Udhëpërshkrim
Xhafer Leci: Përkujtimore dhe Përcjellje mortore
E hene, 07.01.2013, 09:06 PM
Akademi
Përkujtimore dhe Përcjellje mortore
Të shtunën, më 29.12.2012, pranë trupit të pa jetë të ndjerit mr. Mazllum Hasimja, (04.01. 1934- 25. 12. 2012), në homazhin e organizuar nga SHKSH “ Nanë Tereza”, në nderimin e fundit të ceremonisë përcjellëse muarën pjesë rreth 200 bashkatdhetarë. Varrimi i z.Mazllum u bë në varrezat e Prishtinës, me 30.12.2012.
Nga Xhafer LECI
Gjermani-
Në lokalet e SHKSH-së “Nanë Tereza” në Göppingen, më 28.12.2012, u mbajt një
Akademi Përkujtimore, e organizuar nga
Këshilli i arsimtarëve të Republikës të Baden-Württemberg-ut.
Profesor Mazllumi, si e thirrnim të gjithë ne, ka qenë një intelektual, veprimtar mësimdhënës, i cili dallohej për së miri me sjelljet e tij shumë njerëzore, e donim të gjithë, sepse edhe ai na donte të gjithëve, pavarësisht bindjeve tona ideologjike, fetare. Kur ishte i sëmurë mr. Mazllum Hasimja, artikullshkruesi i këtyre rreshtave e pati vizituar dy herë me shokë, me kryetarin dhe nënkryetarin e SHKSH-së “Kadri Zeka “, Taxhidin Bakiu dhe Selami Morina. Herën tjetër me arsimtarin Sylë Sylaj dhe kryetarin e SHKSH-së “Nanë Tereza” Jahja Gashi, me ç`rast pata bërë një shkrim me titull: Veprimtari mr. Mazllum Hasimja ka zënë shtratin.
Me rastin
e vdekjes të profesor Mazllumit edhe arsimtari Çerkin Bytyçi, bëri një shkrim
me titull: Profesori meritor i arsimit në Kosovë dhe Diasporë.
Prandaj kësaj radhe po shkruajmë në pika të shkurtëra për përcjelljen e Tij me nderime dinjitoze e atdhetare nga mërgimtarët.
Në
mbrëmjen Përkujtimore muarën pjesë disa dhjetra mërgimtarë, arsimtarë dhe
veprimtar, kryetari SHKSH-së “Nanë Tereza” zt.Jahja Gashi, në cilësinë e
nikoqirit përshëndeti të pranishmit, në veçanti prezencën e zëvendës konsullit,
Ymer Lladrovci, i cili shkëlqej me fjalimin e tij kushtuar prof. Mazllumit –
Zt. Lladrovci edhe të nesërmen me gjithë bashkëshorten e tij muar pjesë në
ceremonin përcjellëse - mortore. Një gjest të mirë bëri edhe Konsulli me seli
në Stuttgart, zt. Faket Kajtazi, i cili ngushëlloj në banesën e tyre Familjen
Hasimja. Jahja Gashi, si nikoqir dhe bashkëveprimtar i profesorit, ftoi të gjithë ata që kanë bashkëvepruar me profesorin që të flasin ashtu si e njohin,
për punën dhe veprën e tij.
Bashkëveprimtari
më i afërt i prof. Mazllumit, arrsimtari Sylë Sylaj, foli për punën e mirë që
ka bër për dy dekada, për çështjen tonë
kombëtare profesor Mazllumi. Më pas folën edhe Xhafer Leci, veprimtar, Zeqir
Asllani, arsimtar, Sabit Muli, arsimtar,
Elez Zejnullahi,ing., Ibrahim Ukëhaxhaj, arsimtar, i cili ka kohë që nuk e ushtron më këtë detyrë, por që Ibrahimi e njihte mr. Mazllumin qysh në moshën rinore.
Dhe,
krejt në fund foli bashkëshortja e mr. Mazllum Hasimja, zonja Ganimete, e cila,
në fillim, falënderoj të gjithë të pranishmit në ate Mbrëmje Përkujtimore dhe
të gjithë ata shokë e nxënësa që vizituan burrin e saj Mazllumin derisa ai
ishte i shtrirë në spital.
Zonja
Ganimete foli edhe për sëmundjen dhe vdekjen e burrit të saj mr.Mazllumit, e cila tha; "Im shoq muar
pjesë, më 24.11.2012, në Manifestimin e 100 – vjetorit të pavarësisë të
Shqipërisë, dy ditë më vonë u shtrua në spital, ku pas një muaji edhe vdiq.
Drejtoria e spitalit ma lejoj dhe ma dhanë një krevat ku prej ditës së parë deri në vdekjen e tim shoq flinim
bashkë në një dhomë.
Zoti
dashti dhe pata shëndetin e mirë, munda ta ndihmoja për gjithça që kishte
nevojë. Im shoq Mazllumi, asnjëherë nuk u ankua se kishte dhimbje. Në momentin
kur unë isha duke i dhënë pak ushqim me lugë, e pashë lehtë duke marrë frymë,
uli kokën të poshtë, u mundova ta drejtoj dhe i fola për të kërkuar përgjigjen
nga ai. Përgjigje nuk mora, e kuptova se ai kishte ndërruar jetë. Lajmërova
mjekun kudestar, i cili shpejt erdh, e kontrolloi, vërtetoi se ka vdekur, dhe
më shprehu ngushëllime."
Lamtumirën
e fundit të ceremonisë gjatë homazhit përcjellës e lexoi kryetari i SHKSH-së
“Nanë Tereza” ing. Jahja Gashi.
Në
mbrëmjen Përkujtimore dhe përcjelljen mortore muarën pjesë edhe familjarë të të
ndjerit prof.Mazllumit, bashkëshortja Ganimete Hasimja, vajza Blerta me
bashkëshortin Asllan Boshnjaku dhe i biri i profesorit Florimi.
Mr. Mazllum Hasimja pas vetes ka lënë bashkëshorten Ganimete, vajzën Blerta dhe dy djem Bekimin dhe Florimin si dhe mbesa, të gjithë të arsimuar dhe me gjendje të mirë shëndetësore dhe materiale.
Më 28.12.2012, Mbrëmje Përkujtimore, nga e majta Sylë Sylaj, zëvendës Konsulli Ymer Lladrovci, Asllan dhe Blerta Boshnjaku-Hasimja dhe zonja Ganimete Hasimja, bashkëshorte e mr.Mazllumit.
Më 29.12.2012, mërgimtarët gjatë homazhit në ceremoninë përcjellëse duke bërë nderimet e fundit para trupit të pa jetë të mr. Mazllum Hasimja. Jahja Gashi, kryetar i SHKSH-së “Nanë Tereza”, duke folur-lexuar për biografinë e prof. Mazllumit.
Më 29.12.2012, gjatë përcjelljes mortore,Ymer Lladrovci me bashkëshorten, duke u prirë mërgimtarëve gjatë homazhit.