Udhëpërshkrim
Frrok Vukaj: Një javë vizitor, një ditë emigrant
E merkure, 16.01.2013, 07:42 PM
Shënime udhëtimi nëpër Greqi
NJË JAVË VIZITOR, NJË DITË EMIGRANT
-Mbresa dhe refleksione nga ndërrim-vitet ’12 në ’13-
EKSKLUZIVE NGA FRROK VUKAJ - Akademia Pedagogjike e Tiranës
PROLOG
Pas disa mëdyshjesh për ta festuar Vitin e Ri në
Tiranë apo Greqi u nisëm bashk me Dilen më datë 28.12.20012 për në Greqi. Ishte
hera e parë që e vizitoja vendin fqinj. Kisha vizituar Maqedoninë, Malin e Zi,
Kosovën po se po, por jo vendin me histori të lashtë dhe të lavdishme, Greqinë.
Megjithëse u nisëm në orën 5:15 të mëngjesit, arritëm në Sika të Lamias në orën
20:30 me orën e Shqipërisë duke kaluar në shumë fshatra të bukura, por edhe
qytete si Kozan, Larisa, Stilidha, Lamia etj.
Na doli para qysh në qytet Arbri, djali i
baxhanakut Viktor Lika. Na pritën me dashurinë më të madhe, Viktori, e shoqja
Lina, fëmijët Arbri, Besmiri dhe Silvana. Veçoj sinqeritetin dhe ngrohtësinë
familjare të atyre ditëve që qëndruam
atje. Dy ditët e para qenë me shi dhe qëndruam kryesisht brenda duke u çmallur
e duke bere gjithfarë bisedash për jetën në Shqipëri dhe në Greqi.
Sapo unë indirekt shpreha dëshirën për të vizituar Athinën, të gjithë se bashku ma përkrahen me shume dëshire idenë e vizitës. Viktori kërkoi te falur për pamundësinë e shoqërimit duke me dhëne makinën dhe djalin për shofer.
Udhëtimi në Athinë
Mëngjesin e 31 dhjetorit bëmë përgatitjet e fundit.
U nisem ne ora 8:30 unë, gruaja ime, Dila, Besniku 24-vjeçar, Silvana,
gjimnazistja 18-vjeçare. Pas orës 9:00 arritëm ne qytetin e Lamies e morëm
drejtimin për Athinë. Djathtas, male të
larta me plot gjelbërim, por disa prej tyre me shkëmbinj të thepisur e gryka te
ngushta. Besmiri më shpjegoi se ishte “Gryka e Termopileve” e ajo ndërtesa
poshtë “Muzeu i Leonidhës”. Majtas nga deti kanë ardhur persët me anije e në
atë Grykë është bërë beteja e famshme. U kënaqa shumë se pashë këtë vend
historik duke përfytyruar e sjellë në mendje ato që kisha lexuar në libra e
parë në filma. Diku afër mesit te rrugës disa km gjatësi, vend i thatë, me
kodra të larta e shkurre që ngjanin si
ato të Vaut të Dejës a bokërimat e Qafës së Qelës afër Pukës. Sipër atyre
kodrave shikoja me dhjetëra a më që prodhonin energji me ane të erës. I shikoja kodër pas kodre e mendja më
shkonte në Shqipëri ku në shume zona fryn erë e madhe sa shkul lisat, por akoma
i pashfrytëzuar ky burim me vlerë. Pas një rruge te këndshme, ndonëse duhej
paguar në disa vendkalime të autostradës, arritëm në Athinë pas orës 11:00.
Përshtypja e parë ishte shtrirja e madhe e qytetit, dendësia e ndërtimeve,
pjesa dërmuese jo më shumë se 5-6 kate, pa mohuar pastërtinë e hapësirat e
gjelbra deri diku të bollshme. Pasi kishin biseduar dje e sot disa herë na
priti Leni, një shoqe e Silvanës e Besit. I priti me shumë përzemërsi e u
përqafuan si të ishin të një familje. Dy shoqet qëndruan se bashku, ndërsa ne u
nisem për tek Metroja.
Disa kate nën tokë udhëtuam në metro me një
shpejtësi qe i afrohej 200 km në ore. Pas pak minutash u gjetëm para portës se
Akropolit ku ishte edhe qëllimi i vizitës sonë. Takuam Mehill Ndoin nga Fierza
e Rubikut, metalurgun e palodhur që Sigurimet Shoqërore i kishin ngatërruar
pensionin nëpër zyra e gjykata. Me të patëm udhëtuar para dy a tri ditësh dhe
pasi kaluam doganën greke, edhe unë u përfshiva në ato debate të zjarrta dhe të
këndshme me Mehillin, Xhevatin nga Trebinja, sot banor ne Pogradec i cili
shkonte me të shoqen tek fëmijët në Athinë, por edhe me një çift tjetër të
moshuar që nuk ua mësova dot emrin.
Qysh para një ore e ca na priste Mehilli, për të qenë sa me korrekt ndaj meje. U nisëm
në atë te përpjetë jo të thekshme e para nesh shpalosej një pamje magjepsëse
dhe madhështore. Ai masiv i lartë e plot pyje gjithfarësh, kryesisht me pishë,
ato ndërtime me mure e kalldrëme mijëravjeçare,
interesante e me shije. Ç’të shikoje me parë? Besi e Mëhilli na
shoqëronin dhe shpjegonin. Unë pyesja me padurim, lëvizja i pangopur shpejt e
shpejt, por edhe ndaloja e vështroja ngultas e me kureshtje sa majtas e
djathtas. Mundohesha me rrokë me sy, me
këqyr e precizue sa me saktë gjithçka. Ato mure madhështorë, ato kolona interesante,
ai amfiteatër imponues dhe i bukur, ku janë luajtur tragjeditë e famshme greke,
tashme janë para syve te mi qe nuk ngopen se pari.
Një befasi e këndshme na ndodhi sapo premë biletat
dhe po drejtoheshim për t’u ngjitur në kurorën e kësaj mrekullie. Dëgjoj të
flitej shqip. Dikush pyet për hyrjen. Kthej kokën dhe shoh inxhinierin e
talentuar Gjin Rosaj, punëtorin e palodhur dhe te pasionuar pas energjisë
elektrike. Pa me parë, i them:
-Po ku do te shkosh, o Gjin?
I befasuar kthehet e rrokemi me njeri-tjetrin duke
bërë ato pyetjet e zakonshme kur takohen dy të njohur. U ndamë duke e sqaruar
se duheshin blerë biletat. Ato kushtonin 12 euro.
Vazhduam ngjitjen dhe pamja bëhej më interesante e
madhështore. Shohim nga sipër Amfiteatrin, shkallaret, skenën, pjesën rrethuese
dhe objektet e tjera që shkëlqejnë. Gjithçka shumë e qartë dhe konkrete. Na
mungonin vetëm aktorët e gjallë, por unë i kisha në imagjinatën time. Bile
mundohesha t’i rikrijoja skenat e dialogët nga tragjeditë e famshme greke,
vlerat e të cilave shkëlqejnë edhe sot. Pas pak dolëm në sheshin më të lartë që
zotëronte gjithë Athinën e rrethinat. Syri ynë kap hapësira të pamata, aq sa
pamë Pireun e detin, vazhdimi i Athinës madhështore, i atyre ndërtimeve që
dukeshin si pyll i dendur. Unë sigurisht shkruaj për aq sa shoh, njoh e di. Me
qindra e mijëra emigrantë kanë punuar dhe jetuar ne Greqi. Shumë prej tyre i
kanë vizituar këto monumente të kulturës së përbotshme, i njohin dhe i dinë më
mirë se unë, por ka edhe te tjerë që nuk e kane shfrytëzuar ketë mundësi. Mos u
habisni. Besi me tha se ka shumë shokë dhe shoqe të tij, bile edhe të Athinës,
që nuk e kanë vizituar Akropolin.
Pamjet ishin përrallore, kolonat e mermerta, muret
e larta, skulpturat e përsosura, piktura e basorelieve, ndërtime nga me
interesantet, sidomos kolonat e
rrumbullakëta, mënyra se si janë lidhur ato me muret, si janë gërshetuar e
shkelur gurët ne përmasa aq te mëdha. Kërshëria me shtyn te vërejmë më me
kujdes e shohim se kolonat me përmasa te
mëdha, apo me te vogla, janë pjese cilindrike mermeri te dimensioneve te
ndryshme, qe shkonin deri ne 1 metër lartësi, te vendosura mbi njëra tjetrën,
me aq saktësi, siç puthiten dy gurët e mullirit te blojës, bilës edhe me te
puthitur, sa mezi dallohej vendi i
bashkimit. Te përkryer e te papërsëritshëm janë ata mjeshtër te mëdhenj qe kane
gjetur mënyra aq praktike dhe precize për këto ndërtime qe janë shpallur pjese
e trashëgimisë kulturore botërore. E
bukura dhe e madhërishmja janë aq të përsosura, bile te paarritshme, sa
habitemi edhe sot.
Kur pashë
nga këto lartësi Stadiumin e Lojërave Olimpike apo Panteonin, ndjeva kënaqësi
te madhe dhe shova deri diku atë kuriozitet te kahershëm për këto vepra te
pavdekshme e me histori te madhe.
Nuk gjej fjalët e duhura te përshkruaj plotësisht
ato qe pashe me sy (se për te prekur nuk lejohej). Po përpiqem te hedh ne letër
ato mbresa te pashlyeshme qe nuk harrohen lehte. Për te plotësuar sadopak ato
qe pashe, për kënaqësinë time, por edhe te lexuesve, bëra shume fotografi disa
prej te cilave po i ekspozoj. Besi na shoqëronte me kënaqësi e pa përtesën me
te vogël na ofronte ndihmesën e tij, aq sa e kisha të rendë, kur me merrte nga
dora çadrën apo pallton kur bëja fotografi. Atje sipër, mes shume vizitoreve
nga e gjithë Shqipëria e bota, pashe përsëri atë grupin e shqiptareve ku bënte
pjese edhe Gjini. Nga një takim i rastësishëm ne ketë dite feste pashë
shkodrane, tropojanë, mirditorë e pukianë. Me siguri se ka pasur edhe nga
rrethet e tjera, por unë nuk i kam njohur. Me keqardhje them se nuk arritëm te
vizitonim Muzeun e Famshëm Arkeologjik, ndërtuar vitet e fundit, sepse ishte mbyllur atë dite, por
vërejtëm nga afër, me aq sa mundem,
arkitekturën dhe ndërtimin interesant e dëgjuam me vëmendje për ato
pasuri te mëdha qe ruhen aty.
Thashë disa gjera, por shume te tjera janë te pathëna e te pazbuluara, jo vetëm ne Athine, por edhe ne Shqipëri, pune te cilën duhet ta bëjmë ne e brezat qe do te vijnë.
Një dite pune në ullinj
Ne këto 5-6 ditët e vizitës sime u çmallem e
biseduam me gjate me baxhanakun tim, se kur ishim ne Shqipëri. Largësia e
Lekbibajit ku banoja unë nga Fusha-Arësi e puna e shtetit na pengonin për te
qëndruar bashke me shume se 1 natë. Bile edhe kjo ndodhte rralle, deri ne vitet
qe ai iku ne Greqi. Një gjë me beri shume përshtypje. Atë e respektonin shumë,
si emigrantet shqiptarë, por edhe grekët vendas. Kjo dukej edhe në vizitat që i
bënin në këto dite festash, ndonëse grekët festojnë me madhështi Krishtlindjet.
Ne datën 2 janar, herët, troket dera e në paradhomë paraqitet Thanasi, një grek
që jetonte në qytetin e Lamias. Pas urimeve për Festen, biseduan disa minuta e
ai kërkonte nëpërmes Viktorit 5-6 punëtorë për te vjele ullinj. Unë ne dhomën
përkarshi, dëgjoja bisedën e habitesha se si po kërkonte te punonte edhe ne
dite pushimi. Ne Shqipëri e kemi zakon
ta shkrehim punën dy a tri dite para e pas feste. Me telefon mezi siguroi një
djalë xhaxhai, Artur Liken, i cili nuk mjaftonte . Te tjerë bashkëbisedues e
kishin refuzuar Viktorin. Unë, i shtrire ne krevatin ku flija, nuk shihja, por
dëgjoja e këto veprime bëheshin disa fshehurazi meje, sepse qysh ne ardhje pata
shprehur dëshirën për te marre pjese a te paktën për te pare vjeljen e
ullinjve. Ketë e beja për dy arsye: Për t’u njohur me ketë përvoje pune për të
cilën flitej aq shume nga shqiptaret, por edhe për te pare konkretisht parcelat
e plantacionet për te cilat Greqia është shume e njohur dhe, siç me thane, zë
vendin e dyte pas Spanjës. Pa e zgjatur shume, u ngrita nga krevati e
shfrytëzova rastin qe me erdhi ne shtegun qe dëshiroja. Pasi u përshëndeta me
grekun, ia përsërita mendimin Viktorit, i cili kundërshtonte me vendosmëri. Unë
e dija se c ‘mendonte për mua dhe për veten e tij. I vinte disi rende qe një
ish-drejtor i shkollës se mesme, një intelektual disi i moshuar, te punonte ne
ullinj. E dija se ai me kishte prezantuar për se largu tek shqiptaret, disa
prej te cilëve me njihnin, por edhe tek greket kishte folur për këtë baxhanak
nga Tropoja qe, sipas tij, shquhej ne punën e shtetit, por jo ne punët
bujqësore. Mua aq me bënte ajo, sepse i kam respektuar dhe i respektoj shume
njerëzit e punës, se ata sjellin përparim, te mira material e shpirtërore. Me
pune dhe vetëm me pune te çdo moshe, bota ka arritur këtu ku është dhe ambiciet
janë shume me te mëdha. Këmbëngulja ime,
por edhe përkrahja e gruas sime dhe e kunatës, zbehen kundërshtimet e Viktorit
e unë fitova. Pas një mëngjesi te shpejte, u veshëm për pune e u nisem me
makine rreth 20 minuta larg. E ndieja veten te gëzuar, jo vetëm për punën qe do
te beja, por me shume për çka do te shihja konkretisht. Sa shume e shume kisha
dëgjuar e lexuar për fushat e gjera, për punët e renda te emigranteve, për
trajtimin e tyre, për përndjekjet nga policia, për jetesën e vështirë e te
tjera gjera tronditëse qe s’dua t’i përmend për te mos prishur atmosferën e
gëzuar te ndërrimit te viteve. Ullinjte ishin te mbushur plot e degët vareshin
gjer ne toke nga kokrrat e bëshme e te tejpjekura. Shume shpejt u përshtata me
punën, e cila nuk te këpuste, por duhej te ishe i shpejte e i zhdërvjellët.
Thanasi, “pronari ynë”, jo vetëm ishte veshur për pune e punonte njëlloj si ne,
por kishte siguruar mjetet për pune pa harruar asgjë: Thasët, shtrojat qe
vendoseshin poshtë kurorës e afër trungut, te cilat shërbenin për grumbullimin
e ullinjve, krehrat ne formën e prashajkave a te gishtave te dorës, bostiat
(shkopinj pylli me maje e gjatësi deri 3-4 metra), sharre me shkop te gjate për
te sharruar degët e largëta, bile edhe motosharrë. Sigurimi i plote i mjeteve
te punës kursen kohe e shton rendimentin, por shpesh ndodh edhe e kundërta.
Mësimi është i qarte për çdo njeri. Puna vazhdonte zinxhirë, shkundeshin
ullinjte tek pema e pare, pastaj tërhiqeshin shtrojat tek ulliri tjetër. Kur
pesha e vjeljes rritej, ato hidheshin ne thasë. Unë punoja dhe përfytyroja
plantacionet e gështenjave, arrave e lajthive ne Tropoje e gjetke. Jo vetëm qe
nuk ua punojmë token rreth trungut, por as ferrat e shkurret nuk ua presim,
ndërkohe qe 5-6 muaj, fshataret e zonave malore pothuajse pushojnë. Sipas
punëtoreve, unë u përshtata shpejt me punën qysh ne minutat e para e po e
justifikoja veten. Unë me shume punoja nga një lloj sedre a krenarie ndaj
vetvetes dhe Viktorit, i cili siç thashë me lart, me kishte prezantuar tek te tjerët me vlera me
shume sesa i meritoja. Ishte hera e pare qe punoja si “emigrant”, jashtë
Shqipërisë apo ne këtë proces pune qe ne veri te Shqipërisë njihet pak.
Kur ne darke baxhanaku foli me Naimin, djalin tim
ne Shqipëri, ai me humor iu përgjigj:
“Babi nuk ka mbledhur ne Tropoje gështenjat sa
grushti, bile na ka kërkuar me ja ba bacrugë-porogaça (thelpinj) kur i kemi hangër”. Thanasi ishte
rreth 40 vjeç dhe asnjëherë nuk na beri asnjë vërejtje, por rrinte ne humor.
Qeshi me te madhe kur i thashë:
-Sot do të punojmë shume se kam ardhur edhe unë.
Me erdhi keq se ishte edhe beqar, bile me shaka i
premtova për një nuse nga Shqipëria, te
cilën, po me shaka, nuk e kundërshtoi. Ajo bisede mbeti shaka, se ne nuk u
takuam me, por siç me thane, grekët i preferojnë femrat shqiptare si besnike
dhe punëtore qe dine te krijojnë e ruajnë familje. Thanasi na qerasi diku nga
ora 10:00 me frape e raki dhe me vone na solli edhe hamburger. Siç duket,
“pronari ynë” ishte i mire, mendim qe ua shpreha me shaka punëtoreve.
“Qenka burrë i mire ky Thanasi, nuk po na bën
vërejtje, as po na kërkon te punojmë me shume e po rri i qeshur se përgjegjësit
bërtasin edhe kur punohet mire”.
Nuk vonuan e ia shpjeguan shakanë time e te gjithë
se bashku qeshem me te madhe. Unë e di se vitet e fundit, si kudo, është
demokratizuar jeta. Edhe ne Greqi qëndrimi ndaj emigranteve ka ndryshime
pozitive, çka ia rrit vlerat edhe shtetit Helen, pa mohuar edhe rastet kur
flasin ndryshe.
Besoj se edhe vete lexuesi e kupton se pse u mundova ta justifikoj veten ne atë dite pune. U mundova te isha ne krahun e atyre qindra e mijëra emigranteve shqiptare qe kane krijuar emër te mire ne bote duke siguruar te mira materiale dhe shpirtërore. Dëshira për pune është ndjenja me fisnike e njeriut qe ka çuar boten para. Kjo pune e palodhur shume shqiptareve u ka siguruar kushte te mira jetese për vete dhe fëmijët e tyre, por edhe grekeve u kane dhëne një shtyse te mire ekonomike-shoqërore.
Vizite ne Fthiotida
Diku pasdite u nisem me Viktorin e gruan time
Dilen. Më makine bëme një rruge relativisht te gjate e eliptike deri sa u
kthyem aty ku u nisem. Gjarpëron rruga drejt bjeshkëve te bukura, majat e te
cilave zbardhin nga bora. Ndonëse është dimër, mbizotëron kudo gjelbërimi nga
pyjet e bollshme halore e ullinjte, por edhe pemët frutore ne fusha, me ngjyre te kuqërremtë, akoma kane shume gjelbërim. Sa me larte
ngjitemi, shtohet gjelbërimi e dendësohen pyjet. Kur dalim ne një kodër, na
shfaqet një pyll i pjerrtë qe ngjante me kodrat pothuajse pingule te Alpeve
tona, por plot gjelbërim, qe na humbet ndjesinë e dimrit, po qe se nuk na
kujton ajri disi i laget e i ftohte. Në atë hapësire, në atë shpat mali, i cili
ndahet vertikalisht nga 2 përrenj e horizontalisht nga rruga e makinës e
shtruar me asfalt, është krijuar një rezervat natyror 2 pjesësh disa hektarësh,
i rrethuar me tela. Siç me shpjeguan, flora e fauna janë te pasura ku nuk
mungojnë përkujdesjet e studimet me vlera shkencore. Në sqetull te kodrës, në
një rrafsh rreth 2 ha, i ndërtuar bukur
është një Manastir interesant i rrethuar me pisha e selvi, pyje e peme te
shumëllojshme. Koha pothuajse e
vrenjtur, pylli i dendur me ngjyre te blerte disi te mbyllur, hijet e
perëndimit te diellit, por edhe reflekset
qe krijon afrimi i natës, i japin
natyrës një pamje hijerënde e te frikshme e cila me vone merr disa nuance me
optimiste, kur sheh ato ndërtime interesante, kryesisht me gur te gdhendur
sipas traditës. Një ansambël ndërtimesh, lulishtet ne mes, një rezervuar qe
furnizohet me ujë te rrjedhshëm, ne te cilin kakarisin shume pata, rosa, fazanë
e të tjerë shpendë, gjallërojnë këtë mjedis, por ndjen keqardhje për një struc
te vetëm qe duket si jetim. E vizituam atë Manastir hijerënde, bile hymë edhe
ne sallën ku jepej meshe, më drita gjysme te fikura, që ngjante si një hapësire
mes dy jetëve.
Vizituam edhe një
kthine tjetër qe shtonte misterin duke e shndërruar atë ne epiqendrën e
manastirit e besimtareve. Kjo zuri fill para 4-5 vitesh, kur hapen varrin e një
prifti bamirës, kryesisht ne vitet e luftës së mëvonshme. I veshur me rrobat e
zeza, por me zemër te bardhe, me shkop ne dore, kalonte shtëpi me shtëpi, kur
vendi ishte i pushtuar e u shpërndante te varfërve ushqime e rroba për
veshmbathje…
Emri e fryma e tij humane mori nam, ndaj e varrosen
atëherë me nderimet me te mëdha. Hapja e varrit pas shume vitesh për ta sjellë
këtu, tronditi krahinën e me gjere, bile shkruan e folën shume mediat greke.
Trupi i tij kishte qene pothuajse i paprishur, siç me thane mua. E pashe edhe
unë te ekspozuar nen xham ne atë kthinën qe përmenda me larte. Ngjante si ato
mumiet egjiptiane te balsamosura shume shekuj para. Edhe ne ketë dite disi te
ftohte kishte shume vizitore, ndërsa ne ditët e mira shumëfishoheshin. Kaq te
devotshëm ishin besimtaret grekë, sa edhe ne kohen e pushtimit gjerman, kishin ndërtuar
një bodrum te nëndheshëm me hyrje, mure e mbuloje te maskuar, ku kryheshin
ritet fetare. Çdo fshat qe kaluam kishte jo një, por disa objekte kulti te
ruajtura e te mirëmbajtura qe u shërbenin për te kryer ritet e duhura e për t’u
përsosur moralisht, gjë qe është e nevojshme edhe për ateistet. Diku larg, ne
një lendinë mes pyjesh e shkëmbinjsh, me ra ne sy një ndërtese e vogël. Edhe
ajo ishte një kishëz e ndërtuar me mjete rrethanore, por për transportin e
llaçit, të hekurit, dyerve e dritareve ishte përdorur helikopteri, pasi nuk
kishte rruge makine. Objekte te tilla maje shkëmbinjsh e deri lart ne male
shërbenin për te kryer ritet udhëtarët e zakonshëm apo barinjtë, por edhe si
strehim për gjahtarët, kryesisht ne kohe dimri. Një te tille pame edhe ne maje
te një kodre prej ku dukej fusha e paane e malet rreth e rrotull. Pozicioni i
kësaj pike ishte shume i zgjedhur. Ndërtimi i një rruge te thjeshte këmbësore
te shtruar me zhavorr e çimento, është sponsorizuar me një vlere jo te madhe
nga një banor vendas. Çdo vit komuniteti vendas, por edhe ata te qytetit që
kthehen për pushime, mblidhen e vendosin për te ndërtuar apo shtuar diçka te
re. Mirëmbajtjen apo ruajtjen e bëjnë vendasit.
Ne një lëndine te bukur, maje një kodre, pame një
aeroplan te vendosur ne tre platforma betoni, i dhuruar nga shteti, ne shenje
respekti për pilotin trim e te talentuar qe kontribuoi për atdheun. Askush nuk
e dëmtonte, as e lëvizte. Pame edhe shkolla te braktisura e kënde sportive qe
ruheshin dhe mirëmbaheshin nga komuniteti e pushteti vendor. Asgjë nuk lejohej
te tjetërsohej apo te dëmtohej, por te ruhej si relikte e gjalle, si muze i
hapur qe tregon një pjese te historisë se fshatit. Pame edhe shtëpi te
braktisura, por te padëmtuara. Pame te tjera qe shfrytëzoheshin për pushime,
sidomos verës. Një pjese e konsiderueshme e qytetareve vinin e punonin tokat ne
fshat duke marre pjese direkt ne pune. Pame edhe plantacione me peme frutore qe
shfrytëzoheshin, por edhe ripërtëriheshin vit pas viti. Nuk dua te hymnizoj
asgjë, por e ndiej veten keq, kur kujtoj ato vitet e trishtuara kur shembem
kisha e xhamia, dogjëm libra e persekutuam intelektuale e njerëz te thjeshte,
ato vite kur menduam se mbollëm diçka, por bjorrem shume. Nuk dua te kujtoj
vitet e largëta, as ato te vonat, kur shkulem e premë rrafsh me tokën blloqe te
tera me peme, prishem stalla e magazina, shkolla e shtëpi kulture, muze e
pallate sporti, thyem depo armatimi e deri banka, prishem kanale e rruge
makine, uzina e fabrika, rrjete elektrike e rruge treni. Prishem edhe imazhin
tone ne bote duke i rene njeri thumbit e tjetri patkoit. Prishem shume vlera
materiale e morale, por uroj te kemi zëne mend. Nga shoku e komshiu i përparuar
duhet mësuar e dëgjuar dhe për këtë duhet te jemi nxënës te zellshëm. Pa
përfunduar një vepër a rruge, ajo fillon te prishet nga cilësia e dobët e
punimeve e shpërdorimet monetare.
Pashe një rast interesant ne zonën rurale te
Makrakomit. Kaluam mbi një ure te ngushte, mezi njëkalimshme. Unë i habitur
pyeta diçka. “E ka ndërtuar gjermani ne kohen e Luftës. Te gjitha urat e tjera
i ka marre lumi gjate një rrebeshi…”. E kam prape parasysh atë ure te ngushte e
me rritet admirimi për ata qe bëjnë pune te sakta. Pasdite vone, prape vizituam
disa qyteza te tjera, por kudo shkuam, zbukurimet për Vitin e Ri ishin te
përmbajtura dhe jo te mbingarkuara. Mbase për arsye krize, por edhe pa ketë,
teprimet nuk janë te këshillueshme as tek ne.
Diku lart nxinte një pyll i dendur me trupa te
bëshëm gështenje e me thane se quhej Kastenije. Siç mund te kuptohet lehte nga
një gjuhëtar, ky emër duhet te ketë ardhur nga emri gështenje qe ne shume zona
te Veriut quhet “keshtaj” apo “keshtanj” e vendi “kashnjet”. Afria shekullore
ne mes dy popujve ka ndërthurje e shkëmbime te vazhdueshme me ndikime te ndërsjella ne kulturë e ne gjuhe.
Për studiuesit e shkencëtaret ka një fushe te gjere për saktësime e studime
objektive e me vlere.
Megjithëse kohe krize, shteti prape subvenciononte librat e nxënësve, transportin falas ne çdo fshat, qofte edhe për një fëmije apo “bonuse” te tjera për kulturën, shëndetësinë e bujqësinë. Përveç te tjerash, teprimet e shpërdorimet e kaluara kane pasur peshën e vet ne keqësimin e ekonomisë greke.
Viktori dhe greku Panajoti
Çdo vizitor kur shkon ne një vend për se pari ka
kërshëri për te pare e mësuar sa me shume te vërteta se ky është qëllimi
kryesor i çdo vizite, aq me shume kur shkon ne një shtet tjetër. Ditët e
pushimit, disa prej te cilave me shi, na krijuan mundësinë për t’u njohur
direkt e indirekt me shume gjera. Çelësi i kësaj është Viktori qe jeton prej 20
vitesh ne Greqi. Njeh mire vitet e para me vështirësi te mëdha, peripecitë e
rrugën e mundimshme për te jetuar me djersen e ballit. Jo vetëm kaq, por njeh
edhe ato marrëdhënie te brishta ne mes te emigranteve e pronareve vendas. Ai është
rreth 50 vjeç, nga Fushe-Arësi, me arsim te mesëm profesional për mekanik. Mori
rrugët e vështira te kurbetit për një jetese me te mire. Më vone mori gruan
Linen, fëmijët, Arbenin, Besmirin e Silvanen e vogël e cila kur flet sot shqip,
pyet për ndonjë fjale qe nuk e gjen dot. Fati i solli ne këtë fshat me emrin
Sika, ku jetojnë edhe sot. Historitë e përvojat janë nga me te ndryshmet, por
dua te përqendrohem tek historia e kësaj familje e cila me shërben si një test
për te arritur ne disa përfundime sa me objektive. Këto përfundime plotësohen
akoma me shume nëpërmes lidhjeve e marrëdhënieve me shume njerëz te moshave e
profesioneve e kombësive te ndryshme. Viktori nuk flet shume, por qarte, me
ndjesi e vërtetësi, me mirënjohje e sinqeritet, pa ngarkese emocionale te
tepruar, qe te zbehin vërtetësinë e realitetit. Siç thashë, fati e dallgët e
jetës e sollën ne Sika, por dallgët janë dallge, te lëkundin, të përplasin,
bile krijojnë edhe tragjedi. Në një moment, kur ai po lëkundej për t’u kthyer
ne Shqipëri për arsye te papunësisë e
përndjekjeve, strehimit e diskriminimit, takon një burrë babaxhan me
emrin Panajot Vasilonikolles, i cili, si psikologu i afte, lexon ne sytë e
Viktorit një shqetësim e dileme te madhe. Njiheshin edhe me pare nëpërmes punës
dhe i besonte shume djaloshit shqiptar. T’i fitosh zemrën jo vetëm grekut, por
çdo njeriu, bile edhe te afërt, është shume e vështire, por pukiani e kishte
arritur këtë me pune te ndershme e te sakte.
“Jo, nuk do te ikësh, por do te rrish këtu. Do te
kesh përkrahjen time se e meriton. Ti me familjen tende do te banosh ne
shtëpinë time, unë ne katin e dyte e ju ne katin e pare”. Për Viktorin kjo
ishte befasuese. Jo se nuk e meritonte ndihmën, por te ishte aq bujare, nuk i
shkonte ne mendje. E kupton edhe ti, i dashur lexues, se greku nuk gënjehet
lehte (bindet), bile as një fëmije 5-vjecar, por ai ishte bindur gjate punës
për cilësitë pozitive te emigrantit shqiptar e te familjes se tij.
Këto lidhje forcohen e rriten nga dita ne dite,
pasi po ndërtoheshin mbi themele te forta e mirëbesimi. Pasi u strehuan ne
katin e pare, jeta vazhdonte normalisht e marrëdhëniet reciproke
përmirësoheshin vazhdimisht. Shpesh here pinin kafe bashke, por edhe hanin ne
një tavoline. Aq mire shkonin këto marrëdhënie sa ngjanin si një familje.
Panajoti ishte human e i pakursyer, bujar e miqësor. Shpesh here kontribuonte
shume me tepër se i takonte ne furnizimet me ushqime apo pagesën e dritave e
ujit. Fëmijët e tij, qe jetonin ne Athine, tashmë te rritur e ne gjendje te
mire ekonomike, ishin po kaq miqësorë e bujarë. Here pas here vinin për vizita
e festa e jetonin si një familje, kontribuonin e binin dhurata me vlere. Në mes
te tjerash, me përmendin një televizor qe kushtonte me shume se 400 EU. Ne këto
lidhje, sigurisht se kishte edhe interesa te ndërsjella, por ne themel
qëndronte humanizmi e mirëkuptimi. Puna, miqësia e sinqeriteti forconin lidhjet
e kontributet ndaj njeri–tjetrit deri aty sa një dite, Panajoti i ofroi
Viktorit për t’i përdorur për nevojat e familjes, zetorin e mjetet e punës,
stallën e token prej 10 ha, pa asnjë detyrim, bile nuk do te paguante as qiranë
e shtëpisë. Sigurisht se mirënjohja e
familjes shqiptare ishte e madhe e nuk nguronte për t’i kompensuar sado pak,
atij e fëmijëve ne Athine, këtë respekt e ndihme me prodhime bujqësore e
blegtorale. Një dite, kur po pinin kafe ne oborrin e shtëpisë në sy te vajzës
se tij, Karules, i kishte thëne Viktorit:
“Unë jam plak e një dite do te ndahem nga kjo jete.
Siç e ke kaluar me mua do ta kalosh edhe me fëmijët e mi. Mjetet e punës,
shtëpinë, stallën e token do t’i përdoresh për aq kohe, sa te zgjidhesh
problemet e tua ekonomike”. Duket e pabesueshme, por kështu kishte ndodhur.
Shpesh njerëzit nuk i tregojnë nderet, bile edhe i mohojnë, por kjo familje
kishte dëshire ne shenjë dashurie e homazhi, ta shprehte këtë vepër humane te
grekut e fëmijëve te tij. Tashmë ai nuk jeton prej 2 vitesh, por për jete
ruajnë respektin me te madh, ashtu siç e kishin kur ishte gjalle. Kur vdiq
plaku, Viktori kërkoi te përballonte shpenzimet, por i biri, Jani, kundërshtoi me vendosmëri, sepse nuk ndjehej
keq nga ana ekonomike. Dukë pare se këmbëngulja ishte e madhe, pranoi gjysmën e
vlerës, më shume për te respektuar ndjenjat e dëshirën e kësaj familje dinjitoze
shqiptare.
Disa dite pas vdekjes se babait, duke lexuar diçka
ne sytë e Viktorit, Jani tha:
-Ne do te vazhdojmë si me pare, asgjë nuk ka
ndryshuar. Ju falënderoj shume për respektin qe i keni bere babait tim e
familjes sime.
-Kur te vini me pushime, duhet te me tregoni me
pare qe t’ju liroj shtëpinë,
-shton Viktori.
-Ashtu si me pare, mos e ndjeni veten keq. Ju ne
katin e pare, ne në te dytin.
Kane kaluar mbi 2 vite e sa here vijnë nga Athina,
jetojnë se bashku si me pare. Jani me nusen e tij Theodhoren e motrën Karulen,
qe te tre me arsim te larte, punojnë e jetojnë ne Athine. Janë po aq miqësorë e
humanë sa Panajoti, bile, te bën shume përshtypje, se edhe familja e nuses
tregojnë te njëjtin respekt. Unë veçoj e me bën shume përshtypje një detaj i
plakut kur ishte gjalle, mesazhi i te cilit duhet vlerësuar e afirmuar shume:
-Tashti unë mendoj me shume për familjen tende sesa
timen. Fëmijët e mi janë rritur e janë ne gjendje te mire ekonomike. Pra, nuk
kane nevoje për ndihmën time. Shqetësohem me shume t’ju ndihmoj juve, - i
kishte thëne Viktorit gjate një bisede.
Kjo është shume prekëse e meriton respekt, por
duhet te frymëzojë edhe shume familje e pronare grekë qe kane mundësi te
integrojnë ne jetën shoqërore-ekonomike emigrantet shqiptare te cilët zotërojnë
energji te mëdha fizike e intelektuale duke u bere gjithnjë e me shume
frytdhënës e dinjitozë.
Sigurisht se lexuesi është i interesuar te dije
diçka me gjate për këtë familje qe përmendëm me lart. Kryesorja është se janë
te përkushtuar për punë qe është themelore për çdo njeri. Nuk kane pasuri te
madhe, por kane krijuar një stabilitet te kënaqshëm ekonomik e shoqëror.
Viktori ka marrëdhënie te shumta me familjet greke te krahinës, me emigrantet
shqiptar, me shoke e miq, veçanërisht me komunitetin ku punon e jeton, për te
cilët shpesh ka kontribuar e vazhdon përsëri pa u vetëmburrur. Punon me zetorin
e tij ku kane nevoje banoret vendas, pa sy tamahqari, duke qene edhe human.
Token qe ka ne përdorim e punon te teren duke e shfrytëzuar ne maksimum,
ndihmon edhe te shoqen ne atë stallën ku mbajnë disa bagëti për nevojat e veta.
E shoqja kujdeset për një shtëpi të braktisur, jo me larg se 100m e merr një
shpërblim te kënaqshëm për punën qe bën.
Arberi ka mbaruar shkollën e mesme për mekanik e
prej 5-6 vitesh, punon ne një servis makinash. Është djalë i qete, i palodhur e
i afte profesionalisht, i ndershëm e komunikues. Për te plotësuar portretin e
tij mjafton vetëm ky fakt: Pronari e ka mbajtur ne pune prej vitesh, duke
larguar edhe punëtorë grekë, por këtë jo, pasi ka përshtypjet me te mira.
Besmiri i zhdërvjelltë, i shoqërueshëm e hokatar,
me njohuri te admirueshme për kulturën greke e shqiptare, ka mbaruar arsimin e
mesëm e vitet e fundit ka punuar si hidraulik. Kriza e kohëve te fundit i ka
pezulluar punën edhe pronarit te tij, por po përpiqet për punësim tjetër. Këmbëngulja e tij flet pozitivisht, bile
syrin e ka hedhur deri ne Australinë e largët. Mos u habisni, ëndrrat e
guximshme bëhen realitet vetëm nga njerëzit e guximshëm.
Silvana vazhdon me përkushtim gjimnazin, por
përpiqet te mësojë edhe pasuritë e mëdha shprehëse te gjuhës shqipe, të cilën e
zotëron ne mënyre te kënaqshme.
Me te ardhurat e fituara, kjo familje, përveç te tjerash, do te blejë se shpejti një shtëpi banimi aty afër .
Kthimi
Dihet se çdo vizite dikur i vjen fundi. Për ne kjo
u përshpejtua pak, pasi Arbëri e Besi do te vinin ne Shqipëri për te pare
gjyshërit e te afërmit e tjerë. Me date 4 janar 2013 u nisem ne ora 6.00 me
orën tone. Hapësirat e makinës të mbushura plot e përplot me ushqime e dhurata
për shume te afërm, nuk mjaftuan, por sajuan edhe koshin sipër, te papërdorur prej vitesh. Edhe kjo qe pame
ishte shprehje e zemërgjerësisë së natyrës bujare te kësaj familjeje e cila
ndjente me shume kënaqësi, kur gjente ndonjë vend për te shtuar gjëra te reja.
Dita shume e bukur e shtonte kënaqësinë e bukurinë e udhëtimit tone. Dyfish
emocionues e me interes e beri këtë udhëtim edhe kalimi afër 70% ne një rruge
te re, pra ndryshe nga kishim ardhur. Dalëngadalë rrezet e diellit shkrinë
lagështirën e ftohte te natës e rriten temperaturën. Edhe një here kaluam për
here te dyte neper qytetin e bukur te Lamies te shtrire rreze kodrave te
veshura me ndërtime te reja deri afër majës, por edhe anash tyre e ne lugina te
hapura. Edhe pse disa rruge te ngushta ne qendër te qytetit, nuk e ndjeje
ngarkesën e trafikut, pasi ai funksiononte vetëm ne njërin krah. Kaluam kodra e
male te larta, por edhe fusha te gjera te punuara me kujdes, duke pare edhe një
pjese te Fushës me emër të Thesalisë e cila shquhet për pjellorinë e saj. Një
gjë me beri përshtypje. Fshatrat ne te dy anët e rrugës se makinës nuk
shquheshin për ndërtime te bukura apo për një nivel te larte jetese, mesa
kuptova unë. Kaluam ne qendër te qytetit
te bukur Trikala me ndërtesa te larta,
por te sistemuara dhe me arkitekture te këndshme. Mbizotëronte pastërtia e
gjelbërimi kudo qe kaluam. Bukurinë e këtij qyteti e shtonte shume edhe lumi qe
rridhte i qetë mes përmes tij. Fushat përreth, malet si kurore, pyjet e
bollshme e me ne veri kullotat alpine e shkëmbinjtë interesantë, te mbuluar me
një shtrese bore te holle, ngjanin si gjerdan me fishekë. Pamja te shpërfaqej
si një stadium gjigand. Hijerëndë, si dëshmi e historisë, majë një kodre,
qëndronte edhe Kalaja me mure te trasha, rrethuar me pyje te shumta, kryesisht
pishe e selvi. Nuk udhëtojmë shume e na shfaqet parasysh diçka shume
interesante. Shquhet një masiv shkëmbor, konturet e te cilit behën gjithnjë e
me te qarta, sa me shume afrohemi ne. Ka një pamje ballore te gjere, por me
vone dallojmë edhe te ndara natyrore deri afër “rrënjëve te tij “ qe shërbejnë
si porta për te kaluar pas tij. Ne këmbët e tij tashme shohim qarte qytetin
Kallabak, por vëmendja jone ngulet tek ai shkëmb i stërmadh qe vendasit e
quajnë “Meteor”. Ndoshta me te drejte, se hapësira bën shpërthime te papritura,
befasuese e te vështira për t’u njohur. Tashme ne jemi përballe këtij monumenti
natyror gjigand te ngulur thelle ne toke, me atë pamje magjepsëse, ato porta
ndarëse deri ne toke, me atë sipërfaqe disi te ashpër e te murrme si e suvatuar
me çimento ku vërejmë edhe disa fshikuj a si litarë te mëdhenj mbi “lëkure“ që
zgjaten deri ne themele. Këto e te tjera janë mrekulli te natyrës, shume te
vështira për t’u njohur e përshkruar. Ashtu si padashje, larg në horizont, syri
yne mezi shquan maje shkembinjeve qindra
metër te larte, mu buze humnerave te larta, disa manastire qe duken si vetulla
te thinjura.
Me këto ndjesi mbresëlënëse ndahemi nga këto pamje
mahnitëse e shkurtojmë kilometrat e rrugës. Sa me shume vrapojmë, unë
humbas ne mendime e përfytyrime rrëqethëse
për ato rruge aq mizore e te errëta për emigrantet e viteve te para. Makina
gulçon e shfryn nga te përpjetat e tatëpjetat e rrugës, ndërsa unë kujtoj
copëza tregimesh tronditëse te emigranteve fatkeq. Shoh konkretisht e
përfytyroj skenat e llahtarshme te shume adoleshenteve e te rinjve shqiptarë qe
morën rrugët e gjata e te panjohura. Nata e mistershme, grykat e ngushta te
maleve, shkurret e ferrat e dendura diku-diku edhe lëndina “tradhtare” te
pafajshme, janë kurthe te rrezikshme për çdo kalimtar te paligjshëm.
Dramatizmin e tragjizmin e shtojnë akoma
me shume bora e stuhitë e mëdha, vende-vende pyje te larta shekullore ku rrezet
e diellit nuk depërtojnë as ditën, urat e disa lumenjve te panjohur me ujin pis
te zi jo vetëm natën, por edhe ditën e të tjera tablo rrëqethëse për çdo
udhëtar te natës me mistere te pafundme. Edhe gjeografi me i shquar të vështirë
e ka te orientohet ne kushte te tilla. Shpresa e vetme e tyre, Zoti e shtyllat
e tensionit te larte për Athinë. Segmente të policisë së atëhershme ne ato pike
kalime te jetës a vdekjes u zinin pusi atyre njomëzakeve fatkeq. Sikur te mos
mjaftonin këto qe thashë, ne shume vende, pashe tabela dritheruse me
mbishkrimin grek “Kujdes, kalojnë arushat”.
Kane kaluar vite e shumëkush mendon se ndonjëri po
ndërton jetën e tij ne ndonjë ishull magjik duke harruar familjen nga erdhi.
Mendime ogurzeza me vetëtijnë ne koke. Mundohem t’i largoj, por me sillen si
hije te liga.
O Zot, mos qofshin te vërteta!
Meditime pas vizite
Kur njeriu ndodhet larg shtohet malli e dashuria
për te afërmit, për shoqërinë e vendlindjen. Sa me shume i afroheshim doganës
shqiptare, aq me mire e ndjenim veten e sikur harliseshim duke marre edhe fryme
me lirshëm. Mesazhet e fjetura ne telefon sa vinin e shtoheshin, por edhe unë fillova
komunikimin me te afërm e miq, sikur te isha ndare prej vitesh. Shijoja me
kënaqësi ato pamje te mrekullueshme e krijoja me to një lloj intimiteti qe ta
jep vetëm vendi yt. Ç’të përmend me pare: Fushën e Devollit, malet përreth,
Korçën a Pogradecin me perlën e tij qe s’ka te krahasuar, Luginën e Shkumbinit
e ato ura befasuese qe zemra ma beri “tak”, kur kujtova vitet e aksionit si
student, apo Elbasanin e Ri e te Vjetër, me Kalanë ne zemër, dëshmi e rrënjëve
te thella e luftërave shekullore. Me te bukura e me interesante m’u duken edhe
Qafe Thana e Qafe Kërraba qe duhen shijuar e vlerësuar me shume. Tirana ruante
atmosferën e Festes e llamburiste nga zhurma e dritat shumëngjyrëshe. Është e
natyrshme, se pas çdo vizite, njeriu bën një lloj analize, krahasimi e
vlerësimi te shpejte e te sinqerte për çka ka pare e dëgjuar.
Zemra m’u rrit kur pashe Rrugën e re për në
Elbasan, por ajo qetësi e 4 janarit nuk me pëlqeu e si pa dashje m’u kujtua ai
greku qe punonte qysh me 2 janar.
Ne asnjë fshat apo qytet te Greqisë nuk pashe
grumbuj mbeturinash as varreza makinash, bile as letër e plastmase te hedhur.
Pak njerëz shëtitnin e pinin kafe neper qytete a
fshatra; akoma me pak lëvizje neper rrugët ku kalova.
Zbukurimet për Vitin e Ri ishin modeste, ndoshta
nga kriza, por me shume ekzistonte ndenja e kursimit.
Dukeshin sheshit shume shtëpi te pabanuara e
fshatra me pak banore, por jo te braktisura. Ku me shume e ku me pak ruheshin
lidhjet e vërehej një tendence për t’u kthyer ne fshat, pa mohuar edhe
përpjekjet për një jete me te mire jashtë vendit.
Me sa pashe e kuptova, ka një klime me te mire për
emigrantet, pa përjashtuar se vende-vende gjallojnë edhe ndjenja e praktika te
diskriminimit.
Është rritur dinjiteti e niveli ekonomik i shume
shqiptareve përmes punës e qëndrimeve korrekte ne komunitet.
Shume fëmije mësonin me pasion ne shkollat greke,
por mësimi i gjuhës shqipe lë për te dëshiruar. Me shume mësohej ne mjediset
shqiptare, por kjo nuk mjafton. Ne dy familje pashe dy pamje te kundërta:
fëmijët e njërës dinin shqip, ndërsa te tjetrës jo. Komuniteti i ka mundësitë e
punësimit te një mësuesi për mësimin e shqipes.
Me beri përshtypje se shume te rinj përpiqeshin për
punësim e zanate te reja, por vërejta edhe një rast interesant: një grua ishte
kasapja me ne zë ne atë zone e cila rripte qengjin për 15 minuta. Fillesën e
shprehive të para e kishte që në moshën e rinisë nga babai i saj në Iballën e
largët. Ajo quhej Xhevahire Lika dhe vërtet ishte e tillë.
Me kryesorja është, se kudo shkova e këdo takova, jo vetëm pyesnin me mall për Shqipërinë, por mbanin edhe lidhje te ngrohta me familjet e tyre e te afërmit.
EPILOG
Shume ujë ka rrjedhur ne lumin e historisë e shume
gjera kane ndryshuar për se mbari. Shume vone e jo sa duhet. Bota gjithnjë e me
shume po integrohet, por ne Ballkanin
problematik, me gjithë arritjet, prapë enden hijet e se kaluarës, ato hije
ogurzeza qe sollën aq shume fatkeqësi e prapambetje. Vatrat e shovinizmit, diku-diku, ende po lulëzojnë e ato janë
kobzeza, janë paralajmërim për gjithë shoqërinë, për Evropën, Amerikën e mbare Boten, për me shume masa parandaluese, për me
shume kura efikase. Në te kundërt, tragjedi te reja do te shohim, me përmasa e
pasoja te pariparueshme. Lojëra te rrezikshme nga aventurier te çekuilibruar po
ndodhin shpesh. Atyre u duhet treguar vendi. O Zot, urojme te mos ndodhe më e
keqja, por më e mira. Ndihma e secilit vlen shumë e ajo duhet dhënë pa kursim.
-----------------------
(Per ZSh- nga redaktor ynë në NJ,
USA, Zeqir Lushaj )
–14 Janar 2013-