më pas, para qindra e mijëra aderues të këtij Tribuni të Kombit, doli Ismet Sylejmani, një veprimtar i shquar i jetës shqiptare. Ai, qysh në fillim tha se, kemi nderin që sot po e mbajmë këtë Akademi Kombëtare, e cila Akademi e nderon atdhetarin dhe  familjen e tij, por na nderon edhe ne si pjesë e kombit shqiptar. “Shihni sot, si një, kanë ardhur të dëgjojnë nga afër fjalë për të madhin e kombit Ramiz Cernicën, e këta janë nga Kosova Lindore, Shqipëria Mëmë, nga Maqedonia dhe e mese tjera shqiptare. Por, sot, në këtë Akademi po shënojmë me krenari 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë me në krye Tribunin dhe Simbol e Kombit, Ramiz Cërnica, i cili tërë jetën e vet e kaloi duke mbrojtur e luftuar për atdheun e shqiptarëve, Shqipërinë e bijën e saj, Kosovën. Ai, një jetë të tërë e kaloi nëpër kazamatet serbe, vetëm se ishte shqiptar dhe luftonte për shqiptarizëm. Jemi ftuar ta nderojmë këtë figurë të madhe të kombit, atdhetarin, luftëtarin dhe Tribunin e të gjitha kohërave shqiptare, Baca Ramiz. Ai (baca Ramiz), ndonëse ishte i urtë, mjedje kthjelltë e  zemërgjerë, në të kundërtën, ai ishte një trim i pashoq, i cili luftoi me dije e dituri në kohën kur në trojet shqiptare kullonte e derdhej gjak shqiptari duke i mbrojtur drejtat e veta jetike. Ky njeri e zë madh jetoi një jetë të hershme në fshatin Cërnicë. Ishte nga një familje atdhetare, por edhe arsimuar.Ishte tribun i madh i Kombit shqiptar, mbrojtës i interesave të  të gjithë shqiptarëve kudo që jetonin. Ai e deshi atdheteun më shumë se gjithçka tjetër. Atdheu dhe Ai ishin Një: simbol i kombit – liria. Ramiz Cërnica e deshi atdheun, Kosovën me zemër. Në kohët e “zeza”, kur populli ishte në  rrezik, ai i doli popullit në ndihmë të pakursyer. Jeta e tij ishte në shërbim të atdheut e të popullit. Kur erdhën kohët “tjera” të vendimeve të mëdha, ai doli në foltore e tha: “Unë Ramiz Ahmeti (Cërnica) kam ardhur  ta mbroj atdheun tim nga pushtuesi serb”. Dhe, kur erdhi momenti i fundit i mbledhjes famëkeqe të Prizrenit të vitit 1945, ai përsëri e tha fjalën përfundimtare prej atdhetari: “JO me Serbinë, PO me Shqipninë!” Ai foli në emër e me gjuhën e të gjithë luftëtarëve të kohës, por foli edhe me gjunën e personaliteteve të tona më të vonshme, si: të Ismail Qemalit, Dedë Gjon Lulit, Hasan Prishinës, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Agim Ramadanit, Fehmi Lladrocit e shumë të tjerëve. Mu nga kjo deklaratë e tij, pushtuesi serb e “shpërbleu” me 20 vjet burg. Nga kjo pësoi edhe familjarët e tij. E tillë ishte ky rrugëtim i tij gjer te Pavarësia e shtetit Shqiptarë, Shqipërisë së sotme. Ja prangat e pushtuesit që e kanë mbajtur në burg atdhetarin e madh të kombit, Ramiz Cërnica. Jakup Krasniqi, kryeparlamentar i KK të Kosovës, tha se, ky rrugëtim yni gjer te Pavarësia e Shtetit Shqiptar, Shqipëria, ishte me shumë sakrifica të mëdha. I tërë populli luftoi për ditën e sotit, e cila ditë po shënon një ngjarje të jashtëzakonshme të bërjes së Shqipërisë shtet të pavarur e demokratik. Prandaj, një popull që i nderon luftëtarët dhe atdhetarët e tij, ai popull e ka jetën e gjatë. Ky popull luftoi me shekuj për ta fituar lirinë e pritur, Pavarësinë. Baca Ramiz, figura e kombit shqiptar, edhe dje, por edhe sot e nesër nuk do të harrohet. Ai në mendje të çdo shqiptari do të jetojë gjatë e gjatë. Pra, do të çmohet dhe vepra e tij na është udhërrëfyes i idealeve të tij për liri dhe pavarësi të vendit. U realizuan idealet e tij për kombin. Liri pa gjak s’ka. Ishte koha kur deklarata shumë domethënëse e tij në Prizren, më 1945 se me Shqipërinë Po, me Sërbinë Jo, ishte një deklaratë përmbajtësore dhe shumë atdhetare. Gjer sa një deklaratë e tillë adhurohej tek  secili njeri shqiptar, në të kundërtën, ishin shumë zëra kundërshtarë, por përkrahej e para. Një ishte më e fortë dhe më e zëshme në popull. Kjo ishte jehona e gjithë shqiptarëve për Bashkim Kombëtar të trojeve shqiptare. Musa Xhaferi, përfaqësues nga Maqedonia, tha se, të rrallë janë këto figura kombëtare që në vete shprehin atdhetarizmin e madh të kombit. “Ramiz Cërnica ishte figurë madhore e kombit shqiptar. Ky njeri e personalitet, por edhe simbol i papërsëritshëm i kohës, nuk u gjunjzua kurrë para armiqve të kohës. Ai gjatë tërë jetës së tij ishte kundërshtar i madh i pushtuesit serb, i cili e ndoqi dhe e burgosi sa herë iu desh atij. Por, ky Burrë Dheu me dinjitet të lartë e të jashtëzakonshëm luftoi tërë jetën për ineresat e popullit që i takoi. Ishte përfaqësuesi i popullit shqiptar, i cili, edhe në kohë të vështira e të rënda jete, e tha qënrimin e përfaqësuesit të popullin për idenë PO-në e madhe për t’iu bashkuar Shqipërisë. Ai ishte për bashkimin e trojeve shqiptare. Shtonte, s’ka Kosovë pa Shqipëri, por s’ka Shqipëri pa Kosovë! Ishte njeri i veçantë dhe i tëri atdhetar. Ai e kunsideronte vetën se, njeriu e ka Një lindje, por e ka edhe një vdekje. Armiqve të kohës u kishte thënë: “Kurë s’do të iki, por këtu do të vdes! Burri vetëm një herë vdes, kurse frikacaku, vdes tri herë”. Ahmet Isufi, komandant i ZOK, pos tjerash, ai tha: ‘I përkulem familjes së Ramiz Cërnicës, luftëtarit dhe atdhetarit më të madh të kombit shqiptar. “Unë, në këtë rast do të mundohem ta them fjalinë time më të thjeshtë e kuptimplotë, se, duke folur për këtë Tribun e Simbol të Kombit, Ramiz Cërnicën, edhe sot na tingëllon thënia e tij vendimtare dhe shumë atdhetare për thirrje për Bashkim Kombëtar. Kjo e ka rëndësinë e vet, e cila thënie do të jehojë gjatë e gjatë tek brezat tanë që janë e do të vijnë pastaj.  Sot, kur po afrohemi 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, s’ka se si mos të hyjë edhe kjo pjesë e jetës dhe e veprës madhore e Ramiz Cërnicës të nderohet dhe të çmohet gjer në adhurimtari, për faktin se, ai luftoi shumë për këtë çështje madhore të kombit tonë shqiptar. Andaj, uroj që ky 100-vjetor të jetë shembull i njeriut që luftoi të jetën në shërbim të Pavarësisë së Shqipërisë, më 1912. Ndue Dodaj, kolonel nga Shqipëria tha se, sot, ky vend më nderon. Më nderon vepra e Ramiz Cërnicës, i cili, si atdhetar e simbol i kombit, po e nderon krejt shqiptarinë. “Unë, për kohën time kam dëgjuar shumë fjalë për Ramiz Cërnicën, njeriun dhe tribunin e kombi shqiptar. Por, ja këtu, siç po vërej, e tërë kjo sallë e madhe e Teatrit të Gjilanit duket të jetë e vogël për ti zënë aderuesit e shumtë, të cilët janë ardhur për ta ndëgjuar këtë vevenimet të rrallë, sa historik e  aq kombëtar për të gjithë ne shqiptarët. Ramiz Cërnica ishte njeri i madh. I madh me urtësi, gjeturi, drejtësi, por i madh edhe me atdhetarizëm. Nuk do lind më të tillë figurë të madhe ky komb. Shihni, një shok imi skulptor, ja si e ka punuar portretin e Bacës Ramiz, i cili, si ka dëgjuar për të, ai e ka  realizuar në vepër këtë figurë të madhe kombëtare. Por, ja edhe unë e bëra një të tillë skulpturë që e tregon dashurinë e madhe ndaj kësaj figura kombëtare. Shihni, si shtoi ai – ne sot duhet të japim llogari para këtij Tribuni. Llogaria jonë të jetë në synimet e tij, të cilat janë realizuar sot në këtë 100 vjetor të bërjes shtet të Shqipërisë që ta nderojmë ashtu si e merton. Ai dje ka folur me gjuhën e shumë shkrimtarëve të Rilindjes, si: me gjuhën e vëllezërve Frashëri, Konstandinit, Asdrenit, Fishtës e të Gjeqovit, por edhe me  “gjuhën” e heronjve tanë, të Hasan Prishtinës, Ismail Qemajlit, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Agim Ramadanit, Ismail Kadaresë e shumë të tjerë, të cilët, sot, si kurrënjëherë më parë, u realizuar ëndrra e tyre dhe e popullit shqiptar për Pavarësi të shtetit shqiptar. Dhe, ata që e adhurojnë deklaratën e Ramiz Cërnicës, flasin me gjunë e këtyre atdhetarëve, sepse, sëmundja që ka Shqipëria e Kosova, është sëmundje e shërueshme, jona e frikshme. Në fund, djali i Ramiz Cërnicës, Milaim Hoxha, me pak fjalë i përshëndeti pjesëmarrësit e kësaj Akademi të madhe Kombëtare, ku e ndriçuan jetën dhe verpën e babait të tij, i cili po e nderon kombin, familjen e tij në këtë përvjetor të rëndësishëm për shqiptarët, në përgjithësi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx