Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Lumturi Ymeri - ''Qielli në qeli''
E marte, 12.02.2013, 07:55 PM
PAVDEKSI E PIKTURUAR NË MBRETËRINË QIELLORE
Impresione rreth vëllimit me poezi “Qielli në qeli“ të Lumturi Ymeri (Bersava)
NGA PËLLUMB GORICA
Frymëzimi
mbush me jetë shpirtin artistik të poetëve për t’u dhuruar petale të
trëndafilta lexuesëve të apasionuar të poezisë. Lumturi Ymeri (Bersava) në vëllimin e saj të dytë “Qielli në qeli “
ka shumë arritje si nga ana artistike, ashtu edhe në interpretimin artistik të
realitetit. Metaforat e goditura, tempi dhe ritmi i vargut, imazhi transparent,
krahasimet, simbolet e retorikat, përcillen në çdo strofë. Poetja në çdo poezi,
me ndjesitë për “të futur” qiellin në qeli, kërkon dritë qiellore për të marrë
përsipër misionin për të zbritur galaktikat në tokë dhe për të ngritur ofshama
njerëzore në qiej, për të zbuar të keqen nga skutat e errëta të njerëzimit dhe
për t’i përhapur kudo rrezet e diellit të saj poetik.
Poetja
Lumturi Ymeri (Bersava) është edhe
fluide, edhe e prekshme, edhe qiellore, edhe tokësore, edhe e angazhuar, edhe e
ndjeshme, e mbi të gjitha kërkon të jetë njeri që pranon sakrificën sublime për
të mirën dhe të ardhmen e ndritshme. Mesazhi i gjithë vëllimit poetik është i
qartë : Poetja lufton për njeriun me dinjtet, për njeriun që t’i ngërthejë në
subkoshiencën e tij dashurinë dhe ëndërrimin, guximin dhe shpresën, që t’i
thurë vazhdimisht himne një lumturie të plotmerituar.
Dhe, për
këtë ajo lufton, që nëpërmjet vargjeve të saj t’i bëjë portretin më të sinqertë
vetes, duke u shkrirë mes njerëzish e dashurisë, duke qenë e gatshme që ta
“gdhendë veten edhe në mjergull “, edhe “në ëndërr”, edhe “në ajër, edhe në
trup”. Duke lexuar këto katër vargje, ke kuptuar botën femërore në tërë
dimensionet e saj, të një zemre që ëndërron mirësi e dashuri:
”Nata
veshi këmishë të bardhë ëndrrash,
qendiste
pajën me dritësime të gjelbra sysh
me purpurime
të rozta faqesh
me të
kuqeflaktin buzëqershishë”.
Shpirtin
e saj kryengritës dhe qëndrimin zemërbutë ajo e shpreh fuqishëm dhe në mënyrë
mjaft origjinale me anë të antitezës brenda një fjale, duke përdorur kllapat: I
(pa ) dukshëm, i (pa) njohur, i (pa)kapshëm, i mistershëm i llahtarshëm i
(pa)vdekshëm , ti (s)je, ti (s) egziston , prej përtej (ç)ngjyrosen valët,
lufta ime e (pa)fituar;
"ditë-natë
pa jetën ,
natë
-ditë pa dritën"
Kjo nuk
është vetëm antitezë,por edhe një sintetizim i një boshllëku që krijohet, kur
nuk vepron mendja dhe shpirti i njeriut. Gjithçka për të është e pranishme, kur
e kërkon dhe shpalos shpresë dhe largon e urren cdo gjë që i thur pusi
lumturisë së njeriut. Këtu ajo bëhet e egër dhe e flak tutje me neveri .
Era e
dielli, qielli dhe toka, dashuria dhe malli, ëndrra dhe shpresa, janë mesazh i
dytë që përcjellë poetja, si elemente të domosdoshme që frymëzon një jete
njeriu. Poetja është aq e ndjeshme ,sa që bukurinë e mahnitshme e gjen tek një
fëmijë që fle, e ajo nuk guxon kurrë ta zgjojë. Preket shpirtërisht, kur qielli
ngarkohet me re e shikon lulet e shkulura që u thahet lëngu çdo orë, tek shijon
puthjen e nënës apo të dashurit. Dhe vritet shpirtërisht, kur gjyshi nuk ia
kupton dhe përfill përkujdesjet. Poetja ka një koncept krejtësisht jo qiellor
për dashurinë, kur shkruan :
"Në
lëkurën tënde
në mishin
e mishit tënd
jeta
ime…"
Lumturi
Ymeri (Bersava) merr copëza jete nga jeta e të tjerëve dhe ndërton jetën e saj,
ashtu siç dhuron copëza nga jeta e saj për të ndërtuar të ardhmen e njeriut të
ndershëm.
"Dikur
kërkova një copë jetë
për të
arnuar jetën time
copën
tënde mora
ti timen
copë."
Ajo jetën
s’e sheh si limonatë ,por si të vështirë e me zigzake. Jeta sikur është në
antipodë me njeriun dhe pikërisht tek ky unitet i të kundërtave, jeta e njeriut
merr kuptim:
"Jeta
dhe njeriu
si dy
oktapodë
të
shtrydhin veç gjak
të vjelin
veç lot."
Se sa e
ndjeshme dhe se sa njerëzore është poetja Lumturi Ymeri , se me ç’ndjesi
femërore di ajo të vlerësojë vazhdimësinë e brezave , në themel të të cilëve
qëndron lindja e fëmijës nga nëna, e shprehin vargjet mbyllëse në fund të
konstelacionit poetik, që mbyllin krejt vëllimin poetik “Qielli në qeli”:
"Kurrë
në jetë nuk do harroja
as i
ndërroja
aromën e
bebes
dhe nënës
…."
Poetesha
Lumturi Ymeri me gjurmët e arta të jetës, gdhend me merak fjalën hyjnore të saj
për përjetësinë e vlerave njerëzore, se:
“Nën
mbretërinë qiellore
të pikturoj pavdeksinë.”